Historia e Holokaustit përmes 16 objekteve Archives - Albeu.com

Historia e Holokaustit përmes 16 objekteve
Së bashku me nënën e saj, vajza e vogël hebreje iku nga qyteti i saj lindjes Kasel në Gjermani, me pothuajse asgjë me vete, pos rrobave që kishte në trup dhe kukullën e saj të dashur, Inge.

Mayerfeld gjeti strehë të sigurt në Shtetet e Bashkuara dhe më vonë migroi në Izrael. Kukulla e saj, që e kishte dhuratë nga gjyshërit e saj që u vranë në Holokaust, ishte gjithmonë pranë saj deri më 2018, kur ajo vendosi që ta dhuronte për memorialin e Holokaustit në Izrael, Yad Vashem.

E mbijetuara e Holokaustit, Lore Mayerfeld, në ekspozitën në Gjermani.

Më shumë se 80 vjet më pas, kukulla u kthye në Gjermani. Ajo do të jetë në Parlamentin në Berlin si pjesë e një ekspozite që u hap më 24 janar, disa ditë para se shteti të shënonte 78-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes të Aushvicit më 27 janar 1945.

Kukulla Inge, e ekspozuar në Bundestagun gjerman

Ekspozita e titulluar “16 objekte” po ashtu shënon 70-vjetorin e memorialit Yad Vashem, duke sjellë përsëri në Gjermani një sërë sendesh që hebrenjtë morën me vete kur u larguan nga nazistët.

Mes objekteve në këtë ekspozitë është një piano e zezë, një ditar, një peshqir me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, një stetoskop, një çantë dhe një menorah.

Një faltore është pjesë e ekpozitës në Gjermani.

Këto objekte u zgjodhën nga më shumë se 50.000 sendesh në Yad Vashem që janë të lidhura me Holokaustin.

Objektet e ekspozitës përfaqësojnë 16 shtetet e Gjermanisë dhe secila vjen nga një rajon gjerman.

Që të gjitha tregojnë një histori unike, por ndajnë temën e dashurisë, lidhjes, dhimbjes dhe humbjes.

Holli kryesor në Bundestagun gjerman, ku janë ekspozuar gjësendet e marra nga Yad Vashem.

“Absolutisht, të gjitha këto janë objekte të njohura gjermane, dhe ato kanë qëndruar në atë mënyrë sikur të mos ndodhte Holokausti”, tha Ruth Ur, kuratorja e ekspozitës dhe përfaqësuese e Yad Vashemit në Gjermani.

Kuratorja e ekspozitës, Ruth Ur.

“Ideja e kësaj ekspozite ishte kthimi për një kohë të shkurtër i këtyre objekteve në Gjermani, për të sjellë një energji të re të vetë këtyre objekteve dhe po ashtu për boshllëqet që kanë lënë pas”.

Në një nga vitrinat e ekspozitës është një copë pëlhure. Ajo kishte qenë pjesë e një flamuri që dikur i përkiste Anneliese Borinski, që kishte qenë pjesë e një grupi të rinjsh hebrenj në Arensdorf, në periferi të Berlinit. Ajo kishte ndihmuar grupin e saj të përgatitej për migrim dhe jetë në atë që më pas do të bëhej shteti i Izraelit.

Pasi nazistët lëshuan urdhrat për dëbim, të 12-të anëtarët e grupit të të rinjve, “Maccabi Hazair”, prenë në 12 pjesë flamurin dhe i premtuan njëri-tjetrit se pas luftës do të takoheshin sërish në Izrael për të bashkuar copëzat e flamurit.

Vetëm tre prej tyre i mbijetuan Holokaustit dhe Borinski ishte anëtarja e vetme e grupit që arriti të merrte pjesën e flamurit me vete në Izrael. Më 2007, djali i saj ia dhuroi këtë copë pëlhure memorialit Vad Vashem.

Një tjetër pjesë e ekspozitës është edhe një valixhe prej lëkure. Në anën e kësaj valixheje, me ngjyrë të bardhë është shkruar “Selma Sara Vellemann nga Bremeni”

Valixhja ku shkruan emri Selma Sara Velleman nga Bremeni.

Kjo valixhe u gjet në Berlin disa vjet pas luftës. Hulumtuesit e Yad Vashem nuk e kishin të mundur të përcaktonin sesi kjo valixhe përfundoi në kryeqytetin gjerman.

Por, ata zbuluan se një grua me po të njëjtin emër, nga qyteti verior i Bremenit, kishte jetuar në një shtëpi pleqsh në Berlin.

Më 1942, në moshën 66-vjeçare, ajo ishte dëbuar në geton Teresienstadt, dhe dy muaj më pas ishte dërguar drejt vdekjes në kampin e shfarosjes Treblinka.

Çanta që i përkiste viktimës së Holokaustit, Jenni Bachrach nga Eseni është ekspozuar në Parlamentin gjerman.

Përveç çdo objekti të kësaj ekspozite, Ur dhe ekipi i saj kanë vendosur fotografi të përmasave reale të ndërtesave dhe rrugicave ku pronarët e këtyre gjësendeve jetonin përpara se nazistët të vinin në pushtet.

Imazhet tregojnë skena të ditëve moderne në vend të atyre historike, një kontrast i fortë me shkatërrimin që Rajhu i Tretë shkaktoi dekada më parë.

Ky objekt është marrë nga Yad Vashem dhe është pjesë e ekspozitës në Gjermani

Gjashtë milionë hebrenj evropianë u vranë nga nazistët dhe ithtarët e tyre gjatë Holokaustit. Disa prej të mbijetuarve janë ende gjallë sot, por numri i të mbijetuarve po pakësohet për shkak të sëmundjeve dhe moshës së shtyrë.

Mayerfeld, vajza e vogël që u largua me kukullën e saj Inge më 1941, është njëra nga ta. Gjatë kësaj jave, ajo u kthye në Gjermani për të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës.

Një letër e Sigi Rapaport, 11 vjeç, që i kishte shkruar nënës së tij në kampin e përqendrimit në Stutof.

Duke shikuar kukullën e saj me sy të kaltër, tani kjo grua 85-vjeçare tregoi se kukulla kishte të veshur pizhamet që ajo kishte veshur kur kishte qenë dy vjeçe më 9 nëntor 1938. Në atë datë, ajo ishte fshehur me nënën e saj gjatë “Kristllanacht” ose “Natën e thyerjes së xhamit”, kur nazistët – dhe disa gjermanë të zakonshëm – terrorizuan hebrenjtë, vandalizuan bizneset e tyre dhe dogjën më shumë se 1.400 sinagoga.

“Nuk është një kukull me të cilën mund të luani kaq lehtë sepse ajo thyhet. Kështu që fëmijët e mi nuk i lejova të luanin me të”, tha Mayerfeld. “Ajo ka qëndruar në një raft në shtëpinë time dhe kur ata e shikonin atë unë u shpjegoja se ajo do të thyet, e dini, thjesht shikojeni dhe shijojeni”.

Mayerfeld tha se ishte e rëndësishme për të që të shkonte në Gjermani dhe t’i tregonte publikut për kukullën e saj, jetën e saj dhe për atë se çfarë ndodhi gjatë Holokaustit.

“Bota nuk ka mësuar asgjë nga kjo luftë”, tha ajo. “Ka shumë njerëz që thonë se kurrë nuk ka ndodhur. Ata nuk mund të ma thonë mua këtë. Isha aty. E jetova”./ REL

The post Historia e Holokaustit përmes 16 objekteve appeared first on Albeu.com.