Hajdar Copja Archives - Albeu.com

“Parajsa e krimit në Dubai”/ Zbardhen jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjeti i kokainës! Ja çfarë zbuloi dëshmia e Erion Alibejt
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rolin e Dubait si strehë për krimin e organizuar ndërkombëtar, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare. Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit.

Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje. Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.

Dokumentari ndalet edhe te përplasja e përgjakshme mes grupit të Çopjave dhe familjes Alibej, një konflikt që nisi për pazare droge dhe u përshkallëzua në një seri atentatesh dhe hakmarrjesh.

Sipas dëshmive dhe hetimeve, pasuritë e krijuara nga trafiku janë investuar në Dubai, ku vetëm një apartament mendohet të ketë kushtuar rreth 20 milionë euro. Ekspertët theksojnë se qyteti ka shërbyer si qendër për forcimin e lidhjeve mes grupeve kriminale dhe sofistikimin e metodave të trafikut dhe pastrimit të parave.

Pjesë nga dokumentari:

Me kullat spektakolare, jetën e luksit dhe plazhet me rërë të bardhë, Dubai është kthyer në zemrën financiare të Lindjes së Mesme për të pasurit nga e gjithë bota.

Por qyteti i shndritshëm i Emirateve të Bashkuara ka gjithashtu një anë të errët, ai njihet si ‘parajsa’ e krimit të organizuar global, përfshirë edhe e shqiptarëve.

Një prej tyre është edhe Hajdar Çopja, një 42 vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si pjesw e njërës prej organizatave më të dhunshme dhe më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Prej vitesh, Çopja duket se shijon i patrazuar jetën e luksit në Dubai.

Kjo është një nga videot e ekspozuara prej tij në rrjetet sociale, ku vihet re qartë luksi i shfrenuar.Hajdar Çopja që lëviz në rrugët e Dubait me makinat më të shtrenjta të kohës.

Dhe që në dorë po kështu mban orët më të kushtueshme që vlejnë dhjetra mijëra euro.

Luks që e shoqëron edhe në vendstrehimin e tij,

Një apartament në zonat më chik të Dubait, i larë i gjithi në ar.

Luks që vihet re kudo dhe që ekspozohet pa u shpenguar nga personazhi shqiptar i krimit.

I cili nuk është i vetmi që ka gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aty ku në fakt bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin edhe shumë personazhe të ngjashëm, qofshin këta me famë të madhe apo edhe më të vogël në botën e nëndheshme të krimit.

Ashtu siç bashkëjetojnë në harmoni edhe armiq të përbetuar, që kanë gjetur këtu oazin e duhur për të ulur armët dhe për të shijuar paratë e krimit.

Fatjona Mejdini: “Deri në vitin 2024, mendohet që në Dubai, ka pasur 25 shtetas shqiptarë që autoritetet shqiptare i kërkonin për kryerjen e veprave penale. Në Dubai qëndrojnë edhe shumë individë që janë mbi 100, të cilët janë individë problematikë. Individë të cilët ushtronin aktivitet kriminal. Pavarësisht faktit që ata mund të kishin një urdhër arresti ose të mos kishin një proces hetimor në ato momente, ata ishin sërish të përfshirë në çështje të krimit të organizuar. Ndaj edhe për t’i paraprirë një kërkese për ekstradim, ata kishin zgjedhur të qëndronin në Dubai”

Hajdar Çopja mban disa gjeneralitete, të njohura si Hajdar Bako, Hysa, apo edhe Dari i Elbasanit.

I cili në vitin 2024 u ndalua në Dubai, si pjesë e operacionit policor ‘Surnames’.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, për qëllime ekstradimi.

42 vjeçari nga Elbasani për të cilin në Shqipëri, ka gati një mandat arresti, pasi është dënuar me 4 vite burg për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’.Akuzë për të cilën ishte shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar dhe që lidhej me një ngjarje të ndodhur në fshatin Katund i Ri, ku mbetën të plagosur 3 persona.Por që aktiviteti i tij i vërtetë në fushën e krimit ishte drejtimi i një grupi kriminal, ku në përbërje ishte edhe vëllai i tij, Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely.

Edhe ky deri pak kohë banor i rehatshëm i Dubait. Por që u ekstradua drejt Belgjikës në dhjetorin e vitit 2023, si porositës i vrasjes së Ardit Spahiut. Kunatit të motrës së Erion Alibej që u qëllua për vdekje në vitin 2020, në lagjen Molenbek në Bruksel.

Franc Çopja që u dënua për këtë vrasje nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, në janarin e vitit 2026 me 25 vite burgim.

Ndërsa Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, u dënuan me burgime të përjetshme.

Por që siç theksuam vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja kishin si aktivitet të tyrin kryesor trafikun ndërkombëtar të kokainës. Por që me kalimin e viteve ishin përfshirë edhe në shumë krime kundër njeriut, duke porositur vrasje.

Vrasje të cilat siç thamë u shpërndanë sa në Evropë, ashtu edhe në qytetin e tyre të lindjes në Elbasan.

Ku tashmë është e njohur armiqësia e tyre e përbetuar me vëllezërit Alibej.

E cila nisi me ekzekutimin e Endrit Alibej dhe përfundoi në hakmarrjen e përgjakshme midis atyre që kishin qenë ortakë në trafikun e drogës.

Por që tashmë ishin kthyer në armiq të njëri-tjetrit.

Rrëfime nga qelia të Erion Alibej, për llogari të autoriteve belge, që nxorrën në pah jo vetëm mëritë e tyre të vjetra që pasuan me plumba dhe viktima të shumta, të cilat mesa duket zanafillën e kishin shumë vite më parë në Britaninë e Madhe, aty ku sebep mendohet se ishte bërë humbja e një sasi kokaine prej 50 kg.

Këtu ku në rrëfimet e tij Alibej foli edhe për informacionet që kishte marrë se si vëllezërit Çopja kishin investuar në një rast të vetëm në Dubai, rreth 20 milion euro, për të blerë një apartament në zonën më in të qytetit që gëlon nga shkëlqimi i luksit të tepruar.

Dëshmi të cilat Alibej i dha përpara se Franc Çopja, të arrestohej në Dubai dhe të ekstradohej në Belgjikë.

Erion Alibej – Dëshmia përpara hetuesve belgë

“Ardit Spahiu ishte vëllai i burrit të motrës time. Endriti, vëllai im, e kishte më të afërt Arditin. Ndërsa unë kisha marrëdhënie normale me të. Mesa më pati thënë Arditi, flitej për miliona euro për vrasjet me pagesë. Për ne kundërshtarët tanë janë familja Çopja. Franc Çopja është më i vogli, nga 3 vëllezërit por më i rëndësishmi pasi ka lidhje me biznesin e lëndëve narkotike. Ai jeton në Dubai me familjen, nusen dhe një vajzë. Franci ka miq marokenë dhe shkon shpesh në Marok, aty ku thonë se ka investuar në atë vend. Marokenin e thërrasin ‘Baloti’.  Ai është një person shumë i njohur në të gjithë botën dhe ky e ka ndihmuar shumë duke i hapur rrugët në trafikimin e kokainës. Të gjitha këto para Çopja i kanë investuar në Dubai. Nga sa unë di ata kanë blerë një apartament rreth 20 milionë euro në një vend të quajtur ‘Palma’. Si dhe një tjetër e kanë përballë një rrote të madhe tip karoseli, po në Dubai. Këta nuk janë njerëz që arsyetojnë normal, pasi nuk mund të bësh masakër para familjes dhe fëmijëve”.

Por dëshmia e Erion Alibej për luksin dhe investimet e vëllezërve Çopja nuk do të ishte e besueshme nëse ajo do të mbetej vetëm në kuadër të thashethemeve.

Nëse këto nuk do të vërtetoheshin edhe më pas nga hetimet e transaksioneve që ata bënë kohë pas kohe.

‘Çopjat’ që e nisën karrierën kriminale në Itali me shpërndarjen e dozave të vogla.

Për t’u ngjiur më tej në llozhën e krimit ndërkombëtar duke kaluar tonelata me kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Evropës.

Çka i bëri ata kriminelët më të pasur shqiptar.

Një pasuri dhe jetë përrallore të cilën me siguri ata as nuk e kishin ëndërruar në fillimet e tyre.

Por që nuk do të ishte e tillë nëse në këtë aktivitet nuk do t’u vinin në ndihmë edhe njerëzit e duhur.

Fabian Zhilla- “Mendoj që tashmë grupet shqiptare kanë arritur të ulen, të krijojnë, ose të mësojnë të shkëmbejnë eksperienca me grupet më të forta në tregun e kokainës. Dhe Dubai sigurisht ka dhënë ndihmesë në këtë aspekt. Qoftë nga pikëpamja logjistike. Dhe kjo u ka lehtësuar shqiptarëve qoftë për të mësuar çmimet, mënyrën e transferimit të parave, të kokainës, qoftë edhe të kalimit të fondeve, qoftë edhe të fshehjes.  Pra Dubai mbi të gjitha ka shërbyer për të rritur format sofistikuese të mbulimit, të fshehjes dhe të largimit dhe mbrojtjes së tyre nga goditjet e agjencive ligjzbatuese.”/BalkanWeb

The post “Parajsa e krimit në Dubai”/ Zbardhen jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjeti i kokainës! Ja çfarë zbuloi dëshmia e Erion Alibejt appeared first on Albeu.com.

Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë
nga Klodiana Lala/BIRN

Në shtator të vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte një udhëtim në Dubai për të siguruar financime të bollshme për zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit në Tiranë.

Asokohe vetëm 31 vjeç, Merkaj po ndërtonte përmes kompanisë së themeluar prej tij një kompleks vilash luksoze në Lundër – zonën e pasur të periferisë që rrethon kryeqytetin shqiptar, por ambiciet e tij ishin më të mëdha.

Ndërsa po negocionte për blerjen e dy trojeve të kushtueshme në Tiranë, Merkaj kuptoi se kishte nevojë për më shumë para. Ai iu drejtua për ndihmë Franc Çopjes, një bosi shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i njohur ndryshe edhe si Franc Gergely.

Merkaj akuzohet se komunikonte me Çopjen përmes aplikacionit Sky ECC dhe e kishte informuar më parë atë për planet e tij të biznesit.

“Për të dy vendet jemi konsumuar lart për t’u realizu. Kemi marrë ok,” e informoi ai Çopjen, ndërsa i kërkoi një kapital prej 1.5 milionë eurosh në cash.

Komunikimet përmes aplikacionit Sky ECC mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes janë pjesë e një vendimi voluminoz të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie ndaj organizatës kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë, trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës si dhe pastrimin e parave me burime kriminale.

Përveç konflikteve të përgjakshme, këto komunikime ekspozojnë gjithashtu disa shembuj të kufizuar të një fenomeni që besohet se është shumë herë më i përhapur mbi pastrimin e parave të narkotrafikut në kullat dhe komplekset e ndërtimit në Tiranë.

Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe njihet si “parajsë penale” për një sërë figurash të krimit të organizuar shqiptar, të cilët u fshehën atje për t’u shpëtuar arrestimeve apo atentateve nga grupet rivale.

Franc Çopja besohet se qëndroi në Dubai nga viti 2020 deri në dhjetor 2023, kur u ekstradua në Belgjikë si urdhërues i një vrasjeje për “prishjen e pazareve të drogës”.

Hetuesit besojnë se ai dirigjoi nga Dubai një ushtri me njerëz për të pastruar paratë e tij në Shqipëri si dhe negocioi marrëveshje biznesi që e bënin atë një investitor të fshehtë në projektet e ndërtimit në Tiranë.

Gjatë vitit 2020, kohë së cilës i përkasin bisedat e zhvilluara në SKY ECC, Çopja dokumentohet të ketë sjellë në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro të thata, të cilat u investuan në ndërtimin e një pallati pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në blerjen e apartamenteve të shtrenjta në disa prej kullave të Tiranës si dhe dy vilave në kompleksin “Mandarine Drive” pas qendrës tregtare TEG, e ndërtuar nga kompania e themeluar nga Merkaj.

Një sasi më e madhe prej 15.4 milionë eurosh dyshohet që të jetë investuar një vit më vonë në blerjen e lingotave të arit nga Çopja.

Sipas Europol, agjencisë ligjzbatuese të Bashkimit Europian që koordinoi operacionin e goditjes së grupit Çopja në fund të korrikut, kjo organizatë përdorte transaksione komplekse për të pastruar paratë e gjeneruara nga aktivitetet e paligjshme.

“Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë, të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik droge në shkallë të gjerë,” deklaroi Interpoli.

Masa e arrestit për akuzën e pastrimit të parave ndaj Klajdi Merkajt nuk është ekzekutuar ende dhe ai është shpallur në kërkim. I kontaktuar nga BIRN, vëllai i tij  Endri Merkaj, i cili zotëron kompaninë e ndërtimit, nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

“Ka nevojë për oksigjen”

Organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit nga Elbasani, Franc Çopja, 32 vjeç dhe Hajdar Çopja, 40 vjeç, u godit në fund të korrikut nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

Operacioni ndërkombëtar u kodua me emrin “Gorgon”, figura monstruoze të mitologjisë greke me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

Sipas vendimit gjyqësor që BIRN e disponon, organizata Çopja akuzohet se mes viteve 2018-2020 kreu vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërsa përpiqej të eleminonte grupin kundërshtar Alibej përmes kontraktimit të vrasësve me pagesë.

Organizata besohet se e ka origjinën në vitet 2006-2007 në Itali, ku vëllezërit Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal si shpërndarës të dozave të vogla të kokainës,

“Me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar,” thuhet në vendim.

Në vitin 2020, organizata shtrihej në disa vende të Bashkimit Europian dhe kultivonte lidhje me grosistët e kokainës në Amerikën Latine. Hetuesit besojnë se grupi Çopja ka trafikuar drogë edhe në vende aziatike si India dhe Singapori apo në Afrikën e Jugut.

Ndërsa luftonin për hakmarrje dhe trafikonin sasi të konsiderueshme kokaine në tregun ndërkombëtar, grupi Çopja ishte gjithashtu në kërkim të mundësive për të pastruar paratë e fituara përmes aktiviteteve të paligjshme në Shqipëri.

Nga 7.5 milionë euro të dokumentuara në vitin 2020, tre milionë prej tyre dyshohet se u injektuan në kompaninë “Elba Beton” në pronësinë e Arjan Ormenajt për të realizuar ndërtimin e një pallati pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Elba Beton” është një kompani e themeluar në vitin 2001 nga Arben Lamçja, 50 vjeç – i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni në fund të viteve ’90 dhe njeri i besuar i Franc Çopjes në administrimin dhe pastrimin e parave. Në vitin 2006, Lamçja ia shiti kompaninë Arjan Ormenajt, por hetuesit besojnë se ai vazhdoi të qëndronte si ortak në hije i saj.

Ormenaj është aksioner edhe në gjashtë kompani të tjera biznesi, mes të cilave edhe “Trans Cement” sh.p.k. “Elba Beton” së bashku me kompaninë simotër “Trans Cement” zhvilluan projekte ndërtimi në plazhin e Golemit dhe në Tiranë mes viteve 2021-2023.

Sipas vendimit të gjykatës, Arben Lamçja dhe Arjan Ormenaj kanë kryer veprime aktive për llogari të krerëve të organizatës Çopja nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, financimit të ndërtimit të godinave të banimit dhe çeljes së operatorëve ekonomikë me qëllim mosekspozimin e tyre si posedues dhe pronarë de facto.

Në një rast, Lamçja i shkruan Çopjes në janar 2020 se Ormenaj po planifikonte të ndërtonte një pallat pranë spitalit nr.5 dhe i kishte kërkuar ta pyeste Francin nëse donte të futej si investitor me një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Çopja i përgjigjet se nuk është problem për lekët. “Arjan Ormenaj e ka derën të hapur pa kohë dhe pa shifër,” citohet të shkruajë ai.

Dhjetë muaj më vonë, Lamçja e njofton sërish Çopjen se Ormenaj “ka nevojë për oksigjen”.

Në të njëjtën kohë, sipas vendimit të gjykatës, Lamçja dhe Ormenaj blinin apartamente për llogari të Çopjes dhe i regjistronin ato në emrat e të afërmve apo rrethit të tij shoqëror.

Arrestimi i Ormenajt nuk u bë i mundur gjatë operacionit, duke u shpallur në kërkim për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Arben Lamçja u arrestua në Kosovë në fillim të gushtit dhe u ekstradua në Shqipëri.

Ormenaj ishte i paarritshëm për koment, ndërsa avokati i Arben Lamçjes, Altin Gjata nuk i komentoi akuzat, pasi tha se duhet të njihet me të gjitha provat e Prokurorisë.

Por ai i tha BIRN se Lamçja i ishte nënshtruar më parë hetimit pasuror nga Krimet e Rënda dhe çështja kundër tij ishte pushuar.

Nga biznesi i gomave në ndërtim

“Mandarine Drive” është një kompeks vilash luksoze në periferi të Tiranës, i ndërtuar në një kodër të butë, dikur të gjelbëruar pas qendrës tregtare TEG. Vilat i përkasin arkitekturës moderne, kanë secila pishina personale dhe listohen nga agjencitë imobilare me çmime shitjeje që variojnë nga 1 milion deri në 1.5 milionë euro secila.

Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë Merkaj 3 sh.p.k, e themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për mjetet e rënda të transportit. Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij dhe kompania shënoi një ngjitje të beftë, duke u përfshirë në projektin e ndërtimit të kompleksit të vilave “Mandarine Drive”.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga vendimi i Gjykatës së Posaçme sugjerojnë se Klajdi Merkaj vazhdoi të kryente veprime për llogari të kompanisë.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC me Franc Çopjen e identifikojnë Merkajn si një person të angazhuar në transferta parash nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Në disa raste gjatë vitit 2020, ai i dërgon Çopjes kode postare, që sipas burimeve të hapura rezultojnë të jenë shtëpi në Londër, Luton dhe në periferi të Birmingamit.

Ai kujdeset gjithashtu që të shesë makinat e Çopjes si dhe të fshehë pronësinë e dy vilave të tyre në kompleksin “Mandarine Drive”.

“Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” thuhet në vendimin e gjykatës.

“… sipas porosisë dhe orientimit të shtetasit Franc Gergely (Çopja), ka marrë dhe ka transportuar vlera monetare cash, të cilat më pas janë investuar në ndërtim dhe blerjen e pasurive të patundshme për llogari të shtetasit Franc Gergely,” shtohet aty.

Parkimi i parave

Përveç sipërmarrësve të ndërtimit, Franc Çopja përdori edhe persona të tjerë për operacionet e tij të pastrimit të parave në Shqipëri.

Dy prej tyre dyshohet se ishin pronarët e një pike të këmbimit valutor “B.Lika, Çimi & Keni” përballë Bankës së Shqipërisë, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët akuzohen se e përdornin biznesin e tyre si bazë financiare për organizatën kriminale Çopja.

Prokuroria e akuzon Micin se si përdorues i pikës së këmbimit valutor ka mbajtur në një rast në këto ambiente 2.3 milionë euro, të cilat i përkisnin Franc Çopjes dhe një pjesë e të cilave janë tërhequr nga Arben Lamçja.

Në një rast të dytë, Dorjan Dyli me profesion farmacist ka marrë pranë pikës së këmbimit valutor shumën prej 121 mijë eurosh, që i ka përdorur si këst të parë për blerjen e një apartamenti në një godinë përballë Fakultetit Ekonomik, i cili identifikohet si “pallati me fasadë të kuqe” në dosje. Ai i ka tërhequr paratë duke u identifikuar me emrin e koduar “shoku i Valkanit”.

Apartamenti kushtonte në total 236 mijë euro, por pjesën tjetër Dyli e ka mbuluar me një kredi fiktive të marrë në bankë, të cilën e ka shlyer me paratë e dërguara nga Çopja dhe që qëndronin në pikën e këmbimit valutor të Micit.

Në njërën nga bisedat që ndodhet në vendimin e gjykatës, Dyli i shpjegoi Çopjes se “drejtori i bankës e kishte këshilluar që kalimi i pagesave të bëhej çdo 5-6 ditë me shuma monetare 7 mijë deri në 10 mijë euro, pasi kur bëhen derdhjet cash nuk gjurmohen dot, vetëm se kanë komisione të larta”.

Franc Çopja shfaqet veçanërisht i interesuar për të blerë flori të pastër 24 karatësh në janar të vitit 2021 dhe personi që kujdesej për sigurimin e arit ishte kambisti Mici.

Në një rast, Mici akuzohet se i ka siguruar Çopjes 10 kilogramë flori të pastër, por bosi i organizatës i ka kërkuar që t’i sigurojë edhe 30 kilogramë të tjerë, të cilët rezultojnë të jenë sjellë në Shqipëri.

Në komunikimet mes tyre, hetuesit thonë se kanë gjetur edhe foto të lingotave të arit me vlerë 15.4 milionë euro. Sipas vendimit, Mici i kishte siguruar lingotat e arit me vlerë 15.4 milionë euro për llogari të Franc Çopjes.

Lika dhe Mici u arrestuan gjatë operacionit në fund të korrikut me akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, por avokati i tyre, Adriatik Kuka i tha BIRN se ata nuk i lidh asgjë me veprimtarinë kriminale që iu atribuohet dhe se “janë të tronditur nga akuzat”.

Kuka tha gjithashtu se klientët e tij janë taksapagues të rregullt, tregtarë të njohur në qytetin e Tiranës dhe praktikantë të fesë myslimane.

“Duke qenë se janë praktikantë të fesë myslimane, për shkak të fesë nuk i lidh asnjë gjë me veprimtaritë kriminale. Si rrjedhim, nuk mund të shkelin normat ligjore/njerëzore që vijnë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ligjeve në fuqi,” përfundoi Kuka. /BIRN/

The post Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Lala: Çopajt investuan 200 mln euro në Dubai, një figurë “qendrore” u pastron paratë në Shqipëri
Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar aksionin e SPAK, të koduar “Plumbi i artë 2”, i cili zbërtheu grupi kriminal të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Lala u shpreh se aksioni i kishte dhënë një goditje të fortë, një prej organizatave kriminale më me ndikim në Shqipëri.

Ndër të tjera në fjalën e saj, Lala foli edhe për një “figurë qendrore” që u pastronte paratë në Shqipëri dy vëllezërve nga Elbasani, por pa përmend emra:

“Për krimin e organizuar SPAK ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm. Kam bërë dy emisione për vëllezërit Çopja. Franc dhe Hajdar Çopja konsiderohen sot për sot dy nga personat më të rëndësishëm të krimit të organizuar. Grupi Alibej dhe Çopja janë dy grupimet më të ashpra dhe më të rrezikshme që kanë vepruar në Elbasan.

Për çfarë arsye?

Masakra e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej ishte një masakër e ashpër dhe problematike. Kur e kam nxjerrë faktin për herë të parë që ishte rrahur një roje në Britaninë e Madhe, ishte masakruar, ka pasur një sulm frontal ndaj meje nga të dy grupimet. Erion Alibej për vrasjen e të vëllait urdhëroi gjithë spastrimin e grupit kundërshtar dhe bëri të paktën 6-7 vrasje.

Nga ana tjetër, Çopjat mendohet se në Dubai kanë investuar 200 milionë euro. Vetëm në Shqipëri u kapën 1 mln euro cash. Në Shqipëri kanë hyrje në të gjitha fushat e shoqërisë. Belgët kanë qenë të interesuar… kur kërkuan ekstradimin e Franc Çopjas, kanë bërë një marrëveshje sepse e deshën me çdo kusht. Sepse kanë një figurë shumë qendrore që pastron paratë në Shqipëri, faktet do të dalin ditë pas dite”, tha Lala në Syri Tv.

The post Lala: Çopajt investuan 200 mln euro në Dubai, një figurë “qendrore” u pastron paratë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Njëri fshihej në Emiratet e Bashkuara, tjetri në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarë. Për çfarë akuzohen
Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim janë arrestuar.

Në kuadër të operacionit “Surnames” u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe një 40-vjeçar.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Area” u arrestua në Belgjikë një 39-vjeçar.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit shqiptar, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit:

-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.

-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

The post Njëri fshihej në Emiratet e Bashkuara, tjetri në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarë. Për çfarë akuzohen appeared first on Albeu.com.