hendeku Archives - Albeu.com

Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare
Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve, ka munsesi të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.

Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.

Të dhënat e fundit zyrtare, tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë, si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.

Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.

Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.

Kjo do të thotë se pensionistët në qytete, marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.

E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.

Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto, shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024, ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.

Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Një shkallë më e ulët zëvendësimi, nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.

Rënia e shkallës së zëvendësimit, është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.

Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.

Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.

Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./MONITOR

The post Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare appeared first on Albeu.com.

Raporti global 2024, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri
Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global.

Krahasuar me një vit më parë, vendi ynë ka rënë 6 vende, por përsëri qëndron mbi vendet e rajonit, Serbisë (26), Maqedonia e Veriut (58), Mali i Zi (67).

Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të thellë sa i përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi i 33 të një viti më parë, dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28 në 2023 në vendin e 30-të.

Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu, edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga 18-ti një vit më parë.

Sa i përket hendekut gjinor në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria.

Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë, për të 15 vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda (top 5).

“Në vitin 2024, Europa ka nivelin më të lartë të barazisë politike nga të gjitha rajonet. Tetë ekonomi në rajon tregojnë barazi në nivel ministror: Norvegjia, Shqipëria, Belgjika, Spanja, Finlanda, Islanda, Holanda dhe Portugalia. Barazia në parlamente ndryshon ndjeshëm, me 16.7% të hendekut gjinor të mbyllur në Qipro dhe 90.8% në Islandë”.

Europa renditet e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Europës, është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006.

WEF: Për t’u mbyllur hendeku gjinor do të duhen 5 breza

Viti zgjedhor 2024 paraqet një mundësi unike për të bërë përparim në mbylljen e hendekut global gjinor, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

“Pabarazia gjinore në mbarë botën është ngushtuar pak gjatë vitit të kaluar, por me një ritëm më të ngadaltë se më parë. Tani vlerësohet se do të duhen 134 vjet – ose pesë breza – për të mbyllur hendekun global gjinor, nga 131 vjet në 2023”, tha WEF.

Cikli gjithëpërfshirës zgjedhor i këtij viti mund ta ngushtojë atë hendek, megjithatë, duke rritur përfaqësimin e grave në sferën politike, tha organizata joqeveritare.

“Kur kaq shumë njerëz shkojnë në votime në mbarë botën, dhe ka kaq shumë ndryshime në sistemet politike, ka një mundësi këtu për të ecur përpara. Ne nuk mund të presim deri në vitin 2158 për barazi: koha për veprim vendimtar është tani”.

Raporti Global i Hendekut Gjinor i WEF, tashmë në vitin e 18-të të tij, është një indeks vjetor i krijuar për të matur barazinë gjinore. Ai përcakton boshllëqet me bazë gjinore në katër fusha: pjesëmarrja ekonomike dhe mundësitë; arritjet në arsim; shëndetin dhe mbijetesën; dhe fuqizimin politik.

Pjesëmarrja politike u identifikua si një zonë me çekuilibër të madh, pavarësisht nga ndryshimet modeste në nivel federal dhe lokal.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me rreth gjysmën e popullsisë së botës që ka të drejtë të votojë në zgjedhjet e këtij viti, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, thuhet në raport.

Sipas një raporti të WEF, vitin e kaluar gratë mbanin rreth 27% të vendeve parlamentare dhe 23% të posteve ministrore, si dhe përfaqësonin më pak se 10% të krerëve të shteteve në botë.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me popullsinë më të madhe globale në histori të vendosur për të votuar, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, shtoi raporti. /Monitor

The post Raporti global 2024, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri appeared first on Albeu.com.