helmimi ne decan Archives - Albeu.com

Helmimi i qytetarëve në Deçan, Prokuroria e Pejës nxjerr sot detaje të reja
Ditën e sotme pritet që Prokuroria Themelore e Pejës të japë detaje të reja mbi rastin e helmimit masiv të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, ngjarje e cila ndodhi në korrik të vitit të kaluar.

Të dhënat e reja pritet që Prokuroria t’i japë gjatë një konference për mediat, që do të mbahet në orën 12:00.

Kujtojmë se 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit dhe fshatrave përreth ishin detyruar të kërkonin ndihmë mjekësore në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

Helmimi i mijëra qytetarëve bëri që kjo komunë të martën më 13 korrik 2021 të shpallte gjendje emergjente.

Njoftimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka bërë vet kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme vlen për të gjithë territorin e komunës.

Menjëherë pas shtimit të numrit të personave që kërkonin ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit, Komuna e Deçanit, kishte marrë vendim gjithashtu që uji i ujësjellësit në këtë komunë, të mos përdorej për pije.

Nga analizat e kryera nga IKSHPK-ja, pas marrjes së mostrave të ujit ishin identifikuar disa baktere koliforme dhe E.coli, gjithashtu edhe nga mostrat e dërguara për testim jashtë vendit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Pas rritjes së numrit të personave që kërkonin trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ishin ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm të ujit.

Këto pretendime filloi t’i hetonte menjëherë Prokuroria Themelore e Pejës. Më 16 korrik të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, ishte arrestuar një person që punonte për Agjencinë Kosovare të Pyjeve në Deçan.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet se kishte ndaluar kamerat e sigurisë qysh në muajin maj. Por pas 48 orësh të mbajtjes, ishte liruar në procedurë të rregullt. Për dyshimet për helmim, prokuroria ka intervistuar edhe persona të tjerë.

Në ditët e para pas shfaqjes së problemeve shëndetësore të më shumë se 1,500 qytetarëve, Kuvendi Komunal i Deçanit, kishte iniciuar procedurën për themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale.

Qëllimi ishte që ujësjellësi i Deçanit të shkëputej nga kompania regjionale K.R.U. Hidrodrini, pasi kjo kompani akuzohej për menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë.

“Ky vendim vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Deçanit nga “Hidrodrini” K.R.U., e që ka të bëjë me aspekte teknike ndërtimore që nga qasja në burim, mos-standardizimin e rezervuarëve të ujit, pusetave të ujit, rrjetit të ujësjellësit e deri te kyçjet ilegale e mospasjen e orëmatësve për regjistrimin e shpenzimit të ujit”, thuhej në vendimin e datës 19 korrik 2021, të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Sipas këtij vendimi, të gjitha këto mangësi kishin sjellë rrjedhimisht për pasojë cenimin e cilësisë së ujit, gjë e cila ka krijuar situatën e infektimit dhe helmimit me ujë në Komunën e Deçanit, të mbi dymijë qytetarëve./albeu.com/

The post Helmimi i qytetarëve në Deçan, Prokuroria e Pejës nxjerr sot detaje të reja appeared first on Albeu.com.

Përmirësohet situata me helmimet në Deçan, ndërpritet gjendja e emergjencës
Sot, kryetari i Deçanit Bashki Ramosja ka vendosur të nderpresë gjendjen e emergjencës, pasi situata e helmimit në këtë komunë është përmirësuar.

“Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më këso stuata”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Kujtojmë se mbi 1500 qytetarë në Deçan janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.  Fillimisht ishte menduar se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit në disa fshatra, por analizat treguan rezultate të ndryshme, megjithëse u gjetën disa baktere në disa fshatra, dhe ende nuk dihet saktë çfarë ka shkaktuar emergjencën te qytetarët./albeu.com

The post Përmirësohet situata me helmimet në Deçan, ndërpritet gjendja e emergjencës appeared first on Albeu.com.

IKSHPK: Në mostrat e pacientëve të helmuar në Deçan u gjetën tri lloje bakteresh
IKSHPK-ja ka marrë analizat nga mostrat e pacientëve të helmuar në Deçan të cilët u dërguan jashtë Kosovës. Në këto mostra janë detektuar tri lloje të bakterit.

“Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC). Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, njoftoi IKSHPK-ja.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë përsëritë rekomandimet për deçanasit lidhur me përdorimin e ujit.

1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësinë e të dhënave për pacientët.

2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.

4. Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.

5. Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.

6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.

7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.

8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.

9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.

10. Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.

11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.

12. Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.

13. Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.

14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.

15. Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e duarve dhe higjiena personale.

16. Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes, konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit./Koha

The post IKSHPK: Në mostrat e pacientëve të helmuar në Deçan u gjetën tri lloje bakteresh appeared first on Albeu.com.

IKSHPK-ja konfirmon baktere në ujin e Deçanit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se ka gjetur baktere në ujin që përdoret në fshatrat e Deçanit, të cilat mund të japin indikacion për kontaminimin e ujit të pijshëm.

Sipas njoftimit, ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar

“Më 11 korrik 2021 nga Drejtori i QKMF në komunën e Deçanit është bërë e ditur që një numër i banorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Deçan me ankesa shëndetësore, barkqitje dhe vjellje. Menjëherë pas marrjes së lajmit në terren kanë dalë ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe kanë marrë mostrat e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon këto fshatra me ujë për pije.  Brenda ditës, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për hulumtimin në terren dhe identifikimin e burimit të infeksionit. Pas marrjes së mostrave të ujit janë kryer analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Këto analiza kanë rezultuar në kufijtë e lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuar sipas UA 16/2012. Rezultatet e analizave dëshmuan që nuk ka mbetje të klorit residual derisa analizat mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve të ujit për pije UA 16/2012”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se nga institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësorë në Deçan u është ofruar ndihma mjekësore të gjithë qytetarëve të prekur.

“Në mostrat e  ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes  teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.Ekipet e IKShPK nga të gjitha rajonet e Kosovës vazhdojnë punën në terren duke punuar intensivisht në gjetjen e shkakut të shpërthimit epidemik. Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar, nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të rezultojë me rekomandime të reja”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja ka dhënë disa rekomandime:

1. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitar dhe shëndetësore për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësinë e të dhënave për pacientët;

2. Të shtohet kontrolli i Inspeksionit sanitarë dhe mjedisorë në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit;

3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale, deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës se Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale;

4. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje te ushqimit;

5. Pas rikthimit të ujit në rrjetë rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri;

6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore, kontrollin e kaptazhave dhe pusetave të ujit dhe në secilin rast individual të intervenohet menjëherë sipas nevojës;

7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike;

8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojn nyjat e kanalizimeve, të gjejnë pikat e dobëta në rrjet, ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike;

9. Të ndalohet rreptësishtë kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit;

10. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë/Koha

The post IKSHPK-ja konfirmon baktere në ujin e Deçanit appeared first on Albeu.com.

Rëndohet situata në Deçan, 300 persona të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore
Gjatë 24 orëve të fundit në Deçan 310 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kanë pasur simptoma të helmimit.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

“Ndërsa, që nga data 10 deri më 14 (korrik) janë gjithsej 1062 pacientë. Prej ora 07:00 deri në 11:00 janë 55 pacientë”, tha ai.

Që nga fundjava e kaluar, banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, siç janë marramendje, të vjella, diarre etj.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tashmë ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marrë nga kjo komunë, por shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende.

Më 13 korrik, autoritetet lokale shpallën gjendje emergjente në Deçan, për shkak të helmimit masiv të banorëve të kësaj komune.

Po të njëjtën ditë, ujësjellësi “Hidrodrini”, njoftoi qytetarët që furnizohen me ujë nga ky ujësjellës rajonal, se uji ishte i sigurt.

“Informatat dhe gjendja e paqartë me fshatrat e Deçanit janë shqetësim i lokalizuar në vete dhe, siç dihet, të gjithë mekanizmat janë në funksion të zgjidhjes së situatës atje, në shërbim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve”, tha përmes një komunikate për media ujësjellësi rajonal “Hidrodrini”.

“Hidrodrini”, përveç Deçanit, furnizon me ujë edhe Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.

Institucionet gjegjëse, ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

The post Rëndohet situata në Deçan, 300 persona të tjerë kërkojnë ndihmë mjekësore appeared first on Albeu.com.

Helmimi në Deçan, reagon Kurti: Do u përgjigjemi të gjitha nevojave të qytetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas rasteve të helmimit në Dreçan, ku deri tani mbi 1500 persona kanë shfaqur shenja helmimi.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti  i uron shërim të shpejtë teksa thotë se qeveria do u përgjigjet të gjitha nevojave të qytetarëve.

Ai ia delegon punën Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë dhe Zëvendëskryeministres Donika Gërvalla pasi vetë kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit. Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

The post Helmimi në Deçan, reagon Kurti: Do u përgjigjemi të gjitha nevojave të qytetarëve appeared first on Albeu.com.