hasan dakaj Archives - Albeu.com

Ish-ushtari i UÇK-së transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Beograd
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj që është arrestuar të premten nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë, është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Krushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Pjesëtari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe  se kinse  ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve të prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar ne identitet me dikë tjetër”, ka shkruar avokati.

Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Të martën pritet dhe një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë serbe lidhur me masën e paraburgimit. Në cilësinë e avokatit të Familjes Dakaj jamë në kontakt orë pas ore me të ngarkuarin në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dipomatin Jetish Jasharin dhe e falënderoi për qasjen profesionale”, ka theksuar ai.

Smakiqi i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministres Gërvalla dhe diplomatëve që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejtë.

The post Ish-ushtari i UÇK-së transferohet në Qendrën e Paraburgimit në Beograd appeared first on Albeu.com.

U arrestua nga autoritetet serbe në kufi, ish-luftëtari i UÇK-së dërgohet në paraburgimin e Beogradit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua të premten nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska””, shkroi ai.

Sipas tij, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Pjesëtari i UÇK-së Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyrës zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku në intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorisë së Serbisë dhe se është ngatërruar në identitet me di kënd tjetër”, u shpreh Smakiqi.

The post U arrestua nga autoritetet serbe në kufi, ish-luftëtari i UÇK-së dërgohet në paraburgimin e Beogradit appeared first on Albeu.com.

Kosova kërkon nga Serbia lirimin e ish-ushtarit të UÇK
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë që Serbia ta lirojë Hasan Dakajn, ish-ushtar i UÇK-së, të cilin e ka arrestuar të premten në mëngjes.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat institucionalë dhe se ka njoftuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndermarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqes kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Daka nga organet serbe”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që mund të përballen me vështirësi të tilla gjatë udhëtimit nëpër Serbi që të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

Kurse, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga policia serbe në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdar.

Konjufca ka thënë se ky është një sinjal i rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen.

“Arrestimi i papranueshëm në Merdare i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, nga policia serbe, përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen. E vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.

Ai tutje ka thënë se mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin e sulmeve mbi Kosovën.

“Në mënyrë të përsëritur, mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, vijon ai.

Konjufca ka bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj.

“Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm të qytetarit tonë, Hasan Dakaj. Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, ka thënë kreu i Kuvendit.

Ndërsa, avokati Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se është autorizuar nga familja Dakaj, në Prizren që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar në Merdarë, derisa po shfrytëzonte liberalizimin e vizave dhe po udhëtonte me vëllanë e tij drejt Italisë.

“Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar në mëngjesin e së premtes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdarë. Dakaj, sipas familjarëve të tij, është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe ai është arrestuar vetëm se ka qenë pjesëtar i UÇK-së”, tha Smakiqi.

Avokati tha se kontakti me Dakajn tani është i pamundur, sepse ai është brenda territorit të Serbisë dhe avokatët e Kosovës nuk munden të operojnë atje. Smakiq thotë se ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe i ka kërkuar asaj, që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e klientit të tij.

The post Kosova kërkon nga Serbia lirimin e ish-ushtarit të UÇK appeared first on Albeu.com.