hendeku tregtar Archives - Albeu.com

“Open Balkan” e “fiton” Serbia, zgjerohet hendeku tregtar, por përmirësohet me Maqedoninë
Përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike me Serbinë dhe kurorëzimi i nismës rajonale Ballkani i Hapur (Open Ballkan) e ka rritur ndjeshëm volumin tregtar ndërmjet vendeve, sidomos me Serbinë dhe Maqedoninë pjesë e nismës.

Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se përgjatë katër-mujorit të parë këtij viti deficiti tregtar me Serbinë është rritur ndjeshëm që nga viti 2017 kur mori formë ideja e tregut të përbashkët, ndërsa për të njëjtën periudhë shihet që bilanci tregtar me Maqedoninë e Veriut është përmirësuar.

Serbi-Shqipëri, deficiti tregtar zgjerohet me 48% nga 2017 në 2022

Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar në katër-mujorin 2022 arriti në 8.7 miliardë lekë duke u zgjeruar me 48 për qind që nga viti 2017. Importet serbe në Shqipëri arritën 16.7 miliardë lekë në 4-mujorin e parë 2022, duke pësuar rritje me 128% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2017. Rritje më të lartë e kane shënuar importet e energjisë, drithërave, pijeve etj.

Në katër muajt e parë të vitit 2022 importet e energjisë shënuan rritje vjetore me 191 për qind. Por, kjo rritje erdhi më shumë prej çmimeve të larta, se sa prej rritjes së sasisë. Gjithashtu, importet e drithërave në vlerë, produkti i dytë më i importuar nga Serbia shënoi rritje vjetore me 48% në katër-mujorin e parë të vitit 2022 në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2021.

Ndërsa eksportet shqiptare gjatë janar-prill 2022 shënuan një vlerë prej 8 miliardë lekësh, duke u zgjeruar me 465 % në krahasim me vitin 2017. Në raport me katërmujorin e parë të vitit 2021 rritja ishte 164%.

Eksportet Shqiptare në Serbi u kryesuan nga grupi “Lëndë, Djegëse, Energji”, plehëruesit dhe zarzavatet. Eksportuesit shqiptare te plehrave bujqësore për herë të parë rieksportuan në Serbi 1,2 miliardë lekë (10 mln Euro) plehërues, teksa vitet e tjera eksportet e këtij grupi ishin zero.

Tregtarët e shumicës të plehrave kimike për bujqësisë gjatë këtij viti rieksportuan në Kosovë dhe Serbi të gjitha rezervat për shkak të rënies së kërkesës në tregun vendas për këto produkte.

Tregtia me Maqedoninë përmirësohet

Balanca tregtare me Maqedoninë u përmirësua ndjeshëm në katërmujorin e parë të vitit 2022, pasi eksportet tona në Maqedoni u rriten me ritme të më larta se importet. Në janar-prill të këtij viti importet nga Maqedonia arritën në 4.8 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 98 % nga viti 2017. Importet nga Maqedonia dominohen nga grupi i lëndëve djegëse, mineralet dhe energjisë dhe materialet e ndërtimit etj, ndërsa eksportet shqiptare në Maqedoni u dominuan në katër-mujorin e parë të vitit 2022 nga hekuri, lëndët djegëse dhe energjia dhe zarzavatet.

Në janar-prill 2022, tregtia me Maqedoninë ishte në suficit me një vlerë prej 1,3 miliardë lekësh. Përgjatë 2017-2022, tregtia Shqipëri – Maqedoni ka qenë deficitare për Shqipërinë përveç 4-mujorit të parë 2019 dhe të parit 2022.

Nisma e Ballkanit të hapur ka si qëllim lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve. Mirëpo bizneset prodhuese në Shqipëri janë të shqetësuara për rritjen e konkurrencës. Sektori ynë bujqësor vuan nga mungesa e subvencioneve, ndaj produktet serbe sidomos ato të bulmetit kanë nisur që tani të konkurrojnë fermat shqiptare. Fabrikat e përpunimit të qumështit kanë nisur të furnizohen në Serbi me lëndë të parë. / Monitor

The post “Open Balkan” e “fiton” Serbia, zgjerohet hendeku tregtar, por përmirësohet me Maqedoninë appeared first on Albeu.com.