hamza tola Archives - Albeu.com

Kërkoi 12 mijë euro nga familja e të dënuarit për të korruptuar zyrtarët, 1 vit e 2 muaj burg për avokatin Lavdosh Shehu
Gjykata e Posaçme dënoi me nga 1 vit e 9 muaj burg avokatin Lavdosh Shehu dhe shtetasin Hamza Tola.

Por ky dënim shkoi në 1 vit e 2 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ata u gjetën fajtor për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Kujtojmë se Avokati Lavdosh Shehu u arrestua më 22 tetor me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se i kërkoi 12 000 euro familjes Hyseni duke i premtuar ekstradimin e djalit nga Italia, duke korruptuar zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Shehu i premtoi dhe i siguroi familjes së të dënuarit se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

NJOFTIMI I SPAK, TETOR 2021

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimit penal nr. 179 të vitit 2021. Në kuadër të hetimeve të kryera nga strukturat e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin të arsyeshëm se shtetasi L. Sh., me profesion avokat, ka kërkuar një shumë prej 12.000 (dymbëdhjetë mijë) eurosh, nga familjarët e të dënuarit F. H., duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e ekstradimit të shtetasit F. H. nga shteti Italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Në vijim, personi nën hetim Lavdosh Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2020.

Në hetimin e këtij procedimi penal dhe mbledhjen e provave për të sqaruar ngjarjen e ndodhur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm emisoni investigativ “STOP”, i TV Klan.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr. 86 datë 21.10.2021, ka vendosur:

Caktimin i masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit Lavdosh Shehu, me profesion avokat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi (2) i Kodit Penal.

Sot me datë 22.10.2021 është ekzekutuar nga strukturat e Policisë së Shtetit vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj shtetasit L. Sh./albeu.com/

The post Kërkoi 12 mijë euro nga familja e të dënuarit për të korruptuar zyrtarët, 1 vit e 2 muaj burg për avokatin Lavdosh Shehu appeared first on Albeu.com.

I mori qytetarit 3 mijë euro për legalizimin e hotelit, miratohet kërkesa e SPAK, burg për ish-shoferin e prokurorisë së krimeve të rënda
Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar ditën e sotme kërkesën e SPAK, duke vendosur të pandryshuar masën e arrestit me burg, ndaj ish- shoferit të Prokurorisë për Krime të Rënda, Hamza Tola.

Tola akuzohet nga SPAK se i mori një qytetari një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.

Për shkak të lidhjeve që ky i fundit kishte ka bërë të mundur hipotekimin e pronës.

Hamza Tola ka punuar edhe si shofer pranë ministrinë e Drejtësisë.

Arrestimi i Tolës është kryer disa javë më parë me urdhër të SPAK ndërsa hetimet janë kryer nga prokurori Elvin Gokaj.albeu.com

The post I mori qytetarit 3 mijë euro për legalizimin e hotelit, miratohet kërkesa e SPAK, burg për ish-shoferin e prokurorisë së krimeve të rënda appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia e shoferit të Ministrisë së Drejtësisë, si iu merrte shuma të majme për një legalizim
Tre mijë euro për të legalizuar pronat. Kjo ishte shuma që Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, kërkoi nga shtetasi Kastriot Kreku për t’i legalizuar tokat dhe shtëpinë.

Abcnews.al ka zbardhur edhe dëshminë e këtij të fundit, i cili ka treguar se pavarësisht se i dha Tolës, shofer në Drejtorinë e Burgjeve Tiranë, shumën e kërkuar, ai nuk është ndalur me aq dhe ka kërkuar më shumë.

Nga dëshmia e Krekut konfimohen lidhjet e forta të Tolës me drejtoreshën e ASHK-së në Sarandë, Aida Demi. Nisur nga kjo, Tola e ka kërcënuar Krekun se nuk do të marrë certifikatën e pronësisë, pasi debatuan për shumën e kërkuar dhe kjo ishte pikërisht ajo që ka ndodhur.

Dëshmia e Kastriot Krekut:

Nga fundi i muajit korrik 2021 takova një shtetas dhe më thotë që donte një dhomë me qira te hoteli im dhe i thashë që nuk kam dhe e çova përballë te një hotel dhe i thashë që pas tri ditësh mund të vish te hoteli im. Më bëri përshtypje sepse ky shtetas interesohej shumë dhe unë nuk i kisha shpjeguar asgjë, por ai interesohej për tokat, për dokumentet në përgjithësi.

Që ditën e parë që erdhi në Borsh, darkën e hëngri te hoteli im dhe aty filluam të diskutonim dhe unë i shpjegova problemin që kisha. Ky shtetas m’u prezantua si Hamza Haxhi Tola, i datëlindjes 13. 12. 1968 dhe më tha që punonte te Ministria e Drehtësisë dhe nuk ma tha pozicionin se ku ishte, por kur u interesova e mësova që punonte si shofer në Drejtorinë e Burgjeve, në Tiranë. Pasi vajtëm tek toka dhe e pamë të dy së bashku, Hamza Tola më siguroi që për këto toka do më nxirrte lejet që unë interesohesha dhe të dy ne ose fëmijët tanë mund të hapnin një biznes së bashku. Hamza Tola më tha që problemin e tokës e kisha të mbaruar dhe realisht kështu ndodhi, ky shtetas më kërkoi disa shpenzime për të legalizuar shtëpinë dhe më kërkoi 3 mijë euro dhe unë i dhashë 2 mijë euro, në fund të shtatorit 2021 e përfundoi lejen e legalizimit. Unë mendova se pagesa prej 2 mijë euro ishte që unë s’kisha për të kryer më pagesa dhe Hamza Tola më tha që ik te legalizimet se e ke gati dhe merr faturat për të bërë pagesën. Kur vajta te legalizimet, mora faturat dhe vajta te banka të paguaja rreth 400 000 lekë dhe u pajisa me lejen e legalizimit, të cilët, pas 30 ditësh bëra kërkesë për t’u pajisur me certifikatë pronësie dhe Hamza Tola më tha që e njihte drejtoreshën e ASHK-së Sarandë dhe më tha që kam folur me drejtoreshën, me shtetasen Aida Demi. Problemi qëndronte se Hamza Tola fillloi të më kërkonte lekë të tjerë dhe më tha më duhen një mijë euro dhe m’i kërkoi urgjentisht dhe unë ia dërgova ato lekë me Moneygram dhe këto euro ia nisa shtetasit Ervis Gjuzi, i cili ishte shoku i ngushtë i shtetasit Hamza Tola. Këto lekë mua m’u kthyen nga Moneygram sepse ishte mbi limitin që kishte kompania, por pas tre ditësh me Western Union i dërgova 500 euro shtetasit Ervis Gjuzi, për t’ia dhënë Hamza Tolës dhe shtetasi Hamza Tola më konfirmoi që i mori këto lekë.

Kur u ktheva në Shqipëri, në fund të nëntorit të vitit 2021 unë takova Hamza Tolën dhe vajta te shtëpia e tij në Tiranë dhe më bëri përshtypje se më tha që kishte një problem dhe do të bëhet kontroll te ASHK Sarandë dhe do të bënin kontroll, pra kjo ishte si një presion nga ana e tij për të treguar fuqinë që kishte.

Unë fillova të debatoja dhe i prishëm marrëdhëniet dhe më tha nuk do ta marrësh certifikatën e pronësisë sepse ai kishte lidhje me drejtoreshën e ASHKA-së Sarandë. Që në momentin që marrëdhënia jonë u prish, e vërteta është se unë nuk u pajisa me certifikatën e pronësisë dhe ky problem është edhe sot dhe unë nuk po pajisem dot.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vendosi masën arrest me burg për Hamza Tolën. Ai kuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.

Tola u arrestua  me urdhër nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

The post Zbardhet dëshmia e shoferit të Ministrisë së Drejtësisë, si iu merrte shuma të majme për një legalizim appeared first on Albeu.com.

Mori 3 mijë euro nga qytetari për ti legalizuar hotelin në Sarandë, burg për shoferin sekser të ish-Krimeve të Rënda
GjKKO lë në burg Hamza Tolen, ish shoferin e ish prokurorisë për Krime të Rënda, e ish shoferin e Ministrise Drejtesise.

Arrestimi i Tolës është kryer mbrëmjen e 15 korrikut nga prokuroria e Posaçme SPAK, pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.

Hamza Tola, i mori qytetarit një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë. Puna ka mbaruar për tre javë, por shumë shpejt Hamza Tola, ka vijuar të kërkojë sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.

Tola mbahej si sekser në ministrinë e Drejtësisë, ndërsa më parë ai kishte punuar dhe si shofer pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda./albeu.com

The post Mori 3 mijë euro nga qytetari për ti legalizuar hotelin në Sarandë, burg për shoferin sekser të ish-Krimeve të Rënda appeared first on Albeu.com.