gucati Archives - Albeu.com

Apeli i Speciales në Hagë ul dënimi për 2 ish-krerët e UÇK-së
Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka ulur dënimin për dy ish-krerët e Organzatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Gucati e Haradinaj do të vuajnë nga tre muaj më pak burgim. Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro. Gjithashtu, atyre do t’u llogaritet në dënim edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë, pasi u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së u gjetën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020.

Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë./albeu.com/

The post Apeli i Speciales në Hagë ul dënimi për 2 ish-krerët e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Rasti Gucati dhe Haradinaj, sot mbahet konferenca përgatitore e radhës
Sot në Gjykatën Speciale do të vazhdojë gjykimi ndaj të akuzuarve Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate këtë të enjte është paraparë të mbahet konference përgatitore për mbrojtjen e të akuzuarve Gucatit dhe Haradinajt, raporton, “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, dy ditë më parë Specialja hedh poshtë mocionet e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave ndaj Gucatit dhe Haradinajt.

Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt ka filluar në muajin tetor të këtij viti, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka mbyllur çështjen e saj në nëntor.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinajn, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës./Express

The post Rasti Gucati dhe Haradinaj, sot mbahet konferenca përgatitore e radhës appeared first on Albeu.com.

Gucati dhe Haradinaj deklarohen të pafajshëm
Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj krerëve të Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Dy udhëheqësit e shoqatës u deklaruan të pafajshëm për akuzat që përfshijnë pengimin e drejtësisë, frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Të dy të pandehurit i thanë kryetarit të trupit, Charles Smith, se ishin të pafajshëm për të gjitha akuzat.

“Unë jam gjithmonë kundër padrejtësisë”, tha Haradinaj.

Prokurorët thanë se të pandehurit janë përpjekur me qëllim të minojnë hetimet duke frikësuar dëshmitarët dhe duke publikuar dokumentet konfidenciale, transmeton AP.

“Gucati dhe Haradinaj janë kundërshtarë të zëshëm të këtij institucioni. Ata kanë denigruar secilin që ka njohur ose bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës”, u tha prokurori, Jack Smith gjyqtarëve.

Dëshmitarët e parë pritet të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor më vonë këtë muaj.

Veprat penale, që rëndojnë ndaj Gucatit dhe Haradinajt, sipas Dhomave të Specializuara, dyshohet se janë kryer në periudhën 7-25 shator, 2020.

Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj “zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe nëpërmjet shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”.

Që të dy janë arrestuar më 25 shtator në Prishtinë dhe që atëherë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.

OVL e UÇK-së në shtatorin e kaluar tha se ka pranuar, në mënyrë anonime, dosje që lidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Përmbajtja e këtyre dosjeve nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike apo jo.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e supozuara të luftës të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./REL

The post Gucati dhe Haradinaj deklarohen të pafajshëm appeared first on Albeu.com.