historia e nenes shqiptare Archives - Albeu.com

Historia e një nëne kur kuptoi se ka fëmijën me sindromën Down
Një nënë ka treguar historinë e saj, pasi kuptoi se fëmija kishte lindur me sindromën Down.

Ajo tregon se jeta e saj ka qenë e mbushur me sakrifica, por edhe me dashuri të madhe për të birin.

Historia e nënës:

Tre vite pas martesës mbeta shtatzanë dhe në vizitën time të katërt tek gjinekologia, më tha se fëmija mbart sindromën Down.

Nëntë muajt e shtatzanisë kaluan si nëntë shekuj. Çdo mëngjes, mes meje dhe tim shoqi zhvillohej një luftë për ta abortuar fëmijën, luftë të cilën unë e zhvilloja çdo darkë me veten time. E megjithatë, e linda djalin.

Më kujtohet si tani kur ma solli tim bir infermierja dhe e mbajta në krahë për herë të parë, i prekja gishtat e tij të barabartë në gjatësi dhe sytë e zi dhe të rrumbullakët.

Shpërtheva në të qara, të cilat mi ndërpreu im shoq me pyetjen:”Çfarë emir do i vësh tët biri?” Me lot në sy iu përgjigja:”Do e quaj Bukurosh! Pasha Zotin nuk ka gjë më të bukur në sytë e mi.”

Kaluan vite si të ishin sekonda, ndërkohë më lindi dhe një djalë i dytë, të cilit, im shoq, i vuri emrin:”Shpëtim” për faktin se kishte shpëtuar nga sindromi daun nga i cili vuante i vëllai.

Shpëtimi u shndërrua në fëmijën e përkëdhelur të atit, prandaj dhe i la në testament të gjitha pronat dhe pasuritë.

Pas një farë kohe ndërroi jetë im shoq, e bashkë me të u përkeqësua gjendja ime shëndetësore.

Shpëtimi më dërgoi në një nga spitalet më të mira dhe mbulonte të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor. Ai vinte çdo fundjavë dhe më vizitonte në spital.

Ndërkohë, Bukuroshi më qëndronte pranë natë e ditë, më ushqente, më përkëdhelte faqet dhe me gishtat e tij më kapte bishtalec ato pak flokë të thinjur që më kishin mbetur.

Sa herë që vinte infermierja për të më dhënë ilaçet, Bukuroshi vraponte drejt saj duke i thënë:”Jap … unë… mamit … ilaçet..”

Këto tre fjalë më mbushnin me energji më shumë se mijëra fjalë të thëna bukur nga i vëllai.

E pyetja që shpesh herë ia drejtoja Zotit dhe vetes time, ishte nëse ky sindromi që kishte prekur tim bir, ishte sindromi Down, apo sindromi human!

The post Historia e një nëne kur kuptoi se ka fëmijën me sindromën Down appeared first on Albeu.com.