hetimi pasuror Archives - Albeu.com

Nis hetimi pasuror për bandën e Elbasanit, SPAK kërkon ekstradimin e vëllait të Suel Çelës dhe biznesmenit të arrestuar në Itali
Ashtu siç ka ndodhur në të gjitha goditjet e kryera nga SPAK ndaj grupeve kriminale, edhe me bandën e Suel Çelës, Prokuroria ka çelur një hetim pasuror për të gjithë anëtarët.

Provat dhe faktet që i kanë çuar anëtarët e kësaj organizate nën akuzën e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian, kanë bërë që të lindin dyshimet e pastrimit të parave. Për pasojë, SPAK bën me dije se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në vendin tonë.

Në fakt, hetimi pasuror i anëtarëve të organizatave kriminale që kanë shtrirje edhe jashtë vendit i nënshtrohen këtij hetimi, ku vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka konsideruar si një prej sukseseve më të mëdha të prokurorisë, identifikimin dhe sekuestrimin e këtyre pasurive.

Vetë Suel Çela, ende nuk është vënë në pranga, edhe pse ai rezulton në regjistrat e kërkimit ndërkombëtar që prej dy vjetësh, kohë kur Nuredin Dumani, mori statusin e të penduarit dhe nisi të rrëfente krimet monstruoze të disa grupeve kriminale që kishin vepruar dhe veprojnë ende në vendin tonë.

VERIFIKIMET

Referuar të dhënave hetimore, bëhet me dije se organizata kriminale e drejtuar nga i kërkuari Suel Çela, që u zbulua dhe shkatërrua pas hetimeve të SPAK të koordinuara me partnerët në disa vende, përfshirë Belgjikën dhe Italinë, ka pasuri të shumta brenda vendit. Prokuroria e Posaçme, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të përcjellë kërkesat për ekstradimin në Shqipëri të të arrestuarve si pjesë e kësaj organizate, duke informuar se hetimet po vazhdojnë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje.

Paralelisht për personat e dyshuar si anëtarë të organizatës ka nisur edhe hetimi pasuror. Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat i kanë investuar edhe në Shqipëri, në sektorë të ndryshëm. Ndonëse ende nuk janë bërë me dije sektorët e dyshuar, mësohet se nga bisedat e zbardhura të “Sky Ecc” janë përftuar shuma marramendëse për të cilat flitet mes anëtarëve.

Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykatës. Më 27 nëntor, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate, ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, që nga “Arrest shtëpie” e la në “Detyrim paraqitje”. Deri tani rezultojnë 4 persona në kërkim, mes tyre edhe kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra, i cili konsiderohet snajperit i grupit, Fuad Verzivolli e Ledio Zabeli.

Të arrestuar në Belgjikë rezultojnë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Serger Hasanpapaj. Në Itali u arrestua biznesmeni Bujar Shega, i cili etiketohet si truri financiar që pastronte paratë e grupit, por nuk dihet se në cilat fusha i hidhte paratë.

The post Nis hetimi pasuror për bandën e Elbasanit, SPAK kërkon ekstradimin e vëllait të Suel Çelës dhe biznesmenit të arrestuar në Itali appeared first on Albeu.com.

Hetimi pasuror tek Qolët zbulon prona, mjet lundrimi, 1 karburant dhe lokal në Tiranë, si iu morën aksionet Fatmira Dedajt pas vrasjes së djalit
Një hetim pasuror i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, ka vënë në shenjestër të verifikimeve anëtarë të familjes Qoli në Durrës dhe Elbasan.

Hetimi ka marë spunto nga ligji “Antimafia”, pasi Festim Qoli, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, janë vënë në hetim për akuzën e “Vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim të kryer në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal”.

“Ora News” mëson se oficerë të BKH-së dhe prokurorë të SPAK, po kontrollojnë çdo pasuri të mundshme që është rregjistruar në emër të familjes Qoli.

Sipas burimeve në verifikim pasuror janë vënë emrat si Ervis Qoli, Flora Qoli, Agron Qoli, Petrit Qoli, Festim Qoli dhe persona të tjerë të lidhur me këta shtetas.

Në verifikimet paraprake ka rezultuar se në emër të Festim Qolit, janë të rregjistruara disa pasuri pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Hetimi ka provuar se në emër të Festim Qolit ekziston një kompleks biznesi në zonën e Spitallës në Durrës. Ky kompleks përbëhet nga lokal-restorant dhe hotel.

Gjithashtu në emër të Qolit është rregjistruar një biznes Bar-Kafe në Tiranë, me emrin “Bar Mozaik”, por aktualisht me aktivitet të pezulluar. Njëherësh SPAK, ka zbuluar se Petrit Qoli ka në pronësi një mjet të vogël lundrimi të markës “BRP-USA” të quajtur “Bore”.

Hetimi ka zbuluar një listë me pasuri të paluajtshme në Durrës, njësi tregtare dhe automjete që disponohen nga anëtarë të familjes Qoli. Ndërsa në emër të Festim Qolit, është dhe një pikë karburanti.

Ky biznes është rregjistruar me emrin “Classic-DR” dhe aktualisht zotërohet 100 për qind nga Festim Qoli. Por aktiviteti tregtar i kësaj kompanie rezulton i pezulluar.

Fillimisht biznesi është hapur në 20 qershor 2011 nga Festim Qoli e më pas kompania e hidrokarbureve në 8 mars 2012 i është shitur 51 për qind të aksioneve Fatmirë Habilit alias Dedaj.

Kjo e fundit është nëna e Ervis alias Muharrem Dedaj, i cili vetëm 3 muaj nga blerja e 51 për qind të aksioneve tek karburanti i Qolit, është vrarë në një atentat të regjistruar në 5 qershor 2012 në Durrës.

Për këtë ngjarje është dyshuar dhe hetuar Festim Qoli, por për shkak të mungesës së provave nuk është bërë arrestimi i tij në atë periudhë kur ka ndodhur vrasja.

Pikërisht ky karburant është kthyer në “mollë” sheri që solli vrasjen e Elvis Dedaj dhe nënës së tij Fatmirë Habili.

Festim Qoli akuzohet dhe kërkohet të arrestohet nga SPAK, si njeriu që organizoi dhe financoi vrasjen e nënës së Ervis Dedaj, Fatmirë Habilit, ngjarje kjo e ndodhur në 14 shtator 2013.

Por pas vdekjes së Habilit, aksionet tek biznesi i karburantit janë trashëguar në muajin dhjetor 2014 nga vajza e saj, Matilda Habili (Gjatja), e cila në dyvjetorin e vrasjes së vëllait të saj, Ervis Dedaj, në 6 qershor 2014, ka vendosur t’ia kthejë sërisht aksionet Festim Qolit, duke përpiluar një kontratë shitje me të.

Ka indicie dhe të dhëna të forta se kjo kontratë është firmosur në presion psikologjik. Por aktualisht SPAK, po kontrollon dhe pasuri të tjera me qëllim lokalizimin dhe sekuestrimin e tyre në ditët në vijim. Hetimi pasuror për familjen Qoli, ka filluar disa muaj më parë.

Tashmë, ku duhen dhe 12 ditë nga 1 vjetori i finalizimit të operacionit “Plumbi i Artë”, SPAK ndodhet në përfundim në procedurave hetimore për pjesën më të madhe të pandehurve të dosjes që aktualisht njihet si çëshja “Dumani”./Albeu.com/

The post Hetimi pasuror tek Qolët zbulon prona, mjet lundrimi, 1 karburant dhe lokal në Tiranë, si iu morën aksionet Fatmira Dedajt pas vrasjes së djalit appeared first on Albeu.com.