hipertensioni Archives - Albeu.com

OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.

Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.

Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen.

Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.

Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.

Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.

Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.

Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25-vjeç.

Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.

Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.

OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.

Shqipëria është para një alarmi shëndetësor me 47% të popullsisë së rritur që vuajnë nga hipertensioni, kur dihet se është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë në vend.

Përveç konsumit të kripës, rreth 26% e të rriturve mbi 15-vjeç në Shqipëri janë duhanpirës aktivë. Ky nivel është i lartë në krahasim me shumë vende të tjera evropiane.

Duhan-pirja jo vetëm rrit rrezikun për hipertension, por edhe shumëfishon ndikimin e tij, duke përshpejtuar dëmtimet kardiovaskulare dhe duke rritur mundësinë për infarkt e goditje në tru.

Konsumi i alkoolit dhe inaktiviteti fizik janë faktorë rreziku gjithashtu. Rreth 24% e të rriturve mbi 18 vjeç raportohen si fizikisht joaktivë. Mungesa e lëvizjes lidhet me shtim peshe, obezitet dhe metabolizëm të dobët, faktorë që çojnë në rritjen e presionit të gjakut./ Monitor.al

The post OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë appeared first on Albeu.com.

Vuani nga hipertensioni, ja ushqimet që ulin presionin e lartë të gjakut
Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një nga shkaqet kryesore që rrisin rrezikun e goditjes në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse dëshironi të zvogëloni rreziqet për goditje në tru dhe të mbani presionin e gjakut në një nivel të shëndetshëm, mund të bëni ndryshime të vogla dhe të thjeshta në dietën tuaj.

Dieta mesdhetare

Dieta mesdhetare është e njohur për shumë arsye. E pasur me ushqime të shëmdetsheme dhe mbushin pjatën tuaj me shije, mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru. Vendosni drithëra, fruta, perime dhe shumë peshk në pjatën tuaj për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular

Drithërat

Nëse dëshironi të mbani nën kontroll presionin e gjakut, drithërat janë zgjidhja më e mirë për ju. Krundet, tërshëra, orizi kaf dhe buka me grurë integrale ofrojnë lëndë ushqyese që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbajnë nivelet e presionit të gjakut në nivele të shëndetshme.

Frutat

frutat janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular. Portokalli, dardha, mollë dhe boronica janë disa nga frutat që ju vijnë në ndihmë për të mbajtur në ekuilibër inflamacionin dhe presionin tuaj.

Perimet

Perimet janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra që mbështesin shëndetin kardiovaskular. Karota, brokoli, lakra etj., ndihmojnë për një zemër të shëndetshme dhe uljen e presionit të gjakut.

Proteina

Përfshini ushqime të pasura me proteina në dietën tuaj, të tilla si mish pa dhjamë, peshk (p.sh. salmoni dhe sardelet), fasulet, thjerrëzat dhe arrat. Këto ushqime mund të zvogëlojnë rrezikun e goditjes në tru duke ndihmuar enët tuaja të gjakut të qëndrojnë të forta dhe të shëndetshme.

The post Vuani nga hipertensioni, ja ushqimet që ulin presionin e lartë të gjakut appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm të shijshme, nuk e keni ditur se gështenjat luftojnë këto sëmundje të përhapura
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh dhe përveçse janë të mira, gështenjat ofrojnë edhe veti të panumërta terapeutike dhe përfitime shëndetësore.

Në 100 gram gështenja gjenden rreth 40 gram ujë, 40 karbohidrate komplekse, 5 gr yndyrna të shëndetshme, 4 proteina bimore dhe 7 fibra. Gështenjat përmbajnë gjithashtu vitamina E dhe B, dhe minerale të tilla si kalium, fosfor, kalcium, magnez, natrium, hekur dhe zink. Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të gështenjave.

Ngopëse. Përveçse janë të shëndetshme, gështenjat janë një ushqim ngopës falë sasive të mëdha të fibrave dhe karbohidrateve komplekse. Ato mund të përfshihen në dietat dobësuese.

Dhëmbët dhe kockat. Fosfori i gështenjës, magnezi dhe kalciumi na ndihmojnë të mbajmë të shëndetshëm sistemin e kockave dhe të mbrojmë dhëmbët.

Sistemi nervor. Mineralet dhe vitaminat e grupit B të pranishëm në gështenja kontribuojnë në funksionimin e saktë të sistemit nervor dhe në parandalimin e sëmundjeve neurologjike.

Diabeti. Njerëzit me diabet mund të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave: karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë, duke shmangur rritjen e insulinës në gjak.

Aminoacidet. Proteina bimore e gështenjave përmban të gjitha aminoacidet thelbësore dhe kjo është një ndihmë e madhe për njerëzit që ndjekin një dietë vegane dhe për sportistët.

Pa gluten. Mielli i gështenjës është një zëvendësues i shkëlqyeshëm i miellit me gluten dhe është një mundësi e shëndetshme për ata që vuajnë nga sëmundja celiac ose ndjeshmëria ndaj glutenit.

Zemra. Ashtu si arrat, gështenjat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo është arsyeja pse ato janë të shkëlqyera në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojtjen e saj.

Kapsllëku. Fibrat e gështenjës rregullojnë florën bakteriale në zorrë dhe tranzitin e zorrëve, duke eliminuar kapsllëkun dhe parandaluar kancerin e zorrës së trashë.

Hipertensioni. Duke qenë të ulëta në natrium dhe të pasura me kalium, gështenjat janë të shkëlqyera për ata që vuajnë nga hipertensioni. Ato janë gjithashtu të dobishme për të luftuar mbajtjen e lëngjeve.

Anemia. Hekuri që përmbahet në gështenja është i shkëlqyeshëm për parandalimin dhe luftimin e anemisë dhe lodhjes kronike.

The post Jo vetëm të shijshme, nuk e keni ditur se gështenjat luftojnë këto sëmundje të përhapura appeared first on Albeu.com.

Tre organet që rrezikohen nga hipertensioni, mjekja kardiologe: Si parandalohet kjo sëmundje
Hipertensioni nënkupton presionin e lartë të gjakut dhe është një ndër sëmundjet më të përhapura.

Kardiologia Elona Dado ka shpjeguar se shpesh herë kjo sëmundje është e fshehtë dhe ka pacientë që nuk e ndjejnë fare. Sipas doktoreshës, hipertensioni ndahet në kategori, por ai që është më i zhvilluari prek organe të ndryshme.

“Nuk i jepet një rëndësi dhimbjes së kokës, e cila shpesh ka një hipertension. Duhet të drejtohesh te mjeku. Sot ekzistojnë disa suplemente efikase që duhen marrë për ta larguar.

Në këtë moment që flasim bëhet fjalë për një shifër 30% -40% të pacientëve të rritur që vuajnë nga hipertensioni.

Parahipertensioni fillon nga mosha 10 deri në 30-vjeç. Kemi të bëjmë me hipertensione fillestare. Pastaj kemi hipertensionin më të zhvilluar që prek organet si truri, veshka, këmbët. Që mund ta ndalojmë, duke ju drejtuar mjekut dhe aim err vendimin nëse duhet marrë mjekimi.

Një kategori ndjejnë shtrëngime në gjoks, ka edhe një kategori pacientësh që nuk e ndjejnë fare pasi kanë vite e vite që vuajnë nga tensione. Pacientët duhet të bëjnë dy vizita dhe në bazë të saj përcaktohen modalitetet”.

Më tej, Dado shpjegoi në “ABC News” se çfarë duhet të bëjnë pacientët fillestarë dhe se duhet të heqin dorë nga veset me ndërgjegjen e tyre të plotë, jo se çfarë dëgjojnë nga mjeku.

“Nëse kemi pacientët që vijnë për herë të parë, fillojnë me analizat e veshkës apo organe siç është mëlçia. Bëhet kontrolli i zemrës siç është aorta. Shikohet gjendja mbiveshkore, pastaj rekomandohet një kontroll te okulisti.

Çdo individ është përgjegjës për jetën e vetë. Ne mund të bëjmë kompromise me shëndetin. Gjërat duhen marrë me shkallë. Duhet të marrësh vetë vendime, jo të bëjmë atë që tha doktori. Lidhur me alkooli, tani thuhet që nuk dihet se kush dëmi evidencial i pijes”.

The post Tre organet që rrezikohen nga hipertensioni, mjekja kardiologe: Si parandalohet kjo sëmundje appeared first on Albeu.com.