hixhabi Archives - Albeu.com

Kryeprokurori i Iranit: Hixhabi nuk është një çështje personale
Kryeprokurori i Iranit, Muhammed Jafar Montazeri, paralajmëroi gratë që refuzojnë veshjen e hixhabit ndërsa marrin pjesë në protestat anti-qeveritare, që t’i përmbahen mbulesës së detyrueshme të kokës për “sigurinë dhe shëndetin e tyre”.

Ai tha se Ligji i Sheriatit dhe Ligji i Republikës Islamike të Iranit e obligojnë mbajtjen e detyrueshme të shamisë për gratë dhe tha se “nuk mund të thuhet se hixhabi është çështje personale”. Më 25 dhjetor, Montazeri pretendoi se propaganda e “shteteve armike” është arsyeja pse gratë shkojnë në protesta pa hixhab, duke kryer kështu një “vepër penale të dukshme”. Hixhabi u bë i detyrueshëm për gratë iraniane mbi moshën nëntë vjeçare pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Shumë gra iraniane e kanë kundërshtuar këtë rregull përgjatë viteve. Gatishmëria në rritje e grave në qytetet kryesore të Iranit për të shmangur veshjen e hixhabit reflektohet në rezultatet e një sondazhi të publikuar më 13 dhjetor në persisht nga ekipi Iran Open Data, i grupit jo-fitimprurës Small Media me bazë në Londër.

Nga data 17 deri më 21 nëntor, grupi tha se anketoi 5.582 përdorues të internetit në të gjitha 31 provincat e Iranit dhe se tetë nga dhjetë gratë që u përgjigjën thanë se kishin dalë në publik pa hixhab në dy muajt e fundit.

Protestat e furishme kanë nisur pas vdekjes tragjike të 22-vjeçares Mahsa Amini në mes të shtatorit. Amini është arrestuar në Teheran nga policia famëkeqe e moralit, për gjoja shkelje të rregullave të hixhabit, dhe ka vdekur dy ditë më vonë në paraburgim, me shenja të mavijosjes në fytyrë dhe trup. Autoritetet gjyqësore nuk kanë publikuar ende të dhëna për numrin e të plagosurve dhe të vrarëve në këto trazira, por mijëra njerëz, duke përfshirë gazetarë, avokatë, aktivistë, mbrojtës të të drejtave njeriut dhe të tjerë që kundërshtonin qeverinë, u arrestuan.

Ligjvënësit iranianë shkuan edhe më tej, duke kërkuar dënime të ashpra, përfshirë dënimin me vdekje, për protestuesit. Sipas autoriteteve iraniane, ka pasur dy ekzekutime publike deri tani, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se edhe shumë të tjerë janë dënuar me vdekje.

The post Kryeprokurori i Iranit: Hixhabi nuk është një çështje personale appeared first on Albeu.com.

S’kishte veshur siç duhet hixhabin, rrihet për vdekje 22-vjeçarja në Iran
Një 22-vjeçare iraniane ka humbur jetën disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj.

Presidenti i Iranit ka urdhëruar një hetim për këtë rast. Policia shprehet se vajza pësoi atak në zemër, madje publikoi një video ku ajo shfaqet në qendrën e edukimit në momentet kur u ndje keq. 22-vjecarja ra në koma por nuk arriti të mbijetonte.

Sipas raportimeve në mediat sociale, Mahsa Amini u arrestua në fillim të kësaj jave nga e ashtuquajtura “polici e moralit” pasi sipas oficerëve vajza nuk e kishte veshur siç duhet hixhabin. Dëshmitarët okularë thanë se Amini u rrah ndërsa ishte brenda një furgon policie.

Policia e Teheranit tha se Amini ishte arrestuar për ”edukim” në lidhje me hixhabin, shaminë e cila është e detyrueshme për të gjitha gratë.

Rasti i Amin ka tërhequr kritika nga shumë emrat të famshëm, sportistë dhe figura të tjera publike iraniane.

Hixhabi është i detyrueshëm për gratë në Iran që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe anëtarët e policisë morale zbatojnë kodin e rreptë të veshjes. Kjo polici është kritikuar vitet e fundit për trajtime cnjerëzore veçanërisht ndaj vajzave.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mbështetur një qëndrim më të butë ndaj grave që nuk respektojnë kodin zyrtar të veshjes.

Por linjat e ashpra kanë bërë thirrje për ndëshkim të ashpër dhe madje edhe kamxhik, duke argumentuar se nëse gratë tregojnë flokët e tyre kjo  çon në prishje të moralit dhe shpërbërje të familjeve.

The post S’kishte veshur siç duhet hixhabin, rrihet për vdekje 22-vjeçarja në Iran appeared first on Albeu.com.

“Çfarë bën shamia në politikë?”, ngrihen muslimanët në Francë nga premtimet e fushatës së Le Pen
Shamia për gratë myslimane ose hixhabi ka zënë ngadalë vend qendror në fushatën  presidenciale franceze, në mesin e përpjekjeve të kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen për t’i ndaluar ato.

Si ajo, ashtu edhe rivali i saj Emmanuel Macron, që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill, u përballën së fundi me gra me shami, të cilat pyesnin pse zgjedhjet e tyre të veshjeve duhet të përfshihen në politikë.

Macron nuk do të kishte ndaluar veshjet fetare, por mbikëqyri mbylljen e disa xhamive dhe grupeve islamike.

Shumë myslimanë konsiderojnë që fushata presidenciale ka stigmatizuar padrejtësisht besimin e tyre.

Në një treg në qytetin jugor Pertuis, një grua me mbulesë kaltër-bardh iu afrua Le Penit, ndërkohë që kandidatja për presidente po kalonte pranë tregtarëve të peshkut dhe shitësve për të përshëndetur mbështetësit.

“Çfarë bën shamia në politikë?”, pyeti një grua, sipas AP.

Le Pen mbrojti pozicionin e saj, duke e quajtur shaminë një uniformë të imponuar me kalimin e kohës nga njerëz që kanë vizion radikal të islamit.

Grupe njerëzish pranë saj nisën të bërtisnin: “Jemi të gjithë bij emigrantësh këtu, ik mbushu”!

Kundërshtimi i Le Penit ndaj shamisë ka përfshirë atë që kritikët e saj thonë se e bën të rrezikshme për unitetin francez, duke stigmatizuar miliona myslimanë francezë.

Le Pen, gjithashtu, do të zvogëlonte migracionin dhe dëshiron të ndalojë therjen rituale të kafshëve, gjë që për myslimanët francezë dhe për hebrenjtë do të kufizonte qasjen te mishi kosher dhe hallall.

Macron gjithashtu diskutoi për shamitë, të premten, në televizionin France-Info. Ai u përpoq të distancohej nga Le Pen duke thënë se nuk do të ndryshonte asnjë ligj, por mbrojti ndalimin ekzistues të mbajtjes së shamive në shkolla, si pjesë e parimeve laike franceze.

Kujtojmë se Franca është një ndër shtetet me  popullsinë më të madhe myslimane në Europën Perëndimore./albeu.com

The post “Çfarë bën shamia në politikë?”, ngrihen muslimanët në Francë nga premtimet e fushatës së Le Pen appeared first on Albeu.com.