hetimet Archives - Albeu.com

GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për resortin në zonën e Rrjollit! Banorët në protestë prej 8 muajsh
Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar vendimin e SPAK për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e banorëve të Rrjollit, për ndërtimin e resortit në zonën e Rrjollit.

Gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, ka pranuar ankimin e banorëve dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e ngritura prej tyre.

Banorët kanë kallëzuar për vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe korrupsionin, ndërsa në kallëzimet e tyre janë përmendur edhe persona dhe subjekte të lidhura me projektin e resortit.

Sipas këtyre të fundit, projekti “Baks Bay”, po ndërtohet në tokë të vjedhur dhe në kundërshtim me ligjin.

Banoret ndodhen prej 8 muajsh në protestë, ku ka pasur edhe përplasje fizike me rojet e sigurisë dhe policinë.

The post GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet për resortin në zonën e Rrjollit! Banorët në protestë prej 8 muajsh appeared first on Albeu.com.

Dosja Balluku/ Artan Hoxha: SPAK po mundohet t’i marrë territorin pak nga pak dhe t’i ngushtojë hapësirën… (VIDEO)
Ditën e sotme, gazetari  i njohur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, dha disa detaje në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut dhe hetimet e SPAK ndaj saj.

“Belinda Ballukun do ta shohim në dy këndvështrime: E para si qytetare të thjeshtë të Republikës, e dyta si përfaqësuese e interesave shumë të rëndësishme, pra si krahu i djathë i kryeministrit Rama, një nga njerëzit më të fuqishëm të mandatit e tretë dhe fillimit të mandatit të katërt të kryeministrit Rama. Fakti që ajo fitoi një qark si Fieri, me një rezultat të jashtëzakonshëm, krijoi bindjen se ajo ishte shumë e fuqishme”, tha në fillim Hoxha.

Sipas gazetarit, kur nisi përballja me SPKA, mënyra se si SPAK veproi me Belinda Ballukun u duk jashtë praktikës që SPAK-u kishte ndjekur deri në atë moment.

“E mori të pandehur Belinda Ballukun pa i vendosur masë sigurie, ndoshta se mendonin se do jepte dorëheqjen, se ka bërë kështu më përpara. E dyta, kur u vendos masa e sigurisë dhe iu drejtuan Kuvendit, ndeshën në një përplasje në Kuvend. Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e SPAK. Por nga ana tjetër, sot Belinda Balluku, është një çudi, se vazhdon të jetë e dërguara e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, më i madhi në vend dhe deputete. Ka dy masa sigurie. Njëra është që të mos udhëtojë jashtë shtetit, ndërkohë bën jetën politike dhe publike”, tha Hoxha.

Ndërsa duke folur se pse nuk arrestohet, gazetari u shpreh:

“Unë jam i parimit që kur shkon në nivele të tilla politikanësh, duhet të kesh qepur dosjen mirë, të kesh mbaruar me hetimin. Për rastin e Belinda Ballukut, akuzat kanë qenë për nivele shumë të larta të korrupsionit”.

I pyetur se çfarë është zbuluar e re, Hoxha tha se i është shtuar një akuzë për korrupsion.

“SPAK po mundohet t’i marrë territorin pak nga pak, t’i ngushtojë hapësirën. Nëse në fillim Belinda Balluku luante me presionin lart, tani është e detyruar të kthehet mbrapa. Në momentin që është marrë e pandehur për mua duhej të ishte mbyllur hetimi. Belinda si qytetare e thjeshtë duhet të kishte dhënë dorëheqjen, e kjo mund t’i lehtësonte shumë. Fakti që nuk e ka bërë, SPAK ka shtuar akuzat.

Ato që e akuzon SPAK deri tani ose që ne kemi parë, se aty ka shumë gjëra të jemi të qartë. Ka një pjesë të gjërave që nuk kanë dalë fare dhe ka një pjesë që i dimë dhe nuk i themi. Në rastin konkret ne prisnim më shumë se këto vila”, tha Hoxha.

I pyetur nëse ka më shumë se dy vila, gazetari tha ‘po’

“Kur u bë zëvendëskryeministre e mori këtë pushtet kaq të madh, më përpara nuk ka pasur këto mundësi”, tha ai.

Hoxha shtoi se; SPAK ka dijeni dhe shtoi se ende nuk ka krijuar bindje që atë akuzë mund t’a provojë.

“Ka raste që SPAK, sipas atyre, nuk ka krijuar ende bindje që atë akuzë mund ta provojë. Po merren me vilat që ka dalë Igli Tare se me këtë kap ‘prime time’ se shkruajnë dhe mediat e huaja. SPAK nuk është se nuk po heton në drejtime të tjera, puna është a kanë krijuar bindjen dhe a kanë gjetur provat e duhura”, tha gazetari.

The post Dosja Balluku/ Artan Hoxha: SPAK po mundohet t’i marrë territorin pak nga pak dhe t’i ngushtojë hapësirën… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Hetimet për Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK! Fshehu vilën e ish-zv.kryeministres në emër të tij
Këtë të hënë, Igli Tare, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”. Tare ndodhet nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave, pasi ai dyshohet se ka fshehur një vilë të ish-zv. kryeministres në emër të tij.

Ish-vartësja e Ramës, Belinda Balluku, dyshohet se ka fshehur në emër të tij një vilë në Dhërmi, e cila është vënë në sekuestro me urdhër të SPAK.

SPAK dyshon se Balluku e ka përfituar vilën si ryshfet për 2 tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur drejtonte “Albcontrol”.

SPAK thotë se tenderat për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol iu dhanë në shkelje kompanisë së ndërtimit “Eurocol” dhe në këmbim Balluku mori një vilë në bregdetin e Jonit.

The post Hetimet për Balluku/ Igli Tare paraqitet në SPAK! Fshehu vilën e ish-zv.kryeministres në emër të tij appeared first on Albeu.com.

SPAK nisi hetimet për bllokimin e pagave të magjistratëve, merret në pyetje Drejtoresha e Thesarit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi nisi hetimet, ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se marrja në pyetje nga nisur me shefen e Thesarit. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave.

Deri tani, në dosjen hetimore janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat, listëpagesat e anuluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit.

Hetimi lidhet me kallëzimin penal të depozituar nga gjyqtarët për mosekzekutimin e pagave. Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të zbardhë rrethanat që kanë çuar në mosdhënien e pagave dhe të identifikojë personin ose personat përgjegjës për vendimmarrjen, përcjelljen apo zbatimin e saj. Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

The post SPAK nisi hetimet për bllokimin e pagave të magjistratëve, merret në pyetje Drejtoresha e Thesarit appeared first on Albeu.com.

Hetimet ndaj Ballukut/ Bashkëpunimi për vilat e fshehura, paraqiten në SPAK vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi
Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen Balluku vijojnë, teksa raportohet se në dyert e organit të akuzës janë paraqitur sot vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi.

Thirrja e dy emrave të njohur të fushës së arkitekturës dhe projektimit vjen në kuadër të zgjerimit të hetimeve pasuritore dhe proceduriale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tenderat publikë.

Paraqitja e vëllezërve Eftimi në SPAK lidhet me verifikimet e thelluara që hetuesit po kryejnë mbi rrjetin e investimeve luksoze, projektet e financuara dhe pasuritë e fshehura të sekuestruara përmes komunikimeve elektronike të Balllukut.

The post Hetimet ndaj Ballukut/ Bashkëpunimi për vilat e fshehura, paraqiten në SPAK vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi appeared first on Albeu.com.

Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze
Në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK ka ushtruar kontroll në kompaninë “Atelier 4”, në pronësi të vëllezërve Eftimi. Burime pwr gazetaren, Klodiana Lala, bëjnë me dije se gjatë kontrollit është sekuestruar projekti i arredimit që lidhet me një vilë luksoze në një prej zonave më ekskluzive të jugut të vendit.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pasuri që dyshohet nga hetuesit se mund të jetë e lidhur me Ballukun dhe që është vënë nën hetim si pasuri e fshehur.

Prokurorët e posaçëm po analizojnë materialet e sekuestruara gjatë kontrollit, duke i krahasuar ato me provat dhe të dhënat e tjera të administruara përgjatë hetimit.

Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është e pandehur në çështjen që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës.

Ndërkohë, ndaj saj vijon edhe një hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka sekuestruar një vilë në Dhërmi, për të cilën dyshohet se mund të jetë pasuri e fshehur.

Rreth 10 ditë më parë, Balluku u paraqit në SPAK, ku iu komunikuan akuzat e reja. Në të njëjtën kohë, asaj iu bë me dije edhe vendimi për zgjatjen me tre muaj të afatit të hetimeve.

The post Hetimet për dosjen “Balluku”/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze appeared first on Albeu.com.

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, kontrolle në Bërxullë dhe shoqërime personash për t’u marrë në pyetje
Në kuadër të hetimit për të zbardhur plotësisht vrasjen e shtetasit Edmond Sula, forcat e policisë kanë zhvilluar një aksion kontrollesh në zonën e Bërxullës.

Bazuar në një vendim gjykate, efektivët kanë kryer kontrolle të hollësishme në katër banesa. Burimet bëjnë me dije se vëmendja është përqendruar te pronat dhe banesat që u përkasin anëtarëve të familjes Loci, ku janë kërkuar prova materiale që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë operacionit, disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe po merren në pyetje nga ekipi hetimor lidhur me rrethanat e krimit dhe lidhjet e tyre me viktimën.

Pista kryesore ku janë fokusuar hetuesit lidhet me një mosmarrëveshje të mundshme pronësie mes viktimës Edmond Sula dhe personave të shoqëruar.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen dhe për të identifikuar autorët përgjegjës.

The post Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, kontrolle në Bërxullë dhe shoqërime personash për t’u marrë në pyetje appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me 3 viktima në Shkodër, hetimet vazhdojnë/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti
Nëna e Bleona Çelajt, 24-vjeçares që humbi jetën në flakë së bashku me dy fëmijët, i ka thënë Policisë Vendore të Shkodrës se prej disa kohësh vajza e saj përjetonte dhunë nga bashkëshorti.

Deklarata është dhënë një ditë më parë, ndonëse nëna ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike pas tragjedisë.

Disa muaj më parë, familjarët kishin tentuar ta merrnin Bleonën së bashku me dy fëmijët. Edhe pse në fillim 24-vjeçarja e kishte kërkuar këtë, më pas kishte ndryshuar mendje dhe kishte vendosur të vazhdonte të jetonte me bashkëshortin.

Bleona Çelaj, nuk kishte telefon celular dhe mbante pak kontakte me familjen, pasi ata jetonin në Gjermani.

Marrëdhëniet mes dy familjeve ishin të ftohta dhe komunikimi mes tyre nuk ishte normal. Tensioni u vu re edhe dje, në ditën kur ndodhi ngjarja tragjike, ndërsa sot familjet janë bërë bashkë për ceremoninë e varrimit.

Bashkëshorti, nga ana tjetër, ka mohuar që çifti të ketë pasur konflikte. Pas ngjarjes së rëndë, gjendja e tij psikologjike paraqitet tejet e rënduar.

Megjithëse janë ngritur pretendime për dhunë, grupi hetimor, bazuar në këqyrjen e vendit të ngjarjes, provat e administruara dhe ekspertizën mjeko-ligjore, është plotësisht i bindur se zjarri që u mori jetën nënës dhe dy fëmijëve ishte aksidental.

Në banesën e përfshirë nga flakët, ku humbën jetën tre persona, mbërritën edhe ekspertë zjarresh nga Tirana.

Hetuesit vlerësojnë se dhuna e pretenduar nga familja e Bleonës nuk ka ndikuar në tragjedi, pasi dyshohet se një rrjedhje e mundshme nga bombola e gazit ka shkaktuar shpërthimin.

Në shtëpi ndodhej gjithashtu një shishe me benzinë, e cila ka ndikuar ndjeshëm në përhapjen e zjarrit dhe në shpërthim.

Policia ka sekuestruar provat materiale, mes tyre një pjesë të bombolës, që konsiderohet prova kryesore, si dhe sende të tjera të gjetura jashtë. Materialet janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme.

Në momentin e tragjedisë, nëna dhe dy fëmijët ishin vetëm në banesën e braktisur në Domen të Postribës, pasi bashkëshorti kishte shkuar në një market.

Çifti ishte kthyer nga Gjermania prej disa ditësh. Bashkëshorti është shtetas gjerman, ndërsa Bleona ishte në proces dokumentacioni.

Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet. Deri tani është përjashtuar mundësia që nëna të jetë vetëvrarë apo t’i ketë mbytur fëmijët për shkak të dhunës së pretenduar ose të ndonjë ndikimi tjetër, ndërsa ngjarja e rëndë është klasifikuar si aksidentale.

The post Tragjedia me 3 viktima në Shkodër, hetimet vazhdojnë/ Nëna e Bleona Çelajt: Vajza dhunohej nga bashkëshorti appeared first on Albeu.com.

Prokuroria jep sqarime për dyshimet mbi parregullsi zgjedhore në veri të Kosovës
Disa fletëvotime nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë raportuar sot si të dyshimta, pasi në to janë vërejtur shenja të pazakonshme, si “=”, “%” dhe simbole të tjera, çka ka nxitur dyshime se ato mund të jenë plotësuar në mënyrë të kontrolluar.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda e ka informuar Prokurorin e Shtetit dhe se, me urdhër të tij, Policia e Kosovës është autorizuar të mbledhë dhe të grumbullojë informacione relevante për të vlerësuar nëse ka elemente të ndonjë vepre penale.

“Konfirmojmë që është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga Departamenti për Krime të Renda për këtë çështje penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është autorizuar Policia e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante nëse ekziston ndonjë element i veprës penale në lidhje me këtë rast”, thanë për redaksinë nga Prokuroria.

Në të njëjtën kohë, mbetet të vendoset nëse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të marrë vendim për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat e votimit, për të verifikuar dyshimet e ngritura gjatë procesit zgjedhor.

The post Prokuroria jep sqarime për dyshimet mbi parregullsi zgjedhore në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje te reja nga hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e k*kainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në “Sky ECC”
Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja janë zbuluar në lidhje me hetimet e SPAK, për organizatën e Shpëtim Aliut.  Lala raporton se hetimi nisi pas një referimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përcjellë më datë 8 maj 2020, sipas së cilës mësohet se disa persona të drejtuar nga Salvatore Aliu, ku në përbërje të tij ishin lidhje familjarë dhe shtetas të huaj, të përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës në linjën Ekuador-vende të BE, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëri etj.

Salvatore Aliu ishte identifikuar si drejtues dhe si personi kyç në këtë grup kriminal në rolin e furnizuesit, organizatorit dhe financuesit të ngarkesave me kokainë, nga Ekuadori në vendet e BE por edhe në Shqipëri.

Sipas informacionit, vëllai i Salvatore Aliut, shtetasi shqiptar Isa Aliu, vlerësohet si personi kyç që bënte të mundur pastrimin e paratë të kokainës, nëpërmjet bizneseve, siç është rrjeti i supermarketeve Road House në Elbasan.

Salvatore Aliu dhe lidhjet e tij rezultoi se përdornin platformën e koduar të komunikimit “Sky ECC”.

Nga analizimi i të dhënave të “Sky ECC” kanë dalë të dhënat për këtë grup që vepronte në fushën e trafikit të kokainës.

Salavtore Aldiu alias Shpëtim Aliu njihet si Daja, Qero, Qerosi, Viktor, Albo Pelon, Oklid Elouejdi, Sokol Bibaj, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, Armando Pacani, Dritan Gjika, Florian Musai alias Naum Filo, Aleks alias Shkëlqim pepahj, Jetmir Pepaj, Naldi Yzeiraj e persona të tjetër të paidentifikuar që trafikonin drogë nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë, Florian Musai, është i vetmi i arrestuar që i është komunikuar arresti me burg.

The post Zbardhen detaje te reja nga hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e k*kainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në “Sky ECC” appeared first on Albeu.com.