hijet e nates Archives - Albeu.com

Si u grabit në Tiranë nga banda “Hijet e Natës”, kasaforta e biznesmenit me 500 mln lekë
Në 28 prill të vitit 2009, banda “Hijet e Natës” ka realizuar një prej grabitjeve më spektakolare që njihen deri më sot, e denjë për skenar filmash. Ata arritën të dalin nga banesa e biznesmenit Ilirian Çela me 340 mijë euro, 5 mijë paundë dhe 13.4 milionë lekë të reja. Pra, në total rreth 500 milionë lekë të vjetra. Grupi, dinte me saktësi se në atë banesë pranë Ministrisë së Drejtësisë do të gjente shuma të mëdha parash. Dëshmitë zbulojnë se kanë pasur informator të brendshëm.

“Ka një fenomen në zhvillim që për fat të keq përkeqson situatën e rendit e sigurisë për paratë e personave, sidomos për ata që i mbajnë në shtëpi, i mbajnë të fshehura, nuk i kanë deklaruar, nuk i fusin në sistem bankar, këta janë bërë target. Këta janë të rrezikuar” u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

“Grupi kishte zhvilluar formë të mbledhjes së të dhënave që rezultoi e suskesshme, atij që i themi njeri i brendshëm” u shpreh eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla

“Është shumë e rëndësishme që policia të analizojë bisedat telefonike, kontaktet. Është shumë e rëndësishme. Po ashtu, për këto grupe që futen për të vjedhur biznese, është e rëndësishme që të kesh informacion për punonjësit e mëparshëm dhe njerëzit që janë marrë me instalimin e kasafortave” u shpreh Oscar Ruiz Barba, Policia Kombëtare e Spanjës

Natën e ngjarjes, biznesmeni Çela kishte qenë jashtë shtetit dhe në banesë nuk ndodhej askush. Por, rreth orës 5:10 të mëngjesit, një fqinje përmes një mesazhi i shkruante: “Ju lutemi, lërini punët për një orar tjetër se po na zgjoni fëmijët”. Pra, grabitësit kishin punuar me sende të forta për të shqyer kasafortën nga muri.

Ata e dinin me saktësi se biznesmeni kishte të gjithë katin e fundit të pallatit. Ai kat, ishte i bllokuar me kasa hekuri dhe askush nuk mund të ngjitej sipër. Por, autorët e dinin me saktësi dhe kishin marrë pajisje për të shkrirë hekurin me oksigjen. Admir Burri i cili ishte sërish transportuesi, ka rrëfyer se në grabitje morën pjesë Saimir Kuçi, Fatjon Lika dhe Sulejman Bakalli. Kasaforta u hap pikërisht në banesën e këtij të fundit.

“Unë futa makinën brenda, e ulën kasafortën me Sulen pasi mua nuk me lejonin ta prekja pasi isha pa doreza. Kur dola më premtuan se sa të jenë do ti ndajmë në mënyrë të barabartë për katër. Fatjoni erdhi më takoi përsëri tek Inxhinieria e Ndërtimit dhe më tha që kishte mirë… I hoqëm pjesën personit që na tregoi vendin, dhe na këto që të takojnë ty. Mua më dha 20.000 Euro.”/Inside Story/

The post Si u grabit në Tiranë nga banda “Hijet e Natës”, kasaforta e biznesmenit me 500 mln lekë appeared first on Albeu.com.

Grabitës me “5 yje”! Nga banda famëkeqe tek vjedhja ambasadës, kush është Saimir Kuçi që terrorizoi fajdexhiun
Policia ka vënë në pranga shtetasin Saimir Kuçi në Tiranë pasi dyshohet se është “koka” e grabitjes në Nikël ku u terrorizua familja Çangu dhe u vodhën 100 mijë euro.

Kuçi, 38 vjeç është një shtetas i njohur për policinë e shtetit dhe për grabitjet me dhunë dhe armë zjarri, duke e bërë të famshëm në këtë fushë,

Në qershor 2018, Kuçi banues në Tiranë, i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë ishte vënë në prangat e Policisë.

Kush është Saimir Kuçi?

I riu ishte anëtar i grupit ‘Hijet e Natës’, të cilët vodhën ambasadën daneze. Bashkë me Elton Likën, Kuçi konsiderohej si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve, madje kishte hyrë edhe në banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës por edhe objekte të rëndësisë së lartë.

Edhe pse ishin 8 persona anëtarë, dy drejtuesit e grupit ishim Elton Lika dhe Saimir Kuçi qëndronin më të tërhequr. Ata ishin ideatorët e çdo plani për të grabitur biznese si supermarkete, shoqëri imobilare dhe zyra të shoqërive të ndërtimit dhe ishin shumë të organizuar. Por kurrë nuk takoheshin me të tjerët në publik. Gjithmonë takoheshin dy e nga dy për të mos rënë në sy.

Skema e grabitjeve ishte thuasje e njëjtë me atë të Çangut. “Maskat” lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Të veshur si efektivë policie ata merrnin paratë e viktimave të tyre nën kërcënimin e armëve. Por duket se kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm pasi gjatë gjithë karrierës së tyre nuk kanë lënë pas asnjë viktimë. /albeu.com/

The post Grabitës me “5 yje”! Nga banda famëkeqe tek vjedhja ambasadës, kush është Saimir Kuçi që terrorizoi fajdexhiun appeared first on Albeu.com.