hekurudha durres-prishtine Archives - Albeu.com

Hekurudha Durrës-Prishtinë nga Shkodra drejt Gjakovës, kalon edhe mbi gjurmën e Vorë-Hani i Hotit! Projekti dorëzohet këtë vit! Kostoja, 700 mln euro
Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Varianti i paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama e që është mbështetur nga ministri i Kosovës Liburn Aliu, parashikon që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.

Nëse vihet në zbatim ky projekt, me itinerar nga Shkodra, Hekurudha Durrës-Prishtinë, do të jetë pjesërisht e ndërtuar. Do të bëhet vetëm pjesa Durrës-Vorë, ndërsa linja nga Vora deri në Shkodër (Vorë, Laç, Lezhë, Mjedë, Shkodër-Hani i Hotit) do jetë e ndërtuar si pjesë e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit e cila kalon për në Mali të Zi, dhe mbetet për t’u ndërtuar vetëm linja nga Shkodra drejtë Gjakovës për të përfunduar në Prishtinë.

Një zgjidhje e tillë mund të ulte edhe kostot për ndërtimin e gjithë projektit, i cili nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është thënë se ndërtimi i hekurudhës kushton 700 milionë euro.

Për këtë projekt aktualisht është shpallur fituesit i tenderit që do të bëjë studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Bashkimi i dy operatorëve “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. që u shpallën fitues kanë afat deri në fund të këtij viti për të bërë studimin dhe për të ndërtuar projekt idenë e hekurudhës ku një nga pikat është edhe identifikimi i gjurmës ku do të kalojë ajo.

Në buxhetin e vitit 2024 janë vënë në dispozicion të projektit të fizibilitetit për këtë hekurudhë 50 milionë lekë.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, po ndërtohet me financim nga institucionet ndërkombëtare si BERZH, Banka Evropiane e Investimeve apo ËBEF dhe kalon në 7 bashki Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe.

The post Hekurudha Durrës-Prishtinë nga Shkodra drejt Gjakovës, kalon edhe mbi gjurmën e Vorë-Hani i Hotit! Projekti dorëzohet këtë vit! Kostoja, 700 mln euro appeared first on Albeu.com.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit
Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë tashmë është lidhur dhe vlera e saj finale është rreth 202 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K u shpallën fitues vetëm pak kohë më parë teksa procedura mori më shumë se një vit kohë për finalizim për shkak të problemeve që u hasën.

Procedura përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më paas u rishpall. Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese është 14 muaj në fund të të cilit do të dorëzohet edhe studimi.

Projekti për hekurudhën

Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo linjë cilësohet e një rëndësie të veçantë.

“Ideja e ndërtimit të kësaj linje hekurudhore është e një rëndësie të trefishtë. E para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha; e dyta lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve i cili do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë; ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII (tetë) me korridorin hekurudhor X (dhjetë)” thuhet në dokumente.  Të njëjtat nënvizojnë disa alternativa për ndërtimin sa i takon gjurmës ku kalon.

Alternativa 1: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Mjedë – Kufi në Qafë Morinë – Kramovik)

Pjesa shqiptare e itinerarit

Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e projektimit parashikohet të jetë 100 km/orë.

Alternativa 2: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë).

Pjesa shqiptare e itinerarit

Që nga viti 1999, lidhja hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është ideuar përmes linjës ekzistuese nga Miloti drejt qytetit të Rrëshenit dhe zgjatimit më tej drejt grykës së Fanit të Vogël. Në vitin 2005, në trupin e trasesë hekurudhore, në dalje nga stacioni i Milotit në drejtim të stacionit të Rubikut, filloi ndërtimi i autostradës Milot – Rrëshen – Kalimash. Pjesa Shqiptare e linjës së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulojnë një gjatësi prej rreth 108 km. Kjo pjesë ka një tunel me gjatësi rreth 11.5 km i cili futet në zonën e Bisakut dhe del në zonën e Drinit të Zi pranë Skavicës.

Alternativa 3: Do të përcaktohet nga vete konsulenti

Kjo alternative mbetet për t’u analizuar dhe përzgjedhur nga vete Konsulenti, sipas vizitave në terren dhe përllogaritjeve të kryera dhe si e tillë do t’i propozohet Klienti.

The post Hekurudha Durrës-Prishtinë, lidhet kontrata për studimin e fizibilitetit appeared first on Albeu.com.

Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Është miratuar projektligji sot projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Liburn Aliu, ministër i infrastrukturës në Kosovë bën të ditur se qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore.

Kosto totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të Projekt – Idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndajë shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndajë shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale.

Kjo kosto, siç njoftohet,  është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit.

The post Miratohet projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë appeared first on Albeu.com.