hajduti i bicikletave ne durres Archives - Albeu.com

Prangoset “tmerri” i biçikletave në Durrës
Një i dyshuar si hajdut biçikletash ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit.

Ai akuzohet për vjedhjen e 9 biçikletave në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar me iniciale K.M, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, i cili u kap në flagrancë duke shitur njërën prej biçikletave të vjedhura.

Policia gjithashtu ka bërë edhe sekuestrimin e disa pajisjeve të vjedhura.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi I. Sh., se një person i paidentifikuar i kishte vjedhur biçikletën gjatë natës, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 8 rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë muajve, korrik, gusht, shtator dhe tetor, konkretisht:

1-Më 19.07.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. S., në lagjen nr. 12, Durrës;

2-Më datë 15.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 12, Durrës;

3-Më datë 26.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit T. K., banues në lagjen nr. 12, Durrës;

4-Më datë 27.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit D. C., në lagjen nr. 12, Durrës;

5-Më datë 12.09.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases M. T., në lagjen nr .4, Durrës.

6-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. M., banues në lagjen nr. 17/1, Durrës;

7-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit P. M., në lagjen nr. 17/1, Durrës;

8-Më datë 07.10.2021, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit S. T., banues në lagjen nr. 11, Durrës.

Materialet për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”./albeu.com

The post Prangoset “tmerri” i biçikletave në Durrës appeared first on Albeu.com.