hamasi liron pengjet Archives - Albeu.com

VIDEO/ Kush janë dy gratë izraelite të liruara nga Hamasi
Dy gra izraelite të cilat u liruan nga grupi militant i Hamasit janë transferuar tek ushtria izraelite, tha zyra e kryeminstrit të Izraelit përmes një deklarate të publikuar të hënën. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi më parë lirimin e pengjeve, që militantët e Hamasit po i mbanin në Rripin e Gazës. Kjo është hera e dytë që grupi militant palestinez liron pengje të rrëmbyera gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit në Izrael.

Deklarata e zyrës së kryeministrit izraelit thotë se gratë e liruara janë Yocheved Lifshitz, 85 vjeç dhe Nurit Cooper, 79 vjeç. Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, ato u rrëmbyen së bashku me burrat e tyre në vendbanimin izraelit Nir Oz, i cili ndodhet përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës. Burrat e tyre vazhdojnë të mbahen peng nga Hamasit, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit izraelit.

عبر وساطة مصرية.. #القاهرة_الإخبارية تنفرد حصريا بنشر فيديو وصول السيدتين المحتجزتين إلى #معبر_رفح#تضامنا_مع_فلسطين #من_غزة_هنا_القاهرة#فلسطين pic.twitter.com/g9zCUtP9a0

— AlQahera News (@Alqaheranewstv) October 23, 2023

Hamasi tha përmes një deklarate se i kishte liruar ato për arsye humanitare. Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë në Rripin e Gazës besohet se kanë rrëmbyer rreth 220 persona, duke përfshirë një numër të pakonfirmuar të huajsh dhe persona me shtetësi të dyfishtë. Hamasi liroi një grua amerikane dhe vajzën e saj adoleshente javën e kaluar.

Izraeli pritet gjerësisht të nisë një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, duke u zotuar të shkatërrojë Hamasin pas sulmit brutal të 7 tetorit në komunitetet jugore izraelite. Kjo ka shtuar frikën e përhapjes së luftës përtej Rripit të Gazës dhe Izraelit, pasi luftëtarët e mbështetur nga Irani në rajon po paralajmërojnë për përshkallëzim të mundshëm, duke përfshirë vënien në shënjestër të forcave amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Hezbollahun në Liban të mbështetur nga Irani dhe grupet e tjera që të mos përfshihen në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Në ditët e fundit, Izraeli u është përgjigjur në shumë raste sulmeve nga Hezbollahu dhe avionët luftarakë izraelitë kanë goditur objektiva në Bregun Perëndimor, Siri dhe Liban.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se ka patur një rritje të sulmeve me raketa dhe dron nga grupet e mbështetura nga Irani ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri dhe se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara për mundësinë e ndonjë përshkallëzimi të madh” në ditët në vijim.

Ai tha se zyrtarët amerikanë po zhvillonin “biseda aktive” me homologët izraelitë rreth pasojave të mundshme të një aksioni ushtarak të gjerë.

Sipas një zyrtari amerikan, Shtetet e Bashkuara u kanë thënë zyrtarëve izraelitë se shtyrja e një ofensive tokësore në Rripin e Gazës do t’i jepte Uashingtonit më shumë kohë për të punuar me ndërmjetësit rajonalë për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u tha trupave pranë Rripit të Gazës që të vazhdojnë të përgatiten për një ofensivë “sepse ajo do të vijë”. Ai tha se do të jetë një ofensivë me sulme të kombinuara nga ajri, toka dhe deti, por nuk dha një afat kohor.

Zyrtarët palestinezë dhe dëshmitarët thonë se sulmet ajrore të Izraelit në të gjithë Rripin e Gazës tashmë kanë shkatërruar një numër të madh ndërtesash dhe kanë shkaktuar vrasjen e qindra njerëzve atje.

The post VIDEO/ Kush janë dy gratë izraelite të liruara nga Hamasi appeared first on Albeu.com.