historia e tij Archives - Albeu.com

Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën
Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera.

Ai u transferua te Sunderland rreth gjashtë muaj më parë dhe me skuadrën e sapongjitur në elitë, po bën jehonë të madhe në futbollin britanik. Në një intervistë për “Suddeutsche Zeitung”, 33-vjeçari ka folur për transferimin, futbollin dhe jetën e tij.

“Kam ndjesinë se unë dhe njerëzit këtu jemi rritur në mënyrë të ngjashme: punëtorë dhe me një vullnet të fortë për të arritur diçka”.

“Prindërit e mi dikur shkuan në Basel dhe jemi me prejardhje shqiptare, nuk dinte asnjë pjestarë gjuhën, nuk kishim miq, as të afërm”.

Xhaka rrëfen më pas për ambientin ku është rritur.

“Lagjja jonë kishte arkitektë dhe këshilltarë tatimorë, por edhe alkoolistë dhe përdorues droge. Gjithçka mund të kishte shkuar në çdo drejtim për mua. Kam përfituar nga edukimi i prindërve të mi dhe nga vëllai im i madh, Taulanti”.

Sa i përket transferimit te Sunderland, mesfushori ka qenë shumë i hapur.

“Disa vendime kërkojnë kohë, por këtë e mora menjëherë”.

Xhaka ka zbuluar se pronari e telefonoi diku në muajin qershor, rreth orës 23:00.

“Në Shqipëri thonë se një telefonatë në atë orë do të thotë ose diçka e keqe, ose diçka shumë e madhe. Në fillim mendova se ishte shaka dhe nuk besoja se ishte pronari”.

“Çelësi ishte se presidenti nuk më kishte kontaktuar personalisht në asnjë nga transferimet e mia të mëparshme. Kjo më bëri shumë përshtypje”.

Kyril Louis-Dreyfus, në moshën 28-vjeçare presidenti më i ri i ligës, ishte i vendosur ta merrte Xhakën tek Sunderland.

“Unë jam një lojtar që kam nevojë të nidhem i vlerësuar dhe ai ma dha këtë ndjenjë”.

Që nga kalimi tek Sunderland, Granit Xhaka ka qenë një sukses i madh. Ai konsiderohet ndër lojtarët më të mirë të ligës, është boshti i skuadrës dhe një nga arsyet kryesore për sezonin fantastik që po zhvillon ekipi deri më tani.

“Para së gjithash, duam të sigurojmë qëndrimin në ligë; gjithçka tjetër është bonus. Deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë renditjen në dhomat e zhveshjes. E di nga përvoja se gjysma e dytë e sezonit mund të jetë më e vështirë. Kemi potencial dhe duhet të vazhdojmë të besojmë tek vetja, atëherë mund të kemi një sezon të suksesshëm. Për sa kohë jam i shëndetshëm, në formë dhe i uritur. Shumë trajnerë më kanë këshilluar: luaj sa më gjatë të jetë e mundur. Gjithçka tjetër mund të bëhet më vonë”.

Sa i përket së ardhmes pas futbollit, gjithçka mbetet e hapur, por Xhaka ka zbuluar se po investon seriozisht edhe në një karrierë të mundshme si trajner.

“Katër ose pesë vjet më parë, kur isha te Arsenali, fillova të punoja për licencën e trajnerit. Tani e kam licencën A. Kjo më ndihmon, bashkë me moshën dhe përvojën, ta shoh futbollin nga një këndvështrim tjetër. Tani dua t’i bëj lojtarët e tjerë më të mirë: përmes paraqitjeve, motivimit dhe lidershipit”.

The post Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën appeared first on Albeu.com.

U nda nga jeta agjenti i lojtarëve më të mirë në botë, kush ishte Mino Raiola
Një lajm i hidhur ka mbytur futbollin, ku agjenti i njohur i shumë futbollistëve të famshëm dhe i më të mirëve në botë ka ndërruar jetë.

Por kush ishte Mino Raiola?

I lindur në Nocera Inferiore, ai u rrit në Holandë ku punoi në piceri familjare përpara se të fillonte një karrierë si agjent sportiv, fillimisht me fuqitë e disa futbollistëve holandezë si Berkamp dhe Jonk dhe më pas duke zgjeruar sferën e tij gjithnjë e më shumë duke u bërë një nga agjentët më të fuqishëm dhe më të frikshëm të futbollit global.

Nga Ibrahimovic te Robinho, nga Pogba te Balotelli, nga Lukaku te De Ligt, vetëm për të përmendur disa nga transferimet kryesore  me ndërmjetësimin e Raiolës, i cili në vitin 2020 fitoi 85 milionë euro sipas “Forbes”.

Vitet e fundit Raiola, së bashku me Mendes, Barnett dhe Manasseh, kanë krijuar një shoqatë super prokurorësh të futbollit në konflikt të hapur me FIFA-n dhe synimin e saj për të reformuar kategorinë./ h.ll/lbeu.com

The post U nda nga jeta agjenti i lojtarëve më të mirë në botë, kush ishte Mino Raiola appeared first on Albeu.com.