Henrik Hoxhaj Archives - Albeu.com

70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës/ Henrik Hoxhaj rrëfen detajet në Gjykatën e Posaçme: Një armë m`u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje…
Henrik Hoxhaj, në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe u krye atentati ndaj Dorjan Shkozës, duke shpjeguar rolet, armët e përdorura dhe pagesën për ekzekutimin.

Në Gjykatën e Posaçme, Henrik Hoxhaj, ka rrëfyer për “porositë” që i kishte dhënë Nuredin Dumani.

“Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur te ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë e duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me telefona të kriptuar. Kemi biseduar për disa vrasje. Ai kishte marrë porosi nga Krymi. Më tha që janë disa punë për t’u bërë, a je i interesuar. Unë i thashë po. Nuredini më tha për dy vrasje që do bëheshin në Durrës. Në fillim qe si porosi e Krymit, por pastaj i paraqiti si problematika të tij. Tha: a je dakord në fillim. Po dakord, i thashë.

Në këtë takim diskutuam për vrasjen e Dorjan Shkozës. Do kryhej kundrejt pagesës. Në fillim propozoi 70 mijë euro. Ai gjeti mjetet dhe armët. Shofer qe Elio Bitri, elbasanlli. Si kohë, ishte pak pas takimit, në pandemi. Nuk kishim leje, por ishim sipas rregullave, me rrip, me rregulla qarkullimi. Ditën e ngjarjes kam shkuar në Durrës. U takova te shtëpia e Nuredinit në Durrës. Nga aty u nisëm. Kemi përdorur një makinë të zezë. Ishte Elio në timon, unë mbrapa shoferit. Kisha unë dy armë, Elio një. Nuredini u nis me ne. Ne kemi dalë një xhiro te servisi. Kur kaluam herën e parë nuk ishte prezent.

Kur u kthyem ishte aty. Ishte me dy persona të shoqëruar.

Elio më thotë: ja ku janë. Ishin tre vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Një armë m’u bllokua, përdora tjetrën. Njëri nga ata ngeli në vend. Dorjani u rrëzua pak më tutje. Unë i thashë: a ti je Dorjani? Ai tha jo. Pyeta Elion: a ky është? Po, më tha ai. Edhe e godita. Një e goditi edhe Elio. Pati një pistoletë me mulli. Pas vrasjes hipa në makinë. Në ikje e sipër, i thashë: mua më lër te Plepat, ku kisha lënë një makinë. Unë hipa tek ajo me duar në xhepa. Ndërsa makina tjetër iku dhe u dogj te Bishti i Zhurit. Nuredini ka qenë pas nesh dhe e ka parë ngjarjen. Më tha: o kusho, doli shumë mirë. Pagesën e mora për ngjarjen, por ajo 70-shja u nda mes meje dhe Elios. 35 mora. Nuk e di sa i dha Elios. Pas kësaj vrasjeje kam jetuar në Tiranë. Nuk fshihesha. Lekët Nuredini më tha se i merrte nga “Krymi””, – ka dëshmuar Hoxhaj.

The post 70 mijë euro për kokën e Dorjan Shkozës/ Henrik Hoxhaj rrëfen detajet në Gjykatën e Posaçme: Një armë m`u bllokua, Nuredin Dumani ishte pas meje… appeared first on Albeu.com.

Atentatet e bujshme në vend, “ushtari” i Nuredin Dumanit kërkon t’i kthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë
Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj ka kërkuar nëpërmjet avokatit që t’i kthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Kjo për shkak se gjykata ia hoqi me arsyen se ai nuk ka treguar për disa ngjarje për të cilën ai ka qenë autor apo bashkëpunëtor.

Ai i ka treguar gjykatës se ka qenë bashkëpunëtori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se cdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.

Hoxha u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘ushtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri.

The post Atentatet e bujshme në vend, “ushtari” i Nuredin Dumanit kërkon t’i kthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Plaurenti njoftoi Festimin se Dedaj ofronte 700 mijë € për vrasjen e Qolit. Hoxhaj e“Feste” ekzekutuan Kavajsin, polici N. Sh. fshehu armët
Pas 11 vitesh nga vrasja e Elvis Dedaj alias Muharrem Habili që në Durrës njihej me nofkën “Loshja”, me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Skerdi Tasi dhe Nuredin Dumani, SPAK ka arritur të zbardhë dy autorët e ngjarjes, ndërsa një tjetër me emrin Enea Prifti të verë nën hetim.

“Ora News” ka mësuar se vrasja e Elvis Dedaj është kryer nga Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli alias “Festja”, të cilët tashmë janë marrë të pandehur dhe ndodhet në pritje të gjykimit me pjesën tjetër të personave që janë pjesë e dosjes “Dumani”.

Ndërsa një punonjës policie, Nazmi. Sh, sipas rrëfimit të penduarit Skerdi Tasi, ka ndihmuar për largimin e armëve të krimit nga zona e “Shkëmbit të Kavajës” duke i hedhur në një kanal të ujërave të zeza.

Zbardhja e kësaj ngjarje është realizuar nga dy të penduarit e Drejtësisë, Skerdi Tasi dhe Nuredin Dumani, të cilët në sinkron me njëri-tjetrin i thanë prokurorëve të SPAK, se vrasjen e Elvis Dedaj në muajin qershor 2012, e kishte kryer Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli.

Shkak i vrasjes së “Loshja” ishte bërë një borxh financiar mes dy miqve Qoli-Dedaj.

Por situata dhe konflikti i këtyre dy njerëzve është përkeqësuar kur, Qoli është vënë në dijeni nga Plaurent Dervishaj se Elvis Dedaj kishte ofruar 700 mijë euro për vrasjen e të fortit të Durrësit, Festim Qoli.

Ditën e vrasjes Elvis Dedaj kishte udhëtuar nga Durrësi në Tiranë, për të dërguar të fejuarën Paula M. për të dhënë provim.

Pas rikthimit në Durrës dhe lënies së të fejuarës tek shtëpia në lagjen nr. 6, Durrës, rreth orës 14:45 minuta është nisur në drejtim të “Shkëmbit të Kavajës”, ku i ndjeri ka shkuar në plazhin “Rio”.

Pasi në këtë vend kishte marrë lokal me qira dhe pas qëndrimit këtu përreth një orë është larguar i vetëm në rrugën dytësore Golem-Plepa, ku dhe ka mbetur i vrarë.

Dedaj ka marrë në trup 6 plumba, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Atë ditë ai kishte me vete një armë pistoletë “Glock”, por pa mundur ta verë në përdorim.

I penduari Skerdi Tasi ka pohuar në SPAK, se Elvis Dedaj e ka vrarë me automatik “Skorpions” Henrik Hoxhaj, i cili kishte qenë në makinë bashkë me Festim Qolin, i cili e ka nxitë e shtyrë Henrikun ta bënte krimin për të.

Tasi, ka thënë para prokurorëve se këtë gjë ia kishte thënë vetë Henrik Hoxhaj, si për ti dhënë provën se edhe më parë kishte kryer vrasje. “…duke më thënë se megjithëse të ndjerin e kishte pas kumbar të të birit, kishte pranuar t’a vriste për Festimin të cilin e konsideronte si vëlla…”-është shprehur Tasi.

Henrik Hoxhaj, ishte paguar për këtë nga Festim Qoli megjithëse i fundit i kishte thënë se Elvisin (të ndjerin) e kishte patur shok.

Tasi ka treguar se Henriku, i kishte qëlluar atë në parakalim me “Skorpions” dhe pastaj kishte zbritur nga makina dhe duke çaluar me një këmbë, i ishte afruar tek xhami dhe e kishte qëlluar sërish në kokë.

Ndërsa i penduari tjetër Nuredin Dumani, gjatë marrjes në pyetje ka treguar në SPAK se Elvis Dedaj ishte ekzekutuar nga Henrik Hoxhaj dhe në makinë me të si shofer kishte qenë Festim Qoli.

Sipas Dumanit, Enea Prifti, kishte njoftuar me telefon Festim Qolin për vendndodhjen e viktimës, pasi më parë Enea, kishte drekuar me viktimën Elvis Dedaj.

Dumani ka treguar se Henriku ka qëlluar mbi viktimën. Pas vrasjes Henriku e Festimi, janë larguar me automjetin ”Mistubishi” të cilit më pas i kanë vënë flakën.

“…makina “Mitsubishi” është parkuar në garazhdin e Agim Gjinit, i cili e kishte nxjerrë ditën e ngjarjes duke ja dhënë Festim Qolit. Pas ngjarjes Festim Qoli ishte larguar për në Shkozet dhe tek Hotel “Aleksandria” kishte marrë makinën tip “Linkoln…”-tregon Nuredin Dumani.

Për krimin që kreu Festimi i kishte dhënë Henrikut shumën prej 100.000 euro. Ndërsa dy armët që u patën përdorur në krim i patën hedhur tek Shkëmbi i Kavajës, mbi rrugën kryesore. Sipas tij njërën prej armëve e kishte gjetur dhe marrë në atë zonë një punonjës policie Nazmi. Sh. bashkë me një person tjetër të panjohur, të cilat i kishin hedhur në një kanal të ujërave të zeza tek mbikalimi në Shën Vlash.

Sipas Nuredin Dumanit, shkak për kryerjen e kësaj vrasjeje kishte qenë fakti se Festim Qolit i kishte rënë në vesh nga Plaurent Dervishaj, se Elvis Dedaj kishte ofruar rreth 700 mijë euro për të vrarë Festim Qolin.

Për këtë ngjarje, Henrik Hoxhaj, nuk ka pranuar të flasë duke treguar në SPAK se s’mund të merrte përsipër krime që nuk i kishte kryer dhe s’kishte marrë pjesë.

Për shkak të refuzimit për të bashkëpunuar, SPAK në muajin Korrik vendosi ta heqë Henrik Hoxhaj nga statusi i bashkëpunëtorit, duke i komunikuar atij akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj Elvis Dedaj, Aredin Beharit, dhe disa personave të tjerë.

The post Plaurenti njoftoi Festimin se Dedaj ofronte 700 mijë € për vrasjen e Qolit. Hoxhaj e“Feste” ekzekutuan Kavajsin, polici N. Sh. fshehu armët appeared first on Albeu.com.

“80 mijë euro për kokën e Aredin Beharit”, kush janë dy killerat që dolën huq dy herë në vrasjen e tij
“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurt”, thotë një shprehje popullore, e cila rezulton të jetë e vërtetë për Aredin Beharin, i cili u ka shpëtuar paq dy atentaeve.

Por, kush janë personat që kanë tentuar të vrasin Beharin?

80 mijë euro ishte vendosur në dispozicion për kokën e tij. Organizatori dhe personi që kishte paguar lekët është Albert Pashaj, për të cilin policia njoftoi sot se është arrestuar.

Shumën e majme ia dha Henrik Hoxhajt, i cili është i arrestuar bashkë me killerin me pagesë, Nuredin Dumani prej vitit të kaluar

Tentativa e parë u realizua në 05.11.2017, Hoxhaj zgjodhi Skerdi Tasen për ta vrarë. Tentativa dështoi.

Herën e dytë, Pashaj e çon shumën në 80 mijë për të vrarë Beharin, i cili kishte konflikte me vëllanë e tij.

Tentativa e dytë në 03.04.2019.

Këtë herë Hoxhaj tenton vetë për të qëlluar, por bllokuar kallashnikovi dhe Behari shpëton.

The post “80 mijë euro për kokën e Aredin Beharit”, kush janë dy killerat që dolën huq dy herë në vrasjen e tij appeared first on Albeu.com.

Ervis Martinaj zhduket pa lënë gjurmë! Si më i kërkuari i momentit do t’i jepte Nuredin Dumanit 500 mijë euro për “kokën” e Endrit Dokles
Ditën e djeshme, 11 gusht 2022, familja e Ervis Martinajt ka alarmuar policinë e Laçit se ka humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia.

Nga Drejtoria e Policisë së Shtetit thonë se ishte nëna e Martinajt ajo që ka kryer denoncimin, duke thënë se prej 3 ditësh nuk kishte asnjë kontakt me djalin e saj. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend.

Ndërsa autoritetet janë ngritur në këmbë për gjetjen e tij, Albeu.com ju risjell jë dëshmi të bërë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, në lidhje me të

Ervis Martinaj do t’i jepte 500 mijë euro Nuredin Dumanit për të hequr qafe Endrit Doklen, thuhet në dosjen hetimore. Ka qenë vetë Nuredini që ka thënë se ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë shtetasin Indrit Doklen. Ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Gjithashtu Nuredini shpjegon se në emër të Ervisit kanë shkuar dhe e kanë takuar në Kosovë dy shtetas një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”.

Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u  fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim.

Pjesë nga dosja

12.1        Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 shtetasi Nuredin Dumani ka deklaruar ndër të tjera se ka marrë porosi nga shtetasi Ervis Martinaj për të vrarë shtetasin Indrit Dokle. Ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Gjithashtu Nuredini shpjegon se në emër të Ervisit kanë vajtur dhe e kanë takuar në Kosovë dy shtetas një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

12.2        Nga hetimi është bërë e mundur që të ientifikohet se shtetasi Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Ervisi.

12.3        Në lidhje me këtë moment Henriku ka shpjeguar se: …Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”.

12.4        Prokuroria në kërkesën e paraqitur lidhur me këtë moment arsyeton se: Nisur nga të dhënat e përftuara nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani fillimisht hetimet u fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj. Nga verifikimet e çertifikatave familjare dhe personale u arrit të identifikohet se shtetasi Alket Xhixha është vëllai i shtetasit Besian Xhixha. Më tej nëpërmjet sistemit TIMS u evidentuan hyrje – daljet e shtetasit Alket Xhixha në drejtim të Republikës së Kosovës (kjo edhe në verifikim të të dhënave të përftuara nga deklarimi i Nuredinit). Ky verifikim në sistemin TIMS kishte si synim që të evidentoheshin automjetet me të cilët ka udhëtuar shtetasi Alket Xhixha në drejtim të Kosovës. Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Alket Xhixha ka udhëtuar nga Shqipëria për në Kosovë (Pika e Kalimit Kufitar Morinë) edhe me automjetin tip AB309BZ dhe më konkretisht ai ka dalë nga Republika e Shqipërisë në datën 18.01.2021, ora 15:23:48 së bashku me shtetasin Elvin Merlika i cili ka qenë në drejtimin e këtij mjeti me orë dalje 15:23:36. Elvin Merlika është drejtuesi i automjetit me targë AB309BZ. Po kështu këta dy shtetas rezulton të jenë kthyer në Republikën e Shqipërisë po në datën 18.01.2021 me të njëjtin automjet me targë AB309BZ. Shtetasi Elvin Merlika rezuton se ka hyrë nga Pika e Kalimit Kufitar Morinë në datën 18.01.2021, ora 20:08:00 kurse shtetas Alket Xhixha me po të njëjtin automjet dhe datë por ora është 20:08:00. Sipas procesverbalit të datës 04 Maj 2022 rezulton se automjeti me targë AB309BZ është i tipit Hummer, me ngjyrë të zezë, me pronar shtetasen Jonida Sami Merlika. Gjithashtu rezulton se shtetasi Rrahim Dumani, kushëri i shtetasit Nuredin Dumani ka disa hyrje dalje nga Shqipëria në Kosovë ku ka edhe udhëtime me autobuz. Të dhënat e marra përmes deklarimit të Nuredin Dumanit përputhen me se miri edhe me rezultatet e këqyrjes së realizuar nga ana policisë gjyqësore të evidentuara më lart. Tërësia e këtyre provave krijon dyshimin se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminal.

Akuzat që rëndojnë mbi  Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën:

Nuredin Dumani i dyshuar për kryerjen e veprave penale si:

-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”  (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim  të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Bera), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan.

-“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Akuzat ndaj Henrik Hoxhajt

Henrik Hoxhaj, i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

-“Vrasja me paramendim e mbetur në tentative”, në dëm të viktimës së veprës penale Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer  më shumë se një herë,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të  kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal”.

-“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’’ të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’, “Grup i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’.

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./albeu.com

The post Ervis Martinaj zhduket pa lënë gjurmë! Si më i kërkuari i momentit do t’i jepte Nuredin Dumanit 500 mijë euro për “kokën” e Endrit Dokles appeared first on Albeu.com.

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin
Dy bashkëpunëtorët e prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, të cilët kanë qenë së bashku protagonistë në vrasjen e vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe në ekzekutimin e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, kanë pasur një përplasje të madhe mes tyre për sa i përket tregimit të dy ngjarjeve kriminale, të ndodhura në vitin 2020 në Durrës.

Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Klevis Alla, në 3 dëshmitë e  dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku jepen rrëfime kontradiktore për sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy ngjarjeve të rënda.

Për shkak se dy bashkëpunëtorët Dumani dhe Alla, nuk përputhen me njëri-tjetrin, pak ditë më parë prokurorët e SPAK, kanë zhvilluar një seancë ballafaqimi mes Klevis Allës, bashkëpunëtorit të parë të SPAK dhe Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të 4-rt, që SPAK ka në dosjen penale, ku flitet për disa vrasje në Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.

3 nga katër rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Alla tregon se në të dyja rastet ai ka qënë në dijeni të vrasjes dhe protagonist. Madje tek rasti i ekzekutimit të vëllezërve Haxhiaj, ai thotë se ishte shofer i makinës “Toyota”, që Nuredin Dumani e kishte marrë tek Plaurent Dervishaj në Durrës.

Por si ekzekutorë në këtë krim të rëndë, Alla përcakton në 3 dëshmitë e tij se njerëzit që kanë qëlluar ishin Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”.

Një fakt të tillë e tregon dhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Në 3 dëshmitë që ka dhënë Klevis Alla në prokurori, ku vetëm në 30 Prill 2020 është pyetur dy herë nga prokurori Gëzim Veizi dhe oficeri Lorenc Dervishi, ai tregon se vrasjen e 4 personave e kishte kryer Talo Çela, Altin Ndoci.

Këto dëshmi Alla, i ka dhënë në një kohë kur ai para se të arrestohej nga policia, ishte takuar me Nuredin Dumanit, dhe mund të jetë instruktuar prej tij, mbi qëndrimin që duhet të mbante.

Pasi dhe vetë Dumani ishte në dijeni që Klevis Allën e thërrisnin në polici dhe e pyesnin për vrasjen e dy vëllezërve. Vetëm në dëshminë e 4, të dhënë në datën 26 shkurt 2021 para prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, Klevis Alla, ka përfshirë Nuredin Dumanin si ekzekutor të vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Por megjithëse Alla ka qënë në të njëjtën makinë me vrasësit, çuditërisht ai nuk ka përmendur në asnjë rresht të 4 dëshmive të tij, emrin e Henrik Hoxhaj, i cili në rëfimin e tij pranon se ka vrarë bashku me Dumanin vëllezërit në Durrës dhe së bashku me Eljo Bitrin kanë vrarë Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Në këtë dëshmi të katërt, Klevis Alla, thotë se në makinën tip “Toyota”, ndodhej ai vetë në timon, Nuredin Dumani në sediljen e parë, ndërsa Talo Çela dhe Altin Ndoci ndodheshin me automatikë në sediljen e pasme.

Por edhe ky moment ka ngritur për prokurorët mjaft pikëpyetje në vërtetësinë e deklaratave të Allës, pasi dy bashkëpunëtorët e tjerë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, tregojnë se në këtë periudhë ata kërkonin me insistim lokalizimin dhe vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit.

Ndërsa Klevis Alla në rrëfimin para prokurorëve, rezulton se i fut hasmit në një makinë dhe i implikon ata së bashku, në dy ngjarje të rënda kriminale, me 4 të vdekur.

Për shkak se Klevis Alla ka pasur mospërputhje të thellë në tregimin e ngjarjes, prokurorët e kanë pyetur atë se pse ai nuk kishte treguar emrin e Nuredin Dumanit, por Alla është shfajësuar duke pohuar se Dumani e kishte kërcënuar se do i vriste motrën e vogël. /Oranews/

The post Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin appeared first on Albeu.com.

Rrëfeu ngjarjet e bujshme, “ish-ushtari” i Dumanit merret sërish në pyetje nga SPAK
“Ish-ushtari” i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj i cili tanimë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, do të merret sot sërish në pyetje nga SPAK.

Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani./albeu.com

The post Rrëfeu ngjarjet e bujshme, “ish-ushtari” i Dumanit merret sërish në pyetje nga SPAK appeared first on Albeu.com.

SPAK merr sërish në pyetje Dumanin dhe Hoxhajn, a do të “zbërthehen” dy miqtë?
SPAK është duke marrë në pyetje dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhajn.

Edhe pse Dumani nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore, ka shkuar për të dëshmuar atë që di bashkë më “ushtarin” e tij.

Po sot, gjithashtu ka ndodhur dhe ballafaqimi i parë mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, i cili dyshohet se e ka paguar dhe i ka dhënë një listë me emra për të eliminuar, pasi i dyshonte si të përfshirë në atentatin e të vëllait. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 30 dhjetor, ose ndryshe si masakra e Bradasheshit, ku u vranë tre persona, mes tyre dhe “Tarzani”, i njohur si Endrit Alibej.

The post SPAK merr sërish në pyetje Dumanin dhe Hoxhajn, a do të “zbërthehen” dy miqtë? appeared first on Albeu.com.

SPAK përgatitet për valë të dytë arrestimesh, Dumani nxjerr 100 emra të tjerë
Një javë pas operacionit “Plumbi i Artë”, pritet që të nisë një valë e dytë arrestimesh të emrave të njohur të botës së krimit. Edhe për këtë “valë” aksion, duket se SPAK i atribuohet dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani dhe ushtari i tij, Henrik Hoxhaj.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews”, se Dumani ka nxjerrë në pah rreth 100 emra të rinj të botës së errët të krimit në vendin tonë. Edhe këta pritet që të arrestohen nga Policia e Shtetit.

Burime pranë SPAK, thanë se Dumani në dëshminë e tij, ka nxjerrë rreth 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete, e një pjesë e këtyre emrave, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër vijohet të hetohet në çdo moment. Pritet që gjithë aksioni të fokusohet më së shumti në në zonën e Fushë-Krujës, Fierit dhe Vlorës, por nuk përjashtohen as qytete të tjera. Pikërisht në vende këto ku besohet se Nuredin Dumani dhe grupi i miqve të tij, kanë marrë porosi ose kanë kryer vrasje me pagesë për llogari të personave të tjerë që kanë influencë të madhe kriminale në këto zona.

Dumani dhe Hoxhaj, mësohet se kanë treguar edhe anëtarët e grupit të armikut të përbetuar Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati. Ndërkohë që herën e parë të gjithë “VIP-at” shpëtuan, edhe pse gjithsej ishin prerë 32 urdhër-arreste, 18 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 14 të tjera janë shpallur në kërkim.

The post SPAK përgatitet për valë të dytë arrestimesh, Dumani nxjerr 100 emra të tjerë appeared first on Albeu.com.

“Kush më pagoi 50 mijë euro për ta hequr“, Henrik Hoxhaj del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës: E kishte sharë në telefon
Henrik Hoxhaj “killeri” i arrestuar bashkë me Nuredin Dumanin, ka rrëfyer një tjetër krim të ndodhur vite më parë.

Ai është shprehur para hetuesve se në shkurt të viti 2011, ka marrë porosi nga Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky person mësohet se i ka ofruar 50 mijë euro Henrik Hoxhajt për të eliminuar fizikisht Filip Gjeloshin.

“Më ka dhënë 10 milion paradhënie për shpenzimet” është shprehur Henrik Hoxhaj para hetuesve.

Arsyeja se pse donte ta vriste Filip Gjeloshin kishte qenë një kërcënim që ky i fundit kishte bërë ndaj Ardian Ozunit. Sherri mes tyre ka ndodhur pasi Ozuni kishte rrahur nipin një person të afërt të Filipit.

“E kam mbikëqyrur disa herë shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj”, derisa vendos momentin e duhur për ta kryer punën. Unë kam pasur një Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda makinës kam pasur kallashnikovin me silenciator. Kallashin ma ka gjetur Ardiani i cili njihej edhe si “Cufi” dhe përveç armës ai më bleu edhe një silenciator që e provuam nëse punon tek karburanti i tij në Allias.”

“Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë  errësirë dhe unë isha parkuar afër lokalit që ky person kishte tek rruga “Siri Kodra” në Tiranë dhe po e prisja Filipin të vinte. Ai ka ardhur me një Mitsubishi me targa angleze. Ai ndaloi në kthesë dhe kam dalë nga makina ime dhe kam qëlluar me breshëri ndaj tij. Kam parë një femër në makinë dhe duke qenë se nuk doja ta dëmtoja atë kam ndaluar zjarrin dhe nuk kam qëlluar më. Jam futur në makinë dhe jam larguar nga drejtimi i sipërm pasi i trembesha postblloqeve në Paskuqan. Më pas pashë në televizor se ai ishte plagosur nga atentati por nuk u mora më me atë punë.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

Filip Gjeloshaj është një emër i përmendur gjatë në kronikat e zeza të medias. Që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua por nuk u provua asnjëherë. Në vitin 2003 ishte në burg kur i ka dalë në krah të dënuarit përjetë Zani Caushi, në hasmërinë që vijon edhe në burg mes tij dhe Gaxhait. Për këtë shkak në burg u plagos me thikë. Gjeloshi ishte në burg i arrestuar për plagosjen e elektricistit Shpëtim Beqiri fare pranë banesës së tij në rrugën “Siri Kodra”. Pas lirimit edhe nga arrestimi i vitit 2006, kur akuzohej për tentativën e vrasjes së një personi në Allias, Gjeloshaj në vitin 2011 do t’i shpëtonte mrekullisht një atentati me armë ku mbeti i plagosur.

The post “Kush më pagoi 50 mijë euro për ta hequr“, Henrik Hoxhaj del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës: E kishte sharë në telefon appeared first on Albeu.com.