hashim thaci Archives - Albeu.com

Ish-presidenti Hashim Thaçi del para Gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë, deklarata e ish-presidentit: Jam plotësisht i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është ngritur nga Haga për ndërhyrje në drejtësi.

“Plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi i pyetur nga gjyqtari.

Edhe të gjithë të tjerët e akuzuar për këtë rast, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që iu ngarkohen.

Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.

Në aktakuzë, të akuzuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët.

The post Ish-presidenti Hashim Thaçi del para Gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë, deklarata e ish-presidentit: Jam plotësisht i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

Avokati i Thaçit: Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Richard Pierre Prosper, në fjalën e tij në kuadër të deklarimeve përmbyllëse ka shpartalluar përpjekjen e Prokurorisë së Hagës për të zhvleftësuar dëshmitë e dëshmitarëve ndërkombëtarë si James Rubin e Wesley Clark.

Prosper është marrë me deklaratën e prokurorit Halling i cili dje gjatë fjalës përmbyllëse të Prokurorisë ka thënë se Rubin e Clark s’kanë pasur informacionet e sakta për situatën në Kosovë, meqë Thaçi ua ka maskuar realitetin.

Avokati Prosper është kthyer për një moment kah Thaçi duke thënë se s’është e mundur që një 29 vjeçar, student e dikur emigrant në Zvicër, të mashtrojë zyrtarë të lartë si Rubin e Clark.

“Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo”, thotë Prosper./GazetaExpress/

The post Avokati i Thaçit: Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo appeared first on Albeu.com.

Gjyqi në Ditën e Pavarësisë, Hashim Thaçi: Kemi historinë tonë, kjo seancë me 28 nëntor do të duhej të evitohet, është befasi jo e mirë
Në konferencën përgatitore ish-presidenti Hashim Thaçi si rrallëherë ka kërkuar fjalën për çka ka thënë se caktimi i kësaj seance në ditën e 28 nëntorit është një befasi jo e mirë e cila do të duhej të evitohej, raporton Ekonomia Online.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye jam në këtë arsye jam sot në këtë  seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shëtit ligjor por i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtet të huaja përkatëse. Sic do popull dhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor do të duhej të evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë”, tha Thaçi.

Në fund të fjalës së tij, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahet në paraburgim në Hagë, uroi kombin shqiptar për 28 Nëntor.

The post Gjyqi në Ditën e Pavarësisë, Hashim Thaçi: Kemi historinë tonë, kjo seancë me 28 nëntor do të duhej të evitohet, është befasi jo e mirë appeared first on Albeu.com.

Hashim Thaçi mbërrin në gjykatë, nisin sot dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes
Ditën e sotme, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Gjykatën Speciale në Hagë, ku do të zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj tij.

Kjo ditë shënon një fazë të re të procesit, fillimin e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Pas muajsh dëshmish të paraqitura nga Prokuroria, tashmë është radha e ekipit mbrojtës të paraqesë provat dhe dëshmitë që, ku sipas tyre, hedhin poshtë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.

The post Hashim Thaçi mbërrin në gjykatë, nisin sot dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit
Këtë të hënë, James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nisë dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës – me seli në Hagë të Holandës – do të nis në orën 9:00, ndërkaq për publikun transmetohet me 45 minuta vonesë në faqen zyrtare të gjykatës.

Ky është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka parashikuar që në gjykatë të sjell rreth 11 dëshmitarë.

Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, në Hagë po gjykohen edhe ish kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokatët e tyre nuk synojnë të paraqesin dëshmi mbrojtëse. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen.

Prokuroria i pati sjell 125 dëshmitarë në sallë dhe është mbështetur në mbi 130 dëshmi ne shkrim.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së, i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti, shkruan Kosovapress.

Sakaq, të dielën Shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në Hagë në protestën e thirrur në orën 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Duke reaguar pas protestës së zhvilluar në Hagë, Kryeministri Edi Rama, theksoi se e vetmja kërkesë është drejtësia.

“Drejtësi pra, drejtësi, vetëm drejtësi. Asgjë më shumë e asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, u shpreh Rama.

Protesta e 14 shtatorit, e thirrur nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), bashkoi shqiptarë nga vende të ndryshme të botës në shenjë solidariteti.

The post Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit appeared first on Albeu.com.

Hashim Thaçi merr letër ngushëllimi nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter: Rasti juaj ka qenë padrejtësi…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë një letër ngushëllimi për vdekjen e të jatit disa ditë më parë, nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter.

Kciklighter ka treguar edhe për planin që ta vizitonte ish-presidentin Thaçi në Hagë, por që për arsye shëndetësore i ishte dashur ta anulonte vizitën.

“Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit”, ka shkruar ai.

Letra e plotë

Letër Ngushëllimi

I nderuar President Thaçi,

I dashur z. President,

Me pikëllim të madh morëm vesh për ndarjen nga jeta të babait tuaj.

Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, juve dhe familjes suaj.

E dimë nga përvoja se sa e dhimbshme është humbja e një prindi, sepse nuk ka asgjë që mund ta krahasojë këtë humbje të madhe.

Lutemi që Zoti t’ju japë forcë juve dhe familjes suaj për të përballuar këto momente të vështira.

Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij. Sa kam kuptuar, gjykata ju dha vetëm rreth tri orë për të qenë me të në momentet e fundit.

Siç mund ta kujtoni, kisha planifikuar të ju vizitoja në burg, bashkë me Ambasadorin dhe Kongresmenin, Tony Hall, dhe Ambasadorin Ahmet Shala. Për shkak të një sëmundjeje, m’u desh ta anuloj udhëtimin tim, por kam vazhduar të lutem për ju dhe familjen tuaj, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë deri në ditën kur do të liroheni e do të jeni sërish pranë familjes suaj, miqve dhe popullit të mrekullueshëm të Kosovës.

Shpresoj që të mund t’ju vizitojmë së shpejti, dhe lutja ime është që deri atëherë ky makth të ketë marrë fund.

Amerika është me të vërtetë e bekuar që ka një lidhje kaq të fortë miqësie mes dy kombeve dhe popujve tanë. Jam thellësisht mirënjohës për këtë miqësi.

Me shumë dashuri, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta,

Claude M. Kicklighter

Gjenerallejtënant (në pension) Ushtria Amerikane

The post Hashim Thaçi merr letër ngushëllimi nga gjenerali amerikan në pension Claude M.Kciklighter: Rasti juaj ka qenë padrejtësi… appeared first on Albeu.com.

Nuk mundi t’i jepte lamtumirën e fundit, Hashim Thaçi viziton varrin e babait
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mundi t’i jepte lamtumiurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.

Mediat në Kosovë, raportojnë se aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi, u nis nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00.

Thaçi është parë me lule në dorë, teksa hyn në varrezat në fshatin Burojë të Skënderajt.

Kujtojmë që Thaçi e vizitoi të atin në spitalin ku ndodhej i shtruar në Prishtinë, disa ditë para se të ndërronte jetë.

The post Nuk mundi t’i jepte lamtumirën e fundit, Hashim Thaçi viziton varrin e babait appeared first on Albeu.com.

Pasi e takoi para pak ditësh, vdes babai i Hashim Thaçit
Nacionale merr vesh nga burime brenda QKUK-së se ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit.

Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndotësore, ku edhe ditëve të fundit u vizitua nga Hashim Thaçi.

Nacionale kupton që Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë në QKUK para disa minutave.

Babai i Thaçit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore duke i trajtuar në klinikën interne.

The post Pasi e takoi para pak ditësh, vdes babai i Hashim Thaçit appeared first on Albeu.com.

Kalvari i Hashim Thaçit me drejtësinë s’ka fund, edhe 104 dëshmitarë të tjerë do të pyeten në Hagë
Në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës do të ftohen edhe 104 dëshmitarë për intervistim, ka deklaruar zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle.

Sipas tij, procesi i gjykimit është në mes dhe se nuk dihet kur do të përfundojë. Lidhur me ankesat për zvarritje të procesit, ai konsideron se gjyqtarët janë të përkushtuar për të siguruar që procedurat të jenë të shpejta.

“Më 6 maj, kryetari i trupit gjykues dha një përditësim për numrin e dëshmitarëve që kanë dëshmuar deri më tani.

Pra, atëherë ishin 60 dëshmitarë, tani janë 68 dëshmitarë që sot kanë dëshmuar drejtpërdrejt në gjykatë, dhe 45 dëshmitarë të tjerë dëshmitë e të cilëve janë dorëzuar me shkrim dhe janë pranuar në prova nga gjykata.

Gjyqtarët në këtë rast kanë pyetur gjithashtu palët për mënyrat për të përshpejtuar më tej procedurat për t’u siguruar se ato nuk janë vetëm të drejta, por edhe të shpejta.

Prokuroria ka vlerësuar se do të thërrasë dëshmitarët e saj për të dëshmuar deri në prill të vitit 2025 dhe një pjesë e madhe e aktiviteteve në sallën e gjyqit së fundmi kanë qenë edhe diskutimet për ritmin e dhënies së dëshmisë nga dëshmitarët, sa dëshmitarë kanë mbetur”, ka deklaruar ai.

Doyle theksoi se është e vështirë është të përcaktohet se kur do të përfundojë gjykimi në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është shumë e vështirë të vlerësohet koha e përgjithshme e gjykimit sepse pasi prokuroria të përfundojë me rastin e tyre, atëherë ekipet mbrojtëse do të kenë mundësinë të kërkojnë lirimin nga akuzat dhe të presin ndonjë rezultati të kësaj.

Atëherë ekipet e mbrojtjes do të fillonin të thërrisnin dëshmitarët e tyre për të dëshmuar në emër të të akuzuarve, dhe ne ende nuk e dimë se sa dëshmitarë do të thërrasë mbrojtja”, u shpreh ai.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

The post Kalvari i Hashim Thaçit me drejtësinë s’ka fund, edhe 104 dëshmitarë të tjerë do të pyeten në Hagë appeared first on Albeu.com.

Anulohen dy seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, zbulohet arsyeja
Kryetari i trupit gjykues Charles Smith ka marrë vendim të anulojë seancat e datës 21 mars dhe 22 gusht 2024, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas trupit gjykues, ky vendim është marrë për shkak se ka kontradikta në mes datave.

Në fillim të seancës gjyqësore, Smith III ka thënë se do të fillojë dëshminë dëshmitari i 49-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04811./albeu.com

The post Anulohen dy seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.