hiqen 20 kamera “spiune” në Fier e Lushnjë Archives - Albeu.com

Policia në aksion, hiqen 20 kamera “spiune” në Fier e Lushnjë
Vazhdon aksioni për çmontimin e kamerave të vendosur në kundërshtim me ligjin në lagje të ndryshme të Shqipërisë.

Këtë herë policia ka hequr 20 kamera të vendosura ilegalisht në rrugët e Fierit dhe të Lushnjës.

Janë çmontuar pesë kamera në Fier  në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, dhe 15 në Lushnje në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”.

Unifotmat blu bëjnë me dije se në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private janë vendosur 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet në Fier dhe Lushnjë, faza e shtatë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së shtatë të këtij plani operacional, në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K.

-Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T., S. T. dhe K. A.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Fier e Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/

The post Policia në aksion, hiqen 20  kamera “spiune” në Fier e Lushnjë appeared first on Albeu.com.