heqja e vizave per kosoven Archives - Albeu.com

“Kosovës t’i hiqen vizat”, ​Picula me propozime për strategjinë e re të zgjerimit (FOTO LAJM)
Parlamenti Evropian ka emëruar deputetin kroat Tonino Picula si raportues për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, u njoftua sot nga zyra e tij.

Pas vendimit të PE-së, detyra e tij është të formulojë një propozim për një strategji të re të zgjerimit, e cila më pas duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas t’i referohet Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Draft-raporti që më besuan nga kolegët e mi thekson qartë vlerën e politikës së zgjerimit si një investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës dhe se ai tashmë ka kontribuar shumë në paqen në zonat e shkatërruara nga lufta”, tha Picula.

Sipas tij, zgjerimi është instrumenti më efektiv i politikës së jashtme të BE-së dhe një nga politikat më të suksesshme të BE-së.

Našem @TPicula povjeren je jedan od najznačajnijih zadataka za vanjsku i sigurnosnu politiku – imenovan je izvjestiteljem za novu strategiju proširenja EU! ??

Njegov posao bit će formulirati prijedlog nove strategije proširenja Europske unije. #politikahr pic.twitter.com/h1JPGOhwZ2

— SDP Hrvatske (@SDPHrvatske) June 26, 2022

“Është gjithashtu e rëndësishme për Kroacinë, sepse për sa kohë që ne nuk kemi anëtarë të tjerë të BE në të gjithë kufijtë tanë, ne nuk do të jemi në gjendje të përdorim plotësisht të gjitha mundësitë e anëtarësimit tonë”, tha Picula.

Në draft-raport, Picula propozon përshpejtimin e integrimit të vendeve që tregojnë orientim strategjik dhe përkushtim ndaj reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE, si dhe vendosjen përfundimisht standarde më të qarta, më transparente dhe konsistente, si dhe përmirësimin e progresit dhe sigurimin e vazhdueshëm politik. dhe mbështetje teknike gjatë gjithë procesit të anëtarësimit.

Draft raporti bën thirrje për njohjen e arritjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe miratimin pa vonesë të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai beson gjithashtu se zgjerimi është veçanërisht i rëndësishëm sot në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë perspektivën e anëtarësimit të mundshëm, por edhe për t’i dhënë vetë politikës së zgjerimit shtysën dhe vrullin e ri të nevojshëm.

“Përparimi dhe siguria e të gjithë BE-së varet nga aftësia e tij për të mbrojtur demokracinë brenda dhe jashtë kufijve të tij, si dhe nga të drejtat e njeriut dhe një rend shumëpalësh i bazuar në rregulla të qarta,” tha eurodeputeti kroat.

Është gjithashtu e nevojshme që BE të ndihmojë Bosnje e Hercegovinën të marrë statusin e kandidatit sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të inkurajojë përshpejtimin e procesit të pranimit të Malit të Zi si vendi kandidat më i avancuar, përfundoi Picula./Ekspress/

The post “Kosovës t’i hiqen vizat”, ​Picula me propozime për strategjinë e re të zgjerimit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Të liberalizohen vizat”, në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do të diskutojë të martën raportet për Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, përfshirë edhe për qindra amandamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte. Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në dokument përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sikur edhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Kosovës i bëhet ftesë të vazhdojë procesin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse konstatohet se Kosova ka shënuar një përparim në këtë drejtim. Sipas dokumentit që pritet të diskutohet më 14 qershor, Parlamenti Evropian shprehet i kënaqur që Kosova u është bashkuar të gjitha qëndrimeve të BE-së për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka shpallur sanksione, dhe me një rezolutë të veçantë në Kuvend ka dënuar këtë agresion.

Megjithatë, Kosova është kritikuar për situatën në gjyqësor. Është shprehur shqetësim me arsyetimin se gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike. Në këtë drejtim është përshëndetur propozimi për reformën në prokurori dhe është kërkuar që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias.

Për raportin për Kosovën janë paraqitur më shumë se 300 amendamente. Një numër i madh i tyre janë paraqitur nga disa deputetë nga Spanja, të cilët kanë propozuar që nga raporti të largohen të gjitha referencat që e trajtojnë Kosovën si shtet. Ndërkaq disa deputetë nga e djathta ekstreme, më së shumti nga Franca dhe Gjermania, kanë propozuar që, në vend të thirrjes për liberalizim vizash, të thuhet se “vizat nuk duhet të liberalizohen në një të ardhme të afërt”.

Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raportet për të tria shtetet do të diskutohen dhe do të miratohen si rezoluta të Parlamentit Evropian. Këto rezoluta kanë peshë politike, por nuk janë obliguese për vendet anëtare të BE-së. Në draft-raportin për Serbinë shprehet keqardhje për faktin se ky shtet nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Aty po ashtu u bëhet thirrje autoriteteve në Serbi që “të dëshmojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të përshtaten me vendimet dhe qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe sigurisë”. Ka pasur shumë amandamente të propozuara nga disa deputetë që të kushtëzohet procesi i negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./REL

The post “Të liberalizohen vizat”, në Parlamentin Evropian diskutohet raporti për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Drafti i Këshillit të BE-së për javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës
27 vendet anëtare të BE-së do të takohen në Këshillin që udhëhiqet nga presidenca e Sllovenisë për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Në draftin e konkluzave që do të prezantohet javën e ardhshme do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në atë draft s’parashihet ndonjë veprim konkret për heqjen e vizave për kosovarët dhe çështja është ende në shqyrtim në Këshillin e BE-së.

“Këshilli e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe kujtohet se Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin, Parlamenti Evropian e ka mbështetur, porse tash çështja ndodhet në shqyrtim në Këshill”, thuhet në draftin e konkluzave që e posedon REL.

Por aty thuhet që Kosova duhet t’i respektojë dhe zbatojë marrëveshjet që kanë dalë nga dialogu i deritanishëm.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet, po ashtu, t’i shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin, si dhe retorikën që nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në këtë draft konkluzash./Express

The post Drafti i Këshillit të BE-së për javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës appeared first on Albeu.com.