gure ne veshka Archives - Albeu.com

Tetë simptomat që ju paralajmërojnë për gurët në veshka
Tetë simptomat që ju paralajmërojnë për gurët në veshka

Ndonëse disa nga këto simptomat mund t’iu ngatërrojnë me sëmundje të tjera, nëse shfaqen dy ose më shumë prej tyre atëherë lini një takim me doktorin tuaj. Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në detoksifikimin e trupit. Ndonëse ne nuk e shohin, ato punojnë ditë e natë me filtrimin dhe heqjen e mbetjeve që kalojnë në gjak.

Për shkak të saj, kur ato kanë vështirësi në funksionin e tyre optimal, kripërat minerale dhe përbërësit e tjerë kimikë formojnë kristale të njohura gjerësisht si gurë në veshka.

Është një gjendje që mund të shkaktojë pengesa në traktin urinar, duke ndërhyrë në urinim dhe duke rezultuar në dhimbje të forta që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës. Më poshtë ju listojmë 8 simptomat që mund t’iu ndihmojnë në identifikimin e gurëve në veshka.

1. Urinim i shpeshtë dhe me dhimbje

Ndryshime në traktin urinar duhet të jetë gjithmonë një sinjal alarmi. Ndjenja e vazhdueshme urinimit, e shoqëruar me dhimbje në fund të stomakut, mund të tregojë se keni gurë në veshka. Në përgjithësi, sasia e urinës zvogëlohet, por vazhdimisht ndjeni tkurrje jo normale të zorrëve (spazma) në fshikëz. Dhimbja bëhet më e papërballueshme kur gurët e veshkave lëvizin nga fshikëza në uretër.

2. Dhimbje shpine

Dhimbjet e shpinës mund të ngatërrohen si një simptomë e problemeve muskulore, por duhet ta konsideroni pasi mund të tregojë dhe prezencën e gurëve në veshka. Dhimbje akute, sidomos vetëm në njërën anë të shpinës, janë të shpeshta tek ata që kanë bllokime për shkak të këtyre kristaleve Ndonjëherë, prodhon valë dhimbjesh.

3. Të përziera dhe të vjella

Ne e dimë që të përzierit dhe të vjellat kanë tendencë të shfaqen kur vuajmë nga problemet që lidhen me tretjen. Gjithsesi, nëse janë të shpeshta dhe shoqërohen me simptomat e lartë përmendura, atëherë duhet të vizitoheni nga një mjek. Këto simptoma shfaqen kur përmasat e gurëve në veshka janë rritur, duke shkaktuar kështu bllokim të traktit urinar. Ato shfaqen për shkak të vështirësive të veshkave për të eliminuar mbeturinat e trupit.

4. Gjakderdhje gjatë urinimit / Gjak në urinë

Kini kujdes! Kjo simptomë duhet të vlerësohet nga një mjek sapo ta vini re atë. Gjakderdhje në urinim sinjalizon probleme me funksionimin e veshkave ose infeksione të rënda.

5. Urinë me aromë të rëndë

Veshkat me funksionim të dobët, qoftë për shkak të gurëve ose pamjaftueshmërisë së tyre, shkaktojnë që urina të ketë erë të fortë. Erë e keqe fillon për shkak të toksinave që mbahen në sistem. Këto nuk eliminohen në mënyrë optimale për shkak të bllokimit. Kjo situatë mund të shkaktojë rritjen e baktereve ku këto të fundit shkaktojnë infeksione.

6. Pamundësi për t’u ulur

Ata të cilët nuk kontrollojnë gurët në veshka në kohë mund të ndjejnë një ndjesi të pakëndshme të presionit kur ulen. Rritja e tyre shkakton bllokimin e traktit urinar. Duke shkaktuar tension dhe dhimbje në zonat e barkut dhe mesit. Këto simptomat ulen kur qëndroni në këmbë. Gjithsesi, duhet të merrni masa menjëherë pasi mund të kemi përkeqësimin e gjendjes.

7. Temperaturë dhe ethe

Nëse gurët në veshka lihen pas dore, atëherë ato gradualisht do zvogëlojnë aktivitetin e veshkave. Në këtë mënyrë, po lini hapësira për infeksione në traktin urinar. Shfaqja e simptomave si temperatura apo ethet, qoftë në mënyrë periodike, tregon se po ndihmon në sulmin e baktereve ndaj sistemit të urinar. Rritja e temperaturës fillon ngadalë. Por, tregon që gjendja po përkeqësohet.

8. Pezmatim

Akumulimi i kripërave minerale dhe toksinave në veshka prodhon një reaksion inflamator në sistem, madje edhe kur gurët janë të vegjël. Është normale që të përjetoni pezmatim të lehtë në të dyja anët e trupit, aty ku ndodhen veshkat. Nëse problemi fillon të përkeqësohet, fryrja do të shpërndahet nga barku dhe në ije. Nëse identifikoni disa nga simptomat e përmendura, konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejtë.

The post Tetë simptomat që ju paralajmërojnë për gurët në veshka appeared first on Albeu.com.

Shenjat që ju paralajmërojnë se keni gurë në veshka
Gurët në veshka janë një ndër faktorët që ndikojnë më së shumti në dhimbje e mesit dhe të gjithë trupit, janë gurët në veshka. Personat që kanë vuajtur të paktën një herë nga kjo sëmundje kanë 50% shanse që brenda 10 viteve gurët në veshka t’i rishfaqen sërish. Por, trupi i njeriut për çdo lloj sëmundjeje ka disa shenja paralajmëruese.

Për gurët në veshka, shenja e parë paralajmëruese është dhimbja e fortë dhe e papritur. Kjo lloj dhimbjeje në stomak ose në njërën anë të shpinës është një nga simptomat klasike të kësaj sëmundjeje.

Gjaku në urinë

Një tjetër shenjë paralajmëruese e gurëve në veshka është gjetja e gjaku në urinë. Kjo është një gjendje jonormale, ndaj nëse e vini re, nuk duhet ta anashkaloni.

Shenja të tjera paralajmëruese mund të jenë edhe të vjella, ethet dhe përzierje në stomak.

Si diagnostikohen dhe trajtohen gurët në veshka?

Gurët në veshka mund të diagnostikohen përmes skanimit me rreze X, ultratinguj. Por në disa raste disa gurë në veshka kërkojnë operacion për t’i hequr ato. Sa më i vogël është guri, ka më shumë të ngjarë të hiqet pa iu nënshtruar operacionit.

Si të parandaloni gurët në veshka?

Një mënyrë e parandalimit të gurëve në veshka është të pini ujë të mjaftueshëm, pasi dehidratimi konsiderohet si një nga shkaqet e gurëve në veshka.

The post Shenjat që ju paralajmërojnë se keni gurë në veshka appeared first on Albeu.com.

Shkaktojnë gurë në veshka, shmangni këto ushqime
Ushqimet e përditshme që mund të gjejmë në frigorifer, si produktet e qumështit dhe mishi, në sasi të tepërt mund të shkatërrojnë shëndetin e veshkave tona dhe të shkaktojnë gurë në veshka.

Shfaqja e gurëve në veshka është një nga sëmundjet më të shpeshta të traktit urinar dhe në 80 për qind të rasteve shfaqet te meshkujt.

Personat nga mosha 20 deri në 40-vjeç i përkasin grupit të rrezikut dhe pasi të shfaqet një gur në veshka, ka më shumë gjasa që sëmundja të përsëritet dhe ata bëhen më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të tjera të traktit urinar, duke përfshirë sëmundjet e fshikëzës dhe inflamacion i traktit urinar.

Shfaqja e gurëve në veshka ndryshon sipas vendndodhjes, kështu që ne i njohim ata gurë në veshka, ureter dhe fshikëz.

Simptomat janë shumë të ngjashme – dhimbje të papritura dhe të mprehta në zonën e pjesës së poshtme të borisë, shpesh e shoqëruar me marramendje dhe të vjella, me gjak të dukshëm në urinë, si dhe dhimbje gjatë urinimit.

Ashtu si me sëmundjet e tjera, ushqimi i duhur dhe hidratimi i mjaftueshëm janë shumë të rëndësishëm për rritjen ose uljen e rrezikut të sëmundjes së gurëve në veshka, si dhe për trajtimin.

The post Shkaktojnë gurë në veshka, shmangni këto ushqime appeared first on Albeu.com.

Vetëm me këtë përbërës, pastroni veshkat tuaja nga gurët për 10 ditë
Thuhet se 1 në 20 persona do të zhvillojë gurë në veshka në një moment të caktuar të jetës së tij. A jeni ju një prej tyre? Do ta kuptoni nëse i keni ato për shkak të fillimit të papritur të një dhimbjeje torturuese në anën e majtë ose të djathtë. Mund të përjetoni edhe të përziera ose të vjella. Një analizë e urinës fizike dhe kimike do të zbulojë nëse ka gjak të pranishëm në urinë.

Zakonisht, gurët në veshka dalin vetë nga trakti urinar brenda 48 orëve.

Pirja e shumë lëngjeve lehtëson eliminimin e gurëve në veshka. Një mjek gjithashtu do t’ju përshkruajë edhe qetësues sepse procesi i eliminimit të atyre formacioneve kristalore mund të jetë vërtet i dhimbshëm.

Për gurët e veshkave që janë shumë të mëdhenj për të kaluar vetë nëpër traktin urinar, mund të kryhet një procedurë e quajtur litotripsi. Ajo është një makineri që mund t’i thyejë gurët nga jashtë trupit me anë të parimit të valëve-shok të përqëndruara (pulse të shkurtra të valëve) duke i lejuar ata më pas të kalojnë në traktin urinar.

Gjithashtu, ka edhe disa medikamente në kushte shtëpie për shpërbërjen e gurëve në veshka në mënyrë natyrale. Disa prej tyre funksionojnë shumë mirë, disa të tjera nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara, por shumë njerëz betohen për një zgjidhje të veçantë që shpëton nga gurët në veshka. Është aq efektiv sa mund t’i largojë ato formacione vetëm për 10 ditë. Dhe e kemi fjalën për melin.

Meli njihet si ushqimi kryesor i zogjve, megjithatë ky lloj drithi nuk është i përshtatshëm vetëm për ta. Është gjithashtu i shkëlqyer edhe për konsum nga ana e njerëzve sepse përmban plot minerale si bakri, fosfori, magnezi dhe mangani. Është i pasur me fibra gjithashtu.

Ekspertët pohojnë se përfshirja e melit në dietë mund të ofrojë disa përfitime si:

Ulja e presionit të gjakut dhe rreziku i sulmit në zemër

Rrezik i ulët për diabet të tipit 2

Reduktim i sulmeve të astmës dhe shpeshtësisë së sulmeve të migrenës

Nxit rigjenerimin dhe zhvillimin e indeve të trupit

Parandalim i kapsllëkut dhe kancerit të zorrës së trashë

Meli është gjithashtu shumë i dobishëm për individët që vuajnë nga gurët në veshka si dhe nga sëmundje të tjera që përfshijnë sistemin renal. Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se meli funksionon jashtëzakonisht mirë kur bëhet fjalë për trajtimin e një sërë problemesh me veshkat, veçanëritsh të formacioneve kristalore. Në fakt, meli është përdorur shumë nga mjekët popullorë për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me veshkat dhe pjesën tjetër të sistemit renal. Ky drith është provuar të jetë i dobishëm për sa vijon:

Shpërbërjen e gurëve në veshka dhe atyre në fshikëz

Detoksifikimin e veshkave

Sëmundje problematike për gratë si cistitet

Kjo është një recetë e thjeshtë që mund të përgatisni nëse dëshironi të largoni gurët në veshka në mënyrë krejtësisht natyrale, veçanërisht me ndihmën e melit:

-Në mbrëmje, para se të flini, shpëlani një kupë (200 gr mel) me ujë të ngrohtë.

-Lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës

-Në mëngjes, merrni një tenxhere, hidhni melin dhe shtoni 2/3 ujë të vluar në të.

-Mbulojeni tenxheren dhe lëreni të qëndrojë gjithë ditën.

-Përziejeni mirë dhe lëngun hidheni në një kavanoz të madh.

-Pijeni gjatë gjithë ditës pa kufizime. Sipas atyre që e kanë provuar këtë ilaç, rezultatet vihen re vetëm në 10 ditë.

The post Vetëm me këtë përbërës, pastroni veshkat tuaja nga gurët për 10 ditë appeared first on Albeu.com.

Keni gurë në veshka, këto janë dy kurat natyrale që bëjnë mrekullinë
Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik.

Dy metoda natyrale që shpërbëjnë dhe eliminojnë gurët në veshka:

1.Vaj ulliri dhe lëng limoni

Në një shishe të errët qelqi shtoni 500 ml vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 500 ml lëng limoni të freskët. Mbyllni shishen dhe pasi ta keni tundur disa herë, duke u siguruar që mbyllja është tërësisht hermetike, lëreni për një javë në një vend të errët ku nuk ka dritë. Pini nga një lugë gjelle esëll në mëngjes derisa lëngu të mbarojë plotësisht/ Pas një jave pushim mund të filloni sërish trajtimin.

2.Birrë dhe limon

Në një enë shtoni 200 ml birrë, 1 gotë lëng limoni të freskët, gjysmë gote vaj ulliri dhe disa gjethe nga pema e ullirit. Pasi t’i përzieni mirë e mirë të gjithë përbërësit, lëreni përzierjen të pushojë për 12 orë dhe më pas filtrojeni. Pijeni 2 lugë gjelle në ditë, para mëngjesit dhe pas mëngjesit.

The post Keni gurë në veshka, këto janë dy kurat natyrale që bëjnë mrekullinë appeared first on Albeu.com.

Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe si mund të ulim riskun e formimit të tyre
Krijimi i gurëve në veshka po shfaq një trend rritës, me një përhapje të gjerë e më të shpejtë tek gratë, të rriturit madje dhe tek fëmijët.

Së fundmi, gurët në veshka po shfaqen edhe te personat me risk të ulët për zhvillim të tyre. Një ndër simptomat e shëndetit të dobët mund të jenë edhe gurët në veshka. Gjatë 5 ose 10 viteve të fundit është vënë re një rritje e prevalencës së formimit të gurëve në veshka në gra dhe fëmijë.

Si mund të ulim riskun e formimit të tyre?

Qëndroni të hidratuar

Kur nuk pini mjaftueshëm lëngje veshkat tuaja prodhojnë më pak urinë, duke e bërë këtë të fundit më të përqëndruar dhe me tendecën për të formuar gurë. Pini 10 deri në 12 gota lëngje dhe të paktën gjysma e tyre duhet të jenë gota uji. Po ashtu, është e këshillueshme pirja e një gote ujë para se të flini. Qëllimi është bërja e më shumë se 2 litër urinë në ditë.

Ruajtja e nivelit të duhur të hidratimit është edhe më kritike në rastin e klimave të nxehta. Në fakt, një studim parashikon se në të ardhmen  ngrohja globale do të rrisë rreziqet e dehidrimit dhe formimin e gurëve në veshka – deri me rreth 30% në disa zona të veçanta gjeografike.

Kufizoni sasinë e kripës

Dieta e dobët dhe kequshqyerja  lidhen ngushtë me krijimin e gurëve në veshka. Natriumi çon në rritjen e kalciumit në urinë. Përpiquni të hani shëndetshëm, mbani larg tavolinës kripën, shmangni ushqimet e shpejta, ushqimet e konservuara ose të përpunuara. Është e rëndësishme të lexoni etiketat e ushqimeve që konsumoni më shpesh për të qenë të vetëdijshëm për nivelin e kripës që përmban ushqimi që do të konsumoni.

Reduktoni nivelin e fruktozës

Sasia e lartë e fruktozës e gjendur kryesisht në ushqimet e përpunuara mund të ndikojë në krijimin e gurëve në veshka. Për të parandaluar formimin e gurëve në veshka rekomandohet reduktimi i këtyre ushqimeve me përmbajtje të lartë të fruktozës.

Konsumoni më shumë agrume

Shtimi i agrumeve në dietën tuaj të tilla si: limoni, portokalli, qitro apo mandarina mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka.

Konsumoni ushqime të pasura me kalcium

Ndryshe nga çfarë mund të mendohet, marrja e kalciumit mund të ndihmoj në parandalimin e riformimit të gurëve në veshka. Kombinimi i ushqimeve të pasura me kalcium si qumështi, kosi ose djathi me çdo vakt tuajin mund t’ju ndihmojë me gurët prej kalciumi dhe oksalati.

Bëni aktivitet fizik dhe mbani nën kontroll peshën e trupit

Obeziteti është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit dhe kjo e fundit është një ndër faktorët e riskut për shfaqjen e gurëve në veshka. Obeziteti është në rritje në vitet e fundit, kjo për shkak të konsumit të ushqimeve të shpejta e të procesuara, që po ashtu ndikojnë edhe në riskun e formimit të gurëve në veshka, për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës çka rrit sasinë e kalciumit në urinë.

The post Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe si mund të ulim riskun e formimit të tyre appeared first on Albeu.com.

Keni gurë në veshka dhe ju shkaktojnë dhimbje? Njihuni me kurën që do t’ju shpëtojë
Gurët në veshka janë depozitime minerale që formohen në organin përkatës. Dehidratimi është një nga faktorët më të mëdhenj kontribuues në formimin e gurëve në veshka.

Sidoqoftë, ekzistojnë mënyra natyrale për eliminimin e tyre. Ndiqeni listën e rekomandimeve të mjekësisë alternative, për largimin sa më të shpejtë të tyre në rast të shfaqjes:

Uji

Ekspertët rekomandojnë pirjen e tetë deri në 12 gotave me ujë në ditë, për të ngadalësuar formimin e gurëve në veshka.

Lëngu i limonit

Sipas ekspertëve shëndetësore, konsumimi i ujit me lëng limoni në mëngjes dhe disa orë përpara darkës ndihmon në eliminimin e gurëve të depozituar në veshka.

Borziloku

Përbërësit e borzilokut ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të acidit urik duke vështirësuar formimin e gurëve në veshka.

Uthulla e mollës

Acidi nitrik, pjesë përbërëse e uthullës, ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka. Rekomandimi i mjekësisë natyrale është mbushja e një gote me uthull molle dhe ujë dhe të konsumohet dy herë në ditë, përpara vakteve për tretjen e gurëve.

The post Keni gurë në veshka dhe ju shkaktojnë dhimbje? Njihuni me kurën që do t’ju shpëtojë appeared first on Albeu.com.