haga Archives - Albeu.com

Luka Misetic ngre pikëpyetje për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur dyshime për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara, pasi thotë se Paneli i Apelit ka pranuar edhe një apel tjetër të Prokurorisë në një nga çështjet që lidhen me Thaçin.

Përmes një postimi në rrjetin X, ai deklaroi: “Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë”.

Në të njëjtin reagim, Misetic bëri publik edhe bilancin e apeleve në dy çështjet.

Ai shkroi: “Apelet e Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses). Apelet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”.

Sipas Misetic, pas mbylljes së mandatit të Dhomave të Specializuara, kjo gjykatë duhet të kalojë në një proces vlerësimi.

Po ashtu, ai theksoi: “Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”.

The post Luka Misetic ngre pikëpyetje për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara appeared first on Albeu.com.

Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së pritet të ketë peshë përtej sallës së gjyqit
Lufta e Kosovës është treguar prej vitesh përmes historisë, politikës dhe kujtesës kolektive. Së afërmi, këtij rrëfimi do t’i shtohet edhe një dimension gjyqësor.

Në Hagë, Dhomat e Specializuara – të njohura edhe si Gjykata Speciale – pritet të japin aktgjykimin për katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë dhe menjëherë pas saj.

Afati fillestar i caktuar për shpalljen e vendimit ishte 19 maj. Megjithatë, duke përmendur ndërlikueshmërinë e çështjes, Trupi Gjykues e shtyu atë deri më 20 korrik 2026.

Edhe kjo datë nuk konsiderohet domosdoshmërisht përfundimtare.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Dhomat e Specializuara bënë të ditur se afatet e planifikuara mund të ndryshojnë sërish.

“Gjyqtarët mund të vendosin për një shtyrje tjetër, nëse ajo konsiderohet absolutisht e nevojshme. Sapo paneli të caktojë një datë për shpalljen e vendimit, ne do ta bëjmë të ditur”, thuhet në përgjigje.

Thaçi dhe tre të bashkëpandehurit e tij – të gjithë emra të rëndësishëm të UÇK-së në luftën e viteve 1998 dhe 1999 – ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, kur aktakuza kundër tyre u bë publike.

Sipas asaj aktakuze, ata paraqiten si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, e cila synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit përmes frikësimit, keqtrajtimit dhe largimit të kundërshtarëve.

Në dokument thuhet se viktimat përfshinin serbë, romë dhe shqiptarë që nuk e mbështesnin UÇK-në. Të paktën 102 persona dyshohet se janë vrarë, ndërsa më shumë se 20 rezultojnë ende të zhdukur.

Prokuroria pretendon po ashtu se, për shkak të roleve të tyre udhëheqëse, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi edhe për krimet e kryera nga vartësit.

Tani, më shumë se tre vjet nga nisja e gjykimit, trupi gjykues ka dëgjuar dhjetëra dëshmitarë dhe ka shqyrtuar qindra prova të paraqitura si nga prokuroria, ashtu edhe nga mbrojtja.

Në fund të procesit, prokuroria kërkoi nga 45 vjet burg për secilin prej katër të akuzuarve.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar vendim dënimi për të dhjetë pikat e aktakuzës dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 vjetësh, bazuar në kontributet individuale në krime…”, tha prokurorja e specializuar, Kimberly West, më 9 shkurt 2026.

Të katërtit i kanë hedhur poshtë akuzat.

Hashim Thaçi, që ndër vite ka ushtruar detyrat e kryeministrit dhe presidentit të Kosovës, i ka quajtur ato “krejtësisht të pavërteta, absurde dhe thellësisht fyese”.

“Është e vërtetë e dhimbshme që kjo prokurori përpiqet t’i hedhë poshtë dëshmitë e zyrtarëve të lartë të NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe OKB-së në këtë gjykatë – të atyre dhe njerëzve të tyre që ishin tërë kohën bashkë me ne në terren”, ka thënë Thaçi duke iu drejtuar gjykatës më 18 shkurt 2026.

Në favor të mbrojtjes kanë dëshmuar disa prej emrave më të njohur të diplomacisë dhe sigurisë perëndimore nga periudha e luftës, mes tyre ish-zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-komandanti i NATO-s për Evropën, Wesley Clark.

Sipas deklarimeve të tyre, UÇK-ja nuk ka funksionuar si strukturë e centralizuar dhe të akuzuarit kanë pasur më pak ndikim dhe kontroll sesa pretendohet në aktakuzë.

Këtë këndvështrim e ndan edhe një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, të cilët vazhdojnë t’i shohin Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij si figura të luftës çlirimtare.

Herë pas here, janë mbajtur edhe protesta kundër këtij gjyqi, i cili nga një pjesë e tyre konsiderohet i padrejtë dhe i njëanshëm.

Për disa prej tyre, përfshirë përfaqësues politikë, fakti që Gjykata është përqendruar vetëm te krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së krijon përshtypjen e barazimit të luftës së Kosovës me krimet e kryera nga Serbia, e cila ishte shteti agresor gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Vëmendja tani është te gjyqtarët dhe te vendimi që do të japin.

Edhe mes juristëve dhe studiuesve që e kanë ndjekur çështjen nga afër nuk ka një pritshmëri të vetme. Disa presin shpallje pafajësie, të tjerë nuk duan të bëjnë parashikime, ndërsa ka edhe nga ata që shohin më shumë se një mundësi.

Avokati i licencuar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, vlerëson se Prokuroria nuk ka arritur të provojë dy bazat kryesore të aktakuzës: ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe përgjegjësinë komanduese të të akuzuarve. Për këtë arsye, ai pret që të katërtit të shpallen të pafajshëm.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një ushtri vullnetare dhe nuk ka pasur hierarki strikte. Pjesëtarët e saj i janë bashkuar me vullnetin e tyre, nuk kanë qenë ushtarë profesionistë dhe nuk kanë pasur detyrime që t’i qëndronin luftës deri në fund. Në rrethana të tilla, nuk mund të thuhet se ka ekzistuar kontroll efektiv në terren, që është një nga bazat për përcaktimin e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, thotë Qerkini për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Por jo të gjithë janë të prirur të japin një përfundim përfundimtar para aktgjykimit.

William Schabas, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Middlesex të Londrës, shprehet se procese të tilla shpesh përcaktohen nga hollësi të caktuara të provave, të cilat jo gjithmonë janë të dukshme për publikun.

“Gjyqtarët që po e shqyrtojnë këtë rast, nuk janë nga Kosova. Ata nuk janë të shkëputur nga realiteti politik i Kosovës, sepse ai është pjesë e çështjes që po gjykohet. Por, ata janë të pavarur dhe të paanshëm. Mendoj se shqetësimet apo ndjeshmëritë që mund të shkaktojë vendimi i tyre, nuk ndikojnë në punën e tyre – ata do të vendosin mbi bazën e fakteve dhe provave që kanë para vetes”, thotë Schabas për Exposenë.

Nevenka Tromp, studiuese prej vitesh e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë dhe vëzhguese e afërt e procesit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, nuk përjashton asnjë variant.

Sipas saj, janë tre skenarë të mundshëm: pafajësi për të katërtit, dënim për të katërtit, ose një rezultat i ndërmjetëm ku disa dënohen dhe disa lirohen.

Pikërisht këtë variant të tretë ajo e konsideron më të mundshëm.

“Kjo gjykatë do të duhet të ruajë një lloj ekuilibri mes pritjeve të palës serbe dhe asaj kosovare. Për këtë arsye, ka gjasa që disa të akuzuar të shpallen të pafajshëm dhe disa të dënohen. Mbetet të shihet nëse do të lirohet një apo do të dënohet një… apo ndonjë kombinim tjetër. Por, do të ketë kompromis”, thotë Tromp për Exposenë.

Megjithatë, Tromp nuk e kufizon vlerësimin e saj vetëm te epilogu i gjyqit. Ajo thotë se gjatë procesit janë shfaqur shqetësime serioze për standardet procedurale, përfshirë kohëzgjatjen e paraburgimit dhe mënyrën si është zbatuar prezumimi i pafajësisë. Sipas saj, kritika të ngjashme janë bërë edhe nga Këshilli i Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit.

Raporti paraprak i këtij mekanizmi, i publikuar më 11 maj, shprehu shqetësime për kohëzgjatjen e paraburgimit, kufizimet për lirimin e përkohshëm, pranimin e provave dhe barazinë mes prokurorisë dhe mbrojtjes gjatë procesit gjyqësor.

Mbetet e paqartë se sa do të ndikojnë këto kritika në mënyrën si do të pritet aktgjykimi. Për disa ekspertë, vendimi është vetëm një pjesë e rrëfimit; pjesa tjetër nis pasi ai të shpallet, përmes mënyrës si do të lexohet dhe interpretohet në Kosovë dhe jashtë saj.

Në këtë pikë ndalet edhe sociologu dhe profesori në Universitetin e Londrës, Eric Gordy.

Sipas tij, një ndër dobësitë më të mëdha të Dhomave të Specializuara ka qenë komunikimi me publikun. Në vend që qytetarëve t’u sqarohej më qartë se bëhej fjalë për përgjegjësi individuale, hapësira publike u mbush me interpretime politike, ku gjykimi u paraqit si përballje mes palëve ndërluftuese dhe jo si proces penal ndaj individëve.

“Kush nuk do të donte të arrinte drejtësi historike? Por, unë do të doja që gjyqtarët të përqendroheshin më shumë te drejtësia juridike, ndërsa historianët dhe filozofët të merreshin me drejtësinë historike”, thotë Gordy për Exposenë.

Gordy nuk beson se aktgjykimi do të prodhojë një narrativë të përbashkët për luftën në Kosovë. Përkundrazi, ai mendon se interpretimet do të vazhdojnë të ndryshojnë, pasi ndërtohen mbi përvoja, kujtesë kolektive dhe këndvështrime të ndryshme politike e shoqërore.

Për këtë arsye, ai e konsideron dialogun mes vetë shoqërive si rrugën më të besueshme për përballjen me të kaluarën.

“Duhet ta ndajmë historinë nga politika dhe të nxisim një dialog, ku njerëzit në secilin shtet flasin edhe për përgjegjësitë e atyre që i kanë përfaqësuar. Ndarja e njerëzve në heronj dhe armiq nuk i shërben askujt”, sipas Gordyt.

Edhe Schabas shfaq skepticizëm ndaj idesë se një vendim gjyqësor mund të sjellë pajtim.

Duke iu referuar përvojës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ai thotë se pas dhjetëra aktgjykimeve dhe më shumë se dy dekadash pune, ndikimi i tij në afrimin e shoqërive të rajonit ka mbetur i kufizuar.

Sipas Schabasit, diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe pas vendimit të Dhomave të Specializuara.

“Nëse aktgjykimi është kundër tyre, do të ketë njerëz që nuk do ta pranojnë lehtë. Thjesht, për shkak të besnikërisë dhe bindjeve të tyre, jo për shkak të një vlerësimi të ftohtë e të paanshëm të ligjit”, thotë ai.

Për Qerkinin, një vendim dënues do të kishte ndikim që shkon përtej përgjegjësisë individuale. Ai thekson se fakti që Gjykata është marrë vetëm me krimet e pretenduara të UÇK-së ka ushqyer perceptimin për drejtësi selektive, gjë që mund të ndikojë edhe në mënyrën si do të shihet lufta e Kosovës.

“Mund të ndikojë negativisht në perceptimin për UÇK-në, ngase të akuzuar janë krerët e UÇK-së. Pra, UÇK-ja nuk është përbërë nga armatimi dhe logjistika, por nga njerëzit. Dhe, këta njerëz të akuzuar kanë qenë krerët e UÇK-së dhe, domosdo, mund të kriminalizohet e gjithë UÇK-ja”, thotë Qerkini.

Tromp shkon edhe më tej, duke thënë se në lojë nuk është vetëm perceptimi për UÇK-në.

Sipas saj, një aktgjykim dënues mund të ndikojë edhe në mënyrën se si do të rrëfehet shtetësia e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i krijuar Serbisë dhe vendeve skeptike më shumë hapësirë për të sfiduar legjitimitetin moral të luftës së saj çlirimtare.

Ajo vlerëson se kjo mund ta vendosë Kosovën në pozitë më të vështirë në përpjekjet diplomatike për njohje dhe në raportet me partnerët ndërkombëtarë.

“Shoqëria e Kosovës dëshiron të pranohet në kontekstin politik evropian. Ajo dëshiron të ecë përpara dhe të ndërtojë të ardhmen e saj. Por, ky proces rrezikon ta mbajë të lidhur me të kaluarën dhe të vërë në dyshim qëllimet e mira dhe rezultatin që synon të arrijë kjo gjykatë”, thotë Tromp.

Gjykata Speciale, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, është pjesë e sistemit gjyqësor të vendit, por ushtron veprimtarinë e saj në Hagë me gjyqtarë ndërkombëtarë.

Ajo erdhi pas raportit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty, të vitit 2010, i cili ngriti pretendime për krime të rënda të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përfshirë trafikimin e organeve.

Meqë këto të fundit nuk u vërtetuan dhe nuk janë pjesë e aktakuzës aktuale kundër Thaçit dhe të tjerëve, Qerkini thotë se Kosova është “mashtruar”.

The post Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së pritet të ketë peshë përtej sallës së gjyqit appeared first on Albeu.com.

Lamallari nga Haga: Shqipëria dhe Holanda drejt një marrëveshjeje për sigurinë dhe zbatimin e ligjit
Gjatë një vizite zyrtare në Hagë, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me ministrin holandez të Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, ku u bë e ditur se Shqipëria dhe Holanda po punojnë për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Sipas Lamallarit, në këtë takim u diskutua një marrëveshje mes dy qeverive që synon të forcojë bashkëpunimin institucional dhe operacional ndërmjet të dy vendeve.

Ministri shqiptar paraqiti edhe rezultatet e arritura nga Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar. Ai vuri në dukje ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policisë së Shtetit, si edhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

“Rikonfirmova vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare dhe ndava me të rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftë kundër krimit të organizuar, përfshi ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policisë së Shtetit dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara duke evidentuar potencialin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të mekanizmave të hetimit financiar dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese”, thotë ministri Lamallari.

Ai nënvizoi gjithashtu se të dyja palët kanë konfirmuar angazhimin për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe për të zgjeruar bashkëpunimin operacional mes strukturave policore.

Po ashtu, Lamallari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës ndaj proceseve reformuese në Shqipëri dhe rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas tij, progresi në negociata është i dukshëm dhe synimi për mbylljen e fazës teknike brenda vitit 2027 mbetet i realizueshëm.

“Konfirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional policor. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës në proceset tona reformuese dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Progresi ynë me negociatat është evident dhe objektivi ambicioz për përmbylljen e fazës teknike brenda 2027 është plotësisht i arritshëm”, shkruajti Lamallari rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit në Hagë, ministri Lamallari pritet të zhvillojë takime edhe në Eurojust dhe Europol.

The post Lamallari nga Haga: Shqipëria dhe Holanda drejt një marrëveshjeje për sigurinë dhe zbatimin e ligjit appeared first on Albeu.com.

Konjufca nga Haga: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK-së i ndikuar politikisht, aktakuza do të rrëzohet
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, nga Haga ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka qenë shqetësues dhe sipas tij i shoqëruar me ndikime politike. Konjufca ka theksuar se gjatë zhvillimit të procesit ka pasur shkelje të shumta të të drejtave të të akuzuarve, duke shtuar se disa elemente të çështjes nuk përfaqësojnë drejtësi të pastër.

“Ky proces na ka shqetësuar shumë, sepse gjatë tij ka pasur shkelje të shumta të të drejtave të të akuzuarve, drejtuesve të UÇK-së. Ka pasur shumë elemente që dyshohen se nuk përfaqësojnë drejtësinë e pastër dhe janë të mbështjella politikisht”, është shprehur Konjufca.

Duke komentuar aktakuzën prej 73 faqesh, ai ka thënë se dokumenti, fokusohet më shumë te karakteri i luftës së UÇK-së sesa te përgjegjësia individuale e të akuzuarve. Konjufca ka theksuar se liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kombinimit të vullnetit të popullit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si faktor kyç në përfundimin e luftës.

Ai ka shprehur optimizëm lidhur me epilogun e procesit gjyqësor, duke deklaruar se beson që aktakuza do të rrëzohet dhe drejtuesit e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Jam shumë optimist që gjykata do të hedhë poshtë aktakuzën dhe drejtuesit e Ushtrisë sonë të lavdishme do të jenë së shpejti të lirë dhe pa asnjë barrë juridike”, ka deklaruar Konjufca.

The post Konjufca nga Haga: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK-së i ndikuar politikisht, aktakuza do të rrëzohet appeared first on Albeu.com.

“Haga, një prokurori e padenjë”/ Rama në “Flasim”: Dështuan të jepnin prova për pretendimet e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK
Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka folur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Hagës për dëminin me 45 vite burg për ish krerët e UÇK.

Ai e cilësoi këtë kërkesë si një “bombë” të hedhur mbi popullin shqiptar dhe mbi Republikën e Kosovës.

Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mu desh dhe më duhet sinqerisht, më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë, me fjalë.

Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare, ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ‘98-99, qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve. Por nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar, që lejon dënime mbi pretendime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t’u marrë jetën civilëve si të tillë, pse janë civilë.

Po ashtu, nuk ka asnjë lloj ligjësie dhe asnjë ligj ndërkombëtar që i hap rrugën dënimit të një udhëheqësi në një luftë çlirimtare, vetëm se ka qenë udhëheqës. Ama, pa provuar se ka dhënë urdhëra për të sulmuar civilët, se ka pasur kontroll real mbi të gjitha formacionet luftarake në territor të një ushtrie çlirimtare në emër, por të një tërësie forcash të bashkuara nga i njëjti ideal dhe qëllim, por jo në të njëjtin organizim në territor apo se ka pasur ndonjë lidhje tjetër drejtpërdrejtë me vepra penale të kësaj ububushmërie. Dhe ajo farë prokurorie dështoi të sillte, qoftë në një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas gjashtë a pak a shumë gjashtë vitesh hetime e mbështetur nga një zinxhir shtetesh demokratike, të cilat duhet të ndjehen të turpëruara nga një maskaradë e tillë. Ky nuk është një turp për ca prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë, që mundësojnë rroga marramendëse për personazhe të kësaj injorance dhe njëkohësisht dhe të kësaj .. nuk di çfarë të them, nuk di çfarë të them.

The post “Haga, një prokurori e padenjë”/ Rama në “Flasim”: Dështuan të jepnin prova për pretendimet e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK appeared first on Albeu.com.

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga ndërpret hetimet ndaj tij
Gjykata e Hagës ka ndërprerë hetimin për ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi si dhe janë liruar të gjithë akuzat ndaj tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, Selimi ndan lajmin e mirë dhe nënvizon faktin se pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e ka dëshmuar gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues.

Njoftimi i plote:

Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues.

Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për avokatin tim, z. Artan Qerkini, për këshillat profesionale dhe angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të mia gjatë gjithë procesit pranë Dhomave të Specializuara.

The post Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga ndërpret hetimet ndaj tij appeared first on Albeu.com.

Nisja e “gjykimit special” në Hagë: Çfarë ndodhi në vitin 2023 e çfarë pritet në vitin 2024?
Në Dhomat e Specializuara të Hagës, më në fund, në prillin e vitit 2023 startoi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Pas më shumë se 2 vjet e gjysmë në paraburgim, pa gjykim, procesi filloi në qytetin e Hagës.

Deri në fundin e vitit në proces janë dëgjuar 38 dëshmitarë. Në total, Prokuroria e Specializuar kishte parashikuar dëgjimin e rreth 300 dëshmitarëve. Megjithatë, kjo pritet të vendoset sërish nga trupi gjykues.

Si afat për mbylljen e rastit të saj, Prokuroria e Hagës e ka vlerësuar prillin e vitit 2025, raporton Nacionale.

Nisja e gjykimit në Hagë u përcoll me një marsh masiv që ndodhi në Prishtinë, e me një tjetër marsh në Hagë. Megjithatë, larg protestave, koha i mbeti betejës në gjykatë.

Gjithçka nisi me dhënien e fjalës hyrëse në prill ku Prokuroria e mbrojtja paraqitën dëshmitë e para fillestare të tyre.

Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, në fjalën hyrëse të tyre u deklaruan të pafajshëm. Kadri Veseli nuk kishte pranuar të mbajë ndonjë fjalim më të gjatë.

“Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim, lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë gjithëpopullore sot Kosova s’do të ekzistonte fare. Qytetarët e Kosovës s’donin luftë, ata ishin të përcaktuar dhe kishin vullnetin për paqe. Lufta iu imponua. Ata bënë atë që do ta bënte çdo popull liridashës, për të mbrojtur familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre. Pra ne, Kosova, ishim në anën e drejtë të historisë”, tha Thaçi.

“Pas themelimit të kësaj gjykate, jo rrallëherë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia, gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris, unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por pavarësisht kësaj, unë sot qëndroj përballë jush, me besimin e plotë se në fund të këtij procesi ju do të vendosni në favor të pafajësisë sime”, tha Rexhep Selimi.

“Kam qarë kur pashë në një depo materialesh ndërtimore të gjithë ata të vrarë të familjesh Jashari. Adem Demaçi më tha ‘Jakup nuk ka fitore’ pa luftë dhe sakrifica. Unë e dija se ky ishte ‘çmimi i lirisë’. Unë po qaja për fëmijët, për pasardhësit e kombit tim, për ata që nuk patën mundësi të jetonin asnjë ditë të fëmijërisë së tyre”, tha Jakup Krasniqi.

Deri më tash në Hagë ka pasur dëshmitarë shqiptarë të cilët janë përgjigjur para trupit gjykues. Pjesa më e madhe e dëshmive kanë qenë të mbyllura për publikun, çka ka shkaktuar reagime në Kosovë lidhur me transparencën.

Ka pasur ish-eprorë të UÇK-së të cilët kanë dëshmuar në Hagë siç është rasti me Rrustem Mustafën apo Sadik Haitjahën.

Ka pasur edhe dëshmitarë serbë të cilët pretendonin se janë ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ka pasur edhe ekspertë ndërkombëtarë siç është rasti me hulumtuesin e Human Rights Watch, Fred Abrahams, apo zyrtaren e OSBE-së, Sandra Mitchell. Secili prej të dyve në fakt, pranoi disa gabime në raportet që kanë hartuar.

Abrahams pranoi se është mbështetur në disa dëshmi të qeverisë e mediave të Serbisë, kurse Mitchell e pranoi se e kishte akuzuar UÇK-në për rastin Panda në Pejë.

Edhe këtë vit, krerët e UÇK-së e patën të pamundur lirimin nga paraburgimi, pasi të gjitha kërkesat iu refuzuan.

Madje, për një kohë atyre iu bllokuan edhe vizitat e telefonatat. Kjo me arsyetimin se Thaçi, Veseli e Selimi kanë treguar detaje të dëshmitarëve për vizitorë. Pas një pritje 10-ditore trupi gjykues mori vendim që të ketë disa kushte strikte për vizita, megjithatë ato u lejuan.

Si asnjëherë më parë, në vitin 2023, pati me dhjetëra, mos qindra, aksione e bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Nuk u kursyen as shtëpitë e familjarët e heronëjve si Fahri Fazliu, Zahir Pajaziti e të tjerë.

U bastisën edhe pothuajse të gjithë ish-këshilltarët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Atyre, pothuajse të gjithëve, iu morën edhe telefonat. Kjo me akuzat për pengim të drejtësisë dhe tentim-ndikimi në dëshmitarë.

Pikërisht nën këto dyshime pati edhe arrestime: u arrestuan Isni Kilaj, Haxhi Shala, Ismet Bahtijari e Sabit Januzi. Të gjithë u deklaruan të pafajshëm.

Përderisa katër u arrestuan me akuzat për pengim të drejtësisë, dy të tjerë u liruan gjatë vitit 2023. Fjala është për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn të cilët u liruan me kusht nga Gjykata Speciale e Hagës.

Gjatë qëndrimit në Hagë, ekipi i Nacionales intervistoi avokatin e Thaçit, Gregory Kehoen. I njëjti tha se mund të mos ketë nevojë të bëjnë mbrojtjen e tij, pasi Prokuroria nuk po paraqet asnjë provë. Ai tha se nëse veç vendosin të paraqesin prova, kanë emra të fuqishëm ndërkombëtarë që do të dëshmojnë në favor të Thaçit.

Po në Hagë, gjatë këtij viti u mor vendimi i Gjykatës së Apelit ndaj Salih Mustafës. Atij iu hoqën 4 vjet nga dënimi prej 26 vjetësh sa ishte fillimisht. Përkundër se nuk u gjet asnjë shkelje sipas panelit të apelit, vendimi i shkallës së parë ishte tejet i lartë dhe trupi gjykues kishte tejkaluar kompetencat.

Mustafa tash sipas ligjeve të Speciales, pritet të dërgohet në një shtet tjetër për ta vuajtur dënimin e shqiptuar.

Në Speciale gjykimi po vazhdon edhe ndaj Pjetër Shalës, ku së shpejti mbrojtja pritet të përfundojë pas marsit me paraqitjen e rastit të saj.

Numri i viktimave që janë pranuar të marrin pjesë në gjykimin e krerëve të UÇK-së është 143. /Besian Beha, nacionale/

The post Nisja e “gjykimit special” në Hagë: Çfarë ndodhi në vitin 2023 e çfarë pritet në vitin 2024? appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Apelit refuzoi ekstradimin në Hagë, Goxhaj flet pas lirimit: Ishte tentativë për të na trembur
Gjykata e Apelit në Tirana ka dhënë vendimin për të liruar nga qelia ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke refuzuar ekstradimin e tij në Hagë.

kurrë.

Sipas tij tentativa për ta ekstraduar kishte si qëllim ta trembte.

“Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”, shprehet ai.

Ditën e sotme, Apeli ka refuzuar ekstradimin e Goxhajt në Hagë, duke rrëzuar vendimin e Shkalles së Parë.

Kujtojmë se Goxhaj ka kundërshtuar përmes mbrojtjes akuzat ndaj tij. Goxhaj, i arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

The post Gjykata e Apelit refuzoi ekstradimin në Hagë, Goxhaj flet pas lirimit: Ishte tentativë për të na trembur appeared first on Albeu.com.

Apeli i Speciales në Hagë ul dënimi për 2 ish-krerët e UÇK-së
Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka ulur dënimin për dy ish-krerët e Organzatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gucati e Haradinaj do të vuajnë nga tre muaj më pak burgim. Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro. Gjithashtu, atyre do t’u llogaritet në dënim edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë, pasi u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së u gjetën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020.

Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë./albeu.com/

The post Apeli i Speciales në Hagë ul dënimi për 2 ish-krerët e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Akuzat për krime lufte, Gjykata Speciale në Hagë lë në paraburgim Jakup Krasniqin, Prokurori: Mund të ikë
Gjykata Speciale në Hagë e ka lënë në paraburgimin ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin. Gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou ka marrë vendim duke e lënë sërish Jakup Krasniqin në paraburgim, pasi sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të ikë, pengojë procedurat apo të kryej krime të tjera.

“Ekziston një rreziku që Jakup Krasniqi të arratiset, dhe të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DhSK-së” , sqarohet në vendim.

Lidhur me këtë, Gjykata ka njoftuar se mbrojtja e Krasniqit mund të deponoj parashtresë për rishikimin e paraburgimit deri më datë 17 tetor, shkruajnë mediat në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec. Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar Gjykatën Speciale më 23 korrik për hetimin penal ndaj katër krerëve të UÇK-së.

The post Akuzat për krime lufte, Gjykata Speciale në Hagë lë në paraburgim Jakup Krasniqin, Prokurori: Mund të ikë appeared first on Albeu.com.