HIV Archives - Albeu.com
IKSHPK Calls for Awareness: HIV Is Preventable, Early Detection Saves Lives
The National Institute of Public Health of Kosovo (IKSHPK) has issued a call for increased awareness about HIV, highlighting the importance of education, testing, and early medical intervention.
In a message shared on the Facebook platform, IKSHPK reminded that this is an infection that can be avoided and that catching it in the early stages ensures efficient therapy, as well as a long and high-quality life.
The Institute emphasized the necessity of combating the prejudices that burden people affected by HIV, calling for more understanding and concrete support for the prevention and management of this infection.
The full statement reads: “HIV is an infection that can be prevented. Early diagnosis and timely treatment enable a long and quality life. Get informed, get tested, and protect yourself and others. Together against stigma and discrimination.”
</body></html>
The post IKSHPK Calls for Awareness: HIV Is Preventable, Early Detection Saves Lives appeared first on Albeu.com.
IKSHPK apelon për ndërgjegjësim: HIV-i është i parandalueshëm, zbulimi në kohë shpëton jetë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka lëshuar një thirrje për rritjen e vetëdijes rreth HIV-it, duke nxjerrë në pah rëndësinë e edukimit, testimit dhe ndërhyrjes së hershme mjekësore.
Në një mesazh të shpërndarë në platformën Facebook, IKSHPK rikujtoi se bëhet fjalë për një infeksion që mund të shmanget dhe se kapja e tij në fazat fillestare siguron një terapi efikase, si dhe një jetë të gjatë e me standard të lartë.
Instituti vuri theksin te domosdoshmëria e luftimit të paragjykimeve që rëndojnë mbi personat e prekur nga HIV, duke kërkuar më shumë tejsjellje dhe mbështetje konkrete për parandalimin dhe administrimin e këtij infeksioni.
Në njoftimin e plotë thuhet: “HIV është një infeksion që mund të parandalohet. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mundësojnë një jetë të gjatë dhe cilësore. Informohu, testohu dhe mbro veten dhe të tjerët. Bashkë kundër stigmës dhe diskriminimit.”
</body></html>
The post IKSHPK apelon për ndërgjegjësim: HIV-i është i parandalueshëm, zbulimi në kohë shpëton jetë appeared first on Albeu.com.
Përhapi lajmin për punonjësit e bashkisë se janë infektuar me HIV, policia procedon të riun nga Gjirokastra
Policia e Gjirokastrës, ka proceduar penalisht një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Emin Kokalari, banues në Gjirokastër, ka publikuar pretendime të pavërteta se kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të institucionit janë të infektuar me HIV/AIDS. Gjithashtu mësohet se, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
The post Përhapi lajmin për punonjësit e bashkisë se janë infektuar me HIV, policia procedon të riun nga Gjirokastra appeared first on Albeu.com.
Vajza kujdes/ Tre gra diagnostikohen me HIV pas trajtimit ‘vampire facial’
Disa gra janë diagnostikuar me HIV pasi iu nënshtruan trajtimit të ‘vampire facial’ në një banjë mjekësore të palicensuar në New Mexico. Lajmi erdhi pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan një raport duke vënë në dukje rastet e para të dokumentuara të njerëzve të infektuar me virusin përmes shërbimeve të bukurisë që përdorin gjilpëra.
Zyrtarët shëndetësorë thonë në raport se një hetim i kryer nga viti 2018 deri në vitin 2023 në klinikën VIP Spa zbuloi se po ripërdorte pajisje për një përdorim, duke transmetuar kështu HIV-in te klientët.
Ky trajtim i veçantë filloi të fitonte popullaritet të madh rreth 10 vjet më parë kur Kim Kardashian postoi foto të saj duke e bërë atë.
Çfarë është një fytyrë vampiri?
Ky është një trajtim fytyre që përdor gjakun e vetë pacientit. Pas nxjerrjes së gjakut nga krahu, mjeku ndan trombocitet nga pjesa tjetër e gjakut duke përdorur një makinë speciale të forcës centrifugale (një makinë që rrotullohet me shpejtësi për të ndarë lëngjet me densitet të ndryshëm) dhe më pas injektohet plazma e pasur me trombocitet (PRP).
Ky trajtim ndihmon në rivendosjen e barrierës së lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës së re, të cilat mund të zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave dhe shenjave të akneve.
The post Vajza kujdes/ Tre gra diagnostikohen me HIV pas trajtimit ‘vampire facial’ appeared first on Albeu.com.
Shkencëtarët janë shumë afër kurës për trajtimin e HIV-it
Shkencëtarë thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat e infektuara, duke përdorur teknologjinë e modifikimit të gjeneve Crispr, që është fituar edhe çmimi Nobel për këtë teknologji.
Teknologjia që funksionon sikur gërshërët, por në nivel molekular, mund të presë ADN-në në mënyrë që pjesët “e këqija” të mund të hiqen ose çaktivizohen, raporton BBC.
Kjo jep shpresë që studiuesit përfundimisht të heqin qafe virusin tërësisht nga trupi, megjithëse duhet ende punë për të ditur nëse trajtimi do të jetë i sigurt dhe efektiv.
Ilaçet ekzistuese të HIV-it mund ta ndalojnë virusin, por jo ta eliminojnë atë.
Ekipi i Universitetit të Amsterdamit, duke paraqitur një përmbledhje, ose abstrakt, të gjetjeve të tyre të hershme në një konferencë mjekësore këtë javë, theksoi se puna e tyre mbetet thjesht “dëshmi e konceptit” dhe nuk do të bëhet një kurë për HIV-in së shpejti.
Dr. James Dixon, profesor i asociuar i teknologjive të terapisë së gjeneve dhe qelizave staminale në Universitetin e Nottingham, pajtohet, duke thënë se gjetjet e plota ende kërkojnë shqyrtim.
“Do të nevojitet shumë më tepër punë për të demonstruar rezultate në këto analiza qelizore, që mund të ndodhin në të gjithë trupin për një terapi të ardhshme”, tha ai.
“Do të ketë nevojë për shumë më tepër zhvillim përpara se kjo të ketë ndikim tek ata me HIV”.
The post Shkencëtarët janë shumë afër kurës për trajtimin e HIV-it appeared first on Albeu.com.
10 raste të reja me HIV këtë vit në Kosovë, shefi i repartit: Numri pritet të rritet
Numri i të prekurve me HIV të regjistruar në Klinikën Infektive që nga janari e deri tash është 10 raste të reja, por ka informata që ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë. Kështu bën të ditur shefi i repartit të HIV-it, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti, derisa thotë se ky numër pritet që të rritet në vazhdimësi.
Mehmeti në një prononcim për KosovaPress, tha se sipas informacioneve të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve të prekura me HIV, është më i madh sesa që është i evidentuar.
Profesionsti shëndetësor, Murat Mehmeti potencoi se aktualisht një pacient i prekur nga HIV-i, është i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili po merr trajtim mjekësor. Ai shtoi se homoseksualët janë komuniteti më i prekur nga ky virus.
Ndërkaq, Murati shtoi se moshat më të prekura nga HIV janë ata 20 deri në 25 vjeç dhe që kryesisht i takojnë gjinisë mashkullore. Ai shtoi se ky repart ka mungesë të stafit të mesëm, derisa potencoi se qëndrojnë mirë sa i përket furnizimit me barna esenciale.
Se numri i rasteve të prekura me HIV është në rritje e sipër, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, i cili u shpreh se përdoruesit e drogës, marrëdhëniet intime mes gjinisë së njëjtë dhe faktorë të tjerë, po ndikojnë në shtimin e rasteve me HIV.
HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , që nga fillimi i epidemisë mbi 85 milionë  njerëz janë infektuar me virusin HIV, derisa rreth 40 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV. /KP/
The post 10 raste të reja me HIV këtë vit në Kosovë, shefi i repartit: Numri pritet të rritet appeared first on Albeu.com.
Për herë të parë në ekran, në “Big Brother VIP” Itali futet stilisti i infektuar me HIV
Për numrin e ri të revistës ‘Chi’, Alfonso Signorini ka treguar se Giovanni Ciacci është konkurrenti i parë zyrtar i “Big Brother Vip”. Tgcom shkruan se kolumnisti dhe kostumografi ka treguar se është HIV pozitiv.
“Unë do të ndez një fener për këtë sëmundje dhe do të jetë hera e parë që HIV do të diskutohet në një program shumë të njohur në prime-time”.- ka thënë ai.
Për herë të parë në historinë e një reality shoë, një konkurrent HIV pozitiv do të jetë pjesë e kastit. “Njoh shumë kolegë që në të kaluarën, madje edhe në të kaluarën shumë të afërt, janë përjashtuar nga reality shoë-t për shkak se kishin HIV”, thotë Ciacci.
Gjatë intervistës, ai saktësoi: “Nëse unë pres venat e mia para jush dhe ju bini në kontakt me gjakun tim, asgjë nuk do të ndodhte me ju, thjesht sepse virusi nuk është në gjakun tim. në hartën time gjenetike, atje është nëse i pezulloj trajtimet, por nëse kujdesem për këtë askush nuk rrezikon”.
The post Për herë të parë në ekran, në “Big Brother VIP” Itali futet stilisti i infektuar me HIV appeared first on Albeu.com.
Pacienti i katërt në histori kurohet nga HIV, pas transplantimit të qelizave staminale
Një person i katërt është shëruar nga HIV, thonë mjekët, raporton SkyNews.
Pacienti, një 66-vjeçar që dëshiron të mbetet anonim, u shërua nga virusi rastësisht pasi mori një transplant të qelizave staminale për të trajtuar leuçeminë.
Tre vjet e gjysmë më parë, mjekët vendosën se duhej të zëvendësonin qelizat e tij kancerogjene të gjakut me një donator, i cili ndodhi që ishte rezistent ndaj HIV-it.
66-vjeçarit, i cili po përmendet si pacienti i “Qytetit të Shpresës”, tha në deklaratën e tij: Kur u diagnostikova me HIV në 1988, si shumë të tjerë, mendova se ishte një dënim me vdekje. Nuk e kisha menduar kurrë se do të jetoja deri në ditën që nuk do të kisha më HIV”.
Ai është pacienti më i vjetër, një nga katër deri më tani, që besohet se është shëruar në këtë mënyrë.
I pari ishte “pacienti i Berlinit” Timothy Ray Broën, në 2007.
Në fillim të këtij viti, mjekët në Nju Jork raportuan se kishin shëruar gruan e parë nga HIV në të njëjtën mënyrë.
Presidenti i zgjedhur i Shoqatës Ndërkombëtare të Sidës (IAS) e përshkroi kurën si “grali i shenjtë” dhe pohoi se ofron “shpresë dhe frymëzim të vazhdueshëm” për njerëzit që jetojnë me HIV.
Shkencëtarët besojnë se funksionon sepse donatorët jo HIV pozitiv nuk kanë receptorët e përdorur nga HIV për të infektuar qelizat./albeu.com
The post Pacienti i katërt në histori kurohet nga HIV, pas transplantimit të qelizave staminale appeared first on Albeu.com.
Qeveria e Kilit i kërkon falje një gruaje për “sterilizimin e detyruar”
Shteti i Kilit i ka kërkuar falje një gruaje, të cilën e sterilizuan me forcë mjekët, për shkak se ishte HIV pozitive.
Gruaja, të cilën e thërrasin Francisca, u diagnostikua me HIV në mars 2002, ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Ajo ishte nën anestezi, gjatë një seksioni cezarian, kur mjekët në një spital publik kryen një sterilizim kirurgjik, me arsyetimin se “do të ishte e papërgjegjshme që, një grua HIV pozitive, të kishte më shumë fëmijë”.
Kur u zgjua, pas operacionit, një infermiere e informoi se e kishin sterilizuar pa pëlqimin e saj.
“Ky akt i dëmshpërblimit ripohon angazhimin e shtetit për të riparuar dëmin e shkaktuar nga veprimet e punonjësve të tij”, tha Antonia Urrejola, ministrja e punëve të Jashtme të Kilit, e cila paraqiti faljen zyrtare së bashku me presidentin Gabriel Boriç të enjten pasdite.
Në vitin 2020, programi UNAids vlerësoi se ka 77 mijë njerëz që jetojnë me HIV në Kili.
Sipas organizatës, gratë, të cilat jetojnë me HIV, kanë më shumë gjasa të jenë viktima të dhunës, ndërsa u nënshtrohen procedurave të shëndetit riprodhues.
Pabarazitë sociale dhe ekonomike përkeqësojnë gjithashtu rreziqet për gratë.
Francisca jetonte në një komunitet të varfër rural dhe nuk kishte pasur kurrë akses në edukimin seksual ose riprodhues.
Ajo nuk kishte marrë asnjë udhëzim në lidhje me rreziqet, avantazhet dhe alternativat e sterilizimit, pavarësisht një kërkese ligjore për pëlqimin me shkrim të pacientit.
Në vitin 2007, Francisca vendosi të ngrinte një padi kundër mjekut, i cili pretendonte se kishte marrë pëlqimin verbal dhe çështja e saj u pushua një vit më vonë, kur një gjykatë vendosi se nuk përbënte krim.
Dy vjet më vonë, çështja u soll në Komisionin Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut nga Qendra për të Drejtat Riprodhuese dhe Vivo Positivo, dy organizata që vepronin në emër të Francisca-s.
Më 3 gusht 2021, shteti kilian nënshkroi një marrëveshje, në bazë të së cilës pranonte përgjegjësinë.
Kjo marrëveshje do të thoshte edhe se Kili ishte përgjegjës për kompensimin e Francisca-s për dëmet e shkaktuara, duke ofruar një subvencion për strehim dhe kujdes shëndetësor si për të, edhe për djalin e saj.
Nga ana tjetër, do të thoshte rritje të ndërgjegjësimit ndaj HIV-it dhe të drejtat riprodhuese.
“Jam e lumtur të di se rasti im mund të shërbejë për t’u dhënë fund stereotipeve për njerëzit që jetojnë me HIV dhe për të përmirësuar kujdesin shëndetësor për gratë e tjera”.
Të drejtat riprodhuese janë liberalizuar vetëm kohët e fundit në Kili.
Deri në vitin 2017, aborti ishte i kriminalizuar në të gjitha rrethanat, edhe kur ishte e nevojshme për të shpëtuar jetën e gruas.
Tani është e ligjshme në tri raste, kur jeta e nënës është në rrezik, në rast të një shtatzënie të paqëndrueshme, ose nëse shtatzënia ka ardhur nga një përdhunim.
Qeveria e re progresive e Kilit, e udhëhequr nga presidenti Boric, 36 vjeç, është angazhuar për forcimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese.
Vendi ka finalizuar së fundmi një draft të një kushtetute të re që mund të zëvendësojë dokumentin e vitit 1980, i cili u nënshkrua në ligj, edhe pse më vonë u reformua, nën diktaturën e Gjeneral Augusto Pinochet (1973-1990).
Drafti do të hidhet në një plebishit mbarëkombëtar më 4 shtator. Ai ruan autonominë e një individi mbi trupin e tyre, të drejtën për edukim seksual dhe hap rrugën për aksesin ndaj abortit.
The post Qeveria e Kilit i kërkon falje një gruaje për “sterilizimin e detyruar” appeared first on Albeu.com.
Lirohet nga burgu Martin Shkreli, çfarë e bëri atë “shqiptarin më të urryer në SHBA”
Është liruar nga burgu shqiptari më i urryer në Shtetet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për Martin Shkrelin, sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një medikamenti kundër HIV-it dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Wall Street.
Në një deklaratë të mërkurën nga Byroja Federale e Burgjeve, thuhej se Martin Shkreli ishte vendosur drejt një banese ish-të burgosurish në gjendje gjysmë-lirie për të vazhduar atje dënimin e mbetur.
Sipas raportimeve, Shkreli është liruar para kohe pasi është sjellë mirë në burg dhe pasi ka përfunduar programet e edukimit dhe rehabilitimit ndërkohë që ishte në burg.
“Mund të konfirmojmë transferimin e Martin Shkrelit më 18 maj 2022, nga Institucioni Federal Korrektues (FCI) Allenwood Low në izolimin e komunitetit të mbikëqyrur nga Zyra e Menaxhimit të Rikthimit në Rezidencë Banesore (RRM) të Byrosë së Burgjeve (BOP) në Neë York,” thuhet në deklaratë.
“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP në gjysmë të rrugës pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejuan shkurtimin e dënimit të tij me burg”, tha Avokati i tij, Benjamin Brafman duke konfirmua lirimin e tij.
Shkreli pritet ta mbarojë vuajtjen e dënimit në 14 shtator 2022. Kujtojmë se ai në fillim të këtij viti u përjashtua përgjithmonë nga industria farmaceutike dhe u gjobit me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane pasi Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën një çështje kundër tij./albeu.com/
The post Lirohet nga burgu Martin Shkreli, çfarë e bëri atë “shqiptarin më të urryer në SHBA” appeared first on Albeu.com.