historia e arrestimit Archives - Albeu.com

Angela Martini rrëfehet “pikë e presje”: Jemi në luftë me Rumaninë, pse u arrestua burri im (VIDEO)
Një ndër çiftet më të përfolura në vend dhe jo vetëm janë Angela Martini dhe Dragos Savulescu.

Ky i fundit ishte në qendër të vëmendjes pasi ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një kohe të gjatë në arratisje. Ai u arrestua në Mykonos bashkë me një tjetër person në ishullin e famshëm, ku shpenzoi shifra marramendëse në restorante dhe jahte. Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos. Mirëpo Dragos u lirua vetëm një ditë pas arrestimit.

Biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Ndërkohë së funmdi, modelja shqiptare ka dhënë një intervistë për “Revista Who” ku ka treguar më shumë detaje që nga nisja e deri tek arrestimi gjatë verës.

Martini ka rrëfyer se kjo histori ka nisur para shumë vitesh dhe që nga ajo kohë siç thotë ajo, njerëzit po flasin për partnerin e saj si një person që jeton me para të vjedhura.

“Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë.”

Ndërkohë ajo ka folur dhe për shifrën marramendëse që përmendet kudo në media.

“Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë”.

Por si e ka përjetuar emocionalisht Angela këtë situatë dhe periudhë të vështirë?

“E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”.

Po ashtu, lart e poshtë në media është aluduar se Angela e ka tradhtuar bashkëshortin apo se qëndron me të vetëm për para, akuza të cilat modelja i ka hedhur kategorisht poshtë.

Ndër të tjeta ajo dha lajmin e bukur se po presin që ta zgjerojnë familjen e tyre me një fëmijë, pavarësisht të gjitha problemeve.

The post Angela Martini rrëfehet “pikë e presje”: Jemi në luftë me Rumaninë, pse u arrestua burri im (VIDEO) appeared first on Albeu.com.