hamAAS Archives - Albeu.com

Armëpushimi në Gaza, zyrtari i Hamas: Jemi gati të zbatojmë fazën e dytë të marrëveshjes
Hamasi tha sot se ka “shenja pozitive” për vazhdimin e armëpushimit me Izraelin në Rripin e Gazës, gjatë bisedimeve me ndërmjetësit në Kajro në lidhje me fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit.

“Shenjat janë pozitive për fillimin e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abdel Latif Al-Kanwa, ndërsa përpjekjet e ndërmjetësve egjiptianë dhe të Katarit vazhdojnë për të përfunduar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar dhe faza e parë e saj përfundoi më 1 mars.

Një delegacion i nivelit të lartë nga lëvizja islamike palestineze u takua sot me ndërmjetësuesit egjiptianë për të diskutuar ruajtjen e armëpushimit të brishtë në Gaza, pas më shumë se 15 muajsh lufte të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor.

Zëdhënësi theksoi “nevojën për të detyruar ndërmjetësuesit izraelitë të zbatojnë marrëveshjen” ndërsa siguroi se Hamasi është “i gatshëm të fillojë fazën e dytë në një mënyrë që plotëson kërkesat e popullit palestinez.

Izraeli dëshiron të zgjasë fazën e parë të armëpushimit deri në mes të prillit dhe po bën thirrje për “çmilitarizimin e plotë” të territorit, tërheqjen e Hamasit nga Rripi i Gazës dhe kthimin e pengjeve të fundit, përpara se të kalojë në fazën e dytë.

Hamasi, i cili insiston të mbetet në Gaza, ku mori pushtetin në vitin 2007, kërkon nga ana e tij tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza, fundin e bllokadës së territorit dhe rindërtimin e tij, si dhe ndihmë financiare bazuar në rezultatet e një samiti të fundit arab.

The post Armëpushimi në Gaza, zyrtari i Hamas: Jemi gati të zbatojmë fazën e dytë të marrëveshjes appeared first on Albeu.com.