Henry Kissinger Archives - Albeu.com

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, vdes në moshën 100-vjeçare
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, i cili u arratis nga Gjermania naziste në rininë e tij për t’u bërë një nga figurat më me ndikim dhe më kontrovers të politikës së jashtme në historinë amerikane, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Kissinger vdiq të mërkurën (29 nëntor) në shtëpinë e tij në Konektikat, sipas një deklarate nga firma e tij konsulente, Kissinger Associates.

Kissinger shërbeu si diplomati më i lartë i Amerikës dhe këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë administratave të Nixon dhe Ford. Pavarësisht se u largua nga detyra në mesin e viteve 1970, ai vazhdoi të konsultohej nga brezat e liderëve për dekada. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Ai ndoqi energjikisht politikën e detentimit që shkriu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën

Ai u akuzua për mbështetje të heshtur për grushtin e përgjakshëm që përmbysi një qeveri të majtë në Kili.

Kissinger u nderua me Çmimin Nobel për Paqe dhe u dënua si kriminel lufte./albeu.com

The post Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, vdes në moshën 100-vjeçare appeared first on Albeu.com.

Ish-sekretari amerikan i shtetit: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën
Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, beson se Uashingtoni është aktualisht në prag të luftës me Moskën dhe Pekinin. Tass shkruan se në një intervistë për Wall Streel Journal, Kissinger ka rrëfyer frikën e tij destabilizimin që e pret planetin.

“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për çështjet të cilat i krijuam pjesërisht, pa asnjë koncept se si do të përfundojë kjo apo çfarë supozohet të çojë”, tha ai.

Kissinger propozon që vendet të mos kthehen kundër njëri-tjetrin dhe të mos krijojnë tensione.

“Nuk mund të thuash vetëm tani se do t’i ndajmë dhe do t’i kthejmë kundër njëri-tjetrit. Gjithçka që mund të bëni është të mos përshpejtoni tensionet dhe të krijoni opsione, dhe për këtë duhet të keni një qëllim”, shtoi Kissinger.

The post Ish-sekretari amerikan i shtetit: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën appeared first on Albeu.com.

“SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën”
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger deklaroi se Uashingtoni zyrtar ka refuzuar diplomacinë tradicionale.

Sipas tij, në mungesë të një lideri të madh, bota e ka sjellë botën në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për Ukrainën dhe Tajvanin.

“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për një çështje që jemi pjesërisht krijuesit e saj, pa asnjë koncept se si do të përfundojë kriza apo ku do të na çojë ajo”, tha ai për “Wall Street Journal”.

Ai theksoi se liderët modernë amerikanë e shohin diplomacinë si diçka për të cilën duhet të kenë marrëdhënie personale me armikun, të përpiqen të konvertojnë ose dënojnë bashkëbiseduesit e tyre dhe nuk përpiqen të kuptojnë mendimin e tyre.

Kissinger beson se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë një ekuilibër mes vetes, Rusisë dhe Kinës. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të rrisin tensionet.

The post “SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën” appeared first on Albeu.com.

“Po hyjmë në një periudhë shumë të vështirë”, paralajmërimi i gjigantit të politikës së jashtme amerikane
Henry Kissinger mbushi 99 vjeç më 27 maj. I lindur në Gjermani në kulmin e hiperinflacionit të Vajmarit, ai nuk kishte mbushur ende dhjetë vjeç kur Hitleri erdhi në pushtet dhe ishte vetëm 15 vjeç kur ai dhe familja e tij zbarkuan si refugjatë në qytetin e Nju Jorkut. Është pothuajse po aq e habitshme që ky ish-sekretar i shtetit i SHBA-së dhe gjigant i gjeopolitikës, u largua nga posti 45 vjet më parë.

Ndërsa shkon drejt mbushjes së shekullit të tij, Kissinger nuk ka humbur aspak nga fuqia intelektuale që e dallonte nga profesorët dhe praktikuesit e tjerë të politikës së jashtme, të brezit të tij dhe të brezave të mëpasshëm. Gjatë kohës që kam kaluar duke shkruar vëllimin e dytë të biografisë së tij, Kissinger ka botuar jo një, por dy libra – i pari, si bashkëautor me ish-CEO e Google Eric Schmidt dhe ekspertin e shkencave kompjuterike Daniel Huttenlocher, mbi inteligjencën artificiale, i dyti një përmbledhje e gjashtë rasteve studimore biografike në udhëheqje.

U takuam në shtëpinë e tij në fshat, thellë në pyllin e Connecticut, ku ai dhe gruaja e tij, Nancy, kanë kaluar shumicën e kohës që nga fillimi i Covid. Pandemia solli edhe të mirat e veta për ta. Ishte hera e parë në 48 vjet martesë që Dr Kissinger-i u ndal me forcë. I shkëputur nga tundimet e restoranteve të Manhatanit dhe banketeve të Pekinit, ai ka humbur disa kilogramë. Megjithëse ecën me shkop, është i varur nga një aparat dëgjimi dhe flet më ngadalë se në atë baritonin e pagabueshëm të një herë e një kohe, mendja e tij është më e mprehtë se kurrë më parë.

Kissingeri nuk e ka humbur as aftësinë e tij për të zemëruar profesorët liberalë dhe studentët progresivë të “zgjuar” që dominojnë Harvardin, universitetin ku ai ndërtoi reputacionin e tij si studiues dhe intelektual publik në vitet 1950 dhe 1960.

Çdo sekretari shteti dhe këshilltari për sigurinë kombëtare (posti i parë që mbajti në qeveri) i është dashur të bëjë zgjedhje midis opsioneve të këqija dhe atyre më të këqija. Antony Blinken dhe Jake Sullivan, të cilët aktualisht mbajnë ato poste, vitin e kaluar e braktisën popullin e Afganistanit në duar të Talibanëve dhe këtë vit po dërgojnë armë me vlerë dhjetëra miliarda dollarë në zonën e luftës që është Ukraina. Në një farë mënyre, këto veprime nuk risjellin sulmet që i janë drejtuar Kissinger-it ndër vite për rolin e tij në ngjarje të tilla si Lufta e Vietnamit (një sasi e konsiderueshme kritikash kanë ardhur edhe nga e djathta, megjithëse për arsye shumë të ndryshme).

Asgjë nuk mund të ilustrojë më mirë aftësinë e tij për të tërbuar majtas dhe djathtas, sesa polemika e ndezur nga fjalimi i tij i shkurtër në Forumin Ekonomik Botëror në Davos më 23 maj. “Henry Kissinger: Ukraina duhet t’i japë Rusisë territor”, ishte titulli i The Telegraph, duke ngjallur shifra pothuajse të barabarta postimesh të tërbuara në Tëitter, si nga progresistët që kanë shtuar ngjyrat blu dhe të verdha të Ukrainës në versionin më të fundit të flamurit të krenarisë, ashtu edhe nga neokonservatorët që po përpiqen për një fitore të Ukrainës dhe ndryshimin e regjimit në Moskë. Në një përgjigje të ashpër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Kissingerin se po favorizonte zbutjen me Rusinë fashiste në stilin e vitit 1938.

Gjëja më e çuditshme rreth zhurmës që u shkaktua, ishte se Kissinger nuk tha asgjë të tillë. Duke argumentuar se duhet të negociohet një lloj paqeje, ai thjesht deklaroi se “vija ndarëse [midis Ukrainës dhe Rusisë] duhet të jetë një kthim në status quo ante” – që do të thotë në situatën para 24 shkurtit, kur pjesë të Donetskut dhe Luhanskut ishin nën kontrollin e separatistëve pro-Moskës dhe Krimea ishte pjesë e Rusisë, siç ka ndodhur që nga viti 2014. Këtë e ka thënë vetë Zelensky në më shumë se një rast, megjithëse disa zëdhënës ukrainas kanë argumentuar kohët e fundit për një kthim në kufijtë e para 2014-ës.

Keqinterpretime të tilla nuk janë asgjë e re për Kissingerin. Kur ai po përpiqej të bindte Barack Obamën të tërhiqej nga Afganistani, zëvendëspresidenti, Joe Biden, tërhoqi një analogji fatkeqe me ish-presidentin e SHBA Richard Nixon. “Ne duhet të largohemi,” i tha ai diplomatit veteran Richard Holbrooke, “për të bërë atë që bëmë në Vietnam”. Holbrooke, përfaqësuesi special i Obamës për Afganistanin dhe Pakistanin, u përgjigj se ai “mendonte se kishim një detyrim ndaj njerëzve që na kishin besuar”. Përgjigja e Biden ishte domethënëse: “Po çfarë thua!”, thuhet se i tha ai Holbrooke. “Ne nuk duhet të shqetësohemi për këtë. Ne e bëmë në Vietnam. Nixon dhe Kissinger ia dolën mbanë.”

Megjithatë, realiteti ishte, përsëri, krejt ndryshe. Nixon dhe Kissinger hodhën plotësisht poshtë idenë e braktisjes së Vietnamit të Jugut në fatin e tij, pasi protestuesit kundër luftës ia kërkuan në 1969-ën.

Në vend që të minimizonin dëmin dhe të iknin, ata kërkuan të arrinin “paqe me nder”. Strategjia e tyre e “Vietnamizimit” ishte në fakt një version i asaj që SHBA po bën sot në Ukrainë: sigurimin e armëve në mënyrë që vendi të mund të luftojë për të mbështetur pavarësinë e vet, në vend që të mbështetet në ushtarët amerikanë në terren.

Tipat e Harvardit dhe Yale do të përçahen edhe më shumë kur ata të shohin Nixonin si një nga gjashtë ekzemplarët në “Lidershipin” e Kissingerit, krah Konrad Adenauer, Charles de Gaulle, ish-presidentit egjiptian Anëar Sadat, kryeministrit të parë të Singaporit, Lee Kuan Yeë dhe Margaret Thatcherit.

E pyes Kissingerin se si Nixon – i vetmi president i detyruar të japë dorëheqjen – meriton një kapitull në një libër mbi udhëheqjen. A nuk është ai një rast studimor se si të mos drejtosh? Kissinger fillon me verdiktin e përmbledhur për Ëatergate, të dhënë nga Bryce Harloë, operatori me përvojë në Uashington, i cili kishte qenë ndërlidhësi i Nixon me Kongresin: “Një dreq budallai hyri në Zyrën Ovale dhe bëri siç i thanë” – që do të thotë se dikush në Shtëpinë e Bardhë e kishte marrë Nixonin pak si shumë fjalë për fjalë.

“Si një propozim i përgjithshëm,” thotë Kissinger, “asistentët u detyrohen parimeve të tyre në politikë që të mos mbahen pas deklaratave emocionale [për] gjëra që e dinë se nuk do t’i bënin pas reflektimit të mëtejshëm.” Kishte shumë raste kur, në vrullin e momentit, ose për t’i bërë përshtypje personit që kishte përballë, Nixoni jepte urdhra verbale të papërmbajtura. Kissinger mësoi shpejt të mos vepronte sa herë që Nixon e urdhëronte t’i “fuste një bombardim dikujt” dikujt.

“Nëse shikoni Ëatergate,” argumenton ai, “ishte me të vërtetë një varg shkeljesh” – duke filluar me hyrjet e paligjshme në selinë e Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, të cilat u urdhëruan nga fushata për të rizgjedhur Nixon në vitin 1972. Ato shkelje më pas “u bashkuan në një hetim. Mendova atëherë dhe mendoj tani se ata e meritonin censurën; ata nuk kërkuan largimin nga detyra.”

Nga këndvështrimi i Kissinger-it, Ëatergate ishte një katastrofë sepse shkatërroi strategjinë e zgjuar të politikës së jashtme që ai dhe Nixon kishin hartuar për të forcuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, që në fakt e kishin humbur Luftën e Ftohtë kur ata erdhën në detyrë në janar 1969.

“Ne kishim një projekt madhështor,” kujton ai. “[Nixon] donte t’i jepte fund Luftës së Vietnamit me kushte të respektueshme … Ai donte t’i jepte aleancës Atlantike një drejtim të ri strategjik. Dhe mbi të gjitha ai donte të shmangte një konflikt [bërthamor] [me Bashkimin Sovjetik] përmes politikës së kontrollit të armëve.

“Dhe pastaj ishte misteri i paeksploruar i Kinës. [Nixon] shpalli që në ditën e tij të parë se donte të hapej me Kinën. Ai e kuptoi se kjo ishte një mundësi strategjike, se dy kundërshtarë të Shteteve të Bashkuara ishin në konflikt me njëri-tjetrin” – një referencë për luftën kufitare që shpërtheu midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës në vitin 1969, pasi dy fuqitë më të mëdha komuniste ishin ndarë për çështje ideologjike tetë vjet më herët. “Në emër të tij dhashë një udhëzim që të përpiqemi të vendosim veten më afër Kinës dhe Rusisë, se sa ato ishin mes tyre.” Këto tendenca, thotë ai, po bashkoheshin në vitin para se të shpërthente skandali Ëatergate.

“Në fund të presidencës së Nixonit, kishte një paqe në Vietnam, e cila në kushtet e saj ishte e nderuar dhe e qëndrueshme nga një president që kishte mbështetjen e brendshme. Ne kishim ribërë politikën e Lindjes së Mesme,” duke dëbuar efektivisht sovjetikët nga rajoni dhe duke vendosur SHBA-në si ndërmjetës të paqes midis arabëve dhe izraelitëve. Fatkeqësisht, mbështetja e brendshme u shpërbë. Në vend që t’i shfrytëzonim ato mundësi, ne u detyruam nga situata e brendshme e Nixon-it që thjesht të mbaheshim.

Nixon që del nga “Lidershipi” i Kissinger-it është një figurë tragjike – një strateg mjeshtëror, mbulimi i paskrupullt i krimit të ekipit të fushatës së tij të rizgjedhjes, shkatërroi jo vetëm presidencën e tij, por dënoi edhe Vietnamin e Jugut me shkatërrim. As kjo nuk ishte e gjitha. Ishte disfata në Vietnam, sugjeron Kissinger, ajo që e vendosi SHBA në një spirale në rënie të polarizimit politik.

“Konflikti,” shkruan ai, “futi një stil debati publik të zhvilluar gjithnjë e më pak mbi thelbin, sesa për motivet dhe identitetet politike. Zemërimi zëvendësoi dialogun si një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe mosmarrëveshja është bërë një përplasje kulturash.”

E pyes nëse SHBA është më e ndarë sot se në kohën e Vietnamit.

“Po, pafundësisht më shumë,” përgjigjet menjëherë.

I befasuar, i kërkoj të ma shtjellojë. Në fillim të viteve 1970, thotë ai, ekzistonte ende një mundësi për dypartizim. “Interesi kombëtar ishte një term kuptimplotë, ai nuk ishte në vetvete një temë debati. Por kjo ka marrë fund. Çdo administratë tani përballet me armiqësinë e pandërprerë të opozitës dhe në një mënyrë që është ndërtuar mbi premisa të ndryshme… Debati i padeklaruar, por shumë real në Amerikë tani për tani është nëse vlerat bazë të Amerikës kanë qenë të vlefshme,” me të cilën ai nëkupton statusin e shenjtë të Kushtetutës dhe përparësinë e lirisë individuale dhe barazisë para ligjit.

Një republikan që nga vitet 1950, Kissinger shmang deklarimin në mënyrë eksplicite se ka elementë në të djathtën amerikane që tani duket se i vënë në dyshim ato vlera. Por ai nuk është më i entuziazmuar nga tipa të tillë populistë sesa ishte në kohën e Barry Goldëater, kandidati presidencial i viteve 1960, i cili ishte një mbrojtës i madh i individualizmit dhe një antikomunist i ashpër. Në të majtën progresive, thotë ai, njerëzit tani argumentojnë se “nëse këto vlera bazë nuk përmbysen dhe nuk ndryshohen parimet e ekzekutimit [të tyre], ne nuk kemi të drejtë morale as të zbatojmë politikën tonë të brendshme, aq më pak politikën tonë të jashtme”. . Kjo “nuk është ende një pikëpamje e përhapur, por është mjaftueshëm virulente për të shtyrë çdo gjë tjetër në drejtimin e saj dhe të pengojë politikat bashkuese.

E pyes: “A mund ta rregullojë ndonjë udhëheqës këtë?”

“Ajo që ndodh nëse ka ndarje të pakapërcyeshme është një nga dy gjërat. Ose shoqëria shembet dhe nuk është më e aftë të kryejë misionet e saj nën udhëheqje, ose i kapërcen ato…”

“A ka nevojë për një goditje të jashtme apo një armik të jashtëm?”

“Kjo është një mënyrë për ta bërë. Ose mund të keni një krizë të pakontrollueshme të brendshme.”

E kthej pas te udhëheqësi më i vjetër i profilizuar në librin e tij, Konrad Adenauer, i cili në vitin 1949 u bë kancelari i parë i Gjermanisë Perëndimore. Në takimin e tyre të fundit – sigurisht që Kissinger i njihte të gjashtë personalisht – Adenaueri e pyeti: “A është ende në gjendje ndonjë lider të zhvillojë një politikë të vërtetë afatgjatë? A është ende i mundur lidershipi i vërtetë sot?” Kjo është me siguri pyetja që vetë Kissingeri ngre, gati gjashtë dekada më vonë.

Lidershipi është bërë shumë më i vështirë, thotë ai, “për shkak të kombinimit të rrjete sociale, stileve të reja të gazetarisë, internetit dhe televizionit, të cilat të gjitha e përqendrojnë vëmendjen në afat të shkurtër”.

Kjo na sjell tek pikëpamja e tij shumë e veçantë për lidershipin. Gjashtë udhëheqësit në librin e tij kishin pesë cilësi: ata flisnin për të vërteta të vështira, kishin vizion dhe ishin të guximshëm. Por ata ishin edhe të aftë të kalonin kohë me veten, në vetmi. Dhe nuk kishin frikë të ishin përçarës.

“Duhet të ketë një moment reflektimi në jetën e liderit”, thotë ai, duke treguar për kohën e mërgimit të brendshëm të Adenauer-it në Gjermaninë naziste; kohën e de Golit si një i burgosur në Luftën e Parë Botërore; Vitet e vështira të Nixonit në mesin e viteve 1960 pasi ai kishte humbur garat si për presidencën ashtu edhe për guvernator të Kalifornisë; kohën e burgut të Sadatit kur Egjipti ishte ende nën kontrollin britanik. Disa nga pasazhet më mbresëlënëse të librit kanë të bëjnë me këto periudha izolimi. “Dominimi i vetes duhet të bëhet një lloj zakoni,” shkruante de Gaulle si një i burgosur lufte, “një refleks moral i fituar nga një gjimnastikë e vazhdueshme e vullnetit, veçanërisht në gjërat më të vogla: veshja, të biseduarit, mënyra se si mendon.”

Fundi i pjesës së parë / Sunday Times – Bota.al

The post “Po hyjmë në një periudhë shumë të vështirë”, paralajmërimi i gjigantit të politikës së jashtme amerikane appeared first on Albeu.com.