heshtje zgjedhore Archives - Albeu.com

Sot heshtje zgjedhore/ Të dielën qytetarët u drejtohen kutive të votimit
Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur se kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë që sot është heshtje zgjedhore, mbrëmë PS dhe PD mbyllën fushatën zgjedhore në Tiranë, ku dy liderët kryesorë të dy forcave politike në vend dhanë mesazhet e tyre për votuesit.

Socialistët zgjodhën “Parkun Olimpik” si vendin kryesor për të mbyllur fushatën zgjedhore, ndërsa demokratët u pozicionuan në krahun tjetër të Tiranës në “Bulevardin e Ri”.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, përcakton qartë periudhën e heshtjes zgjedhore dhe kufizimet që lidhen me të.

Sipas këtij neni, dita para datës së zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.

Gjatë kësaj periudhe, ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore.

Për ata që shkelin këtë dispozitë, Kodi Zgjedhor parashikon sanksione financiare. Në nenin 174, përcaktohet se subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen zgjedhore, mund të gjobiten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me një shumë prej 500,000 lekësh.

Po ashtu, media që shkel këtë rregull mund të gjobitet me një shumë prej 2,000,000 lekësh.

Këto masa synojnë të sigurojnë një proces zgjedhor të ndershëm dhe të paanshëm, duke garantuar që zgjedhësit të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre, pa ndikime të jashtme në periudhën e heshtjes zgjedhore.

Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtetas shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë. Në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.

Votimi i diasporës

Për herë të parë në këto zgjedhje voton edhe diaspora. Ky proces realizohet përmes postës. Vota e emigrantëve do të numërohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe do të llogaritet sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri.

Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak se ka pasur pakënaqësi nga partitë politike, të cilat e kanë akuzuar KQZ-në për parregullsi, si p.sh. se zarfi ka mbërritur pa fletën e votimit apo se nuk ka shkuar adresën.

Në garë më 11 maj janë 11 parti politike:

1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2. Partia Lëvizja Bashkë

3. Lëvizja Atdheu

4. Koalicioni Euroatlantik

5. Partia Socialiste

6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet

7. Aleanca Kombëtare Shqiptare

8. Aleanca Demokracia e Re

9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim

10. Partia Mundësia

11. Partia Social Demokrate

The post Sot heshtje zgjedhore/ Të dielën qytetarët u drejtohen kutive të votimit appeared first on Albeu.com.

Nesër zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, 2 mijë vëzhgues, 770 të huaj! Nis heshtja zgjedhore para balotazhit presidencial
Nga mesnata, në Maqedoninë e Veriut nisi heshtja zgjedhore përpara balotazhit presidencial dhe zgjedhjeve parlamentare që mbahën nesër, në 8 maj. Gati 2000 vëzhgues janë akredituar gjithsej për zgjedhjet e konsideruara të një rëndësie kyce për vendin fqinj dhe kursin që ai do të ndjekë në vijim; 770 prej tyre janë moniturues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes.

Vota e shqiptarëve pritet të ketë rëndësi kyce: VMRO-DPMNE-ja me qëndrime nacionaliste shihet si partia me gjasa të mëdha për t’i fituar zgjedhjet, e po kështu kështu edhe kandidatja e kësaj force për president, por nëse votuesit shqiptarë në veçanti nuk shfaqin interes për ta votuar garuesin e moderuar social-demokrat, për të votuar Stevo Pendarovskin e LSDM-së.

Partitë qeveritare LSDM dhe BDI, secila me koalicionet e tyre veç e veç kanë për moto vazhdimin e rrugës europiane, ndërsa BDI-ja ka vënë theksin, sidomos tek rreziku nga ndikimi rus dhe rënien pré të opozitës shqiptare ndaj këtij ndikimi.

BDI-ja arriti të bashkojë rreth koalicionit të quajtur “Fronti Evropian” përfaqësues politikë që për vite të tëra sulmoheshin dhe nuk komunikonin mes tyre, por akti i bashkimit duket se u mirëprit nga shqiptarët dhe nga ana tjetër, edhe bashkimi i opozitës shqiptare të njohur me emrin “VLEN”, sipas analistëve, “nuk do të çojnë dëm” votën e elektoratit shqiptar.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale. Edhe pse fushata dhe përgatitjet për zgjedhjet përkoi me festat e Pashkëve, KSHZ-ja ua dorëzoi me kohë komisioneve komunale zgjedhore materialet zgjedhore.

The post Nesër zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, 2 mijë vëzhgues, 770 të huaj! Nis heshtja zgjedhore para balotazhit presidencial appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi në heshtje zgjedhore, zgjedhjet parlamentare nën hije alarmi për bomba
Nis heshtja elektorale në Mal të Zi. Fushata kaloi qetë, por në prag të zgjedhjeve ka pasur alarme për bomba dhe gaz nervash si dhe mesazhe kërcënuese në 125 adresa.

Mali i Zi nga mesnata hyri në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistave (PDS) për të parën herë hyn në zgjedhje pa liderin e saj Millo Gjukanoviq, i cili pas tri dekadash është terhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbi zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviq.

Partitë në sondazhe

Në zgjedhjet e së dielës për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e krijuan ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviq . Të dy këta, njëri në postin e ministrit të Financave dhe tjetri në postin e ministrit të Ekonomisë mbahen mend nga opinion sepse realizuan programin “Evropa Tani 1” që nënkuptoi rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për këtë arsye menjëhere gëzuan popullaritet dhe admirim të jashtëzakonshëm në radhët e qytetarëve të Malit të Zi.

Në këtë fushatë kjo lëvizje u prezantua me programin “Evropa 2”, e cila po ashtu parasheh rritjen e pagave, pensioneve, mirëqenien e përgjithshme dhe antarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE). Edhe pse kjo lëvizje ka kuota të larta në sondazhe, vështirë se ajo do të mund ta formojë vetë qeverinë e re që të jetë e qendrueshme me detyra prioritare, e ta nxjerrë vendin nga kriza shumëvjeçare politike dhe ekonomike dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Afera e kripto valutave

Fushata e qetë që i karakterizoi këto zgjedhje, javën e fundit sikur ra nën hije, pas aferës së kripto valutave disa miliardëshe me shtetasin e Koresë Jugore Do Von, i cili po mbahet në arrest në Mal të Zi e për të cilin kryeministri Dritan Abazoviq thotë se ka bashkëpunuar me liderin e Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq. Sipas Abazoviq, Do Von ka financuar fushatën në këto zgjedhje. Gjithnjë sipas pohimeve të zyrtarëve të lartë të Malit të Zi, Do Von i cili kërkohet nga Interpoli për afera me kripto valutat nga shumë shtete të botës, ka punuar me liderin e lëvizjes Evropa Tani një periudhë të gjatë kohore, ndaj për këto çështje është thirrur dhe mbledhja e Kështillit Kombëtar për siguri.

Kryeministri aktual Dritan Abazoviq njoftoi opinionin se letrën e shtetasit koreano jugor Do Von, ia ka dorëzuar prokurorit shtetëror. Nga ana tjetër Levizja “Evropa Tani” dhe lideri i saj Millojko Spajiq i kanë hedhur poshtë pohime të tilla dhe kanë akuzuar kryeminsitrin Dritan Abazoviq për, siç thonë ata, inskenim të aferës me kripto valuta me qëllim të prishjes së imazhit të kësaj lëvizjeje në prag të zgjedhjeve të jashëzakonshme parlamentare.

Nevoja për koalicione dhe refuzimet e tyre

Nga levizja “Evropa tani” kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion pas zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-liderit Millo Gjukanoviq. Por pas gjithë ngjarjeve të ditëve të fundit dhe pas aferës me letrën e Do Von, kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron partneritet pas zgjedhor me kolaicionin e Demokratëve te Aleksa Beçiqit respektivisht me lëvizjen URA të Dritan Abazoviqit.

Për shkak të kësaj situate të krijuar, një pjesë e analistëve dhe njohës të situatave politike nuk përjashtojnë as mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse asnjë koalicion apo subjekt nuk do të ketë shumcën absolute prej 41 vendeve në Parlamentin e Malit të Zi. Në prag të zgjedhjeve ka pasur alarme për bomba dhe gaz nervash si dhe mesazhe kërcënuese në 125 adresa. Janë evakuuar disa institucione në Mal të Zi.

Dy ditë para zgjedhjeve, Mali i Zi është përballur me mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione shtetërore. Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Kërcënimet që erdhën përmes e-maileve, bën që policia të evakuojë dhe të mbyllë të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollore, godinat e gjykatave, prokuroritë, disa ministri, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në pesë qytete të Malit të Zi./DW/

The post Mali i Zi në heshtje zgjedhore, zgjedhjet parlamentare nën hije alarmi për bomba appeared first on Albeu.com.

Begaj mesazh qytetarëve disa orë para heshtjes zgjedhore: Hidheni votën me përgjegjësi!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj iu është drejtuar qytetarëve me një mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta hedhin votën me përgjegjësi, pasi të zgjedhurit e tyre do të jenë përgjegjës për cilësinë e jetesës dhe mundësitë që do të krijohen.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar votues!

Është mbyllur tashmë sipari i propozimeve që ju keni dëgjuar për disa javë gjatë fushatës elektorale.

Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur, kur kanë dashur dhe me intensitetin e paevitueshëm të propozimeve partiake.

Tani të gjithë duhet të heshtin, sepse ju do të flisni! Dhe kjo është thelbësorja, vota juaj!

Zgjedhjet vendore ju japin mundësinë për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës.

Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni nesër, do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj.

Ata do kenë detyrimin e mirëmenaxhimit të burimeve vendore dhe për të krijuar nëpërmjet tyre mundësi të reja zhvillimi për projektet e së ardhmes për qeverisjen vendore.

Ndaj ju lutem hidheni votën tuaj me përgjegjësi, pa e anashkaluar këtë moment shumë të rëndësishëm për qytetet e komunitetet tona.

The post Begaj mesazh qytetarëve disa orë para heshtjes zgjedhore: Hidheni votën me përgjegjësi! appeared first on Albeu.com.

Sot heshtje zgjedhore, nesër mbahen zgjedhje në 6 bashki të vendit
Sot është heshtje zgjedhore. Nesër, 6 mars 2022, do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që janë pa kryetarë; Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnjë dhe Vorë.

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje zyrtarisht nisi më 19 shkurt dhe partitë që garojnë janë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” (LSI dhe PDK).

Ish-kryeministri Sali Berisha, në këto zgjedhje lokale i është bashkuar koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, megjithatë emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument, sipas vendimit të KQZ-së.

Në marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit nënvizohet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtues politik i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit.

Këto zgjedhje kanë gjetur Partinë Demokratike të ndarë, për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët që prej muajit shtator kanë përçarë partinë dhe demokratët.

Partia Socialiste kandidon me këta emra:

Emiriana Sako, Bashkia Durrës

Majlinda Angoni, Bashkia Shkodër

Rahim Spahiu, Bashkia Dibër

Edison Memolla, Bashkia Rrogozhinë

Blerim Shera, Bashkia Vorë

Eriselda Sefa, Bashkia Lushnjë

Partia Demokratike kandidon me këta emra:

Luan Hoti, Bashkia Durrës

Ferdinand Saraçi, Bashkia Rrogozhinë

Xhemal Bushati, Bashkia Shkodër

Indrit Sefa, Bashkia Lushnjë

Ymer Marku, Bashkia Vorë

Luan Haka, Bashkia Dibër

“Shtëpia e Lirisë” kandidon me këta emra:

Elton Bano, Bashkia Lushnje

Bardh Spahia, Bashkia Shkodër

Premtim Kryemadhi, Bashkia Dibër

Ardian Muka, Bashkia Durrës

Hekuran Xhani, Bashkia Rrogozhinë

Lulzim Vrana, Bashkia Vorë./albeu.com

The post Sot heshtje zgjedhore, nesër mbahen zgjedhje në 6 bashki të vendit appeared first on Albeu.com.

Kosova në heshtje zgjedhore
Sot në orën 07:00 të mëngjesit ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, që do të mbahen nesër

Sipas Ligjit për Zgjedhje, kandidatët kanë kohë të bëjnë fushatë 30 ditë, pavarësisht se këtë herë fushata është zhvilluar shumë më ndryshe shkaku i pandemisë.

Për zgjedhjet që do të mbahen nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, nga të cilat 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 5364 kandidatë, nga ta janë 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5198 kandidatë për kuvende komunale.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 prej tyre do të votojnë për herë të parë./Express

The post Kosova në heshtje zgjedhore appeared first on Albeu.com.

Heshtje zgjdhore! Nesër demokratët zgjedhin kryetarin e PD-së
Sot PD është në heshtje zgjedhore, ndërsa ditën e nesërme anëtaët demokratë do të zgjehdin kryetarin që do të drejtojë partinë.

Përballë kryetarit actual Lulzim Basha është Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Janë rreth 75 mijë anëtarë të PD që do të kenë të drejtën e votës ditën e diel dhe do t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave anëtarët do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Kujtojmë se ditët e fundit të gjithë kandidatët kanë zhvilluar takime me demokratët në të gjithë vendin dhe data 13 qershor do të jetë vendimtare se kush do ta marrë drejtimin e PD-së./albeu.com

The post Heshtje zgjdhore! Nesër demokratët zgjedhin kryetarin e PD-së appeared first on Albeu.com.

Transmetuan kronika politike ditën e heshtjes zgjedhore: KQZ gjobit me 20 milionë lekë RTSH-në, 2 televizione të tjera mbeten pezull
Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka gjobitur sot me 20 milion lekë Radio-Televizionin Shqiptar (RTSH) pasi ka transmetuar reklama zgjedhore ditën e heshtjes zgjedhore. Në datë 24 prill, sipas raportit që AMA ka depozituar në KQZ, vërehet se RTSH ka shkellur Kodin Zgjedhor.

“RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë trasmetuar kronika politike në periudhën e heshtjes zgjedhore”, u shpreh sekretari i KQZ, dhe pas tij Celibashi lexoi vendimin.

“Vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milion lekëve gjobë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe kundër tij mund të bëhet ankim”, tha Celibashi, pas parashtrimit që bëri sekretari i KQZ.

Gjithashtu, në raportin e AMA-s të dorëzuar në KQZ, është vërejtur se Top Channel dhe Report Tv kanë transmetuar reklama politike në ditën e zgjehdjeve.

“-Top Channel dhe Report TV kanë transmetuar reklama politike të cilat japin udhëzime për mënyrën e votimit në datë 25 prill. AMA ka dalluar se ka elementë të çorientimit për ata që e ndjekin”, u shpreh sekretari i KQZ, por për këto dy subjekte nuk u mor vendim.

The post Transmetuan kronika politike ditën e heshtjes zgjedhore: KQZ gjobit me 20 milionë lekë RTSH-në, 2 televizione të tjera mbeten pezull appeared first on Albeu.com.

Vrasje, përgjime dhe plagosje/ Java e “çmendur” që mbylli fushatën zgjedhore në Shqipëri (FOTO LAJM)
E gjithë politika dhe mediat në Shqipëri sot janë në heshtje zgjedhore.

Ditën  e nesërme shqiptarët do të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit, ndërkohë që java që lamë pas nuk ka qenë aspak e qetë.

Madje ajo ka qenë e mbushur me ngjarje, me skandale dhe vrasje.

Përgjimet e Artan Lames

Gazetari investigativ, Artan Hoxha publikoi një audio e cila zbuloi skandalin e madh për legalizimin e banesave të shqiptarëve nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

“100 mijë objekte të cilat ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz që po u the që nuk bëhet, ia hodhe palës tjetër. U bënë mish për top për palën tjetër. Pra do të vazhdojnë të trajttohen do të shikohet, do ta diskutojmë dhe do rishohim… “-thoshte Lame duke mësuar se si të gënjejnë 100 mijë pronarë të cilët mund të kthehen vota për opozitën.

“Vrasja” e mbetur në tentativë”

Një ngjarje e rëndë u parandalua nga një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i cili ka ndërhyrë menjëherë pasi u gjend rastësisht në vendngjarje.

Ngjarja kriminale filloi ku dy persona janë përleshur me grushta dhe më pas situata është agravuar deri në atë pikë sa njëri nga personat i indetifikuar si Taulant Mekollari, mori makinën dhe sulmoi çiftin e bashkëshorteve.

Sulmi me thikë në xhaminë ‘’Dine Hoxha’’

Një person hyri me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”, që ndodhet në Rrugën e Kavajës dhe qëlloi me thikë 6 besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes. Autori Rudolf Nikolli u arrestua nga policia dhe Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg’’ për 34 vjeçarin.

I riu teksa është njohur me akuzën e” veprimeve me qëllime terroriste”, ka deklaruar se është përndjekur nga besimtarë myslimanë prandaj ka ndërmarrë atë akt ekstrem.

Ai ka shtuar se prej kohësh nuk ka konsumuar ilaçet që i kanë dhënë nga spitali psikiatrisë ku ka qenë shtruar pak kohë më parë.

Vrasja politike në Elbasan

Ditën e mërkurë në lagjen 5 Maji në Elbasan, gjatë një konflikti mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosen katër persona të tjerë, mes tyre dhe efektive e policisë. Personat e plagosur janë Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe police. Autori i vrasjes është  Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s por edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasani.Ky i fundit qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas u vetëdorëzua në polici.

Dhuna ndaj aktivistes së PD-së Elsa Bita

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Elsa Bita, aktivistja e PD-së ka denoncuar duke thënë se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjëksore dhe SHÇBA ka nisur hetimet pas denoncimit të dhunës të ushtruar nga ai ndaj aktivistes. /albeu.com/

The post Vrasje, përgjime dhe plagosje/ Java e “çmendur” që mbylli fushatën zgjedhore në Shqipëri (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet marrin vëmendjen e botës, mediat e huaja: Klimë e tensionuar
Teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga nisja e procesit zgjedhor, Shqipëria ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se klima zgjedhore është e tensionuar teksa ka përmendur gjithashtu edhe ndikimin e pandemisë së COVID-19.

“Në një klimë veçanërisht e tensionua , por edhe me ndikim nga nga Covid-19 në Shqipëri do të mbahen të dielën zgjedhjet parlamentare . Në vitet e fundit vendi ka përjetuar një krizë të tensionuar politike , me ekzagjerime verbale, ndërsa opozita bojkotoi parlamentin.”- shkruhet në gazetë.

Ndër të tjera në artikull flitet edhe për sondazhet parazgjedhore teksa cilësohen si të paqarta për një rezultat të përafërt.

“Sipas sondazheve të fundit, Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, po garon për rizgjedhje për të tretën herë me radhë, por analistët thonë se rezultati është i paqartë.”-  shkruhet ndër të tjera.

Artikulli i plotë:

Në një klimë veçanërisht e tensionua , por edhe me ndikim nga nga Covid-19 në Shqipëri do të mbahen të dielën zgjedhjet parlamentare . Në vitet e fundit vendi ka përjetuar një krizë të tensionuar politike , me ekzagjerime verbale, ndërsa opozita bojkotoi parlamentin.

Sipas sondazheve të fundit, Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, po garon për rizgjedhje për të tretën herë me radhë, por analistët thonë se rezultati është i paqartë.

Rama është përballur me Partinë Demokratike të drejtuar nga  Lulzim Basha , i cili ka në koalicion shumë parti të vogla.

Periudha parazgjedhore u karakterizua nga fyerje, akuza për korrupsion dhe incidente të dhunshme midis dy partive të mëdha . Një anëtar i Partisë Socialiste humbi jetën në një shkëmbim zjarri me mbështetësit e demokratëve. Në këtë kontekst, partia LSI e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës fillimisht, u kthye në një kundërshtar të ashpër, kërkon që procesi të jetë i rregullt.

Zgjedhjet dhe pakica greke

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipëri , i është bashkuar aleancës së Partisë Demokratike me të vetmin qëllim rrëzimin Edi Rama nga qeverisjen e vendit. Kreu i BPBDNJ, Vangjel Dule, kandidion në Tiranë, në vend të sigurt.

Partia e vogël e pakicës EEM-MEGA, vazhdon bashkëpunimin me Edi Ramën, Niko Kuris është vendosur në një pozicion të sigurt në listën e Partisë Socialiste nëVlorë.

Po ashtu, Vangjel Tavo është vendosur në krye të listës LSI në rajonin e Gjirokastrës, duke pretenduar rizgjedhjen e tij.

Pengesat për shkak të Covid-19 në kufi

Numri i shqiptarëve që do të votojnë mbetet i dyshimtë, përfshirë mijëra të mërguar, që jetojnë në Greqi. Qeveria Rama vendosi një karantinë 14-ditore për ata që kalojnë kufirin. Kjo lëvizje vlerësohet nga organizatat e të huajve por edhe nga partitë e opozitës në Shqipëri, që synon të parandalojë ata qytetarë shqiptarë që duan të udhëtojnë për të votuar të dielën.

Rama “voton” për Erdoganin

Zgjedhjet do të mbahen me një “aromë” të fortë turke, pasi Presidenti turk Rexhep Taip  Erdogan deklaroi publikisht mbështetjen e tij për Edi Ramën , “duke dhuruar” një spital të ri në qytetin e Fieri që u përurua kohët e fundit.

Spital, i cili është përshëndetur si një simbol i miqësisë shqiptaro-turke në të dy anët , u përfundua në muaj vetëm dy e gjysmë. Interesimi i bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjet e së Dielës është veçanërisht i lartë.

The post Zgjedhjet marrin vëmendjen e botës, mediat e huaja: Klimë e tensionuar appeared first on Albeu.com.