hekuran marku Archives - Albeu.com

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit.

Kujtojmë se GJKKO ka dënuar me 13 vite burg ish-truprojën e Tahirit, Hekuran Marku, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.

Hekuran Marku është i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”.

Si pasojë e këtij operacioni janë vendosur në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Ekstradimi:

Hekuran Marku, ish-truproja i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë shtatë muaj pas arrestimit të tij. Marku u vu në pranga në gusht të vitit 2021. Marku ka qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016.

Përgjatë kësaj periudhe, sipas dosjes së SPAK, Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar, ky i fundit i njohur si Eltjon Bregu, ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda.

Droga iu është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve. Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës përmes operacionit “Shpirti”.

The post Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit appeared first on Albeu.com.

Ish-truproja e Saimir Tahirit dënohet me 8 vite burg, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Hekuran Marku, ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa prej më shumë se një muaj, kishin përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit, dhe pritej vetëm vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, seancat e caktuara pothuajse çdo javë kishin dështuar, ndërsa këtë të mërkurë togat e zeza të Shkallës së Parë të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosën dënimin e tij. Prokuroria kërkoi 12 vite heqje lirie për Markun, por ai përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën për të cilin ende zvarriten procedurat e ekstradimit.

Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”

The post Ish-truproja e Saimir Tahirit dënohet me 8 vite burg, ja akuzat që rëndojnë mbi të appeared first on Albeu.com.

Gjykata pranon kërkesën e ish-truprojës së Tahirit, nëse shpallet fajtor i ulet dënimi
Hekuran Marku, ish truproja e Saimir Tahirit do të gjykohet me procedurë të shkurtuar.

Gjykata pranoi kërkesën e tij dhe i dha mundësinë që nëse shpallet i fajshëm të përfitojë ulje të dënimit.

Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.

Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.

The post Gjykata pranon kërkesën e ish-truprojës së Tahirit, nëse shpallet fajtor i ulet dënimi appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për trafik droge, ish-truproja e Tahirit gjykohet nga GJKKO, Marku: S’kam lidhje me akuzat
Gjatë seancës së sotme Gjykata e Posacme vendosi të kalojë për gjykim dosjen e dorëzuar nga SPAK për ish-truprojën e Saimir Tahirit, Hekuran Marku i cili dyshohet për kultivim droge në kuadër të grupit.

Para trupës gjykuese Marku mohoi akuzat, duke kërkuar gjykim të shkruar.

“S’kam lidhje me akuzat. Nuk kam kryer asnjë veprim të tillë. Kam qenë në ruajtje fizike të ministrit Saimir Tahiri dhe rregjistrat tregojnë lëvizjet e mia dhe që s’jam marrë me drogë. Kërkoj gjykim të shkurtuar, i ktheva nga Gjermania, ku jam I regjistruar me dokumente e pune të ligjshme, për këtë proces. Punoja si hidraulik atje dhe në Gjermani kam familjen. Nuk i jam fshehur drejtësisë shqiptare” – u shpreh Marku, para trupit gjykues.

Marku u ndalua në gusht të 2021 në Gjermani pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës./albeu.com

The post I akuzuar për trafik droge, ish-truproja e Tahirit gjykohet nga GJKKO, Marku: S’kam lidhje me akuzat appeared first on Albeu.com.

Gjykata e la në burg, flet avokati i ish-truprojës së Tahirit: Ja pse vendimi është i padrejtë
Ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku, është lënë në qeli nga Gjykata.

SPAK kërkoi ekzekutimin e masës së sigurisë së dhënë në mungesë në kuadër të Operacionit “Shpirti” dhe ai u ekstraduar nga Gjermania.

Pas seancës gjyqësore, avokati i Hekuran Markut, Tonin Prendi ka folur për mediet.

“Gjatë seancave dëgjimore që do zhvillohen do kundërshtojmë dhe do paraqesim fakte dhe rrethana që tregojnë se Hekuran Marku nuk ka lidhje me veprat për të cilat është marrë i pandehur.

Me Eltjon Bregasin është njohur në vitin 2015 në fushatën elektroale. Njohja e tij përfundon vetëm në atë vit gjatë fushatës ekektorale dhe asgjë tjetër. Se çfarë ka folur, se çfarë ka bërë Eltjon Bregasi, Hekuran Marku nuk ka lidhje dhe dijeni për çdo aktivitet dhe veprimtari që mund të ketë bërë. Njohja e tij përfundon vetëm në kuadër të fushatës elektorale, në vitin 2015.

Po ndjek rrugët ligjore. Do pritet që të përfundojnë procedurat e ekstradimit dhe pastaj do të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë”, ka thënë Prendi.

Sot gjyqtari i gatshëm i komunikoi vetëm masën e arrestit apo edhe faktin që është marrë i pandehur?

“Sot ju komunikua vetëm masa e sigurisë që është marrë ndaj tij, në mungesë të tij. për faktin  që është i pandehur ai e di”, është shprehur ai./albeu.com/

The post Gjykata e la në burg, flet avokati i ish-truprojës së Tahirit: Ja pse vendimi është i padrejtë appeared first on Albeu.com.

Ishte pjesë e “Shpirtit”, pas ekstradimit ish-truproja i Tahirit del para Gjykatës
Ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku, sot rreth orës 09:00 ka dalë para Gjykatës.

Marku, është ekstraduar nga Gjermania një muaj më parë.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

38 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit./albeu.com/

The post Ishte pjesë e “Shpirtit”, pas ekstradimit ish-truproja i Tahirit del para Gjykatës appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Gjermania trafikanti Hekuran Marku, ish-truproja i Saimir Tahirit
Ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë, 47-vjeçari Hekuran Marku, një nga ish-truprojat e Saimir Tahirit.

“Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.

Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal””, njofton Interpol Tirana.

Kujtojmë se Marku akuzohet se është përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”. Nesër ai do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

38 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit./albeu.com

The post Ekstradohet nga Gjermania trafikanti Hekuran Marku, ish-truproja i Saimir Tahirit appeared first on Albeu.com.

Ekstradimi, revoltohet Klodiana Lala: Arben Kraja të ndajë mendjen, jo të shprehë 3 qëndrime për një çështje
Gazetarja investigative Klodiana Lala është shprehur se pasi u përfol për ekstradimin në Shqipëri të Hekuran Markut, njërit prej ish-gardistëve të dyshuar për trafik droge, ajo nuk e bëri lajm këtë gjë për arsye objektive.

Lala më pas tha se mësoi se ekstradimi nuk kishte ndodhur dhe i bën thirrje drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, që ta ndajë mendjen e të japë një qëndrim zyrtar.

“Para disa javesh ne celularet e disa kolegeve mberriti nje sms nga drejtuesi i Prokurorise se Posacme Arben Kraja. Shitej si sukses ekstradimi ne Shqiperi i Hekuran Markut, njerit prej ish-gardisteve te dyshuar per trafik droge. (Ne lidhje me sms kam prova dhe e ftoj ta kundershtoje kete fakt nese mundet).

Me te drejte mediat e bene lajm. Une se bera, jo se dyshoja ne vertetesine e lajmit, se dreqi ta haje po fliste vete kreu i SPAK, por nuk munda per arsye objektive.

Me vone mesova se Marku nuk ishte ekstraduar per arsye shendetesore.

Sot SPAK permes zedheneses me konfirmoi fiks kete fakt.

Tani ta ndaje mendjen z.Kraja. Qendron njoftimi i pare apo njoftimi i dyte.

Ne pritje te njoftimit te trete”, është shprehur Lala./albeu.com/

The post Ekstradimi, revoltohet Klodiana Lala: Arben Kraja të ndajë mendjen, jo të shprehë 3 qëndrime për një çështje appeared first on Albeu.com.

E FUNDIT/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar dy shoqëruesit e Saimir Tahirit
SPAK ka shpallur në kërkim dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndës narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun, për dy ish-shoqëruesit të ministrit Tahiri, të cilët tashmë në sajë të operacionit “Shpirti”, u zbuluan për kultivimin dhe trafikimin e tonelatave drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Ndërkohë që mësohet se dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa vite më parë në Spanjë. Sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.

Sipas burimeve ata janë larguar nga Shqipëria rreth 2 vite e gjysmë më parë, e për këtë  SPAK dhe Policia  Shtetit nuk arritën dot të ekzekutonin masat e sigurisë për ta.

Aktiviteti i tyre kriminal u zbulua nga 4 dëshmitarë të drejtësisë të arrestuar për drogë në Itali. Nga dëshmia e dy të penduarve duket se dy efektivët, përdornin detyrën e tyre si shoqërues të ministrit për të lehtësuar punën e tyre.

Në një pjesë të dëshmisë ata tregojnë se gjatë përgatitjeve për transport të lëndës narkotike të kanabisit, kanë  parë mjete policie si radio që lidheshin me frekuencat e Policisë, duke treguar edhe një herë rolin aktiv të policisë në kanabizimin e vendit nëbvitet 2016-2017.

The post E FUNDIT/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar dy shoqëruesit e Saimir Tahirit appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Dy truprojat e Saimir Tahirit kishin parcelat e tyre me kanabis në këtë zonë në Shqipëri
Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni “Shpirti” ku zbulohet se dy ish-shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, ishin personat kryesorë që kanë organizuar kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Të penduarit e drejtësisë kanë rrëfyer në prokurori se në një rast në një zonë të pyllëzuar në Tepelenë Deda dhe Marku kanë patur një parcelë që e kishin kultivuar me hashash, të cilën e menaxhonte një i ri, i cili i ishte “profesionist”, në kultivimin e bimës narkotike, ndërsa punëtorët i paguanin nga 15 deri në 20 euro në ditë.

Madje të penduarit kanë shtuar se në një rast dy ish-shoqëruesit, Deda e Marku kanë qenë vetë prezent në ngarkimin e drogës në gomone, ku kanë qenë të pajisur edhe me radio si ato të policisë dhe pistoleta.

“Marku e Deda komunikonin me kolegët e tyre për t’i “hapur” rrugën që dërgesa të mbërrinte në destinacion. Dy furgona janë mbushur me kanabis në Tiranë dhe janë dërguar drejt Vlorës, për t’u ngarkuar në gomone me qëllim trafikimin drejt Italisë,”- tregon një prej të penduarve.

“Në një rast mbushëm një ngarkesë në zonën e Tepelenës. Rrugës konstatuam një patrullë policie lokale, dhe aty devijuam. Lajmëruam Agustinin, ndërsa ky i fundit na tha që të qetësoheshim, pasi policia nuk ka pasur sinjalizime për ndonje rast trafiku,”- rrëfen i penduari tjetër.

Deda dhe Marku janë vetë dy nga 38 emrat për të cilët u prenë fletë-arrestet në kuadër të operacionit “Shpirti”, i nisur që nga viti 2017 dhe akuzohen për trafik të narkotikëve.

The post DETAJET/ Dy truprojat e Saimir Tahirit kishin parcelat e tyre me kanabis në këtë zonë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.