Hagës Archives - Albeu.com

Spiropali pas vendimit të Hagës: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen institucionalisht në mbrojtje të së drejtës historike
Elisa Spiropali, reagoi gjatë seancës plenare për vendimin e marrë një ditë më parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ajo e ndërthuri këtë çështje me luftën në Ukrainë dhe kërkesën për drejtësi ndërkombëtare, ndërsa ngriti shqetësimin se aktgjykimi mund të ndikojë në kujtesën kolektive dhe në mënyrën se si trajtohet historikisht lufta e Kosovës.

Duke iu referuar konventës që ratifikon Komisioni Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, si dhe njohjes së përgjegjësisë së Federatës Ruse për shkeljen e normave ndërkombëtare gjatë sulmit ndaj Ukrainës, Spiropali tha se mekanizmi synon të vendosë të paktën një formë drejtësie për dëmet e mëdha të shkaktuara. Sipas saj, ky zhvillim të çon në mënyrë të pashmangshme te vendimi i djeshëm i Dhomave Speciale të Hagës.

Pa hyrë në hollësi, ajo e cilësoi vendimin mizor, të padrejtë dhe një precedent të rrezikshëm për të ardhmen. Spiropali deklaroi se çështja lidhet edhe me rastin e Ukrainës dhe se dëmi i shkaktuar ndaj kujtesës kolektive dhe së drejtës historike të shqiptarëve duhet të korrigjohet në Apel.

Sipas saj, nuk mund të diskutohet për luftën e Ukrainës për liri apo për vendet që përpiqen të fitojnë pavarësinë, pa rikthyer vëmendjen te ngjarjet në Kosovë dhe konteksti i tyre historik. Ajo tha se duhet të flitet për proporcionalitetin, të drejtën historike dhe marrëdhënien mes viktimës e agresorit, raport që, sipas saj, Gjykata e Hagës e ka përmbysur.

Spiropali deklaroi se Dhomat e Specializuara në Hagë u ngritën mbi lajme dhe raporte të pavërteta. Ajo përmendi vitin 2011 dhe një libër të njohur të një prokuroreje, pas të cilit u kërkuan hetime jo vetëm për krime në Kosovë, por edhe për krime të pretenduara në Shqipëri. Sipas saj, e gjithë çështja pretendohej se ishte një farsë dhe personazhet kryesore të saj nuk ndodhen më në detyrat që mbanin, ndërsa pasojat e lëna prej tyre arritën kulmin me aktgjykimin e djeshëm.

Ajo shtoi se hetimet e vetë Asamblesë Parlamentare vërtetuan se në Republikën e Shqipërisë nuk kishte pasur krime dhe trafik organesh, ndërsa nuk u provuan as krimet kundër njerëzimit. Në vlerësimin e Spiropalit, pretendimet mbi të cilat u krijuan Dhomat e Specializuara nuk kanë mbështetje ligjore apo historike dhe shpërfillin raportin mes një regjimi gjenocidal në Kosovë dhe njerëzve që u ngritën në pragun e shtëpive të tyre për të garantuar mbijetesën e një kombi të rrezikuar.

Duke iu referuar statistikave, Spiropali tha se sot në Kosovë janë vetëm 5 të dënuar dhe se shqiptarët kanë marrë 150 vite burg më shumë se serbët. Ajo e përshkroi vendimin si politik, por theksoi se nuk synonte të mohonte ndjeshmërinë e askujt dhe se çdo viktimë ka të drejtë të marrë përgjigje.

Megjithatë, sipas saj, nuk mund të vendosen në të njëjtën peshore një ushtri e tërë dhe një regjim kriminal, ku akademikët, ushtria dhe policia ishin rreshtuar pas doktrinës së shfarosjes së shqiptarëve, me njerëzit që u ngritën për liri, ekzistencë dhe për të parandaluar atë që sot pasqyrohet në statistika.

Spiropali kujtoi se në Kosovë u vranë 13 mijë persona, prej të cilëve 10 mijë ishin civilë. Ajo foli për njerëz të masakruar e të mbetur pa varr, si dhe për faktin se autorët e këtyre masakrave nuk janë dënuar. Sipas saj, UÇK-ja u krijua për të luftuar këtë spastrim, ndërsa sot në qeverinë e Serbisë ka një ministër që shprehet me krenari se, po të kishte qenë ajo, do të kishte vrarë edhe më shumë. Ajo shtoi se të njëjtat qëndrime vazhdojnë të shprehen edhe sot.

Në fjalën e saj, Spiropali kërkoi që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen në një përpjekje të fuqishme kombëtare, institucionale dhe financiare. Ajo tha se si qeveria shqiptare, ashtu edhe ajo e Kosovës dhe Kuvendi duhet të angazhohen së bashku për mbrojtjen e shqiptarëve në Hagë.

“Çfarë duhet të ndodhë? Që Jakup Krasniqi të vdesë në burg dhe më pas të kthehet në Kosovë?”, pyeti ajo, duke shtuar se persona që vdesin në burg pasi janë dënuar për krime lufte dhe gjenocid priten me nderime.

Spiropali nënvizoi se aktgjykimi i djeshëm nuk përcakton se kishte krime kundër njerëzimit, por e konsideroi tërësisht problematik rrëfimin e paraqitur gjatë leximit të tij. Sipas saj, ky interpretim rrezikon të deformojë historinë, ndaj shqiptarët duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët kundër një rrëfimi të tillë.

Ajo tha se retorika që i ndan njerëzit në heronj dhe tradhtarë ka ndikuar në arritjen e kësaj situate, ndërsa vërejti se shqiptarët nuk arrijnë të flasin me një zë kur dalin jashtë. Duke bërë thirrje që të shihet mënyra se si palët flasin për njëra-tjetrën, Spiropali paralajmëroi se ky precedent mund të shfrytëzohet edhe në raste të tjera. Në përfundim, ajo kërkoi që Volodymyr Zelensky të imagjinohet në pozitën e Hashim Thaçit, madje në një situatë edhe më të rëndë.

The post Spiropali pas vendimit të Hagës: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen institucionalisht në mbrojtje të së drejtës historike appeared first on Albeu.com.