hekurudha Archives - Albeu.com

OECD: Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrjetet rrugore dhe hekurudhore
Sipas raportit të OECD-së “Raporti i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026”, Shqipëria ka dendësinë më të ulët të rrugëve dhe hekurudhave në rajon.

Ajo është gjithashtu e vetmja ekonomi e Ballkanit Perëndimor, ku dendësia e rrjetit rrugor është ulur gjatë dekadës së fundit. Rrjeti hekurudhor ka pësuar tkurrjen më të madhe në rajon, me një rënie prej mbi 28% krahasuar me periudhën 2014-2016.

Me vetëm 13 kilometra rrugë për çdo 100 km² territor, Shqipëria zë vendin e fundit mes gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Mali i Zi ka dendësinë më të lartë, me 74 kilometra për 100 km². Ndërsa në vendet e tjera të rajonit treguesi ka mbetur përgjithësisht i qëndrueshëm, Shqipëria ka shënuar rënie gjatë periudhës së shqyrtuar nga OECD.

Edhe për hekurudhat, vendi regjistron nivelin më të ulët: 0.9 kilometra linjë për 100 km². Serbia kryeson rajonin me 4 kilometra për 100 km².

Raporti vëren se dendësia e rrjetit hekurudhor shqiptar është pakësuar me më shumë se 28% kundrejt viteve 2014-2016, rënia më e theksuar në Ballkanin Perëndimor.

Problemet hekurudhore pasqyrohen edhe te transporti i mallrave. OECD e rendit Shqipërinë dhe Kosovën mes ekonomive ku ky aktivitet është pothuajse i papërfillshëm.

Si rrjedhojë, pjesa dërrmuese e transportit të mallrave mbështetet te rrugët, ndërsa shfrytëzimi i hekurudhës si alternativë logjistike dhe tregtare mbetet i kufizuar, ndryshe nga roli më i madh që ajo ka në vendet e BE-së.

Infrastruktura dhe Ndërlidhja është klasteri ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor. OECD vëren se, megjithëse rajoni ka përparuar në disa fusha infrastrukturore, diferenca me vendet fqinje të BE-së vazhdon të jetë e madhe dhe Shqipëria ka performancën më të dobët mes ekonomive të rajonit.

Transporti shihet nga OECD si një prej pengesave kryesore për afrimin me BE-në. Në klasterin “Infrastruktura dhe Ndërlidhja”, Shqipëria ka marrë 33 pikë, krahasuar me mesataren 100 të BE-së, dhe renditet e gjashta nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Dendësia e rrugëve arrin vetëm 7.6% të nivelit të BE-së, ndërsa ajo e hekurudhave është 16.1%.

Megjithatë, treguesit nuk janë të dobët në çdo fushë. Mbulimi me 4G në Shqipëri është praktikisht në nivelin e BE-së, ndërsa kostot e energjisë elektrike janë përmirësuar ndjeshëm.

Këto arritje nuk kanë mjaftuar për të kompensuar mangësitë në transportin fizik. OECD e përshkruan transportin në vend si të pazhvilluar, me aktivitet të papërfillshëm të mallrave në hekurudhë dhe me shpejtësinë më të ulët të broadband-it në rajon.

The post OECD: Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrjetet rrugore dhe hekurudhore appeared first on Albeu.com.

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro
Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar një hap përpara drejt nisjes së punimeve.

Ato përfshijnë 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër prej 60.5 mln euro financohet përmes një granti nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti synon rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi në Rrogozhinë. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.

Segmenti është pjesë e Korridorit VIII, një bosht strategjik pan-evropian që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke shërbyer si nyje për transportin e udhëtarëve, mallrave dhe potencialisht për qëllime të mobilitetit ushtarak.

Përtej përfitimeve ekonomike dhe strategjike, projekti pritet të ketë ndikim pozitiv në mjedis përmes zhvendosjes së trafikut nga rrugët në hekurudha, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen dhe emetimet e karbonit, raporton Scan Tv.

Ndërkaq, gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit në komisionet parlamentare u bë me dije se rehabilitimi dhe elektrifikimi i këtij seksioni pritet të përfundojë në vitin 2028.

The post Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis operimin me tren elektrik në 2027-ën
Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë funksionimin në fillim të vitit 2027.

Gjatë një interviste për ATSH, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, bëri të ditur se punimet për infrastrukturën janë drejt përfundimit, me rreth 87% të punimeve të kryera, ndërsa aktualisht po punohet për sistemet e sinjalizimit dhe telekomunikacionit.

Paralelisht, janë në zhvillim edhe punimet për ndërtimin e tetë stacioneve të reja hekurudhore përgjatë linjës, të cilat pritet të përfundojnë brenda majit 2026.

Së fundmi, theksoi Verdho, është hapur gara ndërkombëtare për elektrifikimin e linjës, me synimin për të lidhur kontratën në fillim të vitit 2026.

“Plani ynë është të finalizojmë të gjithë komponentët e nevojshëm për një linjë moderne të elektrifikuar brenda vitit 2026, në mënyrë që trenat elektrikë të mund të nisin operimin në fillim të vitit 2027”, u shpreh Verdho.

Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe zgjatimi me 4 kilometër i linjës hekurudhore për të bërë të mundur lidhjen me Bulevardin e Ri të Tiranës, me një terminal të ri hekurudhor në zemër të kryeqytetit.

Falë këtij investimi, udhëtimi nga qendra e Tiranës drejt Aeroportit “Nënë Tereza” do të zgjasë vetëm 10 minuta, ndërsa nga Tirana në Durrës, rreth 26 minuta.

Gjithashtu, kjo linjë moderne hekurudhore paraqet një alternativë të qëndrueshme transporti, veçanërisht për udhëtimet drejt aeroportit, duke ndihmuar në zvogëlimin e trafikut urban, reduktimin e ndotjes së ajrit.

Projekti i hekurudhës Durrës – Tiranë dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, krijon një sistem efikas dhe të lidhur mirë midis dy metropoleve.

Ai siguron lidhje të shpejtë dhe të lehtë mes rrugëve, aeroportit dhe Portit të Durrësit, që është porti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon.

Shqipëria ka një strategji afatgjatë për zhvillimin e rrjetit hekurudhor dhe integrimin e tij në sistemin hekurudhor të Bashkimit Europian.

“Ky orientim është i përcaktuar në Strategjinë Kombëtare të Transportit dhe në Planin e Veprimit për Transportin Hekurudhor, të cilat synojnë modernizimin e linjave ekzistuese, ndërtimin e lidhjeve të reja dhe përafrimin e standardeve teknike, mjedisore dhe të sigurisë me ato të BE-së”, theksoi Verdho.

Një element kyç i kësaj strategjie është integrimi i Shqipërisë në Rrjetin Trans-Europian të Transportit (TEN-T), ku Shqipëria është pjesë e korridoreve bazë dhe gjithëpërfshirëse.

Projektet prioritare përfshijnë Korridorin VIII (Durrës – Rrogozhinë – Elbasan – Pogradec) dhe linjën Vorë – Hani i Hotit, të cilat sigurojnë lidhje rajonale dhe ndërkombëtare me vendet fqinje dhe, përmes tyre, me rrjetin hekurudhor europian.

Përveç investimeve infrastrukturore, strategjia përfshin reforma të thella institucionale dhe rregullatore.

Kjo përfshin krijimin e një tregu hekurudhor të hapur dhe konkurrues, forcimin e kapaciteteve të autoriteteve rregullatore dhe promovimin e transportit të qëndrueshëm, duke reduktuar përdorimin e transportit rrugor në favor të atij hekurudhor.

Në afatgjatë, këto masa do të mundësojnë që Shqipëria jo vetëm të modernizojë rrjetin e saj hekurudhor, por edhe të bëhet një pjesë integrale e zinxhirit europian të transportit.

Kjo do të përmirësojë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, sigurinë e lëvizjes dhe shkëmbimet tregtare në rajon.

The post Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis operimin me tren elektrik në 2027-ën appeared first on Albeu.com.

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis ndërtimi i godinave të reja të stacioneve
Projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas po avancon.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se, “Tashmë jemi gati për të nisur punën për ndërtimin e godinave të reja të stacioneve përgjatë linjës hekurudhore”.

Balluku bëri të ditur se, hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas do të ketë  9 ndalesa, të cilat do të ofrojnë kushte moderne e komode për të gjithë udhëtarët.

“Puna po vijon, shumë shpejt një alternativë e re udhëtimi për të gjithë qytetarët më shpejt, më lirë dhe miqësore me mjedisin”, tha Balluku.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.

The post Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis ndërtimi i godinave të reja të stacioneve appeared first on Albeu.com.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi për projektin 356 milionë euro
Në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që është një nga financuesit e projektit hekurudhor Vorë-Hani i Hotit, u njoftua se këtë javë pritet hapja e tenderit me objekt rehabilitimi i kësaj linje teksa lloji i prokurimit përfshin të mira, punime dhe konsulencë.

Konkretisht, Hekurudhat Shqiptare që janë autoriteti kontraktor dhe përfituesi direkt i financimit, vlerësojnë se në datën 1 gusht pritet hapja e procedurës.

“Klienti i përmendur më sipër synon të përdorë një pjesë të të ardhurave të një kredie /granti të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka) për koston e projektit të përmendur më sipër.

Huamarrësi ka aplikuar për bashkëfinancim nga burimet e mëposhtme në shumat e treguara si vlerësim: Grantet e WBIF në një shumë prej rreth 160 milionë euro, kredi nga BERZH në një shumë prej përafërsisht 100 milionë euro, kredi nga BEI në një shumë prej rreth 100 milionë euro.

“Financimi i Bankës do të përdoret për rehabilitimin e linjës hekurudhore 120.2 km ndërmjet Vorës dhe Hanit të Hotit në kufi me Malin e Zi, lidhja e vetme hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje. Vlera totale e parashikuar e projektit 356 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kontratat do t’i nënshtrohen politikave dhe rregullave të prokurimit të Bankës dhe janë të hapura për pjesëmarrje për firma nga çdo vend, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe në dokumentet e prokurimit. Prokurimi në kuadër të këtij projekti, do të kryhet duke përdorur Portalin E-Prokurimit të Klientit të BERZH-it (ECEPP).

Projekti

Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit, kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).

Linja ekzistuese hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje, për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët.

The post Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi për projektin 356 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Qeveria çon në Kuvend ratifikimin e kontratës për financimin e hekurudhës
Qeveria ka çuar në Kuvend ratifikimin e kontratës për financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, bëri të ditur se Qeveria ka propozuar projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e projektit “Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale” me vlerë 100 milion euro.

Projekti synon të lidhë nëpërmjet hekurudhës, Shqipërinë me Malin e Zi nëpërmjet stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit drejt Podgoricës, e më tej drejt lidhjeve hekurudhore ndërkombëtare midis kryeqyteteve, duke përfshirë Beogradin, Zagrebin, Lubjanën edhe Budapestin & do të japë një shtysë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit.

Spiropali bëri të ditur se parashikohet rehabilitimi i linjës hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe rehabilitimin e 12 stacioneve hekurudhore për pasagjerë dhe mallra, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë.

Ky projekt strategjik është një mundësi e madhe edhe për Shkodrën, qarkun dhe krejt rajonin veri-perëndimor. Kryeqendra e veriut dhe jo vetëm do të njohë një hov zhvillimi përmes aksesit të shtuar nga rehabilitimi i kësaj linje.

Postimi nga Elisa Spiropali

Mirëdita me një lajm shumë të mirë.

Sot, Këshilli i Ministrave vendosi të propozojë në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e projektit “Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale” me vlerë 100 milion euro.

Përmes këtij projekti strategjik do te kryhet rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të mundësuar ofrimin e një shërbimi modern të transportit, arritjen e lëvizshmërisë së gjelbër të qëndrueshme sipas standardeve të BE-së.

Parashikohet rehabilitimi i linjës hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe rehabilitimin e 12 stacioneve hekurudhore për pasagjerë dhe mallra, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë.

Në 6 qershor, Kuvendi miratoi në seancë Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore.

Një pjesë e kostos totale të investimeve do të mbulohet nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Projekti synon të lidhë nëpërmjet hekurudhës, Shqipërinë me Malin e Zi nëpërmjet stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit drejt Podgoricës, e më tej drejt lidhjeve hekurudhore ndërkombëtare midis kryeqyteteve, duke përfshirë Beogradin, Zagrebin, Lubjanën edhe Budapestin & do të japë një shtysë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit.

Ky projekt strategjik është një mundësi e madhe edhe për Shkodrën, qarkun dhe krejt rajonin veri-perëndimor. Kryeqendra e veriut dhe jo vetëm do të njohë një hov zhvillimi përmes aksesit të shtuar nga rehabilitimi i kësaj linje.

Zbatimi i projektit synon ndërtimin e një infrastrukturë hekurudhore ndërvepruese, të lidhur me vendet fqinje të rajonit e më gjerë, që plotëson kërkesat e Sistemit Evropian të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor, krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e shërbimeve të udhëtarëve dhe mallrave, rritjen ekonomike dhe zhvillimin social brenda vendit dhe nxitjen për kalimin nga transporti rrugor në transportin hekurudhor, duke promovuar një alternativë më eficiente për komunitetin dhe bizneset.

Kjo vepër me standard të një tjetër niveli do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë dhe rajonit, duke nxitur lëvizshmëri të qëndrueshme që vendos bazat për një rrjet hekurudhor modern, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Si shumicë qeverisëse jemi gjithmonë e më të bindur dhe të vullnetshën për t’ju përgjigjur sfidave dhe detyrimeve që kemi ndaj qytetarëve tanë, për të plotëesuar me gjithësej projektin historik Kombëtar: #Shqipëria2030.

The post Qeveria çon në Kuvend ratifikimin e kontratës për financimin e hekurudhës appeared first on Albeu.com.

Stacioni i Vorës drejt përfundimit, ndërtohet hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës
Po punohet intensivisht për hekurudhën e re Tiranë–Rinas–Durrës. Stacioni Hekurudhor i Vorës ku po vendoset shtresa e parafundit, është pika nevralgjike e shtratit të hekurudhës së re.

Në këtë stacion do të këmbehen disa palë shinash, të cilat degëzohen për 5 km në Rinas. Trenat në këtë linjë do të lëvizin me një shpejtësi 110 km në orë, për t’u stacionuar fillimisht në Vorë dhe më tej drejt Durrësit.

Projekti Tiranë–Rinas–Durrës është i pari për modernizimin e rrjetit të amortizuar hekurudhor në vend.

Një kompani italiane është zgjedhur të bëjë rehabilitimin e lidhjes hekurudhore 34,2 km midis dhe qytetit të Durrësit, si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e axhendës së ndërlidhjes, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën.

Në samitin e Londrës, një ditë më parë u firmos edhe financimi i rehabilitimit të segmentit Vorë–Hani i Hotit, projekt që do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

The post Stacioni i Vorës drejt përfundimit, ndërtohet hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Në 2024 përfundon linja Tiranë-Durrës-Rinas
Programi i Reformave Ekonomike 2024 -2026 për sektorin e transportit i jep prioritet zgjerimit të sistemit hekurudhor, krahas modernizimit të transportit urban dhe nxitjes së elektrifikimit të transportit rrugor.

Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, numri i makinave në Shqipëri po rritet nga viti në vit, duke çuar në nivele më të larta të ndotjes së ajrit, ndërkohë që zbatimi i masave në sektorët e sipërpërmendur konsiderohen zgjidhje për ta bërë transportin, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, më të qëndrueshëm, më të gjelbër, më të zgjuar dhe të përballueshëm.

Në këtë kuadër, për transportin hekurudhor janë parashikuar disa aktivitete për periudhën 3-vjeçare, teksa për vitin 2024 parashikohet finalizimi i punimeve rehabilituese në seksionin kryesor të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës, si dhe linja e re hekurudhore me aeroportin e Rinasit.

Kosto totale për këtë linjë hekurudhore është 90.45 mln euro, teksa pas prishjes së stacionit në Tiranë, zgjatimi i linjës hekurudhore (4 km) deri në Bulevardin e Ri të Tiranës me një terminal të ri hekurudhor është pranë finalizimit për Projektin e Zbatimit për të cilën është duke u siguruar financimi nga BERZH.

Po ashtu, gjatë vitit 2024 parashikohet të kryhet prokurimi i përgjithshëm për projektin hekurudhor Vorë – Hani i Hotit, për të përditësuar planin e Vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social VNMS sipas modifikimeve të bëra, me institucionet ndërkombëtare financiare.

Kjo linjë hekurudhore ka një gjatë prej 120 km, ndërsa kosto totale e projektit vlerësohet ë 373.15 mln euro.

Ndërkaq, Programi Ekonomik i Reformave paraqet edhe treguesit që do të arrihen pas modenizimit të sistemit hekurudhor, duke vlerësuar se sasia e reduktuar e dikosidit të karbonit të emetuar, si pasojë e largimit të makinave apo kamionave nga rruga arrina në 486 ton/vit. Ola Mitre / SCAN

The post VIDEO/ Në 2024 përfundon linja Tiranë-Durrës-Rinas appeared first on Albeu.com.

Kosova e Shqipëria bien dakord për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë
Hekurudha Durrës-Prishtinë, është llogaritur në 700 milionë euro. Kosova dhe Shqipëria, janë pajtuar për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë ka një trase përfundimtare të hekurudhës që lidh Kosovën me Shqipërinë.

“Lajm shumë i mirë që tashmë përfundimisht kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë”, ka njoftuar Aliu.

Ai ka thënë se tashmë punimet do të fillojnë në mënyrë intensive për realizimin e projektit.

“Në përputhje edhe me zotimet tona pas procesit të nisur të fizibilitetit, do të fillojnë punimet intensive në drejtim të realizimit të njërit prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të lidhë jo vetëm qytetarët, por edhe ekonominë e vendeve tona dhe më gjerë”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës ka berë me dije se në rrafshin e projekteve infrastrukturore, planet kanë pësuar disa ndryshime.

Rama u ndal te hekurudha Shqipëri–Kosovë. Me dakordësinë dhe të palës tjetër, Rama tha se do ketë një ndryshim të vijës, që do kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

“Ka komunikime intensiv me Kosovën për ecurinë e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi nga të dyja palët për të ekspoluar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë, kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, deklaroi Rama.

Ditë me parë zëvendëskryeministrja shqiptare, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, solli në vëmendje projektin hekurudhor që lidh Durrësin me Prishtinën, duke e cilësuar atë si projekt kombëtar, për të cilin konfirmoi edhe angazhimin e të dy qeveritë.

“Nuk harrojmë projektin që lidh Durrësin me Prishtinën, jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidh udhëtarët e shumtë midis dy vendeve”.

Sipas saj, ky është një projekt që do të mbështetet nga dy qeveritë, pasi quhet një projekt kombëtar, që lidh shqiptarët mes tyre.

“Nuk bën pjesë në korridoret e transportit evropian, si rasti i segmenteve Vorë- Hani i Hotit apo Durrës-Pogradec, megjithatë dy qeveritë janë të angazhuara dhe besoj se me përfundimin e studimit të fizibilitetit, që tashmë ka marrë rrugë, ne do të jemi të gatshëm të hapim garën ndërkombëtare, të kombinuar midis dy vendeve tona dhe për të nisur menjëherë ndërtimin e kësaj hekurudhe që është një ëndërr e madhe e mbetur pa realizuar”.

Kontrata me kompaninë fituese, tashmë është lidhur dhe vlera e saj finale është rreth 202 milionë lekë, apo rreth 2 milionë euro përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P, ku shpallën fitues vetëm pak kohë më parë, teksa procedura mori më shumë se një vit kohë për finalizim, për shkak të problemeve që u hasën.

Procedura përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më pas u rishpall.

Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese, është 14 muaj në fund të të cilit do të dorëzohet edhe studimi.

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro.

Kjo linjë cilësohet e një rëndësie të veçantë.

The post Kosova e Shqipëria bien dakord për ndryshim të trasesë së hekurudhës Durrës-Prishtinë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Hiqen vagonat nga vendi i tragjedisë në Greqi, çfarë ka mbetur pas përplajes
Po punohet për largimin e rrënojave të trenave nga vendi i aksidentit tragjik në Tempi.

Më konkretisht, ekipet speciale kanë larguar vagonët dhe mbeturinat nga zona në një kohë shumë të shkurtër pas përfundimit të të gjitha kontrolleve nga ekipet speciale të ELAS dhe zjarrfikësve.

https://www.youtube.com/watch?v=PxLWacU0yrg

Dy vagonët që nuk u shkatërruan, u hoqën nga vendi i tragjedisë duke i tërhequr zvarrë në shina, ndërsa për pjesën tjetër u desh të përdorej një vinç dhe kamionë, ku procesi ishte veçanërisht i ndërlikuar.

Më në fund, punimet e rehabilitimit të linjës hekurudhore kanë nisur dhe tashmë janë drejt përfundimit.

/Albeu.com/

The post VIDEO/ Hiqen vagonat nga vendi i tragjedisë në Greqi, çfarë ka mbetur pas përplajes appeared first on Albeu.com.