historia e trishte Archives - Albeu.com

Kush do të më thërrasë baba? Historia e trishtë e babait që humbi familjen dhe të afërmit, mes tyre dhe tre vajzat e vogla (FOTO)
Kanë kaluar  4 muaj luftë e ndërsa flitet për një armëpushim të mundshëm të hënën e ardhshme në Gaza, një tjetër dëshmi rrëqethëse vjen nga zona e luftës.

BBC ka sjellë rrëfimin e babait të cilit, i janë vrarë në një sulm në shtëpinë e tyre  në Gaza, 103 të afërm, mes të cilëve gruaja dhe tri vajzat e vogla.

Kjo ndodhi kur ai kishte mbetur i bllokuar në qytetin e pushtuar të Jerikos në Bregun Perëndimor, 80 km nga Gaza.

Ahmad punonte në një kantier ndërtimi në Tel Aviv, kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor në pamundësi për t’u kthyer te gruaja dhe tri vajzat e tij të vogla, për shkak të luftës që pasoi dhe bllokadës ushtarake të Izraelit.

Ai fliste me to në të njëjtën orë çdo ditë, kur i lejonin lidhjet telefonike dhe ishte në telefon me gruan e tij, Shireen, pasi sulmi ndodhi mbrëmjen e 8 dhjetorit.

“Ajo e dinte se do të vdiste. Dhe kjo ishte telefonata e fundit mes nesh”, tha ai.

Një sulm i madh me bombë në shtëpinë e xhaxhait të tij atë mbrëmje vrau gruan dhe tre vajzat e tij të vogla; Tala, Lana dhe Najla, si edhe nënën e Ahmedit, katër nga vëllezërit e tij dhe familjet e tyre, si dhe dhjetëra halla, xhaxhallarë dhe kushërinj të tij.

Mbi 100 të vdekur gjithsej. Më shumë se dy muaj më vonë, disa prej trupave të tyre, janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Javën e kaluar ai shënoi ditëlindjen e vajzës së tij më të vogël. Najla e cila do të mbushte dy vjeç. Ahmadi ende po përpiqet të kuptojë humbjen.

Në pamundësi për të mbajtur trupat e fëmijëve të tij ose për të qenë në varrimet e tyre, ai ende flet për to në kohën e tashme, me fytyrën e tij të palëvizur dhe lotët që rrjedhin.

“Vajzat e mia janë zogj të vegjël për mua. Më duket sikur jam në ëndërr. Ende nuk mund ta besoj atë që na ka ndodhur”.

Ai ka hequr fotot e vajzave nga ekrani i telefonit dhe laptopit. I thanë se një raketë kishte goditur fillimisht hyrjen e shtëpisë së familjes së tij.

“Ata dolën me shpejtësi dhe shkuan në shtëpinë e xhaxhait tim aty pranë”, tha ai. “Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, një avion luftarak goditi atë shtëpi”.

Ndërtesa katërkatëshe ku u vra familja, qëndronte pranë Qendrës Mjekësore Sahaba në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Tashmë është një grumbull betoni i copëtuar, rrënojat e përshkuara me pika të ndezura ngjyrash: një filxhan plastik jeshil, copa rrobash të pluhurosura.

Të mbijetuarit thonë se viktima më e madhe ishte një gjyshe 98-vjeçare; djali më i ri i lindur vetëm nëntë ditë më parë.

I mbërthyer në Jeriko me babain e tij, një tjetër punëtor ndërtimi i bllokuar në Bregun Perëndimor, Ahmedi ndonjëherë i telefonon të afërmit e tij të mbijetuar në Gaza. Por pas disa muajsh që ishte i bllokuar jashtë shtëpisë së tij të dashur dhe i dëshpëruar për t’u kthyer, ai nuk është më i sigurt nëse do të kthehet ndonjëherë.

“Ëndrra ime u shkatërrua në Gaza. Për kë të kthehem? Kush do të më thërrasë baba? Kush do të më thërrasë i dashur? Gruaja ime më thoshte se isha gjithë jetën e saj. Kush do të ma thotë këtë tani”?- tha ai.

The post Kush do të më thërrasë baba? Historia e trishtë e babait që humbi familjen dhe të afërmit, mes tyre dhe tre vajzat e vogla (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Mediat shruanin se vdiq nga mbidoza, një italian më tha se e vranë”, gruaja tregon historinë e trishtë të vdekjes së vëllait
Irena ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan dhe ka rrëfyer historinë rrëqethëse të vdekjes së vëllait të saj.

Ajo tregon se i vëllai ka vdekur në moshën 32-vjeçare në Itali teksa rrëfen se ai ka humbur jetë në 14 Maj të 2013-shit dhe është varrosur në Gusht të 2013-shit pasi nuk kanë pasur asnjë dijeni rreth tij për mbi 3 muaj.

Irena thotë se mediat italiane asokohe kanë shkruar për vëllain e saj se “ka vdekur nga mbidoza”, ndërsa tregon se një italian, i cili i ka treguar ku ndodhet në morg i vëllai i saj i ka thënë se “atë e kishin vrarë”.

Për më tepër ndiqni më poshtë historinë e përjetimeve drithëruese të Irenës:

Irena: Jetoj në periferi të Hamburgut, kam 4 fëmijë. Muajin tjetër bëhem gjyshe. Jam 42 vjeç. Kam ftuar mamin dhe babin. Janë zemrat e mia.

Ardit Gjebrea: Bëhet fjalë për vëllain që ju e keni humbur në vitin 2013?

Irena: Nuk besoj se do të ketë histori në Shqipëri si historia jonë. Vëllai më ka vdekur më 14 Maj 2013-ën për ta varrosur, e kemi varrosur më 20 Gusht 2013-ën, 3 muaj e 10 ditë nuk e kemi ditur se ku është. I kemi humbur kontaktet komplet. Më 8 Maj, vajza ime ka ditëlindjen. Ka qenë hera e fundit që folëm. Vëllai jetonte në Romë, punonte picajol-lavapjatës. Unë jma fëmija i vetëm i familjes tani. Vëllai ka vdekur në moshën 32-vjeçare, domethënë rreth 15-16 vjet ka jetuar në Itali.

Ardit Gjebrea: Si ndërroi jetë?

Irena: Nuk di asgjë. Nga kërkimet tona, telefonatat, facebooku, i shkruanim në telefon nuk përgjigjej, iu shkruanim njerëzve tanë se a dini gjë…

Ardit Gjebrea: Si ishte marrëdhënia juaj me vëllain, sa shpesh komunikonit?

Irena: Kishte raste gjithë natën. Kur e linte punën në 11 të natës flisnim bashkë, e me fëmijët e mi. Ka qenë i pamartuar. Më 20 Maj kam filluar kërkimet e mia. Gjurmët e mia shkuan gjithandej, nuk kam lënë zyrë… Kam shkuar në rajonin e policisë numër 6, më thonin që është në punë. Kam shkuar tek Avokati i Popullit, kam marrë 2 avokatë. Kam 10 vjet që as nuk e dimë se a është vëllai im tek varri a nuk është.

Ardit Gjebrea: Kush ju njoftoi juve që sollët trupin e vëllait në Shqipëri? Kur e morët vesh që vëllai juaj nuk jeton më?

Irena: Ka qenë data 17-18 Korrik, më tha njëri në Facebook se unë po kërkoja shokët e tij se mos e ka ndonjë numër kontakti ose mos ka rënë në burg. I shkruajta një italiani që e gjeta në Facebook se kishte komentuar tek ai, më ka thënë vetëm kaq “vëllai ka vdekur”. Kam marrë një numër telefoni, kam kontaktuar, ai ma ka dhënë adresën dhe më tha që “e ke në filan vend, shko merre”. Më atë numër që më ka marrë, ai numër u fshi. Nuk kam as emër dhe as mbiemër të italianit, fare. Kanë shkruajtur mediat italiane për vëllain tim se “ka vdekur nga mbidoza”.

Ardit Gjebrea: Ju kishte thënë ndonjëherë vëllai ndodnjë gjë për problemet me drogën, a e dinit ju që ai ishte përdorues i drogës?

Irena: Jo, fare. E merrnim me kamera. Ai ishte gjithë kohës në bodrum, lante pjata dhe kusia në resorant. Ai do të ma thoshte nëse do të ishte përdorues droge. Nuk besoj se ka humbur jetën nga overdoza. Vdekja e tij është pak e çuditshme. Ai është gjetur në një shesh të madh në Romë dhe është gjetur në sediljen e mbrapme të një makine dhe vetëm me të brendshme kur ai nuk di t’i japë makinës. Nuk ka pasur fare, as pantollona të shkurtra, asgjë ka qenë vetëm me mbathje.

Ardit Gjebrea: Po makina e kujt ishte?

Irena: Këtë nuk kam arritur ta zbuloj as se e kujt ka qenë makina dhe as se çfarë ka bërë në atë makinë dhe as pse ndodhet makina në shesh. I kërkova ndihmë shtetit shqiptar dhe i thashë që ju lutem a ka ndonjë bamirës që të shkoj e ta sjellë trupin e vëllait sepse më tha italiani që “të tregoj derën e morgut ku ndodhet vëllai yt”. Ai më tha “që e kanë vrarë vëllain tënd dhe e kanë hedhur në makinë”./tvklan.al

The post “Mediat shruanin se vdiq nga mbidoza, një italian më tha se e vranë”, gruaja tregon historinë e trishtë të vdekjes së vëllait appeared first on Albeu.com.