hirushja Archives - Albeu.com

“Njerka më torturonte, mami më braktisi për burrin”, historia e trishtë e “Hirushes” shqiptare: Kjo ishte gruaja që më dha qetësi
E braktisur për herë të dytë nga e ëma, i ati i kishte mbyllur derën pas largimit nga shtëpia e bashkëshortit i cili e keqtrajtonte dhe pa asnjë mbështetje, Vanesa vendos të ikë. Jeta e saj ishte një mori vështirësish e pengesash që e kishte rritur përpara kohe ndërkohë që ishte vetëm adoleshente.

Pas këtij largimi, ajo rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se e mbetur vetëm me rrobat e trupit, një celular dhe një unazë, i shkruan një mesazh motrës nga babai, e cila ishte fryt i martesës së tij të parë.

Kristjana shkon menjëherë te Vanesa në Durrës dhe mëson gjithçka se ç’kishte kaluar motra e vogël deri në atë moment. Vajzat kthehen të dyja në Tiranë dhe Vanesa takon gruan që do t’i kthehej në nënë.

Vanesa: Shkoj në Tiranë, aty ku jetonte motra ime. Por motra ime jetonte me nënën e saj, me gruan e parë të babit dhe ka edhe një vëlla. Domethënë nëna e saj ka bërë një djalë me burrin e dytë,  ka  pasur një martesë të dytë edhe ajo.

Ardit Gjebrea: Pra ti ke motrën, por djalin nuk e ke asgjë.

Vanesa: Djalin nuk e kam vëlla tamam, gjak por që unë jam rritur me atë dhe unë e dua atë si…

Ardit Gjebrea: Si vëlla.

Vanesa: S’bëhet fjalë. Për atë shemb botën, si me thënë. Edhe ai motër më thotë se nuk i ka ditur gjërat se unë e kam gjetur 6 vjeç djalin.

Ardit Gjebrea: Ti shkove në shtëpi. Si të priti ish-gruaja e babit?

Vanesa: Atëherë, që të bëj pak dallimin.Gruaja e tretë e babit, aktuale, kur shkova në Greqi kur u hap dera nuk më donte fare, një xheloze, një femër agresive, serioze, e keqe, si shtrigë ishte për mua ajo, shumë e frikshme.

Ardit Gjebrea: Po kjo?

Vanesa: Kjo, nuk e di, ka një fytyrë engjëlli, një fytyrë të bukur, një grua pozitive, e çiltër, e respektueshme, e ngrohtë.

Ardit Gjebrea: Çfarë të tha?

Vanesa: Thjesht më ka thënë “mirë se erdhe në shtëpinë tonë moj bijë” dhe më ka përqafuar direkt. Aty unë i kam thënë ‘mami’ për herë të parë. E kam thirrur ‘mami’, i kam thënë mami me plot gojë edhe për çdo gjë dhe kur qaja, edhe kur isha keq, edhe kur isha e mërzitur, edhe kur isha e lumtur, shkoja vetëm te kraharori i saj se unë me atë flija, me atë fle edhe sot, në krahët e saj dhe me atë ndihem femra më e lumtur, fëmija më i lumtur. Më ka dhënë kurajë, më ka dhënë dashurinë që unë e kisha mungesë për shumë vite dhe prandaj kam ardhur, që ta falenderoj për gjithë këtë dashuri, për këtë ngrohtësi, për këtë shpirt të mirë që ka.

Këtë dashuri për familjen që ka gjetur, Vanesa e ka përjetësuar në trupin e saj. Tatuazhe me emrin e Kristjanës, Aleksit dhe Kristinës janë ‘gdhendur’ njësoj si dashuria që ka në zemër për ta.

Ajo shprehet se për Kristinën “do jepte jetën” sepse i ka falur një dashuri edhe më të madhe, disi të ndryshme nga fëmijët e saj duke u siguruar që Vanesa të ndihej mirë./tvklan.al

The post “Njerka më torturonte, mami më braktisi për burrin”, historia e trishtë e “Hirushes” shqiptare: Kjo ishte gruaja që më dha qetësi appeared first on Albeu.com.

“Njerka më nxirrte jashtë në borë, më torturonte”, historia e trishtë e “Hirushes” shqiptare
Në moshën 7-vjeçare Vanesa takon për herë të parë babain e saj i cili ishte larguar vetëm pak muaj pas ardhjes së saj në jetë. Me këmbëngulje, ai vendos që ta shkëpusë nga shtëpia e gjyshërve për ta marrë me vete në Larisa, Greqi ku jetonte me bashkëshorten e tretë.

Në moshën 10-vjeçare Vanesa shkon në Greqi por atje nuk gjeti ngrohtësi nga njerka e saj. ajo kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E Diela Shqiptare” se mbresat e para nga takimi me njerkën, presionin e vazhdueshëm që ajo aplikonte dhe keqtrajtimin.

Vanesa: Me thënë të drejtën, gruaja e vet nuk është se më donte. Ishte shumë xheloze, agresive edhe pak e frikshme se unë isha edhe fëmijë, isha 10 vjeç. Kam ndenjur një vit te hallat, te xhajat derisa m’u bë aplikimi i vizës për në Greqi. Shkoj aty në shtëpi, shoh njerkën, e takoj. Nuk është se më dha ndonjë ngrohtësi ose ndonjë lloj afrimiteti, por ka qenë edhe shumë e keqe. Domethënë mua më ka keqtrajtuar shumë.

Ardit Gjebrea: Pse, çfarë të bënte?

Vanesa: S’më linte asnjëherë të rrija me fëmijët e saj. Ishte shumë xheloze në shumë gjëra. Duhet të çohesha në mëngjes të bëja punët e shtëpisë se s’bën përpara se të shkoja në shkollë, në Greqi. Duhet ta bëja bukën vetë dhe të shkoja në shkollë edhe kështu, vetëm me frikë jetoja aty. Ikte babi, më nxirrte jashtë, borë, shi nuk kishte lidhje ajo pjesë, thjesht dilja jashtë. Kur vinte babi më thoshte “mos i trego babit se kemi muhabete të tjera bashkë”, kështu gjërash, kupton, si presion. Kam qenë edhe e vogël dhe kam pasur shumë frikë, madje kur ajo kalonte unë thjesht ulja kokën. E kam pasur si tip… si frikë shumë të madhe.

Kjo situatë vazhdoi për 4 vjet. Vanesa tregon se mësonte shumë në shkollë, kishte dashuri nga të gjithë dhe ëndrra e saj asokohe që e ka përcjellë deri më tani, është muzika. Babai dhe bashkëshortja e tij vendosin që të kthehen në Shijak dhe të ndërtojnë një shtëpi.

I ati merr vendimin që Vanesa të linte shkollën me pretekstin se nuk kishte mundësi ekonomike dhe të futej në punë në moshën 14-vjeçare.

Vanesa: Ia nis punës. Si fillim në rrobaqepësi. Shkoj aty por nuk po mundesha ta merrja si punë, të punoja, nuk po e kapja dot si punë dhe kështu që shkoj në një fabrikë petash. Fabrikë… ishte si tip shtëpie e vogël dhe kishte punëtorë që piqnin petat, bënin petat gati e kështu gjërash.

Ardit Gjebrea: Petë byreku.

Vanesa: Po.

Ardit Gjebrea: Okej.

Vanesa: Thjesht i piqnim petat, nuk është se bënim byrek.

Ardit Gjebrea: E kuptova, shisnit peta të pjekura.

Vanesa: Po. Vazhdoj aty punën, çdo pagesë që merrja e çoja në shtëpi, unë jetoja në kat të dytë, gruaja me fëmijët jetonte në kat të parë, asnjëherë nuk lidhesha me ta që të rrija në një vend me ata.

Ardit Gjebrea: I konsiderove ndonjëherë si motër e vëlla apo jo?

Vanesa: Ata po, normale, më donin por gruaja e babit asnjëherë s’më ka dashur. Gruaja e babit gjithmonë dinte të më veçonte.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur fillove punën?

Vanesa: Unë kam qenë 14 kur ia nisa punës, domethënë sa kam ardhur në Shijak aty ia nisa direkt punës.

Ardit Gjebrea: Dhe sa orë punoje?

Vanesa: 8-10 orë kam punuar. E kam pasur njëmijë (100) Lekë orën, çohesha në orën 5:30-6 të mëngjesit dhe vija pasdite në shtëpi në këmbë, shkoja në këmbë, vija në këmbë./tvklan.al

The post “Njerka më nxirrte jashtë në borë, më torturonte”, historia e trishtë e “Hirushes” shqiptare appeared first on Albeu.com.