harry simpson Archives - Albeu.com

Nga shitja e “miellit” në rrugët e Anglisë te vëzhgimi i Nikulajt derisa u ekzekutua, e shkuara e errët e Harry Simpson
Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt.

Simpson kishte mbërritur në Shqipëri si pjesë e skuadrës të vrasësve me rolin e vëzhguesit të viktimës.

Top Channel duke iu referuar prokurorisë angleze CPS raporton se Simpson, ka precedentë penal dhe dënime në të shkuarën.

Ky në këtë foton e mëposhtme është Harry Simpson banues në Abbey Wood në Jug të Londrës.

Një prej precedentëve penal lidhet me shitjen e drogës në rrugët e kryeqytetit anglez.

Sipas prokurorisë angleze të cilës i referohet Top Channel, në Shkurt të vitit 2015, Simpson, është arrestuar për shitje kokaine më një pastërti prej 89% dhe shitje kanabisi me vlerë 40.000 sterlina. Atëherë 24 vjeç, Simpson po udhëtonte me një makinë tip BMË kur u ndalua dhe u kontrollua nga policia.

Rezultoi se ai po drejtonte një mjet pasi i ishte hequr patenta dhe pa siguracion. Për mos të marrë një dënim maksimal ai pranoi akuzat. Gjykata e dënoi Simpson me 5 vite dhe 3 muaj burg. Paratë ‘cash’ të gjetura në shtëpinë e tij, policia lokale ia dhuroi një organizate të mbrojtjes së kafshëve.

Mbrëmjen e së premtes dhe paraditen e së shtunës për vrasjen e Ardian Nikulaj u arrestuan dhe dolën përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër, Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. E vetmja grua e zbuluar deri më tani si pjesë e grupit të vrasësve Harriet Bridgeman, është arrestuar, paraditen e të shtunës. Ajo do të dalë përpara kësaj gjykate të Hënën. /TCh

The post Nga shitja e “miellit” në rrugët e Anglisë te vëzhgimi i Nikulajt derisa u ekzekutua, e shkuara e errët e Harry Simpson appeared first on Albeu.com.