hegjemoniste Archives - Albeu.com

Kurti: Rritja ushtarake e Serbisë, pjesë e ambicieve për dominim rajonal
<html><head></head><body>

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se fuqizimi i ushtrisë serbe përbën një komponent kyç të një projekti më të gjerë politik e diplomatik, që sipas tij lidhet ngushtë me aspiratat hegjemoniste të Beogradit ndaj rajonit dhe në veçanti kundrejt Kosovës.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Konferencën e 9-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës në Prishtinë, me temë “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”, Kurti vuri në dukje se dinamikat gjeopolitike bashkëkohore, përfshirë influencën ruse në Ballkanin Perëndimor, e kanë bërë më delikate situatën e sigurisë rajonale. Sipas tij, modernizimi i kapaciteteve ushtarake serbe nuk është thjesht një proces rutinor, por reflekton një strategji që synon të mbështesë pretendimet për epërsi territoriale dhe politike në hapësirat tona, sidomos ndaj Kosovës.

Kurti nënvizoi se peizazhi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i nderlikuar dhe se puna e diplomatëve ka kaluar përtej kufijve të përfaqësimit formal shtetëror. Ai u shpreh se tashmë kërkohet një angazhim i pandërprerë për ndertim kontaktesh, partneritetesh dhe hapje të shtigjeve të reja për vendin.

Duke folur për transformimet në sigurinë botërore, kreu i qeverisë përmendi tensionet ndërmjet fuqive të mëdha dhe zhvillimet në inteligjencën artificiale e informatikën kuantike. Ai pohoi se sulmi rus mbi Ukrainën ka sfiduar tërësisht supozimet e vjetra për paqen dhe qëndrueshmërinë e ndertuara pas Luftës së Ftohtë. Sipas Kurtit, përdorimi i forcës ushtarake, arsenaleve kibernetike, fushatave dezinformuese dhe ndërhyrjeve politike nga Rusia kanë ekspozuar natyrën gjithnjë e më komplekse të konflikteve moderne, të cilat luftohen jo vetëm në beteja fizike, por edhe duke monopolizuar hapësirën digjitale dhe duke fabrikuar kërcënime hibride.

Duke iu referuar rreziqeve të dezinformimit, Kurti vërejti se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i informacionit po riformësojnë praktikat diplomatike. Ai theksoi se ambasadorët e sotëm kanë për detyrë menaxhimin narrativave, luftimin e gënjeshtrave dhe ruajtjen e besimit publik, duke identifikuar e kundërshtuar propagandën përmes fakteve konkrete dhe bashkëpunimit me aktorë joshtetërorë në platformat digjitale.

Në vijim, Kurti trajtoi orientimin strategjik të Kosovës për thellimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët që mbrojnë një rend ndërkombëtar të mbështetur në rregulla. Ai evidentoi se retorika e zyrtarëve serb tregon qartë vazhdimësinë e projekteve ekspansioniste, ndaj Kosova po përqendrohet në forcimin e demokracisë, rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe zgjerimin e partneriteteve globale.

Partneriteti me NATO-n dhe marrëveshjet bilaterale, sipas tij, janë shtylla kyçe për konsolidimin e sigurisë së vendit. Ai përmendi marrëveshjen trepalëshe ushtarake me Shqipërinë dhe Kroacinë, bashkëpunimet me SHBA-në, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera, si dhe misionet e përbashkëta ushtarake në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Folkland. Prania dhe funksioni i NATO-s në Kosovë dhe rajon, shtoi ai, mbeten elementë thelbësorë për garantimin e stabilitetit. Në këtë kuadër, diplomacia kosovare merr një peshë të veçantë, jo vetëm për të mbrojtur interesat kombëtare, por edhe për të promovuar një Kosovë të zhvilluar, të besueshme dhe të gatshme të kontribuojë për paqe e siguri në nivel rajonal dhe global.

Kryeministri në detyrë foli gjithashtu për arritjet në politikën e jashtme, duke vënë në dukje njohjet e reja nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamet gjatë vitit 2025, të cilat sipas tij kanë rigjallëruar një proces që për disa vite kishte stagnuar. Ai bëri me dije se pasaportat kosovare janë forcuar në mënyrë të ndjeshme, duke kaluar nga pozita e 108-të në vitin 2021 në vendin e 57-të në vitin 2026. Gjithashtu, ai përmendi avancimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, përmirësimin e statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, aplikimin për në BE dhe anëtarësimin në 15 organizata ndërkombëtare, si hapa që kanë forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.

Në fushën ekonomike, Kurti deklaroi se të dhënat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikojnë që Kosova të mbetet vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në Evropë, rreth 4 për qind. Ai tha se eksportet janë dyfishuar dhe raporti i tyre me importet ka kaluar nga 1 me 9 në 1 me 6. Investimet e huaja direkte tejkaluan për herë të parë shifrën 1 miliard euro, ndërsa të hyrat buxhetore dhe shpenzimet kapitale kanë shënuar rritje. Ky progres, sipas tij, e ka nxjerrë Kosovën nga grupi i vendeve të brishta dhe e ka kthyer në një aktor më të besueshëm global.

Duke përmbyllur këtë pjesë, Kurti njoftoi se Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Kosova do të marrë 206.4 milionë euro nga fondet IPA për vitet 2026 dhe 2027, pjesa më e madhe e të cilave do të destinohet për infrastrukturë energjetike, mjedisore, menaxhim kufijsh dhe sundim të ligjit. Ai premtoi angazhim të mëtejshëm për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e negociatave të anëtarësimit, duke vijuar me reformat e agjendës evropiane.

Në fund, ai foli për rëndësinë e diplomacisë publike, duke e përshkruar Kosovën si një shtet me potencial të jashtëzakonshëm për shkak të diversitetit kulturor, rinisë së përgatitur teknologjikisht dhe diasporës së angazhuar. Kurti u kërkoi ambasadorëve që të përdorin çdo rast për të promovuar artistët, shkencëtarët, shkëmbimet kulturore dhe arsimore, si dhe iniciativat që tregojnë vlerat, identitetin dhe sukseset e vendit.

</body></html>

The post Kurti: Rritja ushtarake e Serbisë, pjesë e ambicieve për dominim rajonal appeared first on Albeu.com.

Haxhiu apelon për mbështetje ndërkombëtare: Përparimi i Kosovës drejt BE-së duhet të matet me kriteret, jo me pengesat serbe
<html><head></head><body>

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu kërkoi vlerësimin e përparimit të Kosovës në raport me anëtarësimin në BE konform kritereve të kërkuara dhe jo pengesave që hasen nga shteti fqinj.

Në edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, që po mbahet në Prishtinë, me temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”, Haxhiu në raportet me Serbinë kërkoi drejtësi për sulmin terrorist në Bansjkë,  zbardhjen e fatit të të zhdukurve, hapjen e arkivave dhe ndaljen e deklaratave shoviniste.

Haxhiu: Serbia vazhdon politikën hegjemoniste, adresimi i çështjeve i domosdoshëm për normalizim

“Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin me bomba në Banjskë, për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve, qytetarëve të tjerë, për dorëzimin e kryeteroristit Milan Radojiçiq dhe të tjerëve të përfshirë në këtë sulm terrorist, por po ashtu edhe për zbardhjen e fatit të mbi 1,500 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Adresimi i këtyre çështjeve është pjesë e domosdoshme e çdo procesi që synon një normalizim të vërtetë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, potencoi ajo.

Ajo kërkoi nga diplomatët komunikim të vazhdueshëm me institucionet, për gërmimet që po realizohen në Subotand, në Kalludër të Vogël dhe Jabukë.

“Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot, në Kosovë, po gjenden dëshmi të reja të krimeve të luftës dhe se drejtësia për viktimat e familjet e tyre ende pret përgjigje. Prandaj duhet t’i bëhet presion Serbisë që të hapë arkivat”, tha ajo.

Haxhiu përmendi edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se duhet ndryshuar rrjedha e lumit Ibër. Ajo tha se idetë e tilla që ringjallin qasje shoviniste dhe destabilizuese ndaj Kosovës duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e duhur ndërkombëtar.

“Serbia vazhdon politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës. Një tjetër shqetësim serioz që duhet ta adresojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini, Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit janë pjesë e një sistemi jetik për furnizimin me ujë, për energjinë, bujqësinë dhe jetën e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës. Ndërhyrja njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasoja shumë përtej një çështjeje teknike, ngaqë do ta prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Republikës sonë”, vazhdoi u.d. presidentja.

Haxhiu për vendet mos njohëse: Nëse duam ndryshim qëndrimi, duhet të njohim argumentet

Haxhiu ka folur edhe për pozitën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke potencuar 121 njohjet shtetërore. Ajo u ndal edhe te shtetet që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e vendit, duke thënë se duhet bërë analizë pse ndodh ky fenomen.

“Mosnjohjet nuk janë një kategori e vetme politike. Spanja nuk ka të njëjtën histori me Greqinë, Greqia nuk ka të njëjtat interesa me Sllovakinë, dhe asnjëra prej tyre nuk e sheh Kosovën në të njëjtën mënyrë si një shtet në Amerikën Latine apo në Azi. Nëse duam ta ndryshojmë një qëndrim, duhet së pari të kuptojmë se çfarë i shqetëson, çfarë interesash kanë dhe cili argument mund të ketë kuptim për ta”, tha ajo.

Ajo përmendi konstatimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Këtë argument duhet ta përdorim, por natyrisht nuk do të mbetemi vetëm te ai. 18 vjet pas pavarësisë kemi mundësi t’u flasim shteteve që ende nuk na njohin edhe për Kosovën që e kemi ndërtuar dhe për atë që mund ta bëjmë së bashku”, tha Haxhiu.

Haxhiu: Përparimi i Kosovës të varet nga kriteret e BE-së, jo nga pengesat e shtetit tjetër

Ajo përmendi përpjekjet e Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, duke thënë se rregullat për anëtarësim duhet të jenë të njëjta për çdo shtet në Ballkanin Perëndimor.

“Orientimi ynë euroatlantik është i qartë, por një rend i mbështetur në rregulla është i besueshëm vetëm nëse rregullat vlejnë njësoj dhe kur zbatimi i tyre është politikisht i vështirë. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor ftohen t’i plotësojnë kriteret e integrimit, atëherë përparimi duhet të varet nga kriteret dhe jo nga pengesat të cilat një vend nuk mund t’i zgjidhë përmes reformave të veta. Kjo duhet të jetë pjesë e argumentit tonë në secilin kryeqytet evropian”, ka thënë ajo.

</body></html>

The post Haxhiu apelon për mbështetje ndërkombëtare: Përparimi i Kosovës drejt BE-së duhet të matet me kriteret, jo me pengesat serbe appeared first on Albeu.com.