Helidon Haliti Archives - Albeu.com

Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve që vijon t’u japë jetë telajove të bardha
Ka vite që punon me pasion në artin e pikturës, nga “duart” e saj si pedagoge e pikturës kanë dalë breza të tërë piktorësh të njohur shkodranë.

Dhe tani, edhe pse në moshën 84-vjeçare, piktorja Liljana Çefa vijon të mos ndahet nga penelatat.

Përballë piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH, Liliana Çefa shprehet se forca e saj ka qenë dhe familja, e veçanërisht bashkëshorti i saj që e mbështeti deri në fund.

“Unë dhe Valentina Balli  jemi vajzat e para të Akademisë së Arteve, Vajzat e para që kemi dalë. Ni ndihemi të plotësuara. Unë kam pasur një fat të madh sepse më ka ndihmuar shumë burri, shumë punë shtëpie, shumë me fëmijët, më ka dhënë  forcë për pikturë. Në momentin e vdekjes, kemi qenë unë dhe Andi (djali), aty afër më kapi dorën dhe ma puthi vetëm prej pikturave që kam bërë. Më pati dhënë emocion të fortë që nuk e harroj një gjë të tillë”, thotë ajo.

Një emër i bukur i artit – Liliana Çefa (Hila) shprehet se artistët aso kohe kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar dhe sugjeruar për të pssur vepra më cilësore.

“Kemi qenë shumë të mire, shkonim tek njëri-tjetrit, shikonim njëri-tjetrin, jepnin mendime, ishin shumë të sinqerta raportet. Periudha më e bukur ka qenë e Liceut Artistik. Kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Që kur mbarova shkollën e lartë, nuk kam qëndruar asnjë vit pa marrë pjesë në ekspozita. Njëherë kam qenë në Tiranë që kam marrë pjesë, kam marrë dhe dy ccmime. Njëra me një partizane e strehuar në shtëpi duke mësuar fëmijët si të shkruajnë dhe një fëmijë ngjitet me tabaka me fruta. Të varur në atë traun, pushka, xhaketa. Janë në Galerinë e Arteve, por janë nëpër fonde sepse politika ka bërë punën e vet. Por nuk duhet. Nëse ka gabuar, nuk ka qenë i mirë Enver Hoxha, por shumë partizanë kanë qenë të mirë dhe janë nisur për të çliruar vendin. Ajo partizane që kam pikturuar unë, ajo do ketë qenë e mire”, thotë me plot pozitivitet artistja shkodrane.

Liljana Çefa është fituese e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Ndër to mund të veçohen çmimi i parë i fituar në vitin 1997 në konkursin e pikturës të revistes “Pediatria” në Romë të Italisë, në 2007, Medalja e Argjendë Internacionale në konkursin e 37-të të Akademisë Europiane të Artit në Belgjikë etj. Për vlerat e saj si piktore, por edhe si pedagoge e pikturës, piktorja Liljana Çefa është nderuar në vitin 2000 me titullin “Krenaria e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ndërkohë që më parë ka marrë edhe titullin “Naim Frasheri”.

The post Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve që vijon t’u japë jetë telajove të bardha appeared first on Albeu.com.

Realizon ëndrrën e babait, piktori Helidon Haliti sjell më 6 nëntor ekspozitën e rrallë “Faksimile”
Piktori i njohur Helidon Haliti do të hapë më 6 nëntor ekspozitën artistike të titulluar “Faksimile” në galerinë FAB. Kjo ekspozitë është një projekt i cili ka origjinën në bisedat e tij me poetin Faslli Haliti, babain e tij, i cili është edhe burimi i tij i inspiratës si krijues. Ata kishin një ëndërr të përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës së Helidonit dhe poezisë së babait të tij, duke treguar se elementë të poezisë dhe vlerat shoqërore të Faslli Halitit janë përfshirë në punët e tij artistike.

Megjithatë, Faslli Haliti u nda nga jeta para tre vitesh, dhe tani ky koncept po bëhet realitet. Ekspozita “Faksimile” përbëhet prej pikturash dhe instalacionesh që përshkruajnë kujtimet dhe inspirimin që Helidon Haliti ka marrë nga babai i tij. Ajo gjithashtu reflekton mbi ngjarjet dhe shqetësimet sociale që kanë ndodhur pas ndarjes së babait të tij për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ky projekt artistik shfaq filozofinë se arti vazhdon të komunikoje edhe pas vdekjes së krijuesit. Poezitë e Faslli Halitit janë shërbyer si tituj për pikturat e Helidonit, duke krijuar një dialog të vazhdueshëm midis tyre. Ekspozita është e pasur me elemente të përrallave dhe kujtimeve që babai i tij i ka treguar atij si fëmijë.

Ekspozita “Faksimile” do të hapet për publikun më 6 Nëntor, në ora 18:00. Ajo përfshin rreth 40 punime në pikturë, të shoqëruara me një peizazh onirik dhe përdorimi i ngjyrave personale të artistit. Shfaqja shtron shqetësime të botës dhe përsëritjet në histori, por gjithashtu thekson se mësimet e babait vazhdojnë të jenë relevante edhe pas vdekjes së tij.

Ekspozita është organizuar në tri salla dhe përfshin një mini-muze, duke krijuar një ambient të larmishëm dhe duke eksploruar shqetësimet dhe dilemat artistike në një mënyrë inovative. “Faksimile” është një projekt që ka zgjatur për katër vite dhe tani është gati për të ndarë shpirtin dhe inspirimin e Helidon Halitit me publikun. Helidon Haliti mban dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që vijon të jetë tepër aktiv në krijimtarinë artistike./albeu.com

The post Realizon ëndrrën e babait, piktori  Helidon Haliti sjell më 6 nëntor ekspozitën e rrallë “Faksimile” appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” piktorin e njohur Helidon Haliti
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ditën e sotme ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” piktorin Helidon Haliti me motivacionin: “Me mirënjohje për veprimtarinë e pasur artistike në artin figurativ, i vlerësuar si piktori “Mjeshtër i akuareleve’’ dhe si intelektual i angazhuar në edukimin e shoqërisë me vlera kulturore dhe artistike. Në vlerësim të promovimit të artit shqiptar nëpërmjet ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar në rritjen e imazhit të Shqipërisë.”

Presidenti Begaj në fjalën e tij tha se Helidon Haliti është një piktor modern bashkëkohor dhe surrealist në kufijtë e realizmit magjik, siç e përcaktojnë edhe kritikët e artit, por frymëzimi tij nga temat shqiptare e bën atë më të veçantë, gjithashtu e bën vlerësimin që i jepet sot më kuptimplotë.

Miq nga bota e artit dhe familjarë të mjeshtrit të madh, Haliti, ishin sot të pranishëm në Institucionin e Presidentit të Republikës për të ndjekur dekorimin e tyre, si dhe për të ndarë së bashku emocionet e një vlerësimi të merituar, dedikuar punës së tyre si një trashëgimi e lënë për artistët e rinj.

Artisti Helidon Haliti është një ndër artistët tanë më të njohur dhe kontributi i tij është nderuar me çmime të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai është vlerësuar për një kontribut të madh kryesisht në 15 vitet ë qëndrimit të tij në Greqi, në organizimin e ekspozitave të ndryshme si dhe prezantimin e Artit dhe Kulturës Shqiptare në shtetin helen. Me kthimin e tij në Shqipëri, vlen të theksohet që artisti Helidon Haliti ka një kontribut të gjerë prej 17 vitesh.

Haliti është ndër emrat më të rëndësishëm të artit bashkëkohorë Shqiptarë, një artist shumë i njohur me artin e tij si në Shqipëri dhe jashtë saj, pjesëmarrës në shumë bienale dhe ekspozita ndërkombëtare, mbi 5 ekspozita personale, i nderuar me çmime të kalibrit të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një artist mjaft i vlerësuar nga kritikë e studiues arti. Veprat e tij janë pjesë e muzeumeve dhe galerive , si dhe koleksionistëve të ndryshëm në Shqipëri dhe jashtë saj.

The post Presidenti Begaj dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” piktorin e njohur Helidon Haliti appeared first on Albeu.com.