halit dedja Archives - Albeu.com

Të shtënat në Mat, i plagosuri nipi i Halit Dedjës; si u vra në 2010 dhe tentativa e të birit për hakmarrje
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e para të ditës së sotme në Mat, ku sipas policisë Bashkim Koçi ka plagur me armë Akil Dedjan, pasi kanë konsumuar alkool në një lokal në zonë.

Akil Dedja ndodhet në gjendje stabile, ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Por, kush është Akil Dedja dhe lidhja me Halit dhe Hulk Dedjan?

Akil Dedja është nipi i Halit Dedjas. Ky i fundit u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain. Kjo e rëndoi emocionalisht punonjësin e policisë, i cili edhe për pak kohë punoi pranë FNSH-së. Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë. Policia dyshon se në emër të tij janë kryer shumë krime, por asnjëherë nuk i janë vërtetuar. Halit Dedja kishte hapur një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, në emër të të birit, duke e quajtur “Don-Hulk”. Kjo shoqëri merrej me import, eksport, grumbullim, seleksionim dhe përpunim skorie ferrokromi. Gjithashtu, shoqëria kishte licencë për ndërtim dhe për pastrim-gjelbërim të qytetit. Veç saj, në vitin 2008 ai kishte hapur në Tiranë një shoqëri sigurie private.

Kujtojmë se disa ditë më parë policia ka shpallur në kërkim, djalin Halit Dedjas, i cili është dhe djali i  xhaxhait të Akilit.

Hulk Dedja dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

I riu, në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi. Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit.

Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lagjja e Re”, në qendër të Burrelit. Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre.

Megjithatë nuk dihet nëse ngjarja e orëve të para të ditës së sotme, ka lidhje me hakmarrje, apo ka qenë një konfikt çasti për motive banale./albeu.com

The post Të shtënat në Mat, i plagosuri nipi i Halit Dedjës; si u vra në 2010 dhe tentativa e të birit për hakmarrje appeared first on Albeu.com.

10 të vrarë, kush është Hulk Dedja, i biri i ish të fortit të Burrelit: Në 2010 tentoi të marrë hakun e të atit, historia e gjakmarrjes mes fiseve në Burrel
Policia njoftoi sot se ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Hulk Dedja, të riun me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Dedja, dyshohet se në një lokal në qytetin e Burrelit, kërcënoi dikë dhe më pas u largua menjëherë nga ambientet e biznesit.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.

Po kush është Hulk Dedja?

Hulk Dedja, i biri i Halit Dedjas, i cili u ekzekutua në kryeqytet në dhjetor të 2010-ës. I riu dyshohet se në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

18-vjeçari në 5 maj të vitit 2011, pak muaj pas vrasjes së babait të tij, tentoi të ekzekutojë për hakmarrje Ismet Kolën dhe nipin e këtij të fundit, Bashkim Dervishi. Dajë e nip mbetën të plagosur, ndërsa Hulku mundi të largohej duke i shpëtuar drejtësisë për më tepër se një vit.

Ngjarja për të cilën akuzohet Dedja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lagjja e Re”, në qendër të Burrelit. Dyshohet se mesditën e 5 majit 2011, Hulk Dedja ka qëlluar në drejtim të makinës ku udhëtonin Ismet Kola dhe nipi i tij Bashkim Dervishi.

Për pasojë Kola u plagos me dy plumba në bark, ndërsa Dervishi në shpatullën e djathtë. Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre.

Nga ana e Kolajve është vrarë Haki Kola, babai i Ismet Kolës dhe dy vëllezërit e tij, Fiqiri e Medi Kola. Këta janë vrarë nga Halit Canameti, i cili gjithashtu është vrarë vite më vonë në pabesi në shtëpinë e një miku të tij.

Nga ana tjetër, Kolajt i kanë vrarë dy njerëz të afërt Canametit, në fisin Xhetani.

Viktima më e fundit e hakmarrjes ka qenë babai i Hulkut, Haliti, i cili në Tiranë njihej si Donald Dedja.

Ai u ekzekutua me armë zjarri më datën 16 dhjetor 2010, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë ish-uzinës “Enver” në Tiranë.

Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain. Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë.

The post 10 të vrarë, kush është Hulk Dedja, i biri i ish të fortit të Burrelit: Në 2010 tentoi të marrë hakun e të atit, historia e gjakmarrjes mes fiseve në Burrel appeared first on Albeu.com.