havzi nela Archives - Albeu.com

Vrasja e poetit Havzi Nela, Berisha takim me intelektualë: Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar
Me rastin e 34-vjetorit të vrasjes së poetit Havzi Nela, i cili u var në litar nga regjimi komunist në qytetin e Kukësit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe intelektualë.

Berisha tha se Nela ishte dëshmia e gjallë se pse Enver Hoxha konsiderohej Hitleri shqiptar.

Sali Berisha:

Ju falënderoj për këtë takim kushtuar një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare. I cili ra për t’u bërë i pavdekshëm për të vërtetën që ai besonte, për lirinë, fjalën e lirë dhe dinjitetin njerëzor. Havzi Nela është dëshmi e fundit pasi ai u var, si sot 34 vite më parë në sheshin qëndror të Kukësit. Dëshmi kryesore se Enver Hoxha ishte një Hitler i vërtetë. Kam qenë në hapat e mia të para në politikë kur i ftuar merrja pjesë në një kongres të partive demokratike të Europës. Në atë kongres, disa muaj pas themelimit të opozitës, mbajta një fjalë. Por, në deklaratën e atij kongresi, ku ishte Theçeri, Zhak Shiraku, ata e cilësuan Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Europa kishte njohur diktatorë nga më të egrit, i tillë ishte Brezhjevi, kishte dhe të tjerë, por i vetmi që u krahasua me Hitlerin, ishte Enver Hoxha. Gjithmonë e kam mbajtur në mendje dhe jam përpjekur të kuptoj thellë shkaqet që i shtyn këta burra dhe gra të mëdhenj, gjykoj se dy kanë qenë shkaqet më kryesore në të cilat Enver Hoxha ngjason tmerrësisht me Adolf Hitlerin.

The post Vrasja e poetit Havzi Nela, Berisha takim me intelektualë: Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar appeared first on Albeu.com.

“Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri Edvin!”, Berisha kujton poetin Havzi Nela dhe ka “dy fjalë” për Edi Ramën (FOTO LAJM)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot në 34-vjetorin e varjes poetin Havzi Nela.

Berisha i ka dërguar edhe një kërkesë të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon që të dënojë firmën e xhelatëve, ndër të cilët sipas Berishës, edhe të babait të tij.

Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Plotë:

Sot 34 vjetori i martirizmit te poetit disident hero te fjales se lire Havzi Nela!

Edvin, sot eshte dita qe duhet te denosh firmen e xhelateve, nder te cileve edhe te babait tend, per varjen e tij.

Kerko ndjese!!

Te dashur miq,

Sot mbare kombi shqiptar përulet me nderimin me te madh para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te martirit te lirise, poetit disident, heroit te fjales, Havzi Nela, i cili 34 vjet me pare u var per fjalen e lire per vargjet e tij ne sheshin kryesor te qytetit te Kukesit me firmen e xhelateve te diktatures staliniste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai bilogjik i Edi Rames.

Ky akt horror qe deshmon fytyren mizore te diktatures hoxhiste, kishte synim kryesor jo vetem hakmarrjen primitive te xhelateve te regjimit por edhe terrorizimin e popullates ne teresi dhe inteligjences shqiptare ne veçanti dhe te vriste pa lindur çdo varge apo fjalen e lire.

Nderim perjete poetit disident Havzi Nela.

Ketu me poshte keni nje poezi te poetit Havzi Nela dhe nje status per te birin e xhelatit Kristaq Rama qe se bashku me diktatorin Ramiz Alia firmosi varjen ne litar te poetit disident.

– Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;

Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

-Sot eshte nje dite qe mund te beheshe njeri Edvin!

Sot eshte 34 vjetori i varjes ne litar ne sheshin qendror te qytetit te Kukesit te poetit disident Havzi Nela, me firme te xhelateve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tend biologjik.

Sot eshte nje dite qe Edvin Kristaq Xhelati mund te “vare” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe te tregoje qofte dhe per pak çaste nje grimce ndergjegje te njeriut te qyteteruar, te denoje krimin mizor te te atit te tij xhelat dhe t’i kerkoje ndjese publike familjes dhe se paku botes se letrave per varjen me firmen e Ramiz Alise dhe Kristaq Rames te poetit disident Havzi Nela. Keto pak rreshta nuk i shkruaj per politike por si nje apel per ngadhenjimin e njeriut mbi antinjeriun! Sb/albeu.com/

The post “Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri Edvin!”, Berisha kujton poetin Havzi Nela dhe ka “dy fjalë” për Edi Ramën (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.