Henrik Hoxha Archives - Albeu.com

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…
I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxha, ka dëshmuar në seancën e radhës të procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, duke dhënë deklarime mbi disa nga ngjarjet e rënda kriminale për të cilat po zhvillohet gjykimi.

Hoxha deklaroi se Festim Qolin e njeh prej rreth 20 vitesh dhe se është njohur me të në një ditëlindje.

Në rrëfimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Sipas Hoxhës, Qoli nuk i ka folur asnjëherë për Nuredinin.

Sa i përket Elvis Dedjes, Hoxha tha se kishte dëgjuar nga Festimi se e kishte pasur ortak, por mohoi çdo përfshirje në vrasjen e tij.

“Vrasjen e Elvis Dedjes nuk e kam kryer unë dhe nuk e di kush e ka bërë. Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje”, u shpreh ai.

Hoxha pranoi përfshirjen në vrasjen e Dorian Shkozës, duke deklaruar se porosia kishte ardhur nga Erion Alibej, të cilin ai e referoi me nofkën “Krymi”, ndërsa ndërmjetës sipas tij kishte qenë Nuredini.

Sipas dëshmisë, shkak për ngjarjen ishte pretendimi i Alibejt se Shkoza kishte qenë i përfshirë në vrasjen e familjarëve të tij.

Ai shtoi se nuk kishte pasur informatorë në atë ngjarje dhe se nuk e njeh Asllan Plakun. Në lidhje me vrasjen e Emiliano Ramazanit, Hoxha deklaroi se Nuredini u kishte thënë se informacioni merrej nga Erion Alibej.

Për Xhuliano Hoxhën, ai mohoi përfshirjen e Nuredinit, duke thënë se nuk i ishte përmendur asnjëherë emri i tij dhe se nuk e kishte parë në vendngjarje.

Hoxha tha se për Sokol Sanxhaktarin kishte vetëm dijeni të përgjithshme. Sipas tij, Nuredini i kishte përmendur se Sanxhaktari kishte qenë dhëndri i një kryebashkiaku në atë kohë.

“Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar. Nuredini na ka thënë se kishte biseduar me dikë për këtë çështje. Unë nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar”, deklaroi ai.

Sipas tij, porosia kishte ardhur nga vëllezërit Dizdari dhe lidhej me një çështje borxhi. Ai deklaroi se Aleksandër Baho, i njohur si “Sakati”, do të siguronte informacion për lëvizjet e djalit të Mashës, pasi fillimisht objektiv kishte qenë ai.

Hoxha tha se kishte marrë 10 mijë euro parapagim, ndërsa sipas tij, për djalin e Mashës ishte premtuar një pagesë prej 150 mijë eurosh dhe për Lulëzim Mashën 100 mijë euro.

Emra të tjerë të përmendur

I penduari deklaroi se nuk e njeh Suel Çelën dhe se nuk e ka takuar asnjëherë. Sa i përket Otin Kilës, Hoxha tha se emri i tij ishte në një listë të hartuar nga Nuredini, ku përfshiheshin edhe vëllezërit Ramazani.

Më vonë, sipas tij, ishte thënë se ekzistonte informacion se ai kishte strehuar Talo Çelën. Procesi “Plumbi i Artë” vijon me dëgjimin e dëshmive dhe shqyrtimin e provave për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale që tronditën vendin.

“Festim Qolin e njoh prej 20 vitesh. Ai nuk më ka folur ndonjëherë për Nuredinin. E kam njohur te ditëlindja e Festimit. Festimi më ka treguar se Elvis Dedjen e ka pasur ortak.

Nuk e kam kryer unë vrasjen e tij dhe nuk di kush e ka bërë. Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje.

Jam i përfshirë në vrasjen e Dorian Shkozës. Porosia ka qenë e “Krymit” (Erion Alibejt), por ndërmjetës ishte Nuredini. Shkak ishte pretendimi i “Krymit” se Shkoza kishte qenë te vrasja e familjarëve të tij. Nuk kishte informatorë në atë ngjarje. Asllan Plakun nuk e njoh. Erion Alibejn nuk e kam takuar ndonjëherë. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit, Nuredini na ka thënë që merrte informacion nga Erion Alibej. Për Xhuliano Hoxhën, Nuredini nuk më ka folur ndonjëherë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe as e kam parë në vendngjarje.

Sokol Sanxhaktarin? E kam dëgjuar se kush është. Nuredini më ka thënë që ka qenë dhëndri i një kryebashkiaku atëherë. Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar.

Nuredini na ka thënë se kishte diskutuar me dikë për vrasjen e tij. Nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar. Nuk e njoh shtetasin Suel Çela. Nuk e kam takuar ndonjëherë. Për Otin Kilën, Nuredini kishte bërë një listë. Ky ishte në listë, që “duhej bërë”. Ishte ai dhe vëllezërit Ramazani. Më vonë, Nuredini tha se kishte informacion që ai kishte strehuar Talo Çelën”, tha Hoxha.

I penduari Erion Alibej pyetje për Hoxhën.

Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Herën e dytë, kur u ndërmorën veprime, e kemi diskutuar në aplikacion.

Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Hoxha: Nuredini thoshte diçka për një lidhje. Nuk e di mirë.

Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Hoxha: Tani, unë po them çfarë më ka thënë Nuredini. Se çfarë është ai, kjo është tjetër gjë.

Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, të ka pritur dikush me një “C-Class” gri. Skerdi Tasi ka thënë se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim?

Hoxha: Jo, nuk e njoh.

The post Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe… appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha/ Vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim, dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre…
Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar detaje mbi atenatatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.

Porosia ishte për vrasjen e djalit, por sipas tij, nuk kishim mundur ta gjenin.

“Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni”, ka dëshmuar ai sipas gazetares Klodiana Lala.

Ndër të tjera, ai është shprehur se njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por më pas janë ndarë.

“Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas”, ka dëshmuar Hoxhaj.

Henrik Hoxha: Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot. Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës.

Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni. Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.

The post Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha/ Vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim, dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre… appeared first on Albeu.com.

Nuredin Dumani tregon “shokët”: Henrikut s’i tregoja se ishte i paqëndrueshëm, me Eljo Bitrin ishim te vrasja e Dorjan Shkozës
Këtë të martë, po mbahet në GJKKO seanca gjyqësore për procesin “Plumbi i Artë”. Para nisjes së dëshmisë ka kërkuar fjalën Xhuljan Hoxha.

E pas tij radhën për të dëshmuar e kishte bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili iu përgjigj pyetjeve nga avokati Gentian Rumano në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhën.

Nuredin Dumani: “Me Henrik Hoxhajn jam njohur në dhjetor 2019. Jemi takuar fizikisht në 30 dhjetor 2019. Atë ditë ka qenë ditëlindja e Festim Qolit, e festonim çdo vit me daulle.

Hera e parë që shkoja te ditëlindja e Festim Qolit, erdhën diku te 50 veta. Shumë prej njerëzve aty unë i njihja.

Më prezantoi Festimi me Henrikun brenda në lokal. E kam parë një herë tek në makinë Henrik Hoxhajn, përpara se të njiheshim, kur Festimi ishte në kërkim për një vrasje.

Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç më ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat.

Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë me fol për muhabete të vjetra sepse ishim të ngarkuar në atë moment.

Bashkë me ne ishte dhe Festim Qoli te shtëpia ime. Pastaj në një drekë pas disa kohësh ishim unë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase në Peqin.

Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Unë dhe Henrik Hoxhaj kemi konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë në ditëlindjen e Festimit.

Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët.

Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014, e ka takuar Henriku dy herë. Një herë kemi qenë të shtëpia ime kemi pirë kafe, ndërsa herën tjetër te vrasja e Dorjan Shkozës”.

The post Nuredin Dumani tregon “shokët”: Henrikut s’i tregoja se ishte i paqëndrueshëm, me Eljo Bitrin ishim te vrasja e Dorjan Shkozës appeared first on Albeu.com.

“Dumani më premtoi 60 mijë euro”, Henrik Hoxha dëshmon në GJKKO për 1 orë e gjysmë: Pasi mora pagesën…
I penduari i drejtësisë Henrik Hoxha ka qenë paraditen e sotme GJKKO, për të dëshmuar për dy atentatet me katër viktima të ndodhura në Durrës tre vite më parë, ku u vranë vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhela Avdija.

Mësohet se Hoxha është futur në ambientet e GJKKO, i veshur me bluzën e Realit të Madridit ku kishte të stampuar emrin e tij dhe ka dëshmuar për një orë 30 minuta.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit dhe kemi folur më pas për t’u takuar. Dumani më premtoi 60 mijë euro nga të cilat më dha 34 mijë sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky ka qenë në timon, unë të sedilja e pasme e pasagjerit. Kam pasur dy pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Sipas Dumanit objektivi ishte Dorian Shkoza. Madje ky i ka dalë para Avdiajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar.

Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”, ka deklaruar ai.

The post “Dumani më premtoi 60 mijë euro”, Henrik Hoxha dëshmon në GJKKO për 1 orë e gjysmë: Pasi mora pagesën… appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj Lulzim Mashës, Henrik Hoxha: Ma kërkoi Dumani, duhej të vritej djali i tij mashtrues, por s’e kapim dot
Në janar të këtij viti biznesmeni Lulëzim Masha ra pre e një atentati në mes të Tiranës. Ndaj tij u qëllua disa herë por plumbat nuk e kapën.

Së fundmi, detaje të reja kanë dalë nga ky atentat. Mësohet se pas tentativës për ta eliminuar fshihen pikërisht dy vrasësit serial Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, të cilët kanë pranuar të rrëfejnë krimet pas arrestimit.

Henrik Hoxhaj, “killeri” i cili bashkë me Nuredin Dumanin kanë pranuar të rrëfejnë krimet e tyre ndër vite pas arrestimit, rezulton i përfshirë edhe në atentatin ndaj Lulëzim Mashës, administrator i një shkolle private në Tiranë.

Henrik Hoxhaj është shprehur se në janar të vitit 2022, ka qenë pjesëmarrës në atentatin e ndodhur ndaj Lulëzim Mashës, i cili udhëtonte me një makinë ML tek diga e Liqenit.

Hoxhaj tregon se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë Lulzim Mashën. Ai kishte qëlluar ndaj biznesmenit por nuk e kishte eliminuar dot. Ndërkohë sipas Henrik Hoxha, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij.

“Nuredin Dumani nga mesi i viti 2021 më ka shkruar dhe më ka ofruar 100 mijë euro nëse kryeja vrasjen e Lulzim Mashës. Unë e kam marrë përsipër për ta kryer bashkë me Skerdi Tasin këtë vrasje. Pas rreth 8 muajsh në Janarin e 2022, bashkë me Skerdin jemi nisur për të kryer vrasjen. Të dy kemi qenë në Tiranë dhe unë kam patur një makinë ML gri me qira. E lash Skerdin tek diga e Liqenit që të priste Lulzim Mashën. Jemi takuar pas 45 minutash tek furgonat e Fierit ku ai ishte me këmbë pasi kishte qëlluar ndaj Lulzim Mashës. Ai më tha se i kishte qëlluar por nuk e kishte vrarë dot dhe ishte larguar në këmbë. Armën më tha se e ka hedhur në liqen. Unë kam pyetur Nuredin Dumanin se pse duhej të vritje Lulzim Masha dhe Dumani më tha se në fakt duhej të vritje djali i Lulzim Mashës. Sipas Dumanit ai mashtronte duke u marrë para njerëzve dhe fshihej në Maqedoni. Nuk kam dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

Rreth 3 muaj pas atentatit të dështuar ndaj Lulëzim Masha, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, është vënë në pranga një 31-vjeçar. Pas hetimeve që kanë zgjatur për disa javë, policia ka identifikuar me prova dhe dëshmi përfshirjen e Skerdi Tasit në ngjarje, ku tashmë i riu është arrestuar. Ai akuzohet për dy vepra penale, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 31-vjeçari qëlloi me 3 plumba në drejtim të automjetit tip “Mercedez Benz ML”, ku Lulëzim Masha po lëvizte, dy prej plumbave kapën në makinën e 63-vjeçarit.

The post Atentati ndaj Lulzim Mashës, Henrik Hoxha: Ma kërkoi Dumani, duhej të vritej djali i tij mashtrues, por s’e kapim dot appeared first on Albeu.com.

Florenc Çapja mesazh live në emision gazetarit, çfarë i tha për Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën
Një person, i cili është identifikuar si Florenc Çapja ka dërguar një mesazh në celularin e gazetarit Spartak Koka, ndërsa ky i fundit ndodhej live në emisionin “Opinion”. Sikurse është shprehur Koka, në mesazh personi në fjalë është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën. Çapja për të cilin tashmë ka një urdhër arresti nga SPAK, besohet se ndodhet në Dubai.

“Një person i cili thotë se është Florenc Çapja,  po ndjek emisionin live dhe thotë se: Unë këta persona në jetën time kurrë nuk i kam takuar. Këta persona nuk i kam parë asnjëherë. E ka fjalën për Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën”, u shpreh Koka./Opinion.al

The post Florenc Çapja mesazh live në emision gazetarit, çfarë i tha për Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën appeared first on Albeu.com.