hergi llupi Archives - Albeu.com

Messi me shokë për të shkruar historinë, pse Argjentina mund ta fitojë Kupën e Botës Katar 2022
Analizë nga Hergi Llupi

Duhen edhe gjashtë ditë për të arritur te dita e shumëpritur nga të gjithë, ku më datë 18 dhjetor, në orën 16:00, do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës.

Dy gjysmëfinalet janë Argjentinë-Kroaci, e cila do të luhet në 13 dhjetor të orës 20:00, dhe tjetra është Francë-Marok, e cila do të luhet në datën 14 dhjetor të orës 20:00.

Në fakt, të gjithë i kanë sytë te Argjentina dhe Messi. Skuadra e Scaloni nuk ka bërë paraqitjet më të mira të mundshme këtë Botëror, por ata kanë një armë më tepër për të bërë mrekullinë dhe që Messi të kurorëzohet me të vetmin trofe që i mungon në karrierën e tij. Në vitin 2014, Argjentina u afrua shumë për të prekur e për të ngritur trofeun më të rëndësishëm, por goli i Mario Gotze në “frymën e fundit” bëri që Messi dhe ekipi i tij të merrnin vetëm nga një medalje.

Këtë herë, ata janë përsëri në rrugën e duhur, edhe pse përballë në gjysmëfinale kanë një Kroaci tepër të fuqishme. Skuadra e Scalonit ka një favor, atë të të luajturit si një grup, dhe jo si individë. Duke mos llogaritur humbjen e befasishme ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të tyre hapëse të Katar 2022, të cilët u mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-2, ata kanë bërë një rrugëtim të mbarë deri më tani, ku ajo që bie në sy është se Argjentina nuk ka fituar me më shumë se tre gola të shënuar nga ana e tyre.

Kjo nuk tregon vetëm të mos paturin fat para portës, por edhe fakti se ata menaxhojnë mirë psikologjinë dhe mënyrën e të luajturit. Një fitore e mahnitshme ndaj Meksikës me rezultatin 2-0, ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, ndaj Australisë me rezultatin 2-1 dhe me Holandën me penallti, pas një rezultati 2-2 pas 120 minutash.

Emiliano Martinez si gardian i portës, një portier fizikisht i përgatitur dhe tepër i qetë ndaj kundërshtarëve. Një mbrojtje me tre dhe me muskuj, ku Martinez, Otamendi dhe Romero formojnë këtë rrjeshtim “agresorësh”. Mesfusha nuk është më e mira e mundshme, por me Acuna dhe Molina në krahët e mefsuhës, të cilët nuk dorëzohen kollaj, jep një shpirt luftarak në ekip dhe një siguri.

Mac Allister dhe Fernandez janë surpriza e kësaj kombëtareje, ku emrat e tyre kanë spikatur në këtë Botëror. De Paul është ai i cili shtynë dhe tërheq në mesfushë, një luftëtar i palodhur i cili deri në bilbilin e fundit nuk ndalet së vrapuari. Sulmi është i miksuar, me Messin i cili starton si në krye të sulmit, por gjatë lojës ai ndryshon pozicion shpesh dhe bën që kundërshtarët të shkojnë pas tij, duke bërë që pjesa tjetër e të kaltërve të ngelen të pa markuar.

Sulmuesi tjetër, Alvarez ose Martinez, janë dy lojtarë të cilët janë të aftë të shënojnë, por Lautaro Martinez, edhe pse nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike pasi vuan nga një dëmtim, ka një karakteristikë ku pak sulmues e kanë. Lautaro Martinez nuk e ka më kot nofkën “El Toro”, pasi sulmuesi zikaltër ushtron presion të lartë brenda zonë të kundërshtarit duke bërë që të vendosen në vështirësi të lartë kundërshtarët dhe të humbasin kontrollin e lojës.

Ky është vallëzimi i fundit i Lionel Messit në Kupën e Botës, dhe është parë që ai merr përsipër të gjithë peshën e sfidave pasi e dëshiron me patjetër të ngrejë kupën e artë në qiell. Kroacia është një pengesë e madhe, ku ka një mbrojtje të fortë dhe teknike, por është mesfusha që bie më shumë në sy. Modric-Kovacic-Brozovic, janë një treshe jo vetëm teknkike, por edhe e palodhur.

Janë vetëm dy ndeshje të cilat do të përcaktojnë nëse Argjentina do të jetë finaliste, dhe nëse Messi do të mundet të ngrejë Kupën e Botës./albeu.com

The post Messi me shokë për të shkruar historinë, pse Argjentina mund ta fitojë Kupën e Botës Katar 2022 appeared first on Albeu.com.

Propozimi në Camp Nou e dasma me fanellën e Barcelonës, çifti bëhet viral në të gjithë botën (VIDEO)
Intervistë nga Hergi Llupi

Kemi mundur shpesh të shohim video nëpër rrjetet sociale ku propozimet për martesë nëpër ambiente të ndryshme dhe aspak të zakonshme ndodhin.

Një nga këto momente ka ndodhur në stadiumin e Camp Nou vitin e kaluar. Ricardo Preciado ka propozuar për martesë partneren e tij Nathalie Hernandez, pikërisht në stadiumin Camp Nou të Barcelonës. Çifti simpatik janë tifozë të betuar të Barcelonës për vite të tëra.

Për fat të keq, stadiumi ishte i boshatisur pasi tifozët e Barcelonës u larguan sepse ekipi i tyre ishte duke humbur dhe ata të revoltuar u larguan.

Nathalie dhe Ricardo janë 32 vjeç, nga Guadalajara e Meksikës. Nathalie punon si grafik dizanjer ndërsa Ricardo është një organizues eventesh nëpër koncerte dhe turnamente sportive. Dyshja simpatike u bë viral në momentin kur Barcelona postoi videon e tyre gjatë propozimit në Camp Nou. Ata njihen në të gjithë qytetin e tyre si dy tifozët më të apasionuar pas ekipit spanjoll.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e abcnews, Hergi Llupi, ata kanë ndarë emocionet dhe pamje vërtetë të rralla gjatë dasmës së tyre.

Sa vite keni që jeni tifozë të Barcelonës?

Ne kemi shumë vite që jemi tifozë besnikë të Barcelonës. Unë (Nathalie) kam 19 vite tifoze e klubit katalanas, ndërsa bashkëshorti im, Ricardo, ka 25 vite.

Si ishte ndjesia kur morët propozimin për martesë nga Ricardo në Camp Nou?

Ishte dita më e bukur e jetës sime! Ishte një ëndërr e realizuar, gjithmonë doja një propozim martese në stadium, sepse e dua futbollin që kur isha fëmijë dhe për mua ishte një surprizë e madhe.

Kur patë videon e propozimit të postuar nga klubi i Barcelonës, si reaguat?

Ishim në shok që të dy! Asnjëherë nuk e prisnim sepse ditën që ndodhi propozimi stadium ishte i boshatisur për shkak të rregullave të Covid. Ditën tjetër ne ishim bërë viral në të gjithë botën. Unë (Nathalie) isha duke qarë nga lumturia, ishim shumë të lumtur!

Si ju lindi ideja të shkonit në dasmën tuaj me fanellën dhe çorapet e Barcelonës?

Në qytetin tonë të gjithë na njohin si tifozët më të mëdhenj të Barcelonës, kështu që ne përfshimë shumë gjëra nga Barcelona në dasmën tonë. Por gjëja kryesore dhe më e veçantë ishte fanella dhe çorapet, dhe të gjithë filluan duke kënduar himnin e klubit të Barcelonës.

Si reaguan të ftuarit ju panë kështu?

Ata ishin shumë të emocionuar sepse ata e prisnin që ne të bënim diçka lidhur me Barcelonën, por nuk e dinin që do të bënim atë gjë. Të gjithë ishin shumë të lumtur duke kënduar e kërcyer për ne.

Ne tani jemi shumë të lumtur për gjithçka që ka ndodhur me ne, nga momnenti i propozimit, tek viraliteti i videos tonë dhe deri te dasma. Tani ne po përgatitemi për muajin tonë të mjaltit që do e bëjmë në Katar për Kupën e Botës. Jemi shumë të emocionuar për ndeshjen Argjentina-Meksikë, sepse do të dshohim kombin tonë të ndeshet kundër kombëtares së idhullit tonë, Messi.

The post Propozimi në Camp Nou e dasma me fanellën e Barcelonës, çifti bëhet viral në të gjithë botën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani, “Jorginho” i vogël i cili është gati për Interin
Editorial nga Carlo Pizzigoni, përkthyer dhe përshtatur nga Hergi Llupi

Bota ndryshon futbollin. Futja e të dhënave të mëdha, studimi i çdo situate me analiza të ndeshjeve, përgatitja fizike gjithnjë e më e sofistikuar që sot tregon sportistë të vërtetë në çdo nivel profesional. Edhe në krahasim me vetëm pesë vite më parë, po flasim për një sport tjetër.

Bota ka ndryshuar me futbollin. Në përzgjedhjet që kemi vëzhguar në këtë “dritare” të FIFA-s, vëmë re gjithnjë e më shumë se sa skuadra përfaqësohen nga të rinjtë e brezit të dytë, pra fëmijë nga diaspora, çifte me prindër nga kombe të ndryshme apo që kanë ardhur shumë të rinj në vendin e tyre, atdheu i ri.

Keqardhje e kombëtares së Italisë?

Willy Gnonto, me fillimin kundër Hungarisë, ka lindur në Verbania nga prindër të Fildishtë dhe është rritur këtu edhe në futboll, duke zgjedhur kombëtaren italiane. Nicola Zalewski, i cili shpërtheu vitin e kaluar në rolin e të pestit të majtë në Romë, zgjodhi në vend të tij kombëtaren e prindërve të tij, Poloninë. Padyshim legjitim dhe i respektueshëm, por është vërtet turp të mos mund ta kemi si përfaqësues blu pasi është rritur në sistemin tonë të futbollit. Pikërisht si Kristjan Asllani, i lindur në Shqipëri dhe mbërriti në Itali në vitin 2000, në Buti të provincës së Pizës në moshën dy vjeçare. Ai është formuar nga një prej sektorëve më të mirë të të rinjve në vendin tonë, ai i Empolit, por do ta shohim si protagonist me fanellën e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar. Për më tepër,

debutimi i Kristjanit me Kombëtaren U21 të Shqiponjave daton në qershor të vitit 2021, kur Asllani u tregoi shumë njerëzve të brendshëm se sa vlen. Në janar të atij viti ai veshi tashmë fanellën e ekipit të parë të Empolit, në një ndeshje të Kupës së Italisë dhe në fund të atij sezoni do të jetë një nga elementët kyç të fitores së ekipit toskan në Primavera, kampionatin.

‘Parashikimi’ i Andreazzolit

Ata që ndoqën rrugën e tij rinore tashmë e dinë se çfarë lloj lojtari kemi përballë dhe çfarë perspektive mund të tërheqim për të. Në maj të vitit 2022, pak para një ndeshjeje Inter – Empoli, jam në margjinat e stadiumit San Siro, shoh Aurelio Andreazzoli të kalojë, magjistari që në atë sezon e bëri Empolin të luante futbollin më të mirë në Itali, duke e shpëtuar atë me muaj të tërë. “Zotëri, zotëri”. Ai afrohet dhe së bashku me Lele Adanin dhe drejtorin sportiv Pietro Accardi fillojmë të flasim për garën dhe sezonin që po mbyllet triumfalisht për Empolin. Në një moment Adani e pyet Andreazzolin: “Kam pak kohë që e ndjek Asllanin dhe më pëlqen shumë, ku mund të shkojë Asllani?”. Përgjigja e teknikut është e detyrueshme. Kthehet drejt fushës dhe tregon: “këtu”. Aurelio do të thotë niveli, ai është një lojtar i San Siros, me pak fjalë, dhe në vend të kësaj pas asaj ndeshjeje në të cilën ai luan një pjesë të parë përrallore të sezonuar me një gol të mrekullueshëm, i pari në Serie A, do të jetë Meazza, shtëpia e tij e radhës.

Zgjodha të rikthej thelbin e diskutimit, atë vërtet të rëndësishëm. Skena e ndeshjes në vijën anësore filloi me një qortim. Trajneri më akuzoi se nuk kisha organizuar darkën me Adanin, siç kisha marrë përsipër të bëja në takimin tonë të parë. Një takim në shtator, në Monteboro, selia e Empolit, ku tashmë flitej për Asllanin dhe perspektiva shumë të larta. Në fillim të kampionatit, përballë mbrojtjes ishte Samuele Ricci, Asllani kënaqej të ishte rezervë e tij. “Koha e tij do të vijë së shpejti, ai po përgatitet i madh, ai është një Jorginho i vogël, ky djalë është një sfungjer, ju i jepni një aluzion dhe në veprimin e radhës e shihni atë tashmë të asimiluar”. Ricci shkon në Torino në janar dhe Asllani nuk lëviz më nga njëmbëdhjetë emrat e parë të listës.

Asllani sheh futbollin

Sa e vështirë është të shohësh talente të mëdha në ekipet e të rinjve? Jo aq e vështirë

Sa e vështirë është t’i sjellësh këto aftësi, në një kohë të shkurtër, me të rriturit? Shume e veshtire.

Asllani e sheh futbollin sot, futbollin e ka parë thuajse gjithmonë, që kur ka ardhur ne Empoli me këshillën e ish-qendërmbrojtësit blu Lorenzo Pratali, i cili i përket Butit dhe aty e njeh talentin e këtij djali që luan pa dallim me të dyja këmbët tashmë në gjashtë vjet.

Buti, Empoli, San Siro, dhe një gol nga mesfushori sulmues. Ndeshja në të cilën folëm do të shënojë golin e tij të parë në ligën e parë, ai e luan atë si numri 10: një përjashtim (ai praktikisht ka luajtur gjithmonë në median me tre lojtarë në sektorin e të rinjve të ekipit toskan). Një përjashtim që flet për aftësitë e tij si futbollist, njeh kohën dhe hapësirën me lexime të cilësisë më të lartë, aq sa një vëzhgues i një klubi të madh të huaj më kishte thënë, duke parë natyrshmërinë e tij në rol: “A je i sigurt që ai nuk ka luajtur kurrë atje? Lëviz si një trokar!”

I sigurt.

Numri i pranimit 2. Në bisedën e parë me Andreazzolin, trajneri më kishte konfirmuar dhe nënvizonte vazhdimisht seriozitetin e djalit (dhe të familjes), se ambienti i Empolit kishte nxituar të më nënshtrohej, sapo e futa temën. .

Nën hijen e Lukakut

Pak veta e vunë re në prezantimin zyrtar të Kristjanit, pasi ajo u zhvillua në të njëjtën ditë me atë të Lukakut, me fotografë dhe gazetarë të zënë duke parë kthimin e belgut në shtëpi. Asllani ishte shumë i emocionuar por tashmë i përgatitur, njihte historinë e Interit dhe kishte studiuar atë të qytetit të tij të ri, Milanos. Një detaj që tregon shumë për të dhe që ndoshta do të mbahet mend një ditë në rrëfimin ex post që përdor sot.

Fillimi i para-sezonit e pa atë protagonist, jo vetëm në rolin e tij klasik, por edhe përkrah Brozovic: në një ekip që lufton për të gjetur kreativitet dhe hapësirë, veçanërisht kur sulmon një mbrojtje të vendosur, cilësitë e tij duken perfekte për t’i dhënë atij një sezon me minuta cilësore. Edhe kroati tregoi menjëherë se është i kënaqur me të riun shqiptar: kush e kupton mirë futbollin ndihet mirë me EpicBrozo, do të thosha se është e vetmja mënyrë për të mos pësuar shigjeta gjatë ndeshjes.

Megjithatë, pas një ndeshje miqësore ndaj Villarrealit në Pescara, Asllani humbet terren në hierarkinë e Simone Inzaghit, i cili i jep vetëm pak minuta, 24 në ligë dhe 6 në Champions. Një zgjedhje që pakkush e kupton, duke nisur nga tifozët e Interit që e panë sezonin të palindur ashtu siç shpresohej dhe që prej kohësh kërkojnë ndryshime dhe fleksibilitet më të madh nga trajneri i Piacenza. Lëndimi i Marcelo Brozovic në ekipin kombëtar duhet ta katapultojë atë në njëmbëdhjetëshen më të mirë duke filluar nga e diela. 30 minuta janë të pakta për një përgatitje adekuate, por kreu i djalit të gjithë thonë se është gati për kërcim, edhe nëse një ekip me pak siguri si ai i sotëm i drejtuar nga Simone Inzaghi nuk është ndoshta ideal për të lënë gjurmë, por për ata që e bëjnë këtë, ata njohin dhurata të mëdha, është pothuajse e natyrshme të kërkosh të mos kujdesesh për njëzet vitet e tij.

Në fund të fundit, për këtë djalë të lindur në Shqipërinë e mesme në mars 2002, fusha ka folur gjithmonë dhe vetëm./ h.ll/albeu.com

The post Kristjan Asllani, “Jorginho” i vogël i cili është gati për Interin appeared first on Albeu.com.

Futbolliste, instruktore fitnessi dhe crossfiti, njihuni me Bleonën, vajza e cila ka si shembull CR7
Jemi mësuar që të shohim gjithmonë djem që janë futbollistë, basketbollistë, instruktorë palestre etj.

Femrat nuk i shohim shumë në botën e futbollit, të paktën në Shqipëri. Zakonisht, ato janë të shpërndara në volejboll, basketboll ose në instruktore fitnesi për gjininë e tyre.

Por rasti në fjalë është komplet ndryshe nga se jemi mësuar ne, ose më saktë, të gjitha të lartëpërmendurat mund t’i vendosim te sportet e saj.

Bleona Koka është vajza 24-vjeçare e cila është një multi-sportiste e vërtetë, nga ato vajza që këtu të paktën nuk arrijmë t’i dëgjojmë shpesh. Bleona ka lindur dhe është rritur në Tiranë, por me origjinë nga Dibra. Sportin e ka nisur në moshën 19 vjeçare, pak vonë por më mirë se kurrë. Shoqëria që ajo ka pasur në gjimnaz ishin sportistë dhe të gjithë i flisnin për Universitetin e Sporteve. Bleona mbaroi gjimnazin dhe shkoi pikërisht atje, për të provuar fatin e saj dhe për të matur vullnetin dhe dëshirën. Sot, ajo është një instruktore fitnesi dhe crossfiti, por gjithashtu mesfushorja e krahut e ekipit të Partizanit për femra.

Në një intervistë me gazetarin e Abc News, Hergi Llupi, Bleona Koka ka rrëfyer dëshirën e madhe, pasionin dhe dashurinë që ka ajo për sportin.

Kur e ke kuptuar që je ndërtuar për t’u marrë vetëm me sport?

“Kur fillova të stërvitem rregullisht dhe nuk i lejoja vetes shumë ditë pushimi, atëherë kur “jo shumë vap, jo shumë  ftoht, jo përtoj” nuk ishin pjese e fjalorit tim, atëherë kur për relaksim preferoja  një stërvitje intensive.”

Cili është sporti për të cilin nuk mund të bëje dot pa të?

“Nuk e shoh jetën time pa një sport, pa aktivitet fizik, kjo është e rëndësishmja.

Por nëse duhej të zgjidhja një, do të thoja futbollin, edhe pse si sportiste e kam nisur vonë, dua të them që ka qenë pjesë e jetës time si tifoze e tij.”

Si lindi dëshira për t’u bërë një futbolliste?

“Dëshira ka qenë që e vogël por nuk kam pasur mundësinë të stërvitesha. Pengesë ka qenë edhe mentaliteti që një femër të bëj sport dhe sidomos futboll.

Pas shumë fjalësh të  nga shoqëria për të vazhduar në klubin ku ato vetë stërviteshin, vendosa të vazhdoj, një tjetër vendim shumë i bukur për mua.”

Instruktore palestre dhe futbolliste, ku e gjeni veten më shumë?

“Duke qenë se futbolli ka akoma shumë vështirësi, nuk ka vëmendjen e duhur e shumë gjëra të tjera , edhe une (si shumë të tjerë )  preferoj ta vazhdoj akoma. Zgjedh futbollin edhe pse vazhdimesia e tij nuk do jete e gjatë.”

Sa kohë keni që jeni pjesë e klubit të Partizanit dhe cili është roli juaj në fushë?

“Së pari dua të them që është një ëndërr e realizuar të jem pjesë e ktij klubi, duke qenë se jam një mbështetëse e “demave të kuq”. Pjesë e klubit Partizani  jam që prej krijimit të tij, 25 shtator 2020. Pozicioni im në fushë është mesfushore e djathtë.”

Idhulli juaj në futbollin shqiptar ose të huaj, cili është?

“Disiplinë, përkushtim maksimal ndaj stërvitjes dhe regjimit, do të thoja Cristiano Ronaldo, motivohem shume nga ai dhe përshtatem në aspektin që më pëlqen të ushtrohem shumë për të arritur atë që unë dua.”

Çfarë synimi keni për të ardhmen, cila është ëndrra juaj për të cilën po punoni fortë që ta realizoni?

“Jam në një mision ku dua te motivoj njerzit cdo dite.

Gëzohem shumë kur dikush më dërgon nje screenshot të distancës që ka berë sot me vrap, kur më dërgojnë video që kanë përparuar në një ushtrim në palestër, kur më thonë që “herës tjetër dua të ngjitem edhe une në një mal si ty” apo “dua të dal edhe unë me bicikletë”.

E dua shumë këtë gjë dhe dëshira është shumë e madhe që kjo të vazhdoj deri në fund.”

Eksperienca më e vështirë që keni përjetuar ( në lidhje me sportet që praktikon) dhe a keni dashur që të shkëputeshit?

“Çdo sport ka vështirësinë e vet, dashuria për të është e madhe dhe që ne momentin që kam vendosur të bëj sport, kam marr parasysh cdo vështirësi që mund të has gjatë rrugës.”

Keni ndonjë mesazh për të rinjtë shqiptarë rreth sportit?

“Të bësh aktivitet fizik nuk eshte asnjëherë një ide e keqe.

Të pëlqen futbolli, filloje!

Basketbolli? Provoje dhe kte.

Deshiron të bësh vrap, nisu!

Bëj çfardo që të kesh qef, vetëm bëje.

Nuk është e thënë të jesh më i miri i atij sporti, ama vlerat që ai të sjell janë të medha. Shëndet fizik dhe mendor shumë here më të mirë.

Nuk do jesh gjithmonë kaq energjik, bëj sot sport që të kesh disa rezerva edhe per të ardhmen.”/ Hergi Llupi, Abcnews.al

The post Futbolliste, instruktore fitnessi dhe crossfiti, njihuni me Bleonën, vajza e cila ka si shembull CR7 appeared first on Albeu.com.

Inter, Milan apo Juventus? Cili ekip do të jetë i aftë për të fituar Serie A këtë sezon?
Nga Hergi Llupi

Serie A do dhe pak kohë të startojë dhe në mënyrë direkte dihet që do të kemi një përplasje titanësh këtë sezon.

Tre klubet favorite për ta fituar këtë Scudetto janë Inter, Milan dhe Juventus. Koeficientët e basteve nga ekspertët se cili do të jetë i aftë për të fituar këtë trofe, është Inter dhe më pas Juventus, ndërsa Milan zë vendin e tretë si favorit.

Të treja klubet kanë bërë një merkato të shëndetshme deri më tani në këtë pushim veror, ku të tre kanë përforcuar ekipin e tyre.

Pse Inter?

Inter sezonin e kaluar gaboi në muajin e fundit të kampionatit duke humbur pikë të cilat ishin të lehta në letër për t’u fituar. Gjithsesi, zikaltërit kanë kryer disa përforcime të konsiderueshme këtë merkato verore. Rikthimi Lukakut ishte i bujshëm. Zikaltërit kishin nevojë për një dyshe sulmi më pjellore, edhe pse në përgjithsi në skuadër ata janë të përfshirë pothuajse të gjithë në shënimin e golave. Dyshja Lautaro-Lukaku i ka dhënë rezultatet në dy sezone, atëherë kur Conte ishte trajneri i tyre. Mesfusha është përforcuar, me Kristjan Asllanin  dhe Mkhitaryan të afruar. Lojtari i kombëtares shqiptare u afrua nga Interi me iden se do të ishte një zëvendësues i Brozovic, por në këto ndeshje përgatitore ka treguar vlerat e tij, dhe ka bërë Inzaghin të kuptojë se djaloshi shqiptar është më shumë se një rezervë, është një lider.

Mkhitaryan është një lojtar që do të përdoret për rotacione, por ekpserienca e tij do të nevojitet në fushën e lojës. Më pas kemi Brozovic-Barella-Calhanoglu, një treshe mesfushe me komandant kroatin, të cilët dinë shumë mirë se si të menaxhojnë situatat në fushën e lojës.

Krahët e mesfushës janë dobësuar pak që pas largimit të Perisic. Gosens në të djathtë dhe Dumfries në të majtë mund të jenë titullarët e padiskutueshëm të sezonit, të ndihmuar nga Darmian-Bellanova-Dimarco. Mbrojtja është një mur i vërtetë. Duke konsideruar që nuk do të ndryshojë deri në fund të merkato, Skrinar, De Vrij dhe Bastoni kanë treguar se janë së bashku një repart i egër, teknik dhe sulmues në të njejtën kohë. Portieri titullar mendohet se do të jetë Handanovic, por performanca e Onana në këto miqësore duket se do të lërë në hije eksperiencën e Handanovic. Zikaltërit janë një ekip që di të mbrohet dhe të sulmojë shumë mirë, ka qetësinë e duhur në mbrojtje dhe kontrollin madhështor në mesfushë, dhe një sulm që prodhon më shumë se 30 gola në sezon.

Pse Juventus?

Juventus ka nevojë të ngrejë kokë. Pasi la stafetën e Scudettos, gjërat nuk kanë shkuar mirë për ta.

Këtë merkato, ka realizuar disa goditje të mëdha me emër. Bremer, Di Maria dhe Pogba janë tre afrime të jashtëzakonshme, edhe pse francezi do ta nisë me vones sezonin pas dëmtimit që pësoi. Sulmi i Juves do të jetë me të vërtetë i rrezikshëm për kundërshtarët, me Vlahovic, Di Maria dhe Chiesa, i cili u rikuperua plotësisht nga një dëmtim i rëndë. Kjo treshe besohet se do të jetë pjellore në sasinë e golave të shënuar.

Mesfusha është kompakte dhe fizike, por edhe teknike. Pogba, Zakaria dhe Locatelli pritet të jetë treshja startuese për këtë sezon. Mbrojtja ndoshta nuk është premtuese, por ka brenda agresivitet dhe teknikë. Në të majtë Alex Sandro ose Cambiasso, në qendër dyshja Bremer-Bonucci dhe në të djathtë Cuadrado. Porta dihet që do të ketë gardianin polak, Szczesny.

Pse Milan?

Milan është kthyer në një ekip që beson deri në momentin e fundit. Këtë gjë e tregoi mirë sezonin e kaluar duke sfiduar një Inter të fuqishëm, edhe pse kishte pësuar disa largime të rëndësishme nga ekipi, me Hakimi, Eriksen, Lukaku dhe Conte.

Gjithsesi, Milan ka një ekip të përgatitur për sezonin e ri, dhe me një detyrë të vështirë, të mbrojë titullin kampion. Maignan në portë është siguri totale. Mbrojtja është e bukur, me një katërshe në prapavijë që tregon besim, edhe pse nuk duket aq e fortë sa e Interit. Theo Hernandez-Tomori-Kalulu-Calabria do të jenë gardianët. Mesfusha është e talentuar dhe me një teknikë ndoshta më të mirë nga dy ekipet e tjera rivale.  Tonali, Benanncer, dhe De Ketelaere mund të jetë treshja startuese, dhe një sulm prej Leao-Giroud-Rebic.

Tre ekipet favorite për Scudetto do të përplasion brirët e tyre për të shkuar deri në fund, aq sa për të ngritur trofeun e madh të kampionatit italian. Rruga është shumë e gjatë, pengesa do të ketë pafund dhe gjendja fizike dhe psikologjike e ekipeve do të ketë më shumë rëndësi se sa vet emrat e përveçëm të përmendur./h.ll/albeu.com

The post Inter, Milan apo Juventus? Cili ekip do të jetë i aftë për të fituar Serie A këtë sezon? appeared first on Albeu.com.

“Fiksuan” edhe Ramën me “jump”, Kaçi-Spahiu për lavdinë në Botërorin e Bilardos
Nga Hergi Llupi

Pandemia i ndali një vit më parë, por tani Eklent Kaçi dhe Besar Spahiu janë gati për Kampionatin Botërot të Bilardors, dyshe-dyshe, në disiplinën 9 ball. Tre vite më parë dyshja e bilardistëve shqiptarë tërhoqën madje edhe vëmendjen e kryeministrit Rama (Shikoni videon këtu).

Edhe pse nuk është se kishte shumë informacion, në një takim elektoral në ai shprehej “uou, janë të paparë”, pasi Kaçi e Spahiu mposhtën Rusinë dhe kaluan në raundin tjetër, ku u përballën me Filipinet. Një “jump” i bilardisti nga Kukësi u bë viral.

Kundërshtarët e tyre ishin perfektë dhe fituan, ndërsa më pas shkuan deri në finale. Tani Kaçi e Spahiu rikthehen sërish dhe në raundin e parë do të përballen me Italinë. Kampione në fuqi është Gjermania, që ka një yll të bilardos si Joshua Filler.

Dyshja shqiptare sigurisht nuk do ta ketë të lehtë, duke parë që në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Britaninë e Madhe në periudhën 14-19 qershor marrin pjesë më të mirët e këtij turneu, madje rikthehet edhe një legjendë si Efren Reyes.

Kaçi dhe Spahiu janë gjithmonë të rrezikshëm për kundërshtarët e tyre, pasi  lojtarët e kombëtares sonë janë të stërvitur shumë mire dhe vizioni i tyre në tavolinën e bilardos është tepër i gjerë.

Nga Botërori i fundit kanë ndryshuar shumë gjëra, Kaçi ka dalë kampion bote në 10 ball dhe së fundmi edhe Spahiu ka bërë një paraqitje të mirë në Eurotour. Të dy së bashku do bëjnë maksimumin për lavdinë, në një sport që shqiptarët e pëlqejnë dhe e praktikojnë masivisht./ h.ll/albeu.com

The post “Fiksuan” edhe Ramën me “jump”, Kaçi-Spahiu për lavdinë në Botërorin e Bilardos appeared first on Albeu.com.

Dikur i dobët dhe “i ngjitur” pas kompjuterit, njihuni me Andin, trajnerin që influencon të rinjtë
Shpesh jemi mësuar të shikojmë dhe të dëgjojmë për futbollistë, boksier apo persona të ndonjë sporti tjetër, por nuk i kemi kushtuar ndonjëherë shumë rëndësi personave të cilët ushtrojnë palestër, trajnerëve të fitnessit.

Ky sport ose ky profesion, ka një rëndësi shumë të madhe për këdo, pasi vlen shumë për shëndetin e çdokujt. Të jesh një traijner palestre nuk është një gjë e lehtë, pasi përveçse duhet të trajnosh veten tënde për të qëndruar në formë, duhet gjithashtu të jesh në gatishmëri të klientëve që t’i ke.

Një nga këta djem të cilët e ushtrojnë këtë sport dhe këtë profesion është Andi Xhafa.

Andi është një djalë 26-vjeçar nga Tirana, i cili ka vite që e ushtron këtë profesion dhe këtë sport. Por Andi ka patur një të shkuar ndryshe nga kjo që ai bën sot. Në moshën e adoleshencës, ai ishte një fizik i dobët, ka qënë i apasionuar pas teknologjisë dhe rrinte gjithë ditën para kompjuterit, dhe shpeshherë ai harronte madje edhe të ushqehej.

Në gjimnaz ai nisi të stërviteshe që të shtonte peshë, pasi fiziku i tij ishte i dobët. Ditët kaluan dhe ai filloi të shihte ndryshime te vetja e tij, u shtua vetëbesimi dhe filloi gjithashtu të shikonte video të ndryshme në internet se si të tjerët stërviteshin. E nisi këtë stërvitje për të ndryshuar diçka te vetja që të mos ishte më i dobët dhe sot është një pasion që vështirë që mund t’i ndahet.

Hera e parë që ai shkeli në një palestër ishte në dhjetor të vitit 2017, katër vite pasi praktikoheshe në shtëpi. Gjithë ajo sakrificë ka bërë që ai sot të ketë një eksperiencë profesionale dhe vullneti i tij sot pasqyrohet te shumë të rinjë që ai mundohet t’i angazhojë personalisht apo edhe nëpërmjet videove të tij në rrjetet sociale.

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Abc News, Hergi Llupin, Andi Xhafa ka shpjeguar gjithçka në lidhje me profesionin dhe sportin e tij të preferuar.

-Sa vite keni që trajnoheni?

Gjithsej kam 9 vite që stërvitem, 4 vite në kushte shtëpie dhe 5 vite në palestër.

-A ke menduar ndonjëherë të dorëzohesh, të shkëputesh?

Kurrë! Ambiciet e mia kanë qenë të qarta që në momentin kur kam vendosur të ndryshoj fizikun tim. Karakterizohem nga disiplina e hekurt, gjë për të cilën dua dhe e transmetoj te të rinjtë.

-Keni konkurruar ndonjëherë si bodybuilding?

Po, jam shpallur kampion i Shqipërisë në vitin 2021, duke qenë ndër të vetmit atletë që ka bërë përgatitjen e garës plotësisht vetë, pa suport trajneri, dhe jam shpallur fitues që në herën e parë që konkurroja.

-Ju ndihmoni shumë njerëzit në rrjetet sociale, nga lindi kjo ide?

Në vitin 2021 unë vendosa të merrem seriozisht me rrjetet sociale, duke i konsideruar si platforma ku unë të shfaq punën time dhe pasionin tim për fitness. Ideja erdhi prej mungesës së theksuar të informacionit që e karakterizon vendin tonë rreth këtij sporti.

-Çfarë synimi keni me këtë sport?

Synimi im është të kem influencë sa më të gjerë dhe të edukoj shqiptarët rreth botës së fitnessit.

-Një mesazh për të rinjtë shqiptarë në lidhje me fitnessin?

Mesazhi im për rininë shqiptare është që të nisin sa më herët aktivitetin fizik sepse ai duhet shndërruar në stil jetese, jo si një urë kaluese drejt një fiziku të bukur. Përfitimi i fitnessit nuk është vetëm te bukuria e trupit tënd, por edhe në aspektin e shëndetit të secilit prej nesh, pasi ushtrimi i aktivitetit fizik dhe mënyra e të ushqyerit mirë, ka shumë përfitime./

The post Dikur i dobët dhe “i ngjitur” pas kompjuterit, njihuni me Andin, trajnerin që influencon të rinjtë appeared first on Albeu.com.