Haki cako Archives - Albeu.com

Prej 3 ditësh, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Klos! Haki Çako: Operacion shumë i vështirë, do vëmë të gjitha kapacitetet
Kërkimet për gjetjen e e trupit të 29-vjeçarit Ardit Beshiri, vijojnë tashmë prej 3 ditësh, ndërsa në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë forcat e armatosura, banorë të zonës dhe familjarë.

Ndërkohë, kreu i emergjencave civile, Haki Çako ka ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29-vjeçarit. Duke folur për mediat, Çako shprehu ngushëllimet për familjen, teksa bëri me dije se janë angazhuar dhe vijojnë intensivisht kërkimet nga të gjitha strukturat.

Çako theksoi se është një operacion jashtëzakonisht i vështirë, teksa shtoi se janë vënë në punë të gjitha kapacitetet deri në gjetjen e të riut.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjen për humbjen e djalit të tyre. Janë angazhuar dhe vijojnë të punojnë intensivisht pothuajse të gjitha strukturat, njësitë e emergjencave civile, të bashkisë, të prefekturës dhe strukturave të tjera qendrore, në drejtimin e ekspertëve. Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë, pasi shtrirja e kërkimeve shkon në 4-5 km. Do të vëmë në punë të gjitha kapacitetet deri në gjetjen e të riut.”, tha Çako.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar. Shembja e një marivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze.

The post Prej 3 ditësh, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin në Klos! Haki Çako: Operacion shumë i vështirë, do vëmë të gjitha kapacitetet appeared first on Albeu.com.

Haki Çako rreth një orë në SPAK: U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur në SPAK ditën e sotme.

Çako foli shkurtimisht për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK dhe tha se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje që nuk lidhen as me detyrën e tij dhe as të institucionit që drejton.

Kujtojmë që Haki Çako ka qenë ish-drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.

The post Haki Çako rreth një orë në SPAK: U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Fier, Çako: Djegie masive e pyjeve, por situata është nën kontroll
Drejtori i emergjencave civile Haki Çako, i shoqëruar nga prefekti i Qarkut Lafter Shehaj, ka zbritur në terren pas zjarrit të madh që përfshiu zonën e Krapsit ne Fier mesditën e sotme.

Në një prononcim për mediat, Çako pohoi se situata e zjarreve është një emergjence kombëtare ndërkohë që të gjitha strukturat janë në gatishmëri te plote teksa ka theksuar se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ai theksoi se e kanë situatën në kontroll.

“Është dita e katërt që flakët kanë përfshirë këtë zonë pyjore. Deri ditën e djeshme e kishim pothuajse në kontroll të plotë duke angazhuar të gjitha forcat. Kemi angazhuar FA, ndërhyrjen nga ajri me helikopter, janë angazhuar edhe vullnetarë e struktura të tjera. Perfekti i qarkut ka qenë në krye. Nuk kemi pasur mundësi që ta izolojmë në kohë për të reduktuar këtë dëm masiv që është shkaktuar në pyje. S’kemi pasur dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy banesa të braktisura. Jemi duke e vlerësuar situatën. Jemi të gjithë në këmbë. Është situatë që ka përfshirë të gjithë Europën, sot dita ka qenë kritike sa i takon temperaturave, kjo e ka favorizuar gjithë këtë zjarr. Theksojmë se e kemi në kontroll, vazhdon operacioni”, tha Çako.

Edhe Kapaj foli për mediat. Ai  tha se situata është shumë e vështirë dhe se rrezikohen banesa, ndërsa shtoi se era favorizon flakët.

Kapaj theksoi se janë vetëm 30 veta personel dhe se është vështirë për ta përballuar me kaq persona.

“Ky zjarr ka nisur ka disa orë, është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve, i cili po djeg vreshta, ullinj, pemë frutore. Rrezikohen banesa. Është shumë e vështirë, terreni me shkurre të dendura, e kemi pasur të pamundur për ta vënë në kontroll. Jemi të njëjtat forca, është e pamundur sa do fuqi të ketë zjarrfikësi për ta përballur këtë situatë zjarri të vështirë. Janë disa fshatra që janë përfshirë nga zjarret. Jemi 30 personel operues për situata zjarri”, tha ai.

The post Zjarri në Fier, Çako: Djegie masive e pyjeve, por situata është nën kontroll appeared first on Albeu.com.

Zjarret, Haki Çako: Njoftimi në kohë ul rrezikun
Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, gjatë një conference për media ka folur për situatën e zjarreve.

Çako është shprehur se është e rëndësishme që pushteti vendor dhe strukturat përkatëse të jenë sa më vigjilente.

Ai gjithashtu tha se, është e rëndësishme që vatrat e zjarrit të konstatohen sa më shpejt të jetë e mundur pasi kjo do të çojë dhe mbajtjen nën kontroll për parandalimin e zjarreve.

“Siç jemi në dijeni agjencia e Mbrojtjes Civile përgjigjet për zvogëlimin e rriskut nga fatkeqësitë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në këtë këndvështrim institucioni është përgjegjës për kontrollin të situatave emergjente. Angazhimi maksimal i pushtetit vendor në qark dhe bashki, pasi janë edhe përgjegjësit kryesor që duhet të rezaurojnë të gjithë kapacitetet e tyre në nivel qarku dhe bashkie që janë përgjegjësit kryesor për ruajtjen e territorit të tyre. Gjatë muajit qershor dhe korrik janë evidentuar 125 dhe 45 vetëm në tre ditët e fundit në pyje dhe në sipërfaqe kullotash. Në takimet e zhvilluara në prefektuara është diskutuar që në bashkëpunim me prefektët dhe kryebashkiakut është diskutuar për monitorimin e sistemit dhe verifikimin për informimin sa më të shpejtë të rënies së zjarreve.

Sinjalizimi në kohë i shërbimit zjarrfikës, aty ku kryebashkiakët dhe kryetarët e fshatrave janë më të vëmendshëm rezultati është shumë herë më pozitiv. Është e rëndësishme ndërhyrja në kohë, pasi asnjë zjarr nuk përhapet shumë nëse do të funksionojnë të gjithë strukturat përkatëse. Raportimi në kohë dhe komunikimi me qendrën të emergjencave civile, vlerësimi dhe mbështetja dhe pasi të jenë rezauruar të gjithë rezervat në nivel bashkie dhe qarku do të merren masa të tjera.  E rëndësishme është niveli i të gjithë strukturave, njoftimi i popullatës që mund të jenë në rrezik dhe evakuimi i tyre dhe hetimi në lidhje me zjarret për të vënë në këtë rast edhe autorët”, ka thënë ai.

The post Zjarret, Haki Çako: Njoftimi në kohë ul rrezikun appeared first on Albeu.com.

Situata e përmbytjeve në vend, kreu i Emergjencave: Lezha dhe Shkodra mkreu i Emergjencave problematike
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa zona të vendet, teksa situata më e rënduar është paraqitur në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë me dije se situata paraqitet kritike tek përroi i Manatisë. Ai po ashtu theksoi se situata në qarkun e Lezhës është në kontroll dhe se të gjitha mjetet janë në terren.

Në lidhje me Shkodrën, Çako tha se pjesa e Obotit, Oblikës si edhe Bushatit kanë paraqitur situatë më problematike.

Megjithatë ai theksoi se nuk ka vend për panik, pasi ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

“Për fat të mirë nuk ka familje të përmbytura, nuk ka prezencë uji në banesa. Ka në disa rrugë në qytetin e Lezhës dhe shpresoj që niveli i ujit të tërhiqet. Të gjitha strukturat operacionale janë në gatishmëri dhe ditën e nesërme pritet intensitet i shtuar i reshjeve. Rruga Lezhë Milot është e aksesueshme, një lagje në pjesën lindore ishte një rrugë të kufizuar për shkak të prezencës së ujit nga Përroi i Manatisë. Ka nivel të shtuar të lumit Drin të Lezhës, por situate po monitorohet dhe deri tani nuk ka pasur nevojë për evakuim”, tha  Çako për News 24.

“Pjesa e Obotit, Oblikës, Bushatit për shkak të përqendrimit të shumë lumenjve në drejtim të derdhjes së Bunës dhe të një liqeni të Shkodrës rritjet janë në nivele maksimale. Mund të themi që niveli në Lumin Drin kap kuotat 6.2 metër, ndërsa niveli maksimal është 7.5. Ndërsa për zonat e tjera është në varësi të prurjeve dhe kemi një stabilitet dhe kontroll të baseneve, pasi po monitorohen”, bëri ai me dije për Shkodrën.

The post Situata e përmbytjeve në vend, kreu i Emergjencave: Lezha dhe Shkodra mkreu i Emergjencave problematike appeared first on Albeu.com.

Dëmet nga përmbytjet, Çako: Do të kompesohet gjithçka
Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka folur për situatën e përmbytjeve në veri të vendit. Ai thotë se uji është tërhequr thuajse plotësisht dhe aktualisht po i ofrohet ndihmë banorëve për t’i siguruar ushqimin për vete dhe bagëtinë.

Sa i përket dëmshpërblimit për personat e prekur, Çako shprehet se do të bëhen vlerësimet nga ekspertët dhe gjithçka do të kompensohet sipas ligjit.

Pyetje: Si paraqitet aktualisht situata dhe në cilat zona ka ende probleme?

Haki Çako: Atëherë, situata është drejt përmirësimit të plotë. Nuk ka më probleme, uji pothuajse është tërhequr plotësisht, ka vetëm pak prezencë uji në disa ara, por gjithsesi jemi duke vazhduar operacionin në bashkëpunim me prefekturën e Shkodrës dhe të Lezhës, por edhe me bashkitë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë banorëve për të gjitha nevojat që ata kanë qoftë në aspektin e bazës ushqimore për vete, por edhe bazës ushqimore për bagëtitë pasi kemi sjellë nëpërmjet Drejtorisë të Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit 6 kamionë me Forcat e Armatosura me ndihma ushqimore dhe bazë ushqimore për bagëtinë në Shkodër dhe Malësinë e Madhe.

Pyetje: Ndërkohë zoti Çako sa llogaritet dëmi që kanë shkaktuar përmbytjet dhe a do të ketë dëmshpërblim për qytetarët që janë prekur nga përmbytjet?

Haki Çako: Dëmi, është një fazë, proces i cili sapo tërhiqet uji bëjnë vlerësimet në komisionet përkatëse  të vlerësimit të bashkive bëjnë përcaktimin e qartë të dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore, nga përmbytja. Dosje të cilat do të vlerësohen dëmet e shkaktuara me ekspertë, me specialistët e bashkive në bazë të ligjit. Gjithçka do të kompensohet në bazë të ligjit. Sigurisht, nëse kapaciteti buxhetor që kanë bashkitë do t’i kalojë ato të mundësive të përcaktuara nga ligji 45 i Mbrojtjes Civile, atëherë do të fillojë të vihet në funksion ligji duke adresuar në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Komitetin e Mbrojtjes Civile trajtimi financiar ose kompensimi i të gjithë dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi./tvklan.al

The post Dëmet nga përmbytjet, Çako: Do të kompesohet gjithçka appeared first on Albeu.com.

A duhet të shpallet fatkeqësi natyrore në zonat e përmbytura? Çako: Nuk është nevoja
Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka thënë në emisionin “Log.” se situata e përmbytjeve në zonat më të prekura është drejt përmirësimit.

Çako tha se masat janë marrë në gjithë vendin, ndërsa shpjegoi se në këtë rast nuk ishte aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane.

“Situata është drejt përmirësimit. Ka në rënë nivelet e prezencës së ujit në lumin Drin, por edhe në Kir edhe në Gjadër. Masat janë marrë dhe janë prezente të gjithë institucionet në vend. Një situatë e pazakontë që buron nga faktorë natyrorë, por edhe faktor të trashëguar. Faktorë natyrorë kam parasysh nivelin e reshjeve. Masat janë bërë dhe raportet janë dhënë në mënyrë periodike”, tha Çako.

Çako vuri gjithashtu në dukje se nuk është nevoja e shpalljes së fatkeqësisë natyrore rajonale në zonat ku ka pasur përmbytje. Kujtomë që deputetë të opozitës kanë kërkuar të shpallet fatkeqësia natyrore rajonale në qarqet Shkodër e Lezhë, të cilat kanë qenë më të prekurat nga përmbytjet.

The post A duhet të shpallet fatkeqësi natyrore në zonat e përmbytura? Çako: Nuk është nevoja appeared first on Albeu.com.

Ushtria me lopata duke fikur zjarrin në Sazan, Çako i shikon me helikopter nga lart, Mbrojtja mohon mungesën e “Cougar-ëve” (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook-un e tij një video ku shihet kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, i cili po vrojton e monitoron me helikopter flakët e zjarrit në ishullin Sazan.

Mirëpo ka diçka që nuk shkon. Ndërsa Çako “shëtit” me helikopter, ushtarët po luftojnë me flakët e mëdha me mjete rrethanore, përfshirë dhe lopata. Në fakt, helikopteri duhej të ishte përdorur për shuarjen e zjarrit.

Postimi i Ramës:

Sazan – Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:

“Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.

I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre…

Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.”

Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…

Ka pasur dhe një reagim nga Ministria e Mbrojtjes në lidhje me pyetjen se pse nuk po ndërhyhet nga ajri? A ka mungesë helikpterësh?

Reagimi:

Transparencë mbi gatishmërinë e mjeteve ajrore

Forcat e Armatosura disponojnë dhe kanë në gatishmëri mjetet e nevojshme fluturuese, të parashikuara për përdorim në përmbushje të detyrave e operacioneve që duhet të kryejnë edhe në raste emergjencash si zjarret.

FA ka në gatishmëri helikopterë të lehtë, por që në specifikat e përdorimit të tyre kanë kufizime për të marrë pjesë dhe për të përmbushur detyra në raste të llojeve të ndryshme të operacioneve të emergjencave. Forca Ajrore ka helikopterë të kompletuar dhe të pajisur me mjete për operacione për mbështetje të emergjencave mjekësore si dhe edhe helikopterë ushtarakë të mesëm modernë të gjeneratës së katërt.

Si rregull ata i nënshtrohen kërkesave rigoroze të mirëmbajtjes dhe riparimit, bazuar mbi periudha përdorimi dhe kohë fluturimi. Në këtë proces, një pjesë e helikopterëve ushtarakë Cougar, të cilët prej një kohe të gjatë kanë qenë pjesëmarrës aktivë në operacione të shumta të emergjencave në kohë përmbytjesh, zjarresh, tërmeti, kushteve ekstreme të motit, në ndihmë të komunitetit, pjesëmarrjes në stërvitjet e ndryshme në Forcat e Armatosura, si dhe atyre me NATO-n të zhvilluara në vendin tonë, kanë kaluar në procesin e mirëmbajtjes dhe vënies në gatishmëri, në nivelin e tretë të mirëmbajtjes, proces që bëhet vetëm nga uzina jashtë vendit, të specifikuara për këtë nivel modern pajisjesh.

Ndërsa një pjesë e helikopterëve Cugar të riparuar përmes praktikës së re të bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit të NATO (NSPA) ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë për çdo situatë dhe nevojë reale kur vihet në rrezik jeta e njerëzve apo banesat Shqipëria bashkëpunon me Mekanizmin e Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, Emergency Response Coordination Centre (ERCC) dhe në bashkëpunim me partnerët e saj është në gjendje të garantojë sigurinë.

Edhe vendet fqinje përdorin këtë mekanizëm për të përballuar nevojat e tyre ne raste emergjencash. Siç e kemi thënë edhe më parë kapacitetet tona të brendshme janë të limituara. Ndërkohë edhe vende si Turqia, Greqia apo Italia mbështeten te mekanizmi evropian, sepse emergjencat specifike natyrore nuk përballohen dot vetëm me kapacitete të brendshme.

Në vëmendje të medias kujtojmë se tabela e organizimit dhe pajisje të FA, numrave dhe dokumenteve që lidhen me të konsiderohet informacion i klasifikuar konfidencial.

The post Ushtria me lopata duke fikur zjarrin në Sazan, Çako i shikon me helikopter nga lart, Mbrojtja mohon mungesën e “Cougar-ëve” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Haki Çako: Banorët të evakuuohen, situata më kritike në Urën e Mifolit
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka bërë me dije se deri më tani në fshatin Novoselë dhe Ferras janë evakuuar 32 familje, përkatësisht 17 dhe 15 në Ferras.

Gjatë një dalje për mediat, Çako ka theksuar se situata më kritike është në Urën e Mifolit.

“Niveli është kritik në Urën e Mifolit. Po monitorohet nga të gjitha strukturat vendore dhe qëndrore. Kemi vendosur në dispozicion njësitë e Forcave të Armatosura, gjatë gjithë natës kanë qenë prezent forcat e policisë dhe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile.

Falë investimit që është bërë deri tani, së paku vërehet që ka patur ndikim të konsiderueshëm për të mos pasur përmbytje. Shpresojmë në rënien e nivelit të lumit Vjosa, nisur dhe nga informacionet.

Janë rreth 17 familje të evakuuara në pjesën e Bashkisë së Vlorës dhe 15 familje në pjesën e Fierit, në Ferras.

Janë njoftuar pothuajse të gjithë banorët në rast të shtimit të prurjeve dhe vërshimit të tyre drejt banesave me prezencë uji, gjithsesi i bëj dhe njëherë thirrje banorëve të mos këmbëngulin në rastin e nevojës për tu evakuuar por të bëhen pjesë e zgjidhjes pasi ky është një fenomen natyror i cili ka vazhduar prej dy tre ditësh dhe është i njohur edhe prej kohësh.

Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet për t’i ardhur në ndihmë banorëve që do të kenë nevojë. Në Përmet dhe Tepelenë ka rënie të konsiderueshme të nivelit, çka do të thotë që kemi një pritshmëri pozitive, por shqetësues është niveli në Urën e Mifolit, ku niveli mbetet kritik”, tha Çako.

The post Haki Çako: Banorët të evakuuohen, situata më kritike në Urën e Mifolit appeared first on Albeu.com.

Çako flet nga Vlora: S’ka përmbytje masive, banorët janë evakuuar (VIDEO)
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nisur nga situata e krijuar në vend për shkak të motit ka udhëtuar drejt Vlorës për të parë situatën nga afër, duke qenë se Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe disa toka bujqësore janë përmbysur.

Në një deklaratë për mediat, Çako u shpreh se nuk ka përmbytje masive ndërkohë që e gjithë situata është në monitorim pasi janë marrë të gjitha masat.

Më tej ai shton se familjet nuk janë në rrezik pasi disa prej tyre janë evakuuar ndërsa po bëhet edhe evakuimi i familjeve të tjera.

Haki Çako: Gati prej dy ditësh reshjet intensive kanë vazhduar në shkallë vendi. Si pasojë ka pasur përmbytje dhe mbingarkesën e Lumit Vjosa dhe të lumejve të tjerë. Jemi bashkë me prefektin e qarkut të Fierit dhe me të gjitha strukturat e tjera që kanë qenë gjatë gjithë natës. Aktualisht niveli i ujërave, ndonëse ka kapur nivelin maksimal, nuk kemi përmbytje masive. Janë evakuuar disa familje, dhe po vazhdon procesi i evakuimi.

Janë vënë dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe qendrore. Nuk ka më asnjë rrezik për banorët dhe banesat e tyre. Pritet një intensitet i rënies së nivelit të ujit. Është punuar intensivisht gjatë gjithë natës dhe është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila sillte probleme për të gjithë zonën e Noveselës dhe të Mifolit.

The post Çako flet nga Vlora: S’ka përmbytje masive, banorët janë evakuuar (VIDEO) appeared first on Albeu.com.