Hane Sufaj Archives - Albeu.com

EMRAT/ Rrëmbyen italianin pasi nuk u erdhi dërgesa me 100 kg kokainë, merr fund arratia e 5 shqiptarëve, tentativa e dështuar për t’u fshehur në Tiranë
EMRAT/ Rrëbmyen italianin pasi nuk u erdhi dërgesa me 100 kg kokainë, merr fund arratia e 5 shqiptarëve, tentativa e dështuar për t’u fshehur

Një grup kriminal rrëmbeu dhe kërcënoi me familje një person, pasi nuk u erdhi ngarkesa e drogës nga Ekuadori në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në Genova të Italisë, dhe bëhet fjalë për 9 trafikantë droge të përfshirë, mes tyre 5 shqiptarë, të cilët tashmë kanë rënë në rrjetën e policisë.

Shqiptarët janë identifikuar si; Nevian Vasaj, Andrea Vasaj, Ardian Sufaj, Hane Sufaj dhe Andiol Xhindoli.

Sipas mediave italiane, ata akuzohen për grup kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike, import të 100 kg kokainë, rrëmbim dhe tentativë zhvatjeje, dhe posedim dhe mbajtje të armëve.

Mësohet se gjatë hetimeve ishte një agjent i fshehtë që u fut në shoqatën e trafikut të drogës, të përbërë nga shtetas shqiptarë, domenikanë dhe një ekuadorian.

Teksa agjenti ishte në misionin e tij, banda po përgjohej teksa ishte gati për të importuare prej 100 kilogramësh kokainë nga porti i Guayaquil (Ekuador) në portin e Genovas të fshehur në thasë dhe të transportuar në një kontejner.

Më 20 nëntor u nis anija, megjithatë dërgesa e drogës nuk mbërriti kurrë te porositësit.

Më këtë ka ndodhur edhe rrëmbimi i një shtetasi italian. Rrëmbyesit e futën atë në makinë dhe e detyruan t’i dërgonte mesazhe zanore hajdutit të dyshuar të drogës, më pas u kërcënua edhe për anëtarët e familjes.

Policia mbërriti në kohë dhe arrestuan në flagrancë domenikanin Joel De Jesus Castillo Tapia dhe ekuadorianin Holger Ernesto Ëila Quinonez. Pasi pengu u lirua dhe u sigurua, një bashkëpunëtor i tretë u arrestua në Carrara, shqiptari Nevian Vasaj, i cili po bashkohej me shokët e tjerë në Genova.

Nga hetimet u bë i mundur edhe monitorimi i arratisjes në Shqipëri të anëtarëve kryesorë të grupit kriminal, të cilët ndërkohë vazhdonin të organizonin trafikun e drogës në territorin italian nga jashtë, siç u konstatua gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Spezzino që çoi në sekuestrimin e një kilogrami kokainë në Arcola dhe arrestimin e korrierit të përdorur për transportin.

Mëngjesin e sotëm shtetasit shqiptarë janë arrestuar. Ardian Sufaj organizator i grupit, i gjurmuar në Tiranë në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe me divizionin e Interpolit të shërbimit të bashkëpunimit policor ndërkombëtar italian, Andiol Xhindoli , banues në Pisa, dhe Andrea Vasaj, me banim në Massa, të dy pjesëmarrës në aktivitetet e paligjshme të grupit të trafikantëve të drogës, si dhe Hane Sufaj, banues në Pisa, përgjegjës për ndalimin e kokainës së kapur në Arcola janarin e kaluar.

The post EMRAT/ Rrëmbyen italianin pasi nuk u erdhi dërgesa me 100 kg kokainë, merr fund arratia e 5 shqiptarëve, tentativa e dështuar për t’u fshehur në Tiranë appeared first on Albeu.com.