Harta e Gjyqesorit Archives - Albeu.com

Harta gjyqësore, Zëri i Amerikës: Shqetësim dhe nga organizatat e shoqërisë civile
Në Shqipëri, përveç Dhomës së Avokatisë, e cila nisi të martën një grevë katër ditore në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore të miratuar të premten nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) edhe organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në procesin e konsultimeve për hartën e re gjyqësore, kanë shprehur shqetësim për reduktimin e ndjeshëm të nurmit të gjykatave në të gjithë vendin, dhe pasojat e saj.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga 22 gjykata të shkallës së parë do të mbeten vetëm 13 të tilla, nga 6 gjykata administrative vetëm dy, ndërsa për të gjthë vendin do të funksionojë vetëm një gjykatë apeli.

Sipas Qendrës për Fuqizimn e Ligjit (CLE) “çdo nismë e ndërmarrë duhet të ketë si qëllim të sjellë drejtësinë sa më afër qytetarëve dhe jo ta largojë e vështirësojë atë”, thuhet në një deklaratë të saj.

Ndërsa, Instituti për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL) i cili në muajin shkurt iu drejtua KLGJ-së me një raport vlerësimi mbi propozimin për hartën e re vë në dukje në një postim në Tëitter se “vendime të rëndësishme politike, si rikonfigurimi i hartës së gjyqësorit në vend duhet të marrin në konsideratë duke bërë një analizë më të detajuar, edhe të aspekteve të eficiencës financiare dhe vlerës së kthyer për publikun”.

Sipas KLGJ-së një ndër objektivat e hartës së re është dhe “ulja e kostove”. Por ISPL vëren se “nga pikëpamja e eficiencës financiare, të dhënat e përfshira në raport janë të pamjaftueshme për të vlerësuar vërtetësinë e pohimeve, aq më tepër në kushtet kur pjesa kryesore e shpenzimeve gjyqësore është e lidhur në shpenzime për paga dhe nuk pritet të ulet më konsolidimin e gjykatave, meqenëse numri i gjykatësve dhe stafit tjetër gjyqësor nuk pritet të reduktohet”.

Për Dhomën e Avokatisë, harta e re gjyqësore, cënon qasjen në sistemin e drejtësisë dhe rrit shpenzimet për qytetarët”. Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, thekson se “vlerësimi i kostove të rritura për individët dhe qasjen e tyre në drejtësi nuk duket të jetë përfshirë gjerësisht, ndonëse do të duhet të ishtë një aspekt I rëndësishërm (paçka se jo ngushtësisht i lidhur me temën e këtij dokumenti)”.

Në deklaratën e KLGJ-së për miratimin e hartës theksohet se “në aktin e miratuar u reflektuan sugjerimet dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultimeve publike të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësues të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit”.

Por Dhoma e Avokatisë, ka deklaruar se asnjë prej sugjermeve të saj nuk është marrë në konsideratë. Po ashtu dhe Komiteti i Helsinkit. Drejtuesja e tij Erida Skendaj shprehet “e indinjuar” në një postim në Tëitter, ndërsa nënvizon se “argumentat tona kundër nuk sollën as reflektim të KLGJ e nuk u njohëm me shkaqet e refuzimit”.

Nga ana e saj dhe Qendra për Fuqizimn e Ligjit shprehet se “rekomandimet e përcjella në procesin e konsultimit nga aktorët e interesuar nuk janë reflektuar, duke e bërë jo efektiv procesin e konsultimit dhe më e rëndësishmja, duke miratuar një hartë gjyqësore e cila rrezikon të cënojë aksesin në drejtësi të qytetarëve”.

Të martën disa qindra procese gjyqësore nuk u zhvilluan ndërsa sallat e gjykatave ishin bosh për shkak të grevës së avokatëve./VOA

The post Harta gjyqësore, Zëri i Amerikës: Shqetësim dhe nga organizatat e shoqërisë civile appeared first on Albeu.com.