helmimi Archives - Albeu.com

SORI-AL: Asnjë provë për helmim ushqimor, kompania kërkon rehabilitimin e reputacionit
Kompania SORI-AL ka reaguar publikisht pas përfundimit të verifikimeve nga institucionet shtetërore, duke pretenduar se asnjë autoritet nuk ka konfirmuar zyrtarisht akuzat për helmim masiv ushqimor që dominuan debatin publik gjatë dy muajve të fundit.

Në një deklaratë zyrtare, kompania shprehet se ka bashkëpunuar me të gjitha institucionet përgjegjëse, duke lejuar kontrolle, rikontrolle dhe duke vënë në dispozicion çdo dokumentacion të kërkuar, ndërsa ka pritur përfundimin e procedurave pa komentuar publikisht procesin.

Sipas SORI-AL, dokumentet zyrtare tregojnë se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka diagnostikuar asnjë pacient me helmim ushqimor dhe nuk ekziston asnjë raport mjekësor që të lidhë gjendjen e pacientëve me ushqimin e përgatitur nga kompania. Po sipas deklaratës, analizat e ISUV për kampionet e ushqimit kanë rezultuar negative, ndërsa Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk ka konstatuar shkelje ligjore. Kompania shton se edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) e ka mbyllur procedurën pa konstatuar shkelje dhe ka lejuar vijimin normal të aktivitetit.

Në deklaratë publikohen edhe të dhëna mbi personat që iu drejtuan QSUT-së gjatë dy episodeve. Sipas kompanisë, nga 45 persona të paraqitur në rastin e parë, 43 janë larguar brenda 1 deri në 4 orësh, ndërsa në episodin e dytë, nga 67 persona, 66 janë larguar brenda pak orësh dhe vetëm një ka qëndruar i shtruar për disa ditë. SORI-AL thotë se këto janë të dhëna zyrtare mjekësore që nuk mbështesin pretendimet për helmim masiv.

Kompania ngre gjithashtu shqetësimin për dëmin që, sipas saj, i është shkaktuar reputacionit nga raportimet dhe komunikimet publike të kësaj periudhe, duke kërkuar që rezultatet përfundimtare të institucioneve të kenë të njëjtën jehonë si akuzat fillestare.

“Në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të ketë të njëjtën jehonë publike si akuza”, thuhet në fund të deklaratës së SORI-AL.

The post SORI-AL: Asnjë provë për helmim ushqimor, kompania kërkon rehabilitimin e reputacionit appeared first on Albeu.com.

Shqetësimet shëndetësore të studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU lejon SORI-AL të vijojë aktivitetin: Nuk u gjetën shkelje, ushqimi nuk ishte shkaku
SORI-AL ka reaguar pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) përfundoi kontrollet për dy episodet me shqetësime shëndetësore të raportuara mes studentëve të Akademisë së Sigurisë dhe i lejoi kompanisë së kateringut të vazhdojë normalisht aktivitetin.

Përmes një deklarate publike, shoqëria thotë se gjatë më shumë se dy muajve është akuzuar se ka shkaktuar një “helmim masiv ushqimor”, ndonëse, sipas saj, përfundimet e verifikimeve zyrtare nuk kanë vërtetuar asnjë lidhje ndërmjet ushqimit të përgatitur prej kompanisë dhe gjendjes shëndetësore të studentëve.

“Dy muaj akuza. Një përfundim zyrtar krejt tjetër”, deklaron SORI-AL, duke nënvizuar se asnjë institucion nuk e ka konfirmuar pretendimin për helmim masiv ushqimor pas mbylljes së të gjitha procedurave të kontrollit.

Kompania pohon se gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar pa rezerva me çdo institucion shtetëror. Sipas saj, ambientet janë hapur për kontrolle dhe rikontrolle, autoriteteve u janë dorëzuar dokumentacioni dhe produktet e kërkuara, ndërsa përfundimi i verifikimeve është pritur pa zhvilluar gjyqe mediatike dhe pa paragjykuar punën e institucioneve.

Duke iu referuar dokumenteve zyrtare, SORI-AL bën të ditur se QSUT nuk ka diagnostikuar asnjë pacient me helmim ushqimor. Kompania shton se nuk ekziston ndonjë raport mjekësor që ta lidhë gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur me konsumimin e ushqimit të përgatitur prej saj.

Edhe kampionet ushqimore të marra gjatë kontrolleve zyrtare dhe të analizuara nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), sipas deklaratës, kanë dalë negative. I njëjti rezultat është konfirmuar gjithashtu nga analizat e realizuara në një laborator privat të akredituar.

SORI-AL thotë se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk ka evidentuar shkelje ligjore, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nuk ka kryer analiza laboratorike të ushqimit. Nga ana tjetër, AKU e ka mbyllur procedurën e kontrollit pa konstatuar shkelje dhe ka autorizuar vijimin normal të aktivitetit të shoqërisë.

Në reagim paraqiten edhe të dhënat klinike të studentëve që u drejtuan në QSUT, të cilat, sipas kompanisë, japin një panoramë të ndryshme nga perceptimi i krijuar në opinionin publik.

Gjatë episodit të parë, në QSUT u paraqitën 45 persona. Prej tyre, 43 u larguan brenda 1 deri në 4 orësh, ndërsa vetëm 2 qëndruan për një monitorim më të gjatë. Në episodin e dytë u paraqitën 67 persona, nga të cilët 66 dolën brenda 30 minutash deri në pak orë, ndërsa vetëm një person mbeti i shtruar për disa ditë.

“Këto janë fakte zyrtare mjekësore, jo interpretime”, thekson SORI-AL. Shoqëria argumenton se mbrojtja e emrit të një biznesi nuk duhet konsideruar çështje dytësore, sidomos kur bindja e publikut është formuar përpara se autoritetet të përfundonin verifikimet.

Sipas kompanisë, pavarësisht rezultateve të procedurave zyrtare, dëmtimi i reputacionit tashmë ka ndodhur dhe nuk mund të zhbëhet vetëm nëpërmjet një procesverbali apo një njoftimi administrativ.

SORI-AL përmend gjithashtu reagimet e ditëve të fundit të institucioneve shtetërore kundër dëmtimit të reputacionit të bizneseve nga komentet dhe vlerësimet e rreme në rrjetet sociale, ku është theksuar se mbrojtja e biznesit përbën interes publik.

Kompania shprehet se e përkrah këtë standard, por kërkon të dijë se kush përgjigjet për dëmin kur reputacioni i një biznesi cenohet nga komunikimet ose veprimet e vetë institucioneve publike, të cilat në përfundim nuk gjejnë mbështetje në dokumentet zyrtare të procedurave të zhvilluara prej tyre.

Në mbyllje të deklaratës, SORI-AL nënvizon se në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të marrë të njëjtën jehonë publike që mori edhe akuza.

The post Shqetësimet shëndetësore të studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU lejon SORI-AL të vijojë aktivitetin: Nuk u gjetën shkelje, ushqimi nuk ishte shkaku appeared first on Albeu.com.

Helmime masive në Han të Elezit, autoritetet nisin hetimet për dy baret e dyshuara
<html><head></head><body>

Gjatë periudhës 13-15 korrik 2026, një numër i konsiderueshëm qytetarësh raportohet se kanë pësuar helmim në qytezën e Hanit të Elezit.

Për portalin Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, bëri të ditur se me urdhër të prokurorit kompetent, është hapur një hetim penal lidhur me “Prodhimin dhe vënien në qarkullim të artikujve ushqimorë të dëmshëm”.

Në kuadër të përpjekjeve për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, Veseli theksoi se organet e rendit do të marrin në pyetje mbajtësit e dy lokaleve të zonës. “Sot, rreth orës 13:40, hetuesit e stacionit në Han të Elezit kanë njoftuar prokurorin dhe me autorizimin e tij ka filluar procedimi për veprën ‘Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’. Në vijim, për të hedhur dritë mbi të gjitha rrethanat, do të dëgjohen pronarët e dy pikave ushqimore në qytet. Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, po ndërmerr çdo hap të domosdoshëm hetimor”, deklaroi ai.

</body></html>

The post Helmime masive në Han të Elezit, autoritetet nisin hetimet për dy baret e dyshuara appeared first on Albeu.com.

Helmimi masiv në Prishtinë, 22 persona të shtruar pas konsumimit të ushqimit tek “Sach Pizza”
<html><head></head><body>

Prej të premtes, më 10 korrik 2026, e deri të hënën, më 13 korrik, rreth 70 qytetarë kanë mbërritur në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për të marrë ndihmë mjekësore.

KosovaPress u përpoq të merrte një deklaratë nga përgjegjësi i njërit prej lokaleve të “Sach Pizza”, i cili u përgjigj se nuk ishte i autorizuar të fliste dhe se deklarimet duhet t’i bënte kompania.

Të dhënat zyrtare nga QKUK tregojnë se 22 nga 72 pacientët që u paraqitën janë shtruar në spital. Ata raportuan simptoma si temperaturë, ethe, dhembje abdominale, të vjella dhe diarre. Bazuar në anamnezën e mbledhur, shenjat e para ishin shfaqur vetëm pak orë pasi kishin ngrënë ushqimin e dyshuar.

Në njoftimin e QKUK-së theksohet se të gjitha rastet e hospitalizuara janë komunikuar me Inspektoratin Shëndetësor dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjithashtu, ato janë regjistruar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse, në përputhje me protokollet e vendosura.

Ekipi i KosovaPress qëndroi në Klinikën Infektive dhe bisedoi me të afërmit e të prekurve, të cilët konfirmuan se ushqimi i konsumuar para shfaqjes së simptomave ishte sanduiç nga pikat e shitjes së “Sach Pizza”.

Një nënë, e cila foli në kushte anonimiteti, tregoi se i biri e kishte përkeqësuar rëndë gjendjen pasi kishte ngrënë një sanduiç. Sipas saj, temperatura e tij arriti deri në 40 gradë Celsius. Ajo shtoi se gjendja e djalit ishte përmirësuar sot në krahasim me ditën e djeshme, por kishte qenë tejet e rëndë. E ëma theksoi se të gjithë pacientët me të cilët kishte komunikuar kishin ngrënë të njëjtin lloj ushqimi në lokale të ndryshme të “Sach” ose e kishin porositur në shtëpi. Ajo përmendi se rasti është duke u hetuar nga policia dhe prokuroria dhe se familjarët po bashkërenditen për të ndërmarrë hapa ligjorë në gjykatë.

Një tjetër prind, gjithashtu anonim, rrëfeu se vajza e saj kishte ngrënë sanduiç në “Sach Pizza” të enjten dhe më pas ishte përballur me një sërë komplikacionesh. Ajo u ankua se shërbimi i ambulancës nuk iu përgjigj kërkesës për ta transportuar vajzën në spital, pavarësisht se ajo kishte humbur ndjenjat. E ëma tregoi se e çuan vetë në Emergjencë me ndihmën e bashkëshortit dhe vajzave të tjera, përpara se ajo të transferohej në Infektivë. Sipas saj, e bija ishte në një gjendje tejet të keqe për tri ditë dhe po përmirësohej pak sot.

Një histori e ngjashme u nda nga i fejuari i një pacienteje, i cili ruajti anonimatin. Ai tregoi se partnerja e tij kishte ngrënë një sanduiç në pikën e “Sach” pranë aeroportit dhe simptomat e para kishin nisur të shtunën në orët e para të mëngjesit. Ai konfirmoi se mjekët po bënin çmos dhe paralajmëroi se do të ndiqnin rrugë ligjore ndaj kompanisë.

Ndërkohë, burimet e KosovaPress bëjnë me dije se “Sach Pizza” ka tërhequr nga shitja sanduiçët në të gjitha degët e saj dhe se autoritetet kanë kryer një inspektim në depon e kompanisë në Lipjan.

Gjatë ditës, mediumi u përpoq të kontaktonte me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe Inspektoratin, por asnjëri prej këtyre institucioneve nuk iu përgjigj thirrjeve.

</body></html>

The post Helmimi masiv në Prishtinë, 22 persona të shtruar pas konsumimit të ushqimit tek “Sach Pizza” appeared first on Albeu.com.

Skandali në Akademinë e Sigurisë/ Shkon në 64 numri i studentëve që përfunduan në spital, nën hetim dhe AKU
Numri i studentë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me katering nga kompania SORI-AL, ka shkuar në 64. Mësohet se përveç 60 kursantëve të parë edhe katër të tjerë janë paraqitur në urgjencë me po të njëjtat simptoma.

Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, burimet bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë edhe për institucionin e AKU-së. Sot pritet të merret në pyetje administratorja e kompanisë, Alma Tafani, e cila që pas helmimit të parë të studentëve është duke u hetuar penalisht në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër, grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së analizave të mostrave të marra të ushqimit nga AKU, për të përcaktuar shkaqet që çuan në helmimin e 64 studentëve.

Po ashtu Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që, dosja e rastit të dytë të helmimit pritet të bashkohet në një të vetëm me rastin e parë të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit maj të këtij viti.

Herën e parë kur ndodhi ky skandal u helmuan rreth 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok. Më pas, AKU fillimisht bllokoi aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Ndërsa disa ditë më vonë zhbllokoi aktivitetin e kompanisë pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, rezultuan brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës.

The post Skandali në Akademinë e Sigurisë/ Shkon në 64 numri i studentëve që përfunduan në spital, nën hetim dhe AKU appeared first on Albeu.com.

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, “Sori-Al” distancohet: Duhet hetuar higjiena brenda institucionit
Kompania “Sori-Al”, që mbulon kateringun për studentët e Akademisë së Sigurisë të helmuar, ka reaguar pas ngjarjes.

Në deklarimin e saj, kompania largon përgjegjësinë nga vetja dhe thekson se vëmendja duhet të përqendrohet te higjiena brenda institucionit. Rreth 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur mbrëmjen e djeshme simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ndërsa më pas kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, të ndarë në grupe.

The post Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, “Sori-Al” distancohet: Duhet hetuar higjiena brenda institucionit appeared first on Albeu.com.

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU: Analizat rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka dhënë një tjetër njoftim lidhur me rastin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk. Sipas AKU-së, janë marrë mostra për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, si dhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë.

Analizat janë kryer në laboratorin e Referencës ISUV dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.

Pas këtyre rezultateve, AKU zhvilloi inspektime në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe në Garnizonin e Forcave të Armatosura.

Në përfundim të procedurës, AKU vendosi zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”.

Gjithashtu, subjektit i është kërkuar të kryejë analiza autokontrolli për produktet e gatshme në ambientet e Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Deklarata e AKU:

Në vijim të njoftimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në lidhje me ndjekjen e rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, bëjnë me dije se, AKU kreu procedurën e marrjes së mostrave për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së Garnizonit, të Forcave te Armatosura.

Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV , informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.

Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit në adresat brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë dhe brenda ambienteve te Garnizonit, te Forcave te Armatosura, Tiranë.

Në përfundim të procedurës AKU kreu zhbllokimin e aktivitetit të subjektit SORI-AL, si dhe i la detyrë të kryejë analiza autokontrolli për produktin e gatshëm brenda ambienteve të Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të kërkesave të legjislacionit ne fuqi.

The post Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU: Analizat rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL” appeared first on Albeu.com.

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Makaronat me baktere mbi normë, AKU bllokon aktivitetin e kompanisë “SORI-AL”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka bërë me dije rezultatet e analizave të kryera, pas dyshimeve për helmimin e disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk.

Sipas njoftimit zyrtar, AKU ka marrë kampionet në nëntë mostra të lëndëve të para dhe produkteve të gatshme ushqimore.

Nga analizat e kryera në laboratorin e referencës ISUV, rezultoi se tetë prej mostrave ishin brenda normave të lejuara, ndërsa një mostër makarone, produkt i gatshëm i marrë në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, rezultoi jokonforme për shkak të ngarkesës mbi normë me bakteret Escherichia coli dhe Staphylococcus koagulaze pozitive.

Për këtë arsye, AKU vendosi ndërprerjen e aktivitetit për subjektin “SORI-AL”, me administratore Alma Tafani.

Gjithashtu, ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1.5 milionë lekë për tregtim ushqimi të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjieno-sanitare.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk, nga AKU janë kampionuar nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme).

Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se tetë mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk.

Për këto gjetje AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore nga OBU për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës,

AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura.

Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare.

Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform.

The post Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Makaronat me baktere mbi normë, AKU bllokon aktivitetin e kompanisë “SORI-AL” appeared first on Albeu.com.

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-Al, AKU: Janë marrë mostrat e produkteve, ujit dhe higjienës së ambienteve të punës! Priten rezultatet e analizave
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon me hetimin hap pas hapi të rastit të pak ditëve më parë, ku pas komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, u informuam mbi rastin e dyshuar për helmim të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, u morën masa të menjëhershme për verifikimin konkret të rastit. Janë marrë mostra të produkteve, të cilat janë dërguar për analizim pranë laboratorit të ISUV dhe aktualisht jemi në pritje të rezultateve.

Përpos lëndëve të para dhe produkteve gati për tu ngrënë, të dyshuara, u krye dhe kampionimi i ujit të rrjetit, i cili do t’i nënshtrohet analizimit mikrobiologjik. NJVKSH në këtë situatë, është ende duke kryer verifikimet e nevojshme.

Për të plotësuar kuadrin hetimor, ISHP ka marrë mostra për testimin e higjienës së ambienteve të punës, ku përgatitet ushqimi. Rezultatet e të cilave, do të bëhen me dije, në përfundim të procesit.

Aktualisht vijon komunikimi i ngushtë me ISHP dhe NJVKSH, nga të cilët pritet raporti i hetimit epidemiologjik, një element thelbësor për identifikimin e burimeve të infeksionit, dhe ndalimin e transmetimit të mëtejshëm.

AKU inkurajon praktikat e mira higjienike, në garantim të sigurisë ushqimore, si një masë esenciale në parandalimin e infeksioneve dhe problematikave të tjera.

Trupat inspektuese dhe stafi AKU janë në gatishmëri për ndjekjen e këtij rasti dhe të gjithë situatave ku preket siguria ushqimore.

The post Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-Al, AKU: Janë marrë mostrat e produkteve, ujit dhe higjienës së ambienteve të punës! Priten rezultatet e analizave appeared first on Albeu.com.

Helmimi i 56 studentëve, PD publikon dokumentet: Si iu dha “Sori-AL” tenderi 2.8 mln euro nga OBP-ja për ushqimet. Gara fiktive, 3 operatorët e tjerë nuk paraqitën ofertë
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me helmimin e 56 studentët e të Akademisë së Sigurisë. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli theksoi se studentët u helmuar pasi dyshohet se konsumuan ushqim të kontaminuar, ndërsa akuzon qeverinë për korrupsion.

Vangjeli tha se kompania Sori-AL me administratore Alma Tafani, e shpallur në kërkim prej ditës së djeshme, është favorizuar në marrjen e tenderit 2.8 mln euro nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara institucion që drejtohet nga Arlinda Pogaj, ndërsa gara ka qenë fiktive pasi operatorët e tjerë ekonomikë nuk kanë paraqitur ofertë reale dhe si rrjedhojë janë skualifikuar. Tenderi është zhvilluar në vitin 2025 për një periudhë 3-vjeçare.

PD kërkon hetim të plotë lidhur me këtë çështje. Gjithashtu bën thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e sotme të paralajmëruar në orën 19:00, kundër padrejtësive ndaj tyre.

Deklarata

Këtë të mërkurë, rreth 56 studentë të Akademisë së Policisë përfunduan në urgjencën e QSUT me simptoma helmimi, pasi dyshohet se konsumuan ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Komplikacionet nisën pas konsumimit të vaktit të drekës, duke vënë në rrezik shëndetin e të rinjve.

Nuk është hera e parë që helmime masive ndodhin në institucione publike, ku viktima bëhen studentë, fëmijë dhe qytetarë të pafajshëm. Sa herë duhet të përsëriten këto skandale që shteti të mbajë përgjegjësi?

Shkaku i vërtetë i këtij helmimi nuk është vetëm ushqimi i kontaminuar. Shkaku është vetë shteti. Janë ministrat, drejtorët dhe zyrtarët që kanë kthyer tenderat publikë në mekanizëm grabitjeje dhe pasurimi personal.

Nga viti 2019 e në vijim, kontratat për shërbimin e gatimit nuk lidhen më me afat njëvjeçar, por trevjeçar, ndërkohë që kushtet bazë pothuajse nuk ndryshojnë.

Ajo që ndryshon është vetëm vlera, e cila vetëm rritet dhe sigurisht paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Në vitin 2019, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme prokuroi shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Akademinë e Sigurisë me rreth 47 mijë euro në muaj, ose 1.7 milion euro për tre vite.

Ndërsa në tenderin e fundit të vitit 2025, të zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, përveç një garë fiktive, ku nga tre operatorë pjesëmarrës, vetëm fituesi paraqiti ofertë reale dhe dokumentacion, ndërsa dy të tjerët nuk dorëzuan asgjë dhe u skualifikuan, për të njëjtin objekt u prokuruan pothuajse 80 mijë euro në muaj, ose 2.8 milion euro për tre vite.

Pyetja që shtrohet sot është e thjeshtë: ku shkuan milionat shtesë të shqiptarëve? Kush përfitoi nga fryrja me gati 70% e këtyre kontratave?

A po përdoren këto tendera si skema korruptive për të mbushur xhepat e ministrave dhe drejtorëve të Edi Ramës, ndërkohë që studentëve u jepet ushqim që i çon në spital?

Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe transparent për këtë skandal, si dhe mbajtjen e përgjegjësisë penale dhe administrative për çdo zyrtar të përfshirë në këto prokurime abuzive që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Sot nuk kemi thjesht një helmim masiv. Sot kemi një shtet të kalbur nga korrupsioni, ku fondet publike vidhen, ndërsa qytetarëve u kthehet pasiguri, varfëri dhe rrezik për jetën.

Ndaj, ftojmë të gjithë qytetarët sot në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, për të protestuar kundër këtij regjimi që po vjedh, po shtyp, po varfëron dhe tashmë po rrezikon edhe jetën e shqiptarëve.

The post Helmimi i 56 studentëve, PD publikon dokumentet: Si iu dha “Sori-AL” tenderi 2.8 mln euro nga OBP-ja për ushqimet. Gara fiktive, 3 operatorët e tjerë nuk paraqitën ofertë appeared first on Albeu.com.