heqja Archives - Albeu.com

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi: Raportin tonë do e paraqesim në seancën e 12 marsit
Ditën e sotme, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve, do ta prezantojnë raportin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut si deputete në seancën e 12 marsit.

Opozita ka paraqitur më herët raportin e saj, ndërsa ka akuzuar socialistët se po tentojnë të “djegin” afatin 3 mujor për të rrëzuar kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të ish zv kryeministres.

“Sipas rregullores, Grupet parlamentare janë të detyruara brenda dy javësh të paraqesin raportin. Palët në Këshillin e Mandateve me opinionet e tyre duhet të paraqiten raportin brenda dy javësh. Raporti duhet të përmbajë mendimet e të gjitha palëve. Kemi vendosur në këshill dy relatorë. 5 deputetët e opozitës e kanë paraqitur raportin ndërkohë deri më 9 mars bëhen dy javë, brenda së cilës përfaqësuesit e maxhorancës janë të detyruar të sjellin raportin. Në seancën e radhës, 12 mars, do të paraqitet raporti në atë seancë. 9 është afati për të paraqitur raportin, dhe sipas rregullores, në seancën e radhs është 12 mars.

Afati 3 mujor është 16 por para asaj date kemi një seancë. Në lidhje me pretendimet e disa deputetëve në lidhje me ndryshimet në rregullore, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nuk ka procedurë të përshpejtuar, kemi disa propozime nga grupi i PS, që do të ndjekim procedurën normale, janë paraqitur pranë Këshillit të Mandateve, janë mirëpritur të gjithë deputetët të sjellin sugjerimet e tyre. Do të ftoj në ditët në vijim kryetarët e grupeve parlamentare për të shkëmbyer mendime për këto propozime”, tha ai.

Opozita më herët kërkoi ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme dhe përfshirjen e votimit për t’i hequr imunitetin Ballukut, e cila më herët u shkarkua nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

The post Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi: Raportin tonë do e paraqesim në seancën e 12 marsit appeared first on Albeu.com.

Heqja e imunitetit të Ballukut/ Partia Socialiste mbledh sot qeverinë dhe deputetët, zbardhet agjenda
Këtë të enjte 26 Shkurt 2026, Grupi Parlamentar i PS-së, zhvillon një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e fokusuar në prezantimin e punës dhe raportimin për prioritetet kryesore.

Në takim pritet të diskutohet, por edhe të mbahet një qëndrim zyrtar në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestim.

Takimi nis në orën 11:00 me fjalën hapëse të Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili.

Në përfundim të mbledhjes, fjalën do ta marrë kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Në seancën e 5 marsit socialistët dhe demokratët do të shkojnë me dy raporte për çështjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

The post Heqja e imunitetit të Ballukut/ Partia Socialiste mbledh sot qeverinë dhe deputetët, zbardhet agjenda appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi-Peleshit: Nuk mund të fshihni milionat e vjedhjeve të Ballukut, për dy muaj keni penguar drejtësinë
Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, që është mbledhur për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Zëvendëskryeminsitres Belinda Balluku.

“Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”,- është shprehur Bardhi.

Gjithashtu, Gazment Bardhi ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit te Imunitetit që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjek atë.

“Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për të ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet te jete e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndaje me Këshillin nje te dhene qe përben sekret hetimor, te vendoset qe dhenia e atij informacioni te behet me dyer te mbyllura”.

Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke i thënë se nuk mund të fshehni milona euro vjedhje të Belinda Ballukut.

“Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Rames në këtë çështje”, – mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.

The post Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi-Peleshit: Nuk mund të fshihni milionat e vjedhjeve të Ballukut, për dy muaj keni penguar drejtësinë appeared first on Albeu.com.

U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme/ Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit
Prokuroria e Posaçme, sekuestroi në nëntor te vitit 2024 dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj në Tiranë, por njëra prej tyre u revokua me argumentin se masa e sekuestros ekuivalente ishte e papërshtatshme.

Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të njëjtin procedim penal me Metën.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë, vilat u sekuestruan mbi bazën e nenit 36 të Kodit Penal si pasuri që “rrjedhin ose fitohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale si dhe të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale”.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke çliruar nga sekuestroja njërën prej vilave në pronësi të Fatime Kryemadhit. Vendimi u la më pas në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Ish-president Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj po hetohen në gjendje të lirë.

Meta dhe Kryemadhi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë konsideruar hetimin si politik. Dosja u dërgua për gjykim më 29 gusht, por gjykata nuk është shprehur ende për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë.

Sipas përmbledhjes së arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi, dy vilat objekt sekuestrimi në pronësi të Fatime dhe Monika Kryemadhit janë përfituar nëpërmjet kontratave të shkëmbimit të lidhura me një shoqëri që ka ndërtuar mbi truallin në pronësi të tyre, duke u vlerësuar si pasuri me burime të ligjshme.

Ndaj edhe arsyetimi gjyqësor u fokusua mbi konceptin e sekuestrimit ekuivalent – një term që sipas Kodit Penal nënkupton bllokimin e një vlere të barabartë me produktin e veprës penale.

Sipas vendimit të gjykatës, Fatime Kryemadhi dyshohet se ka ndihmuar Metën dhe Kryemadhin në akuzën e pastrimit të parave, përmes investimit të 846 mijë eurove në blerjen e apartamenteve për llogari të tyre, apartamente të cilat janë shitur më pas.

Monika dhe Fatime Kryemadhi kanë pretenduar në ankim se në rastin e tyre, kanë munguar kushtet për të vendosur sekuestro preventive për dy vilat, si dhe se mungonte arsyetimi i vendimit, si një nga elementët e procesit të rregullt ligjor.

Ato pretenduan se edhe në rastin e sekuestros preventive, duhet të provohet se sendi ka shërbyer, është destinuar ose përbën produktin e veprës penale.

Gjyqtarja e Apelit, Igerta Hysi vëren se ligjvënësi ka njohur në ligjin procedural penal tre lloj sekuestrosh, në ndihmë të procedimit penal, të cilat dallohen nga emërtimi dhe nga qëllimet që ndjekin.

Në vijim, ajo argumenton se konfiskimi ekuivalent ose i barazvlershëm është në thelb sanksionues, pasi synon kapjen e pasurive me një vlerë të barabartë me shumën e korrupsionit të konstatuar.

Po ashtu, gjyqtarja Hysi vlerëson se metodologjia e ndjekur nga SPAK për përcaktimin e vlerës së dy vilave të sekuestruara nuk është i drejtë dhe ligjor.

Sipas saj, vlera e përcaktuar në kontratat e blerjes së objekteve të ngjashme me vilat objekt sekuestro, përfaqëson çmimin e dakordësuar me vullnet të lirë ndërmjet palëve kontraktuale, që jo detyrimisht i korrespondon vlerës reale të pasurisë objekt kontrate.

Apeli vëren se dy vilat rrjedhin nga burim i ligjshëm, e për këtë arsye prokuroria duhet të tregojë një kujdes të veçantë në verifikimin e vlerës së kësaj pasurie, duke e realizuar me ekspertë të fushës, në vlerën që ajo ka në momentin e caktimit të masës.

Gjyqtarja Hysi çmon se, bazuar në një vlerësim real të pasurisë së të pandehurës Monika Kryemadhi, zbatimi i masës së sekuestros preventive mbi pasurinë e nënës së saj, mund të jetë i papërshtatshëm.

Sipas gjykatës, vetëm sekuestrimi ekuivalent i vilës së Monika Kryemadhit, është i aftë të përmbushë qëllimet e ligjvënësit për garantimin e marrjes së produktit të veprës penale të kryer prej saj.

“Nëpërmjet sekuestrimit ekuivalent, ligjvënësi synon konfiskimin e pasurisë së ligjshme në këmbim të vlerës së produktit nga vepra penale, e për rrjedhojë kërkohet që masa e sekuestrimit të kufizohet vetëm brenda vlerës së produktit, pra të mos e tejkalojë këtë vlerë. Synimi i ligjvënësit në këtë rast është të sigurojë marrjen e vlerës së produktit të veprës penale nga ai që është pasuruar padrejtësisht”, arsyeton Hysi.

Nisur nga fakti se nuk provohet një vlerë më e lartë nga produkti i veprës penale të pastrimit nga ai i krimit kryesor, si dhe në mungesë të ndonjë përfitimi apo avantazhi ekonomik nga Fatime Kryemadhi, Gjykata e Posaçme e Apelit vlerësoi se sekuestrimi ekuivlent mbi vilën në pronësi të saj nuk është i përshtatshëm.

Në përfundim, bazuar në këto arsyetime, gjyqtarja Hysi ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë përsa i përket sekuestrimit të vilës së Monika Kryemadhit dhe ka liruar banesën e nënës së saj, Fatime Kryemadhi nga sekuestroja preventive./BIRN

The post U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme/ Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit appeared first on Albeu.com.

Premtimi për heqjen e roaming me vendet e BE-së, çfarë pritet të ndryshojë në 2026
Ditën e djeshme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi heqjen e tarifave roaming të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm.

Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri, të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian, me të njëjtat tarifa si në Shqipëri.

Aktualisht, tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, arritën një marrëveshje për uljen e tarifave roaming të internetit.

Nga dy operatorët celularë shqiptarë, vetëm One Albania, u bë pjesë e marrëveshjes, por sidoqoftë edhe Vodafone Albania, ofron tarifa të ngjashme preferenciale për përdorimin e shërbimeve të kompanive të tjera të grupit Vodafone në BE.

Konkretisht, operatorët që u bënë pjesë e marrëveshjes ranë dakord për vendosjen e një niveli maksimal të çmimit të shitjes me pakicë 18 euro/GB (gigabajt), duke filluar nga 1 tetori 2023; 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026 dhe 9 euro/GB duke filluar nga viti 2028.

Marrëveshja u ka mundësuar përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria, çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri.

Aktualisht, tarifa bazë e internetit në roaming në Zonën 1 (ku përfshihen shumica e operatorëve nga vendet e BE-së), është 2.4 Lekë/MB (nga 40-60 lekë për MB që ishte para hyrjes në fuqi të marrëveshjes).

Përdoruesit e telefonisë celulare të të dyja kompanive celulare shqiptare, kanë sidoqoftë në dispozicion paketa komunikimi në roaming me kosto edhe më të ulët, kundrejt një çmimi fiks.

Marrëveshja parashikon gjithsesi një ulje të mëtejshme të çmimit të internetit në 14 euro/GB, duke filluar nga viti 2026.

Megjithatë, nëse premtimi i bërë nga von der Leyen përmbushet, tarifat për të gjitha shërbimet roaming (duke përfshirë edhe thirrjet), duhet të hiqen dhe shqiptarët do të komunikojnë sipas kushteve të planit të tyre tarifor kombëtar, edhe kur të udhëtojnë në vendet e BE-së.

Marrëveshja me për uljen e tarifave të internetit në roaming me vendet e BE-s, ndoqi marrëveshjen e arritur për heqjen e plotë të tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Prej fundit të qershorit 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të rajonit pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rreth 857 mijë shqiptarë përdorën shërbimet roaming në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, me një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë.

Volumi i internetit të përdorur në roaming e ka kaluar shifrën prej 1.2 milionë GB (gigabyte) internet, me një rritje prej 38% krahasuar me vitin 2023.

Deri tani, AKEP nuk mundëson statistika specifike lidhur me përdorimin e shërbimit roaming nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat e INSTAT treguan se vitin e kaluar shqiptarët regjistruan afërsisht 7.9 milionë dalje nga territori i vendit vitin e kaluar, me një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë. / Monitor

The post Premtimi për heqjen e roaming me vendet e BE-së, çfarë pritet të ndryshojë në 2026 appeared first on Albeu.com.

Heqja e objekteve në Theth, banorja me lot në sy: E padrejtë, i kemi bërë me djersë
Këtë të martë, IKMT ka vijuar edhe aksionin në Theth për heqjen e strukturave dhe objekteve të vendosura nga banorët pa lejet përkatëse, ndërsa pronarët dhe familjarët kanë shprehur habinë dhe shqetësimin mbi këtë veprim.

Një nga zonjat, duke folur për mediat, ka qenë tepër e indinjuar dhe me lot në sy tha se kjo është një padrejtësi e madhe që po u bëhet.

Ajo thotë se gjithçka është bërë me mundim dhe me djersë dhe është tepër e padrejtë, sipas saj, që të humbet në këtë mënyrë puna dhe djersa e fëmijëve.

Zonja i bëri thirrje instancave shtetërore që të mos i cenojnë në këtë mënyrë, pasi sipas saj po u heqin mundësinë për të jetuar.

“Nuk është drejtë”, – thotë ajo me lot në sy ndërsa vijon:

“I kemi bërë me mundime dhe me djersë, e me jetima. Nuk është drejtë! Kam vuajtur, kam rritur 6 fëmijët e mi dhe dy jetima me bukë e kripë. Nuk është drejtë me na hedhë poshtë djersën e fëmijëve që kanë punuar këtu. Është padrejtësi. Jemi në tokën tonë, këtu e 500 vjet kemi punuar me krah këtë tokë. Nuk është drejtë që të na humbasin mundimin e djemve tanë. Kam 5 djem me 5 gra. Ne kemi qenë të gatshëm me plotësu kërkesat e shtetit. Ku do të mbytemi ne me 25 familjarë?! E kemi me djersë, me mundim. Nuk është e drejtë! Shikoji fëmijët sa grimë janë, shikojini! Nuk është drejtë!”, – vijon të thotë e përlotur zonja nga Thethi.

“I bëjmë thirrje shtetit të mos na cenojë kështu se nuk kemi mundësi ku të jetojmë dhe kalojmë. Nuk është drejtë!”, – e mbyll fjalën zonja, e cila thotë se ka 40 vjet që merret me punët në ndihmë të familjes së saj.

Aksioni i IKMT në Theth për heqjen e objekteve të paligjshme, banorja: Nuk është e drejtë, jemi në tokën tonë, i kemi bërë me djersë pic.twitter.com/9gyiiYp0Aa

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 8, 2025

Ndërsa një djalë 18-vjeçar, përfaqësues i një familjeje tjetër që do t’i hiqen objektet, tha se për ta kjo është një katastrofë, pasi po u hiqen këto struktura që nuk kanë asnjë pikë betoni.

Ai u shpreh se nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të marrin valixhet dhe të largohen jashtë vendit.

“Na ka gjet një katastrofë! Këtu e kemi ndërtuar me babën, në tokën tonë, të trashëguar brez pas brezi. Pse mos ta bëjmë diçka? Nuk ka asnjë pikë beton! Nuk ka pse të prishet! Shteti, është shtet?! Vjen, të lajmëron me këto që na kanë ndodhur… Tani nuk na ngelet rrugë tjetër, veç të marrim valixhet dhe të ikim jashtë vendit. Unë jam 18 vjeç dhe këtu e kam pas të ardhmen – dhe kjo po më ikën”, – tha Stiven Koçiu.

The post Heqja e objekteve në Theth, banorja me lot në sy: E padrejtë, i kemi bërë me djersë appeared first on Albeu.com.

Celibashi vendosi ultimatum për heqjen e simboleve të PD nga selia, Basha zbaton urdhrin e KQZ pas ankimit të demokratëve (FOTO)
Gjatë seancës së 21 marsit në KQZ, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën, të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor.

Ditën e sotme, në selinë e përdorur nga Basha është parë e vendosur logoja e Koalicionit Euro-Atlantik, nën të cilën ai garon në zgjedhjet e 11 majit.

Ultimatumi i Celibashit, erdhi pas një ankimimi nga ana e Partisë Demokratike, e kryesuar nga Sali Berisha.

Celibashi deklaroi se për zbatimin e urdhrit do të ngarkohej edhe policia bashkiake dhe ajo e shtetit, në rast se do të kishte kundërshtim për heqjen e simboleve të PD-së.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për t’u hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi në seancën e 21 marsit.

The post Celibashi vendosi ultimatum për heqjen e simboleve të PD nga selia, Basha zbaton urdhrin e KQZ pas ankimit të demokratëve (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Do t’i drejtohem administratës Trump për heqjen e non gratës”, Berisha flet për protestën e 8 shkurtit: Shqiptarët do të zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores
Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për media, lideri demokrat Sali Berisha, deklaroi se do t’i kërkojë administratës së re amerikane heqjen e non gratës.

“Kam pritur të plotësohet administrata dhe më pas do t’i drejtohem. Është kuptuar universalisht që ishte një akt i George Soros dhe Sekretari i Shtetit e bëri atë pa asnjë ligj në shtetin e vet dhe pa asnjë dokument në dosje, por me lobimin korruptiv të Soros”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te protesta e 8 shkurtit në orën 17.00, Berisha tha se do të jetë madhështore dhe se opozita nuk do të ndalet deri në fitoren e 11 majit.

“Do të jetë një protestë madhështore në të cilën shqiptarët zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores. Tani ka vetëm një fjalë: fitore! Dhe kjo fitore nuk ndalet më. Ju po të vini re palën tjetër, është në autodigjestion. Ccfarë dua të them? Ripërtyp mashtrimet e veta, mbulon krimet e veta. Po ta dëgjosh Edi Ramën, ccdo ditë ripërtyp gënjeshtrat e tij. Mendon se shqiptarët kanë humbur memorien, janë në amnezi të plotë dhe mund t’u them cctë dua atyre. Diaspora nuk do t’iu dëgjojë emrin. Dhjetëra takime të tyre dështojnë”, tha ai.

The post “Do t’i drejtohem administratës Trump për heqjen e non gratës”, Berisha flet për protestën e 8 shkurtit: Shqiptarët do të zbresin në shesh si dëshmitarë të agut të fitores appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Do të loboj pranë administratës Trump për heqjen e “non gratës”, ka zhvillime pozitive
Ish-kryeminsitri i vendit Sali Berisha, ka konfirmuar se, me rikthimin e Donald Trump si president i SHBA, do të kërkojë anulimin e shpalljes së tij “non grata”.

Gjithashtu, ai theksoi se para se të ndërmarrë këtë veprim, do të konsultohet me juristë për të përcaktuar hapat që duhet të ndiqen.

Sali Berisha: Me rikthimin e Donald Trump padiskutim do të bëj përpjekjet e mia për anulimin e një vendimi korruptiv të bazuar në lobimin e Edi Ramës me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve tek Edi Rama.

Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një histori dokumentesh.

Para se t`i marr këto hapa, do të konsultohem me juristë se çfarë rruge me sugjerojnë ata për të ndjekur.

Tani nuk kam asnjë lloj problemi, kam përshëndetur vendimet e marra nga Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë, vendimin e tij, pse direktimin e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike të krijuar në SHBA dhe ji vetëm, por edhe në vende aleate, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri nga administrata e shtetit. Ka zhvillime pozitive.

The post Sali Berisha: Do të loboj pranë administratës Trump për heqjen e “non gratës”, ka zhvillime pozitive appeared first on Albeu.com.

Betimi i Trump si president i SHBA, Berisha: Do kërkoj heqjen e “non gratës”
Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi  ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të ardhshëm, Donald Trump.

Lideri i opozitës, u shpreh se fitorja e Trump ishte një mrekulli për njerëzimin.

Ai shtoi gjithashtu, se do të kërkojë nga administrata e re amerikane, heqjen e non gratës. Sipas tij, vendimi i Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, që i sanksionoi hyrjen në SHBA, ishte një “grusht shteti” ndaj opozitës shqiptare.

“Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq. Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

“Sot në Uashington ndërrohet pushteti. Se çfarë nënkupton ky ndërrim pushteti mjafton të lexosh fjalimin parainagural dhe sot do jetë inagurali, të presidentit Donald Trump. Personalisht fitoren e presidentit Trump, pa asnjë lidhje dhe interes timin e kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin. Pse? E kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin sepse, administrata dhe qeverisja e fundit e demokratëve, për fatin më të keq të SHBA dhe botës, u dominua nga ekstremi i majtë. Dhe ata i dhanë epërsi të madhe praktikave, qëndrimeve marksiste-leliniste dhe përtej Marksiste.

Në këtë administratë, njohu një zhvillim të pabesueshëm, u institucionalizua ajo që quhet ‘wok culture’ kurse unë do ta quaja ‘garbage culture’, kultura e zgjimit, në fakt kultura e plehut njerëzor. Ajo kulturë ishte kultura e marrë në vitet ’20, pas revolucionit bolshevik të vitit ’17, me emrin ‘prolekt kultas’. Prolekt ultas ishin ata kulturorë që duhej ç’rrënjosnin çdo gjë përveç kulturës së proletariatit. Të groposnin të gjithë mendimin letrar të themi rus, të klasikëve dhe të mbetej në piedestal vetëm romani ‘Nëna’ apo disa vepra të tjera të realizimit socialist.

‘Woke culture’ njerëzit nuk e kuptuar, por ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez, me përmbysje statujash, djegie arkivash dhe gjërash më të pabesueshme. Ju e patë se si e paraqitën 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së Yuri Kim, e cila po të ishte e bija e Kim Jon Unit apo mbesa e Enver Hoxhës nuk do të mund ta paraqiste ndryshe. Fakt, duke hequr fotografi, duke bërë marrëzira. Por ishte ambasadore përfaqësuese.

A i shërbenin këto SHBA-së? Në vlerësimin tim, këto SHBA-të i çonin drejt të shkuarës. Kjo është arsyeja pse unë e kam quajtur këtë fitore, më të rëndësishëm pas Luftës së Dytë Botërore e gjer sot.

Natyrisht Donald Trump do të ketë politikat e tij të padiskutueshme, por të paktën superfuqia e botës së lirë nuk do të jetë promovuese e përçudnimeve, nuk do të jetë agresore ndaj dinjitetit njerëzor. Marksi nuk shkonte tek gjinia. Parashikonte një botë pa kufi, një botë pa shtete, një botë ku në parajsën e së cilës punoje aq sa mundje, e merrje sa të duhej. Por ama nuk thoshte një botë që do të zgjedhësh gjininë.

Ju mund të ju duket çudi kjo, por unë po bisedoja para dy javësh me një mik timin të huaj dhe po bisedonim me këtë temë. Por çfarë më tha ai? Ai më tha se, në vendin tim çdo burrë e grua kanë të drejtë 1 herë në muaj që burri të thotë jam grua, dhe gruaja të thotë jam burrë. Kaq ishte ndikimi tej marksist, sepse Marksi i ka të gjitha, por këtë nuk e ka. Absolutisht e vërtetë kjo që them. Nuk u kuptua mirë çfarë po ndodhte. Një atak ndaj identitetit të njeriut, se gjinia është pjesë e identitetit njerëzor.

Për mua, për ato vlera që besoj, ky është shpëtimi. Se ata filluan dhe këtu, në kopshte, prindi 1 e prindi 2, pastaj të dilte 3-shi, fëmijë pa prind, me ferma grash. Prunë ligjin në parlament. Kështu që këto ndikime nuk u kuptuan shumë nga njerëzit, por ishin shkatërrimi i familjes dhe identitetit. Njeriu i ri i Xhorxh Sorosit ishte përtej njeriut të ri të Marksit. Njeriu i ri i Marksist shkonte në një botë pa shtete e fe, por nuk shkonte pa gjini. Nuk e kishte të tillë. Ndaj dhe e kam vlerësuar si një mrekulli për njerëzimin, fitoren e tij.

Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq.

Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, u shpreh Berisha.

The post Betimi i Trump si president i SHBA, Berisha: Do kërkoj heqjen e “non gratës” appeared first on Albeu.com.