HIMARS Archives - Albeu.com

Autoritetet lituaneze dhe polake kanë nisur punën për qendrën logjistike të sistemeve HIMARS
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda tha këtë të enjte se Lituania dhe Polonia kanë nisur tashmë bisedimet për formimin e një qendre të përbashkët rajonale logjistike për sistemet HIMARS.

“Institucionet e të dy vendeve tashmë kanë filluar të punojnë për këtë çështje dhe shpresoj se ne mund të jemi vërtet një shembull tjetër i miqësisë midis Lituanisë dhe Polonisë”, u tha Nauseda gazetarëve pas Forumit të Industrisë së Mbrojtjes në Poloni.

Ai deklaroi se si Polonia ashtu edhe Lituania po planifikojnë të blejnë sistemet HIMARS.

“Me sa di unë, një pjesë e HIMARS-it tashmë ka mbërritur në Poloni, ne jemi ende në pritje, por do ta kemi në vitet në vijim. Prandaj do të ishte me të vërtetë e përshtatshme të krijonim një qendër rajonale që mund ta përdorim”, tha lideri lituanez i pyetur nga gazetarët nëse e ka diskutuar këtë çështje me presidentin polak Andrzej Duda.

Duda theksoi se kjo temë është duke u diskutuar, por se zbatimi i një projekti të tillë mund të marrë pak kohë, pasi dërgimi i sistemeve të artilerisë sapo ka filluar.

Ai shtoi se Lituania dhe Polonia kanë “interesa të përbashkëta të sigurisë”.

The post Autoritetet lituaneze dhe polake kanë nisur punën për qendrën logjistike të sistemeve HIMARS appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja pritet të dërgojë në Ukrainë më shumë HIMARS dhe armë të tjera
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, pritet që në pakon e re të ndihmës së sigurisë për Ukrainën të përfshijë katër sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), raketahedhës, municion, mina dhe makina të blinduara.

Kështu i thanë Reuters dy burime që kanë njohuri për paketën e re të ndihmës që pritet të jetë në vlerë prej 625 milionë dollarësh.

Njoftimi për paketën e re të ndihmës pritet të bëhet të martën dhe kjo do të jetë ndihma e parë amerikane për Ukrainën, qëkur Rusia pretendoi se ka aneksuar katër rajone ukrainase.

Rusia këtë njoftim e bëri pas mbajtjes së referendumeve të rreme në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjës dhe Hersonit, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Sistemet HIMARS dhe raketat përcjellëse, por edhe armët e tjera mund të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim.

Paketa e re e ndihmës është në kuadër të Autoritetit për Tërheqje Presidenciale, që i lejon SHBA-së të transferojë armë dhe mjete ushtarake nga stoqet e ushtrisë së saj dhe nuk kërkohet miratimi i Kongresit për një gjë të tillë.

Javën e kaluar, SHBA-ja njoftoi për një pako të armëve për Ukrainën në vlerë prej 1.1 miliard dollarësh, ku përfshiheshin 18 HIMARS dhe armë të tjera, përfshirë edhe sisteme radarësh dhe sisteme kundër dronëve. Por, kjo pako ishte në kuadër të Nismës për Asistencë të Sigurisë për Ukrainën, që nënkupton se Qeveria amerikane merr armët – që janë të destinuara për Ukrainën – nga kompanitë prodhuese të armëve dhe jo nga stoqet e ushtrisë.

Deri më tani, në Ukrainë janë dërguar 16 HIMARS të SHBA-së. Me pakon e re, ndihma që Uashingtoni ka ofruar për Kievin qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, arrin në vlerën mbi 16.8 miliardë dollarë./REL/

The post SHBA-ja pritet të dërgojë në Ukrainë më shumë HIMARS dhe armë të tjera appeared first on Albeu.com.

SHBA do të dërgojë 4 sisteme të tjera të raketave HIMARS në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 4 sisteme të tjera raketash HIMARS në Ukrainë.

Këto sisteme janë të përfshira në paketën e ardhshme të ndihmës për sigurinë, e cila do të shpallet zyrtarisht më vonë këtë javë, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.

“Më vonë këtë javë, ne do të nxjerrim paketën tonë të ardhshme të tërheqjes presidenciale të armëve, municioneve dhe pajisjeve për Ukrainën. Do të jetë tërheqja jonë e 16-të e pajisjeve nga inventari që nga gushti 2021. Kjo do të përfshijë katër të tjera HIMARS, sisteme të avancuara raketash, të cilat ukrainasit i kanë përdorur në mënyrë kaq efektive dhe që kanë bërë një ndryshim të madh në fushën e betejës”, tha Austin.

Paketa e ardhshme e ndihmës për sigurinë do të përfshijë gjithashtu më shumë MLRS dhe municione artilerie, tha Austin në fjalimin e tij në Pentagon, raporton CNN.

Ai vuri në dukje si Grupi i Kontaktit i Ukrainës, i përbërë nga më shumë se 40 vende pjesëmarrëse, i ka dërguar Ukrainës ndihmë që nga takimi i tyre personal muajin e kaluar në Bruksel, më 15 qershor, duke thënë se SHBA-ja ka dhënë më shumë se 2.6 dollarë miliardë dollarë në ndihmë të sigurisë për Ukrainën.

“Më shumë se 30 vende kanë dërguar tani ndihmë ushtarake në Ukrainë në momentin e saj të vështirë dhe ne vazhdojmë të bëjmë përparime të rëndësishme”, shtoi ai. /albeu.com/

The post SHBA do të dërgojë 4 sisteme të tjera të raketave HIMARS në Ukrainë appeared first on Albeu.com.