historia ime Archives - Albeu.com

Ka humbur dy djem, nëna: Kanë vdekur në një orë, në një datë e në të njëjtën moshë
E ftuar në emisionin “Historia ime”, ka qenë Hana Gjella 75 vjeç, nga Tirana. Kur ishte 16 vjeçe, u martua me një djalë që kishte njohur dhe dashuruar në shkollë, me të cilin solli në jetë 3 fëmijë dhe janë bashkë ende sot që ai është 81 vjeç.

Pa mbushur ende të shtatëmbëdhjetat u bë nënë për herë të parë, solli në jetë një djalë shtatanik, që peshonte 1 kg e 200 gr. Më vonë patën edhe 4 fëmijë të tjerë, 2 djem dhe tre vajza.

Hana ka punuar gjithë jetën në Bibliotekën e Universitetit të Tiranës, derisa doli në pension. Për rreth 12 vite ka qenë korriere e librave që vinin nga jashtë, kushtonin shumë dhe duhej një person i besuar dhe i autorizuar që t’i shpërndante, e cila ishte Hana. Më vonë ka qenë sistemuese dhe mirëmbajtëse në bibliotekë.

Bashkëshorti i Hanës ka punuar si saldator dhe prej punës i është dëmtuar shikimi, dhe prej thuajse 15 vitesh është i verbër. Të dy djemtë e Hanës kanë ndërruar jetë.

I pari, i madhi, vdiq kur ishte 40 vjeç. Pësoi trombozë, nuk i punonin më duart dhe gjendja u përkeqësua derisa humbi jetën. Hana dhe familja e saj jetonin në një dhomë që ju kishte lënë vjehrri dhe vjehrra e saj, por me shpresën për të shëruar djalin, e shitën dhomën, dhe e çuan djalin në Francë, Greqi dhe Itali, por ai nuk kishte shpëtim dhe nuk ia doli dot.

Hana: Iku pa u ndjerë, nuk thoshte dot as që po ikën. I thashë që këtë divanin do të ta jap ty kur të shkosh tek shtëpia dhe më tha unë i kam më të mira. I thashë po mirë ta fal nëna këtë se ti ke fjetur këtu dhe duke më parë kështu, shoh që ai nuk lëvizi më.

Para dy vitesh, dhimbja e Hanës u dyfishua. Ndërroi jetë dhe djali i dytë i Hanës, në moshën 39-vjeçare, pasi kishte probleme me cerozën në mëlçi. Nëna tregon se humbja e djalit të dytë ndodhi në të njëjtën orë që vdiq dhe djali i parë, në të njëjtën datë dhe në të njëjtën moshë.

Të dy djemtë ishin të martuar dhe lanë pas nga një djalë. Pra, Hana ka dy nipër. Vajza e vetme e Hanës, tashmë është 50 vjeçe, e divorcuar. Ka një gocë e cila është e martuar në Itali.

Hana vetë gjithashtu ka pësuar një infarkt nga problemet dhe humbjet e djemve. Tani jetojnë të tre, Hana, vajza dhe bashkëshorti i Hanës.

Pasi e shitën shtëpinë, blenë 10 milion Lekë një tip bodrumi, poshtë një pallati tek bulevardi Zogu i Parë. Por, problemet nuk do të mbeteshin me kaq për këtë familje. Edhe vajza e Hanës pati probleme shëndetësore të mëdha.

Edhe ajo pësoi trombozë në zemër. Iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, ku vendosi një valvul, falë të cilës shpëtoi të mbijetonte, dhe pse sot ende ka statusin e invalides prej këtij problemi.

Shtëpinë përdhese që ka qenë bodrum i pallatit, Hana e ka shndërruar në një shtëpi të vogël, ku ka mundur të sajojë një dhomë dhe një kuzhinë. Por dritaren e vetme që dhoma kishte ua kanë izoluar.

Apartamenti sipër Hanës është marrë me qira nga një notere e cila i ka izoluar me pa të drejtë dritaren e vetme që shtëpia e Hanës ka.

Në kohën kur po ndërtohej bulevardi Zogu i parë, deri para një muaji, shtëpia e Hanës u përjashtua nga sistemi. Hana pretendon se ka dokumentet dhe filmimet e nevojshme për padrejtësinë që i është bërë, por nuk ka kushte ekonomike për ta ndjekur ligjërisht këtë çështje.

The post Ka humbur dy djem, nëna: Kanë vdekur në një orë, në një datë e në të njëjtën moshë appeared first on Albeu.com.

Rrëqeth gruaja: Bashkëshorti u shkelte bukën me këmbë fëmijëve, dhe ata e hanin sërish (VIDEO)
Zonja X rrëfen në “Historia Ime” në Tv Klan që është penduar shumë që pranoi të kthehej nga Franca pasi kur erdhën nuk kishin asgjë, as shtëpi. Fëmijët nuk e dëshironin aspak kthimin, ju ka mbetur një peng. Ata kishin krijuar një jetë atje, po shkolloheshin, kishin miq dhe ndiheshin mirë, por ajo sërish pranoi ta bënte.

Mospranimi i kërkesës së tij për t’u ndarë nga familja dhe dashuria për të, e bëri të hidhte poshtë një të ardhme për veten dhe fëmijët, duke mos dëshiruar t’i ndante nga babai i tyre.

Kur qëndronin te të afërmit e bashkëshortit, ajo rrëfen se vuajtjet vazhdonin. Punonte vetëm vjehrri, ndërsa ai jo. Për më tepër, bukën që hanin, ia merrte, ia shkelte me këmbë dhe fëmijët detyroheshin ta hanin sërish, ashtu të shkelur.

Mirela Milori: Je bërë pishman që je kthyer nga Franca?

Zonja X: Shumë. Ishim me dokumente atje. Erdhëm, pa shtëpi, pa gjë.

Mirela Milori: Të ka mbetur peng?

Zonja X: Edhe fëmijëve, djali i madh edhe sot e kujton. Thotë “ishim më rehat atje. Kisha shokë e të gjitha”.

Mirela Milori: Si e more vendimin që u ktheve nga Franca?

Zonja X: E mora se ai më tha “ndahu prej njerëzve të tu ose do kthehemi në Shqipëri”. I thashë që prej njerëzve të mi nuk ndahem dhe më çoi të firmosnim letrat e kthimit. Duke menduar për fëmijët që mos t’i ndaja nga babai i tyre, por lindi tjetri e tjetri dhe vazhdoi po i njëjti avaz. Edhe kur shkuam te vjehrri, sërish vuanim, si në fillim edhe tani. E merrte bukën, e hidhte, e shkelte me këmbë dhe detyroheshim ta hanim prapë se ai nuk punonte, punonte vetëm vjehrri.

Mirela Milori: Po pse e bënte këtë? Ky është një gjest jo njerëzor.

Zonja X: Po ai s’punonte dhe kishte inat. Fëmijët rrinin pa bukë, ai nxehej, i thoshte “nuk iu sjell për të ngrënë, hani këtë”, ia merrte bukën ia hidhte. Vjehrra shkonte e merrte dhe fëmijët e hanin prapë.

The post Rrëqeth gruaja: Bashkëshorti u shkelte bukën me këmbë fëmijëve, dhe ata e hanin sërish (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Duroi për 17 vjet bashkëshortin që luante kumar, 37 vjeçarja vendos të divorcohet
Sot, në “Historia Ime” erdhi rrëfimi i një gruaje 37-vjeçare, nënë e dy fëmijëve adoleshentë, me banim në kryeqytet, e martuar në vitin 2003. 17 vite më parë, në fillim të martesës, gjithçka dukej se shkonte mirë, jetonin me prindërit e tij dhe dukej një martesë krejtësisht normale.

Një ditë, ndërsa ndodhej në muajin e nëntë të shtatzënisë, zbulon se paratë e kursyera për shpenzimet e spitalit nuk i kishte më dhe kuptoi se bashkëshorti luante kumar. Lindja e vajzës nuk solli asnjë ndryshim në jetën e saj, problemit aktual iu shtua alkooli dhe mungesa e të ardhurave në shtëpi derisa vendosi të shkonte në shtëpinë e prindërve.

Bashkëshorti shkoi t’i kërkonte falje me premtimin se me kthimin e saj në shtëpi, nuk do të përsëritej më dhe pavarësisht mungesës së dëshirës së saj për një rikthim, e bëri për hir të familjes. Në krye të një viti, në vitin 2006, lindi një djalë.

Mirela Milori: Pra ti vendos të kthehesh te prindërit e tu.

Zonja X: Po, në momentin që u ktheva te prindërit e mi, erdhi ai së bashku me njerëzit e tij, u mblodhën të gjithë së bashku me babain dhe më thanë që nuk do e bëjë më, nuk do përsëritet më.

Mirela Milori: Ai ishte prezent?

Zonja X: Po, ishte.

Mirela Milori: Edhe betohej, thoshte që nuk do ta bëj më?

Zonja X: Edhe tha që “unë nuk bëj më, të kthehet në shtëpi”. Në atë kohë unë isha shtatzënë dhe nuk dija gjë, vajza ishte gjashtë muajshe, unë kisha qenë shtatzënë.

Mirela Milori: Kuptoj.

Zonja X: U kthyem. Babit i thashë “të lutem mos më kthe më te ai njeri se nuk kthen më”. Babi më tha që “më ke mua në krah, nuk do e bëjë më se na ka dhënë fjalën”. Që nga ajo ditë e deri më sot, atë punë ka bërë.

Situata nuk pati asnjë ndryshim, për 17 vjet me radhë ajo nuk ka patur asnjë ditë të lumtur me të, e vetmja lumturi janë fëmijët. Në vitin 2011 tentoi të hapte një gjyq divorci, por u tërhoq në seancat e pajtimit. Sot jetojnë në të njëjtën çati, por ai kërkon ta dëbojë nga shtëpia së bashku me fëmijët. Ajo kërkon ndihmë ligjore, e vendosur për të kryer divorcin.

The post Duroi për 17 vjet bashkëshortin që luante kumar, 37 vjeçarja vendos të divorcohet appeared first on Albeu.com.

“Bashkëjeton me tjetrën”, 29-vjeçarja rrëfen si burri e kërcënonte me jetë atë dhe fëmijën
Në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori në “Tv Klan”, vjen historia e një nëne të re, 29 vjeçe, nga Veriu i Shqipërisë.fight

Ajo u martua në moshën 23-vjeçare me dikë që e mendoi si njeri të përshtatshëm për të. Megjithatë, jeta nisi të ndryshonte kur kuptoi se bashkëshorti konsumonte alkool, shpenzonte dhe gjërat u përkeqësuan pasi shkuan në Gjermani si azilantë. Atje, paratë e asistencës sociale i përdorte për alkool, bixhoz e hashash.

Dhuna që vajza ka përjetuar ka shkuar deri në atë pikë sa ai të përdorte sende të ndryshme të forta për ta goditur, si thikat e kaçavidat, shoqëruar me kërcënimin se do ta vriste së bashku me fëmijën. Pas lindjes së djalit të madh në Gjermani, mbeti shtatzënë me të dytin, vetëm 6 muaj më vonë. Ajo tregon se nuk e denoncoi kurrë për hir të dashurisë për fëmijën dhe frikës.

E ka djalin autik dhe 85% e trupit të tij është i djegur, jetojnë mes varfërisë

Vajza që ka ardhur të tregojë historinë e saj në emisionin “Historia Ime” tregon se vuajtjeve të saj i shtohen edhe problemet shëndetësore të fëmijëve e vështirësitë ekonomike. Djali i vogël i 29-vjeçares është i sëmurë me autizëm që prej moshës 2-vjeçare për shkak të temperaturës dhe ka vetëm 3 muaj që ndiqet me terapi.

Përveç kësaj, ka djegie në 85% të trupit për shkak të një incidenti me ujë të nxehtë. Për momentin ia ka shkëputur terapinë për arsye të pamundësisë ekonomike dhe jeton vetëm me kempin e djalit që ka një vlerë prej 20.000 lekësh.

Ajo është kthyer në familjen e saj, por atje nuk ka asnjë mundësi, pasi jetojnë me asistencë dhe çfarë arrijnë të sigurojnë nga prodhimet e tokës. E vetmja kërkesë është të mbrojë fëmijët e saj që mos t’ia marrë familja e ish-bashkëshortit.

Ndërkohë, ai vazhdon me kërcënimet se do t’i marrë fëmijët dhe gjyqi ka nisur nga fillimi, për arsye të panjohura për të. Tashmë ajo është gati për të bërë procedurat e divorcit për të cilat nuk ka asnjë informacion, por dëshiron arritjen e një jete normale për veten dhe dy djemtë.

Mirela Milori: Ke që në Shtator që ke nisur procesin gjyqësor, aktualisht jeton tek prindërit në fshat. Me çfarë mund të merresh atje?

Vajza: Absolutisht asgjë, atje s’ka as shkollë për fëmijët, as spital. Asgjë.

Mirela Milori: Si ia bën me djalin për terapi?

Vajza: Për momentin ia kam shkëputur sepse nuk kam mundësi.

Mirela Milori: E çoje në Shkodër dikur?

Vajza: Po, por tani s’mundem sepse s’kam mundësi. Të ardhura kam vetëm një kemp që e kam nxjerrë me mundim.

Mirela Milori: Me çfarë jeton, vetëm me kempin e djalit?

Vajza: Vetëm kempi. Ai kemp shkon vetëm ilaçe.

Mirela Milori: Po nga prindërit?

Vajza: Ata s’kanë asnjë mundësi sepse janë të sëmurë, nënën e kam me një veshkë, motrat kanë problemet e tyre.

Mirela Milori: Me sa lekë në muaj rrotulloheni ju? Sa është kempi?

Vajza: 20.000 lekë.

Mirela Milori: Ndonjë pension apo asistenca të prindërve?

Vajza: Ata s’kanë, vetëm me atë jetojnë.

Mirela Milori: Pra, ti me 20.000 lekë mban veten dhe fëmijët.

Vajza: Djalin e vogël e kam ende me pampers.

Mirela Milori: Si ia del?

Vajza: Çfarë të them? Ndonjëherë, kur s’kam do i lë të vuajnë. Ç’të bëj, s’kam ku të shkoj

Bashkëshorti e braktis dhe e lë midis katër rrugëve me dy fëmijë, bashkëjeton me tjetrën

Pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës dhe presionit, i cili e braktisi gjatë shtatzënisë së dytë, jetoi për katër vjet me familjarët e tij, të cilët edhe pse nuk e trajtonin aspak mirë, i duronte me mendimin se bashkëshorti do të kthehej.

Ai i ka kërkuar divorcin tre herë, por vajza nuk ka pranuar me frikën se ai do të harronte fëmijët e tij. Më pas zbuloi se ai kishte krijuar një jetë tjetër, mori dy fëmijët dhe u largua, por tashmë ka mbetur në mes të katër rrugëve së bashku me ta.

Vajza: Njerëzit e tij thonë që bashkëjeton me dikë në shtëpi.

Mirela Milori: Ka folur me ty për këtë gjë, për martesë letrash, pasi nuk është as hera e parë, as e fundit që e dëgjojmë të ndodhë?

Vajza: Mua më ka kërkuar divorc tre herë, para se të largohesha nga shtëpia e tij, por nuk ia dhashë. I thashë që të jetonim bashkë, pa luks, por nuk pranoi. Më tha jo dhe më kërkoi divorcin, të cilin nuk ia dhashë pasi kisha frikë se do të linte fëmijët e tij, por ashtu ndodhi.

Për më tepër, fëmijët nuk e njohin të atin për arsye se djalin e madh e ka lënë kur ishte gjashtë muajsh, ndërsa vajzën e ka braktisur kur ishte shtatzënë me të dytin. /TvKlan/

The post “Bashkëjeton me tjetrën”, 29-vjeçarja rrëfen si burri e kërcënonte me jetë atë dhe fëmijën appeared first on Albeu.com.

E rëndë! Burri i shpërndan fotot intime mësueses tek nxënësit e drejtoresha
Një grua nga veriu i Shqipërisë është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshe me një bashkëshort xheloz i cili shkatërroi totalisht familjen e tyre. Pas një dhunë të tmerrshme që ai ushtronte herë pas here mbi të, bëri që ajo të ndahej dhe të kërkonte shpesh herë urdhër mbrojtje. Edhe pas divorcit ai e ka përndjekur duke ia bërë jetën ferr.

Duke u gjendur në një rast të pa shpresë ku nuk mund ta ndihmonte askush, madje as policia nuk merrte parasysh kërkesat e saj, mësuesja i shkruan një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i tregon situatën ku ndodhej dhe pas atij mesazhi gjërat ndryshuan për mirë. U hap një proces gjyqësor për të, u dënua me 3 vite burg, por Gjykata e Apelit i uli dënimin, duke vuajtur vetëm 1 vit e 6 muaj burg, në 5 Dhjetor të 2019 ai u fut me burg.

39-vjeçarja: Në 26 Nëntor kishte ditëlindjen djali dhe marr vesh nga miqtë e mi që janë hapur disa adresa Facebook-u me disa imazhe të mija ku vetëm bashkëshorti im i kishte ato foto. Shkruhej që kjo është një nënë e pandershme, si mund t’i lihej fëmija kësaj, vëllait tim i thoshte shiko si e ke motrën. Kishte dhe montazhe, i ishin shpërndarë nxënësve të mi, drejtoreshave të mija.

Bashkëshorti im duhet të vuante dënimin që në Prill të 2019, ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit, nëpër institucione nuk ishte shpërndarë ky vendim, as në polici dhe ai vazhdonte i lirë. Kur kam shkuar në polici, kam shkuar edhe me letrën e vendimit që ai duhet të ishte në burg.

Sipas gruas ky u bë dhe shkaku i burgosjes së tij, i cili e vuajti dënimin vetëm 1 vit dhe tani gëzon sërish liri të plotë. Ai prapë vazhdon me përndjekjen dhe mesazhe të ndryshme që i dërgon vëllait të saj duke i thënë fjalë jo fort të mira. Madje 39-vjeçarja është e shqetësuar se prindërit e tij shkojnë tek kopshti i djalit pa i marrë lejë dhe i flasin keq për të. Gruaja nuk dëshiron që djali i saj 4-vjeçar të influencohet nga fjalët e këqija që ata i thonë dhe t’i përmbahen takimeve që ia ka vendosur gjykata. /tv klan

The post E rëndë! Burri i shpërndan fotot intime mësueses tek nxënësit e drejtoresha appeared first on Albeu.com.

Burri i vdiq në aksident, 25 vjeçarja në Tiranë përfundon në “rrugë” me 3 fëmijët e mitur
E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Denisa 25 vjeç dhe nënën e tre fëmijëve, përkatësisht të moshës 9 vjeç, 5 vjeç dhe 1 vjeç. Denisa humbi bashkëshortin në 16 Qershor të 2020, si pasoje e një aksidenti ai u nda nga jeta.

Denisa pas 11 vitesh martesë u gjend e vetme me tre fëmijë, gjyshi i bashkëshortit e përzuri nga shtëpia pas të 40-ave të nipit. Denisa punon, por nuk arrin te mbuloje dot shpenzimet. Ajo aktualisht jeton në ambientet e një lokali pasi nuk mundet dot të përballojë shtëpinë me qira.

Mirela Milori: Si e kujton martesën tënde?

Denisa: Ka patur raste që nuk ka shkuar dhe aq mirë sepse ishin gjyshërit e burrit që na i fusnin ato xixat ndaj meje, kemi pasur dhe raste që kemi kaluar mirë.

Mirela Milori: Më fole për gjyshërit e burrit, po prindërit?

Denisa: Në fakt vetëm të ëmën ia njoh që po mi mban fëmijët për momentin, babain nuk ia njoh fare kush është sepse e ka lënë kur ka qenë shtatzënë dhe kur ka lindur burri im, e kanë mbajtur gjyshërit, domethënë prindërit e vjehrrës.

Mirela Milori: Më the që fusnin problematika, pse?

Denisa: As vetë nuk e kam kuptuar se për çfarë edhe pse unë jam martuar shumë e vogël 14 vjeç, ndoshta ishte papjekuria ime, as vetë nuk e di deri më sot.

Mirela Milori: Kur u nda bashkëshorti nga jeta?

Denisa: Po bën 9 muaj, në 16 Qershor. Vdiq në një aksident me motor.

Mirela Milori: Si vazhdoi më tej jeta jot, ti vendose të qëndrosh tek bashkëshorti?

Denisa: Nuk kisha se ku të shkoja, e doja të rrija aty ku kisha ndenjur më përpara tek shtëpia e gjyshit, por më tha do rrish 40 ditë dhe do ikësh me fëmijët e tu. U detyrova pastaj, ka dalë një mik, ajo nuk është një shtëpi, por lokal që nuk ka përfunduar akoma dhe aty po rri për momentin.

Mirela Milori: Në momentin që gjyshi të thotë pas 40 ditësh do dalësh, fole me të, i the që nuk ke ku të shkosh?

Denisa: Ai i ka thënë mamit tim që merre ngë Greqi, por ajo nuk ka pasur mundësi të më marrë. Prindërit i kam të divorcuar, babi është një Lushnjë dhe nuk bëhem shumë me të sepse është një histori tjetër. Mamin dhe vëllain i kam në Greqi dhe nuk mund të shkoj sepse këtu kam një ndihmë, kam vjehrrën që më mban fëmijët dhe unë vetë punoj. Aty s’ka kush mi mban fëmijët, se mami punon, ai punon.

Mirela Milori: Vjehrra është bashkë me ty? Jetoni në atë lokalin të dyja? Po ai i tha edhe të bijës të largohet apo vetëm ty?

Denisa: Jo ajo ka shtëpinë e vetë, por nuk e ka shumë të madhe që të rrijmë aty. Ajo ka dhe një djalë tjetër, është shkëputur nga i biri dhe ka ardhur me mua. Më ka thënë në momentin që vdiq djali im, ti do bëhesh vajza ime. Më ka mbështetur shumë dhe nuk di si t’ja shpërblej një ditë.

Mirela Milori: Çfarë punon?

Denisa: Punoj në një lavanteri. Marr 280 mijë lekë por është shumë e vështirë. Vjehrra mbledh bidonë kur unë shkoj në shtëpi, del ajo./tvklan

The post Burri i vdiq në aksident, 25 vjeçarja në Tiranë përfundon në “rrugë” me 3 fëmijët e mitur appeared first on Albeu.com.