gzi Archives - Albeu.com

Maqedonia do të mund të furnizohet me gaz nga disa burime përmes Bullgarisë
Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje për lidhje të re të shpërndarjes së gazit natyror.

Fshati Zhidilovo i komunës së Kriva Pallankës do të njihet si pikë e re përmes së cilës kalon rrjeti i gazsjellësit nga Qustendilli, shkruan Alsat.

Kompanitë shtetërore të të dy vendeve, GA-MA dhe Buglartransgaz bënë me dije se me këtë marrëveshje lidhja përcaktohen në detaje kushtet për blerjen e gazit, shpërndarjen dhe procedurat e tjera me qëllim uljen e varësisë nga gazi natyror.

“Nga 1 janari do të lirohen kapacitetet e gazit natyror, i cili mund të importohet në vendin tonë për nevojat e edhe t; ngrohtores TE-TO në fushën e energjisë elektrike. Por, më e rëndësishmja edhe për nevojat e industrisë në tërësi, që përdor gazin natyror”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Në Maqedoni, rreth 50 kapacitete më të mëdha industriale përdorin gaz natyror.

Por, edhe kompanitë e huaja që janë në zonat industriale nuk do të mund të punojnë pa furnizimin në kohë me gaz.

Autoritetet njoftuan gjithashtu se me liberalizimin e tregut të gazit natyror do të ketë më shumë opsione për kompanitë dhe amvisëritë.

Konkretisht, marrëveshja që u nënshkrua sot në Sofje rregullon rritjen e sasisë së gazit që do të hyjë në vend./ Alsat.mk

The post Maqedonia do të mund të furnizohet me gaz nga disa burime përmes Bullgarisë appeared first on Albeu.com.

Kriza, Gjermania ul TVSH-në e gazit
Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për gazin. Votave të maxhorancës së koalicionit tripartiak të qendrës së majtë iu shtuan edhe votat e grupeve parlamentare  CDU/CSU dhe AfD. Vetëm e Majta abstenoi.

“Ne përdorim fuqinë tonë ekonomike për të mbrojtur prosperitetin e vendit tonë”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner. Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron të shkundë ekonomitë e vendeve perëndimore me një “luftë energjetike” në mënyrë që t’i dobësojë ato nga brenda. “Putini do të dështojë me këtë qëllim”, tha ministri i Financave.

Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ngrohjet qëndrore, me të cilat furnizohet një pjesë e mirë e apartamenteve në Gjermani.

“Shteti nuk duhet të jetë përfitues nga çmimet e rritura të energjisë” tha Lindner, duke shpjeguar pse ai po i qëndronte uljes së tatimeve. Por ai kujtoi se edhe me këtë ulje, çmimet e gazit dhe të energjisë do të vijojnë të rëndojnë xhepin e konsumatorëve. “Ulja e taksës së shitjes për gazin është e saktë”, tha eksperti i ekonomisë i CDU-së, Mathias Middelberg në debat. Megjithatë, do të kishte qenë më mirë sikur koalicioni “të kishte arritur më herët në këtë konstatim” shtoi ai.

Middelberg kritikoi gjithashtu faktin se paketa prej 200 miliardë eurosh e planifikuar tani nga qeveria deri tani nuk është tjetër vetëm një borxh. Mbetet plotësisht e paqartë “çfarë doni të financoni me të”, tha politikani konservator.

Folësit nga SPD dhe të Gjelbërit hodhën poshtë akuzat. Politikania e të Gjelbërve, Katharina Beck theksoi se ulja e taksave duhet parë “si pjesë e një koncepti më të madh”. Kjo përfshin gjithashtu heqjen e fitimeve të tepërta nga kompanitë energjetike, e cila është duke u negociuar aktualisht në Bruksel.

Qeveria gjermane bëri të njohur të  enjten se do të vërë në dispozicion 200 miliardë euro për të sfumuar efektet ekonomike dhe sociale të rritjes së çmimit të energjisë. Një komision ekspertësh aktualisht po shqyrton se çfarë masash do të merren konkretisht. Rezultatet do të prezantohen në mes të tetorit./dw

The post Kriza, Gjermania ul TVSH-në e gazit appeared first on Albeu.com.