gruri Archives - Albeu.com

Lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë paqëndrueshmëri në sektorin e bujqësisë në mbarë botën
Fermerët në Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Ukrainë për të kuptuar se si lufta atje po ndikon operacionet e tyre dhe fermerët e tjerë në botë. Korrespondoenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh bisedoi me një fermer në shtetin e Ilinoit dhe analistë mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në sektorin e bujqësisë në Amerikë dhe në mbarë botën.

Adam Brown është pronar i një ferme në periferi të qytetit Dekatur në Ilinoi, rreth 8700 kilometra nga vijat e para të frontit të luftës në Ukrainë.

Megjithëse Ukraina ndodhet shumë larg qytetit të tij, fermeri Adam Brown i ndjen pasojat e luftës në prodhimet e tij të misrit në Amerikë.

“Sulmi rus ndaj Ukrainës i ka bërë gjërat të paparashikueshme dhe ne po përpiqemi të përshtatemi me këtë realitet të ri”, thotë ai.

Kjo filloi me rritjen e çmimeve për produktet e grurit.

“Pra, ne pamë një rritje të madhe si në çmimet e misrit, ashtu edhe ato të sojës”, thotë ai.

Kjo rritje e çmimeve u shkaktua nga reagimi i tregjeve ndaj ndërprerjeve të eksporteve të rëndësishme bujqësore të Ukrainës.

“Para luftës, Ukraina ishte eksportuesi i 7 më i madh në botë i misrit. Ata janë një konkurrent i madh dhe ne duam që ata të jenë konkurrentë”, thotë fermeri amerikan Adam Brown.

Ndërsa vendet e tjera mbushën boshllëkun e krijuar nga mungesa e produkteve të grurit të Ukrainës, këtë vit çmimet e grurit ranë rreth 50 për qind nga nivelet më të larta të të gjitha kohërave të arritura gjatë muajit të parë të agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022. Edhe çmimet e misrit shënuan rënie pas arritjes së një niveli të lartë dhjetëvjeçar në prill të vitit 2022.

Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës ukrainase të eksportit shkaktuan paqëndrueshmëri të re në tregun ndërkombëtar.

“Tani sulmet ruse me raketa ndaj infrastrukturës së eksportit të drithërave përgjatë Detit të Zi do të mund të shkaktonin një rritje të çmimeve për një ditë, duke u pasuar sërish me rënie të tyre.”

Owen Wagner, një analist i drithërave dhe farërave të bimëve vajore në organizatën Rabobank, thotë se tregjet po vazhdojnë të përshtaten me ndryshimet e shkaktuara nga sulmet e Rusisë në Ukrainë.

“Është paksa një reflektim i trishtuar, mendoj se bota është mësuar disi me atë që po bënë Rusia”, thotë ai.

Sekretari amerikan i Bujqësisë, Tom Vilsack, beson se rritja e stabilitetit të tregut është gjithashtu rezultat i aftësisë së Ukrainës për t’u rimëkëmbur nga pasojat e sulmeve ruse.

“Ukraina ka punuar shumë për të krijuar rrugë alternative dhe mendoj se tani ajo ka shumë më tepër mundësi për të lëvizur drithërat sesa 12 muaj më parë, me përjashtim të ndoshta sfidave në Detin e Zi. Ukraina tani ka krijuar rrugë të reja tokësore të eksportimit të një sasie jo të vogël drithërash përmes Rumanisë. Pra, ky është një lajm i mirë”, thotë ai.

Por fermeri Adam Brown thotë se lajmi i keq është ulja sasisë së prodhimeve që vijnë nga Ukraina.

“Ata po punojnë 25 për qind më pak tokë bujqësore këtë vit se sa para luftës. Pra, ata ende nuk po prodhojnë në masën që munden dhe ajo që po prodhojnë është ende duke u sulmuar nga rusët”, thotë ai.

Ndërsa kërkesa dhe çmimet vazhdojnë të luhaten, humbjet e një vendi mund të krijojnë mundësi fitimi për vendet e tjera.

“Kjo mund të krijojë çmime më të mira për prodhimet tona, por ne nuk duam që kjo të ndodhë për këtë arsye. Ajo që duam të shohim është tregtia. Ne duam të shohim negociata më të mira, fqinjë më të mirë dhe nga ana tjetër, qëndrueshmëri më të madhe për të gjithë globin”, thotë fermeri amerikan Adam Brown.

Vëmendja e globit tani është kthyer në luftën e re midis Izraelit dhe Hamasit, ndërsa konflikti në Ukrainë dhe pasiguria mbi eksportet e drithërave të saj po vazhdon. /VOA

The post Lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë paqëndrueshmëri në sektorin e bujqësisë në mbarë botën appeared first on Albeu.com.

Shteti nxiti prodhimin, gruri mbetet stok, fermerët të zhgënjer dhe me humbje: Vitin tjetër do iki jashtë
Në temperaturat përvëluese të fshatit Plug të Lushnjës, gruri tashmë i tharë, gati për të dalë në treg, ka mbetur stok në fushë të hapur.

Fermerët thonë se nëse bie shi vetëm një ditë, i gjithë prodhimi i tyre shkon dëm. Ata pohojnë se këtë vit kanë rritur kultivimin e grurit, por çmimi ka rënë me 50% dhe tashmë janë me humbje, jo me fitim, pasi prodhimi ka mbetur i pashitur.

Met Salliu, nga fshati Plug i Lushnjës, tha për “Monitor” se sapo ka përfunduar procesi i korrjes dhe shirjes së grurit dhe nga 100 ha me të mbjella ka përfituar 500 tonë grurë. Salliu ngre shqetësimin se çmimi i shitjes është gati 50% nën kosto dhe të gjithë prodhimin e ka të hapur në arë të pashitur.

“Kam marrë një vlerë maksimale për një ha rreth 50 tonë grurë, sot çmimi i grurit në treg tek grumbulluesit është rreth 27-28 lekë për kg, njëkohësisht as nuk tërheq. Të gjithë grurin e kam stok këtu në fushë, nga 500 tonë nuk kam shitur asnjë kg”.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja, të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha, për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë.

Z. Salliu pohon se, për shkak të nxitjes nga qeveria si dhe çmimit të lartë të grurit vitin e kaluar, fermerët rritën të korrat këtë vit.

“Kemi kultivuar rreth 100 ha tokë grurë, kemi marrë fara italiane, kemi mbjellë çdo vit, por këtë vit kemi mbjellë më shumë për shkak të nxitjes që na bëri shteti, duke na premtuar subvencione, lehtësim e shumë gjëra të tjera. Edhe prodhimet e marra nuk ishin shumë, për shkak të ndikimit të motit.”

Përgjysmimi i çmimit do t’i sjellë fermerit rreth 40 mijë euro dëme.

“Jam nën kosto të prodhimit sepse kam shpenzuar rreth 180 mijë euro dhe me vlerën e tregut 27-28 lekë gruri që kam prodhuar shkon në 140 mijë euro. Unë humbas 40 mijë euro. Jam një fermer i dalluar që kam marrë 50 tonë për ha, ndërsa fermerët e tjerë vetëm rreth 30 tonë për ha. Siç e shihni malli ka ngelur pa shitur ”.

Salliu tregon se mbështetja me subvencione dhe naftë falas është vetëm 5% e kostos së investuar prej tij në vlerën e 300 mijë lekëve.

“Kam përfituar subvencionone për 10 ha tokë, me vlerë 300 mijë lekë dhe 906 litra naftë. Jam në pritje të një fature tjetër për të parë nëse e kam marrë apo jo. Kaq kam marrë nga shteti për këtë vit.”

Me zhgënjimin që pësoi, fermeri na thotë se vitin tjetër do ta braktisë bujqësinë dhe do të largohet jashtë vendit.

“Plani jonë për vitin tjetër është ti mbledh veglat dhe të largohemi jashtë. Nëse nuk do i shes veglat do i marrë me vete dhe do punoj andej sepse të paktën jashtë është e garantuar shitja.

Për prodhimin nuk ma ka shteti fajin as edhe grumbulluesi. Nëse unë nuk prodhoj nuk ka faj kush.” Shprehet i zhgënjyer Salliu.

A do ta blejë qeveria grurin për rezervat e veta?!

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Por kur e gjithë kjo mbështetje rrezikohej të kthehej në bumerang, pasi çmimi i grurit në bursat e huaja filloi uljen e çmimit nën koston e prodhimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një takim të zhvilluar me kompanitë e blojës, u kërkoi atyre që të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës.

“Kemi rënë dakord së bashku që, prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, pohoi më herët ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Tashmë kur sasia e grurit vendas të grumbulluar nga kompanitë e blojës është shumë e ulët, Ministria e Bujqësisë shikon si zgjidhje të shpejtë të situatës për fermerët shqiptarë rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, për shkak të rrezikut të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e Detit të Zi.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli, tha për “Monitor” se institucionet shtetërore janë duke monitoruar çdo ditë situatën për ecurinë e çmimeve të grurit në tregun vendas dhe veçanërisht në bursat e huaja.

Në lidhje me masat për grumbullimin e grurit nga institucionet shtetërore, ose blerjen e tij nga fermerët për rezervat e shtetit, deri në stabilizimin e tregjeve, të cilat zbatohen edhe nga Maqedonia e Veriut, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Rural pohoi se kushtëzohen nga pamundësia financiare.

“Gruri nuk është një kulturë me avantazh konkurrues, sepse kushtëzohet nga ekonomia e shkallës. Gjithashtu, shumë fermerë në vend janë të detyruar të mbjellin grurë të kushtëzuar nga tipologjia e tokës për zona të caktuara, pasi nuk mund të mbjellësh kulturë tjetër bujqësore. Pjesa tjetër e mbjellin për vetëkonsum, si dhe për ushqim për kafshët.

Masa e posaçme subvencionuese erdhi pas sulmit rus ndaj Ukrainës e cila shkaktoi rritje të menjëhershme të çmimit të drithërave, por edhe mungesë të produktit.

Përballë kësaj situate, ne ndoqëm politikat subvencionuese që i zbatuan edhe shumë shtete të tjera, që të nxisnim prodhimin te fermerët, të cilët u prekën nga kostot e larta, por edhe të ruanim pavarësinë ushqimore”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë, me një fond prej 5 milionë USD. Ndërsa u shtuan rreth 2,500 ha me të mbjella më shumë se viti 2022. Për këtë vit, totali i të mbjellave me grurë arriti në 57,500 hektarë. /Monitor

The post Shteti nxiti prodhimin, gruri mbetet stok, fermerët të zhgënjer dhe me humbje: Vitin tjetër do iki jashtë appeared first on Albeu.com.

Gjermania shqetësohet për importet e grurit nga Ukraina, DW: Mund të ulin çmimin në tregun vendas
Në Gjermani ka zëra që thonë se gruri në Ukrainë shitet me 70 euro për ton dhe se me këtë çmim mund të arrijë edhe në tregun gjerman.

Nëse kjo vërtet ndodh, ky do të ishte një lajm i keq për prodhuesit gjermanë të grurit. Sepse çmimi në bursë aktualisht është rreth 235 euro për një ton. Gruri i lirë i importuar nga Ukraina mund të shkatërrojë tregun gjerman dhe në këtë mënyrë do të shkatërronte edhe fermerët në këtë vend. Kjo është teoria. Por cili është realiteti?

Nuk ka shifra konkrete – vetëm supozime

Fakt është se shumë fermerë gjermanë janë të shqetësuar, por kur pyeten konkretisht pse, ndonjë përgjigje konkrete nuk ka. Shumë kanë dëgjuar se dikush njeh dikë që i ka thënë dikush se drithërat e lirë nga Ukraina janë futur në tregun gjerman prej muajsh. Ekziston frika se tregtarët dhe mullinjtë do të blejnë mallra të lira – pavarësisht sesa cilësore janë – dhe se fermeri gjerman do të mbetet me grurin e tij cilësor të pashitur.

Por sa drithëra kanë mbërritur vërtet nga Ukraina në Gjermani vitet e fundit dhe sa po vjen tani? Një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Bujqësisë thotë: “Nuk e dimë, nuk kemi shifra të sakta. Drithërat vijnë në Gjermani nga Ukraina, por nuk e dimë sa, nuk bëjmë statistika.” Kur gruri nga Ukraina mbërrin në Poloni, ai është brenda tregut të përbashkët evropian. Aty nuk shënohet se ku shkon malli, përmes cilave rrugë shkon ai dhe ku ndalet.

Nuk ka drithëra nga Ukraina tek mullinjtë gjermanë

Shoqat e Mullinjëve Gjermanë jep sqarime. Tetë milionë tonë grurë përpunohen çdo vit në mullinjtë gjermanë, drithi nga Ukraina është i parëndësishëm, shpjegon drejtori Peter Haarbeck. “Deri më tani janë importuar 50 mijë tonë drithëra ukrainase. Ato nuk përfundojnë në mullinj, por tregtohet më tej ose përfundon si ushqim për bagëtinë”.

Megjithatë, për shkak të situatës aktuale politike, është e mundur që në të ardhmen të vijë edhe pak më shumë grurë nga Ukraina. Megjithatë, këto janë sasi të vogla që nuk mund të tronditin tregun ose të ndikojnë në çmimet e drithërave, tha Haarbeck. Pra, pse kanë frikë fermerët gjermanë?

Eksporti përmes korridorit të solidaritetit në vend të Detit të Zi

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, rrugët e zakonshme tregtare për eksportin e grurit nga Ukraina përmes porteve në Detin e Zi janë bllokuar. Drithërat që u nevojiten njerëzve në Afrikë nuk mund të eksportohen.

Tani janë krijuar të ashtuquajturat “Rrugët e Solidaritetit”, korridoret tokësore të solidaritetit. Që atëherë, drithi ka ardhur nga Ukraina në BE me trena, kamionë ose me anije nëpër lumenj – pa detyrime doganore dhe pa shumë burokraci. Objektivi kryesor janë vendet afrikane. Pasi presidenti rus Vladimir Putin anuloi marrëveshjen për eksportin e drithërave përmes Detit të Zi, këto “rrugë solidariteti” tani duhet të zgjerohen.

Protestat e fermerëve evropianë

Por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë ide. Në shkurt, fermerët polakë dolën në barrikada dhe bllokuan pikat kufitare me Ukrainën. Sepse gruri nga Ukraina, i cili në fakt duhej të mbërrinte në portin e Gdańsk në Balltik, nuk mbërriti atje, por mbeti në Poloni, duke shkaktuar një mbiofertë në këtë vend. Çmimet ranë dhe fermerët polakë nuk mund të shisnin më drithërat e tyre.

Protestuan edhe fermerët në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari. Për shkak të kësaj, BE-ja mori një vendim për t’i ndihmuar ata financiarisht nga buxheti i BE-së dhe u vendosën masa mbrojtëse. Drithërat e importuara pa doganë nga Ukraina nuk mund të qëndrojnë në këto vende deri më 15 shtator 2023.

Por, sapo u vendosën këto masa mbrojtëse, në Gjermani u dëgjuan kritika. Fermerët gjermanë kanë frikë se gruri ukrainas nga Polonia do të përfundojë tani në Gjermani. Ministri Federal i Bujqësisë Cem Özdemir theksoi se gruri duhet të përfundojë në Afrikë dhe se problemi nuk duhet të transferohet në Gjermani. Në fund të korrikut në Këshillin për Bujqësi në Bruksel, ai kritikoi faktin se Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria po merrnin masa vetë, pa marrëveshje me të tjerët në BE.

“Kjo i prek të gjithë në BE, Evropa duhet të tregojë solidaritet dhe masat e mbrojtjes për Poloninë dhe vendet e tjera fqinje të Ukrainës nuk duhet të zgjaten pas 15 shtatorit,” tha zëdhënësja e Özdemir. Kur u pyet se kush u dëmtua konkretisht nga sjellja e Polonisë dhe nëse ka të drejtë Özdemir me kërkesën e tij për të mbrojtur fermerët gjermanë, zëdhënësja nuk jep përgjigje.

A bazohen thashethemet në propagandën ruse?

Le të kthehemi tek thashethemet se gruri ukrainas po shitet për 70 euro. Një fermer bavarez me lidhje të mira në Ukrainë thotë se gruri i bukës aktualisht shitet për rreth 130 euro për ton. Ai beson se thashethemet për futjen e grurit ukrainas në këto vende janë pjesë e propagandës dhe strategjisë së Putinit për të krijuar ndjenja anti-ukrainase në Perëndim. /DW

The post Gjermania shqetësohet për importet e grurit nga Ukraina, DW: Mund të ulin çmimin në tregun vendas appeared first on Albeu.com.

Drithërat ukrainase – a është Kroacia zgjidhja për urinë?
Lajmi ka mbërritur edhe në portalet më të rëndësishme gjermane online. Kështu javën që shkoi tagesschau.de publikoi lajmin në krye të faqes së saj të internetit për eksportin e mundshëm të grurit ukrainas përmes Kroacisë: “Ukraina dhe Kroacia me sa duket kanë rënë dakord për përdorimin e porteve kroate në Danub dhe në bregdetin e Adriatikut për eksportin e grurit ukrainas.”

Media gjermane, përndryshe edicioni online i emisionit kryesor gjerman të lajmeve të programit të parë televiziv ARD, i referohet në tekst deklaratës së ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba – pas një bisede me kolegun e tij kroat Goran Grliq Radman në Kiev, e cila konfirmohet edhe nga ministria e Jashtme e Kroacisë. Teksti përmend edhe fjalët e Kuleba se “çdo gjë që ndihmon eksportet ndihmon në sigurimin e furnizimit me ushqim në botë” dhe se të dy palët tani do të punojnë së bashku për të gjetur rrugët më efikase.

Sfidat e mëdha logjistike

Por kjo e fundit mund të marrë pak kohë. Vetëm shikimi i hartës tregon se cilat probleme të mëdha logjistike do të duhej të kapërceheshin për të realizuar këtë ide.

Gruri ukrainas mund të transportohej në Danub nëpërmjet dy porteve të Ukrainës: Islail ose Reni, ky i fundit u bombardua së fundmi nga Rusia. Një tjetër mundësi është transportimi i drithërave nëpërmjet Detit të Zi në portin rumun të Konstancës dhe prej andej në Danub. Më pas ajo ndjek më shumë se 1000 kilometra në rrjedhën e sipërme përgjatë Danubit deri në Vukovar.

Por porti i Vukovarit është i vogël. Aktualisht, kapaciteti i tij total i trajtimit është maksimumi 1.2 milionë tonë ngarkesë në vit – duke përfshirë, për shembull, kontejnerët. Dhe aktualisht ka vetëm një hambar me kapacitet 10 mijë tonë. Për krahasim: sipas të dhënave nga Bashkimi Evropian, Ukraina eksportoi më shumë se 30 milionë tonë grurë dhe ushqime të tjera nga gushti 2022 deri në maj 2023 në kuadër të Marrëveshjes për një korridor të sigurt për anijet në Detin e Zi. Kjo sasi u transportua nga më shumë se 1.080 anije. Kapacitetet e Vukovarit nuk do të luanin një rol serioz atje.

Një gjest simbolik i mbështetjes?

Dhe pastaj shtrohet pyetja se si të dorëzohen ato sasi të mëdha gruri në portet në Rijekë, Zarë apo Split. Kamionët më të mëdhenj mund të ngarkojnë maksimumi 45 tonë ngarkesë. Për transportin e një milion tonësh, kjo do të thoshte 22 mijë kamionë të tillë.

Një opsion tjetër është hekurudha. Por është iluzore të mendohet se hekurudhat kroate, të cilat nuk janë në gjendje të organizojnë as një trafik normal pasagjerësh, do të jenë në gjendje të përballojnë atë sasi mallrash – dhe atë në shina që janë në gjendje të keqe dhe kryesisht të paelektrizuara.

“Për këtë transport do të duheshin investime të mëdha dhe shumë kohë, me vite. Jo vetëm hekurudha, as ato porte që po diskutohen tani nuk janë të pajisura për të transmetuar sasi kaq të mëdha ngarkesash me shumicë. E gjithë kjo do të ishte shumë e shtrenjtë”, thotë Ljubo Jurçiq, ish-profesor në Fakultetin Ekonomik në Zagreb dhe ministër i Ekonomisë në qeverinë e Raçanit, në një intervistë për DW. Ai është i bindur se mbi të gjitha “Kroacia donte të shprehte simpatinë me Ukrainën, për të treguar se është në anën e saj dhe për ta mbështetur atë. Është më shumë një gjest simbolik i mbështetjes.”

Ana financiare

As në aspektin financiar, eksporti i grurit përmes Kroacisë nuk do të thoshte shumë për Ukrainën. Çmimi aktual i drithit në tregun botëror është rreth 350 euro për ton, kurse misri 260 euro/t. Me një milion tonë në vit, kjo do të thotë një fitim prej rreth 300 milionë euro, ndërsa vetëm një pjesë e tij do të shkonte për fermerët ukrainas, sepse fitojnë edhe transportuesit dhe shitësit me shumicë.

Në të njëjtën kohë, sipas platformës gjermane të statistikave Statista, nga fillimi i luftës deri në maj të këtij viti, vetëm BE-ja i dha Ukrainës më shumë se 25 miliardë ndihma financiare, ndërsa SHBA më shumë se 24 miliardë. Ka dhe një sërë vendesh të tjera që dhanë ndihmë bilaterale – vetëm Gjermania, për shembull, 1.3 miliardë euro. Në këto shuma nuk përfshihet ndihma humanitare dhe ushtarake.

Sipas Jurçiqit, projekti i transportit të grurit ndoshta do të ishte një shpenzim më i madh për Kroacinë sesa do të kishte ndonjë efekt pozitiv për Ukrainën. “Kontributi i Kroacisë për Ukrainën në luftë është i parëndësishëm, më shumë simbolik. Kjo vlen edhe për lëvizjet e tjera që janë, para së gjithash, shprehje e mbështetjes simbolike – qoftë kur bëhet fjalë për helikopterët që dërgohen atje, qoftë kur bëhet fjalë për armë dhe municione të tjera. Ata ndoshta e përdorin këtë municion brenda një dite.” Në fillim të majit, u njoftua se Kroacia i kishte dhuruar Ukrainës 14 helikopterë Mi-8.

Një nxënëse shembullore evropiane

Por ky gjest i qeverisë kroate nuk është vetëm një mesazh për Ukrainën – ai synon të vërehet edhe nga Komisioni Evropian. “Kroacia ndonjëherë shpreh më shumë mbështetje për BE-në sesa kërkon vetë, e profilizon veten si një nga vendet brenda BE-së që është më e prirur ndaj politikës së Brukselit. Ndonjëherë Kroacia sillet sikur është më papë se Papa”, thotë ekonomisti dhe ish-ministri kroat i ekonomisë Ljubo Jurçiç.

The post Drithërat ukrainase – a është Kroacia zgjidhja për urinë? appeared first on Albeu.com.

Rusia i shkatërron Ukrainës 40 mijë ton grurë, rriten çmimet globale të ushqimeve
Sulmet me dronë rusë të kryera herët në mëngjes në portet ukrainase në Danub shkatërruan pothuajse 40,000 tonë drithë të destinuar për vendet afrikane, si dhe Kinën dhe Izraelin, tha zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov.

“Rusët sulmuan magazinat dhe kapanonet e drithit, u shkatërruan pothuajse 40 mijë ton drithë, të cilin vendet e Afrikës, Kinës dhe Izraelit e prisnin”, tha Kubrakov në një postim në platformën e rrjetit social X, dikur Twitter.

Portet e drithit të Ukrainës u sulmuan nga Rusia herët të mërkurën, duke çuar në rritje çmimet botërore të ushqimeve.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se një magazinë gruri u dëmtua në portin e Danubit të Izmail në rajonin e Odesës.

“Gruri ukrainas ka potencialin për të ushqyer miliona njerëz në mbarë botën”, shkroi ministria në platformën e saj në Twitter.

“Për fat të keq, ka dëme”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram. “Më të rëndësishmet janë në jug të vendit. Terroristët rusë kanë sulmuar edhe një herë portet, drithërat, sigurinë globale të ushqimit.”

Një burim i industrisë konfirmoi gjithashtu se porti i Ismailit ishte objektivi kryesor i sulmit, duke e vlerësuar nivelin e dëmit si “të rëndë”.

Zyra e prokurorit të Ukrainës publikoi fotografi që tregojnë një hetues të krimeve të luftës jashtë një ndërtese të rrënuar dhe të paktën dy depo drithërash të dëmtuara.

Kujtohet se Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi se sulmet ajrore ruse shkatërruan rreth 180,000 tonë metrikë grurë në nëntë ditë muajin e kaluar.

Rusia ka kryer disa herë sulme ajrore në infrastrukturën portuale të Ukrainës që nga tërheqja nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi, e cila i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte në mënyrë të sigurt grurin.

Kremlini përsëriti qëndrimin e tij për marrëveshjen e drithit të Detit të Zi, duke thënë se Moska është e gatshme t’i kthehet marrëveshjes që lejon eksportin e grurit ukrainas nga deti vetëm nëse zbatohet pjesa e saj.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se presidenti Vladimir Putin pati një telefonatë me presidentin turk Tajip Erdogan këtë mëngjes.

Temë kryesore ishte marrëveshja e grurit në Detin e Zi dhe vendimi i Moskës për t’u tërhequr prej saj, ndërsa Erdogan i kërkoi Putinit  të shmangte “përshkallëzimin” në fushën e betejës.

Sipas asaj që doli nga Ankaraja, Erdogan nënvizoi se nuk do të ishte në interesin e askujt anulimi i nismës së Detit të Zi, të cilën ai e konsideron një “urë paqeje” dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje të forta dhe diplomaci për vazhdimin e kësaj marrëveshjeje.

Në këtë kontekst, ai vuri në dukje se çmimet e drithërave, të cilat ranë me 23% gjatë periudhës së zbatimit të nismës, u rritën me 15% në dy javët e fundit.

Në të njëjtën kohë, Erdogan i bëri thirrje homologut të tij rus “të shmangë çdo veprim që mund të shkaktojë një përshkallëzim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”.

Nga ana e tij, Putin i tha Erdoganit, sipas konferencës së Kremlinit, se në mungesë të përparimit në zbatimin e kërkesave ruse, zgjatja e marrëveshjes së grurit ka humbur kuptimin e saj.

The post Rusia i shkatërron Ukrainës 40 mijë ton grurë, rriten çmimet globale të ushqimeve appeared first on Albeu.com.

Ukraina dhe Kroacia arrijnë marrëveshje, portet kroate mund të përdoren për transportin e grurit
Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas, njoftoi ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pas bisedimeve me homologun e tij kroat Grlic Radman sot.

Rusia është tërhequr nga një marrëveshje për të eksportuar grurë ukrainas përmes Detit të Zi, duke e privuar Ukrainën nga një rrugë jetike për eksportin e sigurt të produkteve të saj bujqësore të kohës së luftës.

“Tani ne do të punojmë për të krijuar rrugët më efikase drejt këtyre porteve dhe do të shfrytëzojmë sa më shumë këtë mundësi”, tha Kuleba pas takimit me Rudman në Kiev.

“Çdo kontribut për zhbllokimin e eksporteve, çdo derë që hapet është një kontribut i vërtetë dhe efektiv për sigurinë globale të ushqimit”, tha ai.

Ukraina aktualisht mbështetet në rrugët tokësore të eksportit përmes Bashkimit Evropian, si dhe një rrugë alternative përmes lumit Danub. Rusia sulmoi infrastrukturën përgjatë rrugës së fundit në fillim të këtij muaji.

Kuleba theksoi se tema kryesore e bisedimeve të tij me homologun kroat ishte armët.

“Do të them vetëm se ka marrëveshje konkrete që do të zbatohen së shpejti”, tha ai pa dhënë detaje.

The post Ukraina dhe Kroacia arrijnë marrëveshje, portet kroate mund të përdoren për transportin e grurit appeared first on Albeu.com.

Edhe gruri në mbiprodhim, rënia e çmimit pritet “të fundosë” fermerët
Komi Furxhi, fermer nga Lushnja, llogarit që nga 1 hektar sipërfaqe e mbjellë me grurë, të humbasin këtë vit 46% të shpenzimeve, për shkak të rënies së fortë të çmimit të shitjes së grurit.

Komi Furxhi ka mbjellë 3 ha grurë dhe në total, në vlerë llogarit 483,000 lekë humbje nga rënia e çmimit.

Sipas tij, çmimi i shitjes së grurit në treg është ulur 46% krahasuar me vjet (nga 50 lekë për kg, çmimi është ulur në 27 lekë për kg).

Kultivues prej një dekade i drithërave, duke përfshirë grurin, misrin dhe elbin, ai ngre shqetësimin se humbjet e këtij viti janë për shkak të kostos së lartë të prodhimit (gruri mbillet në muajin tetor-nëntor) dhe rënies drastike të çmimit në tregun shqiptar, duke ndjekur tendencën e rënies së çmimeve në bursat e huaja.

“E kam mbjellë grurin kur çmimi i naftës ishte 240 lekë për litër. Çmimi i plehrave ishte shumë i lartë, 13,000 lekë për kv. Në total, kostoja e mbjelljes për 1 ha arriti 350,000 lekë, për shkak të çmimit të lartë të naftës dhe plehrave.

Nuk përfitova nga subvencionet e shtetit, për shkak të burokracive. Tokat i zotëroj me kontrata qiraje dhe pronarët janë larguar në emigracion.

Çmimi i shitjes këtë vit është ulur shumë. Gruri po shitet 27 lekë për kg. Me një rendimet prodhimi prej 70 kv për dynym x 27 lekë për kg si çmim i shitjes, në total të ardhurat do të jenë 189,000 lekë. Automatikisht nga çmimi i ulët humbas 161,000 lekë për ha”, pohon ai.

Shqetësim është edhe mungesa e tregut, pasi Komi Furxhi ka të magazinuar në shtëpi 400 kv grurë të pashitur nga sezoni i kaluar.

“Fermerët janë në hall edhe për treg shitje. Mungon tregu i brendshëm për të blerë gjithë prodhimin e brendshëm. Është e domosdoshme që shteti të ndërhyjë për gjetjen e tregut të shitjes me politika mbrojtëse ndaj fermerit dhe jo me masa fasadë.

Duhet të vendosë ‘embargo’ për fabrikat e blojës, me qëllim që të mos furnizohen në Rusi, Serbi apo Ukrainë pa përfunduar shitjet e prodhimit vendas”.

Rritja e sipërfaqeve të mbjella me grurë, të nxitura nga çmimi i lartë vjet i shitjes së grurit, subvencionet direkte dhe mbështetja nga skema e naftës rrezikohet të kthehen në bumerang për fermerë të shumtë në fshatrat e Lushnjës dhe Korçës.

Rënia e çmimit të shitjes së grurit dhe kostoja e lartë prodhuese mbeten shqetësimet kryesore për kultivuesit e grurit. Janë të shumtë fermerët që parashikojnë të dalin me humbje këtë vit nga mbjelljet e grurit, pasi çmimi është shumë i ulët dhe nuk ka treg.

Edhe këtë vit, sipas kultivuesve të grurit dhe agronomëve, kostoja e prodhimit vijon të jetë e lartë, pavarësisht se fermerët shtuan sipërfaqet e mbjella, prej subvencioneve direkte, ndërsa mungon tregu i shitjes.

Pjesa e grurit të pashitur, përveç sasisë që përdoret për vetëkonsum dhe për kafshët, nuk blihet nga kompanitë e blojës.

Fermerët po e shesin nën kosto grurin e magazinuar në shtëpi të sezonit të kaluar. Në disa zona, siç janë fushat e Korçës, pjesa dërrmuese e prodhimit të fermerëve shkon si ushqim për kafshët.

Met Salliu, fermeri nga fshati Plug i Lushnjës, thotë se i nxitur nga rritja e lartë e çmimit të grurit Z. Salliu parashikon që këtë vit të mos ketë rënie të rendimentit nën 60 kv për dynym, por shton se nga rënia e çmimit të shitjes së grurit do të dalë me humbje.

Për të nuk është shqetësuese tregu i shitjes, pasi grurin e prodhuar ua shet disa fabrikave të blojës në vend. Për të, problemi kryesor është informaliteti në të cilin operojnë për blerje këto fabrika.

“Çdo vit e shes prodhimin e grurit te fabrikat e blojës. Këtë vit kam shtuar 40 ha sipërfaqe mbjellje, për shkak të çmimit të lartë që pati vjet gruri. Sivjet çmimi ka rënë dhe presim humbje, pasi edhe blerësit synojnë të negocionojnë për çmime më të ulëta.

Përveç humbjeve, shqetësim kemi edhe mungesën e lëshimit të faturave të shitjes nga fabrikat e blojës. Pagesat na bëhen në informalitet dhe kjo na dëmton ne si fermerë. Shteti duhet të ndërhyjë t’i japë zgjidhje informalitetit te grumbulluesit”, pohon ai.

Rriten të mbjellat në grurë, por nuk ka treg shitje për grurin. Gruri i sezonit të kaluar po shitet nën kosto

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit të zinxhirit ushqimor nga lufta Rusi-Ukrainë dhe për të nxitur pavarësinë ushqimore të vendit për prodhimin e grurit, vjet për herë të parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) miratoi masën e posaçme për subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve, në mbështetje të fermerëve që prodhojnë mbi 1 ha grurë. Mbjellja e grurit prej dy vitesh është edhe e përfshirë në skemën e shpërndarjes së naftës falas.

Në vitin 2023, sipas të dhënave të MBZHR-së, në tërësi, aplikimet për naftën falas në bujqësi u rritën 16,5% më shumë se në 2022.

Skema e subvencioneve direkte në mbështetje të kultivimit të grurit dhe dhënies së naftës falas rezulton se në fshatrat e Korçës ia ka arritur qëllimit të shtojë sipërfaqet e mbjella me grurë.

Nevion Telha, agronom në zonën e Korçës, nënvizoi për “Monitor” se për këto arsye, të mbjellat në fshatin Pojan janë shtuar 30 deri në 40%.

Pavarësisht ndihmës nga shteti, sipas agronomëve, kostoja e prodhimit të grurit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi çmimet e naftës dhe plehrave në periudhën e mbjelljes ishin shumë të larta. Problem është edhe rendimenti, ku edhe pse nuk mungojnë shërbimet, e ndikuar nga kushtet klimatike, prodhimi nuk e tejkalon nivelin mesatar prej 50 kv për dynym.

“Agrovas-SHE” është një kompani prodhuese dhe tregtuese për fara, fidanë dhe inpute bujqësore në fshatin Pojan të Korçës, e cila prej 25 vitesh kultivon sipërfaqe gruri deri në 60 ha, me qëllim shitjen për farë.

Përfaqësues të saj pohuan për “Monitor” se kostoja prodhuese mbeti e lartë, për shkak të çmimeve të inputeve bujqësore, naftës dhe fuqisë punëtore.

“Kostoja e prodhimit të grurit vijon të mbetet e lartë, pavarësisht zbutjes së lehtë nga subvencionet direkte prej 30,000 lekë për ha dhe përfitimi i naftës falas, pasi çmimet e plehrave në tërësi që shoqërojnë mbjelljen, si dhe të nitratit dhe uresë janë shtrenjtuar.

Kostot për kryerjen e punimeve të plugimit, frizimit gjithashtu janë rritur nga shtrenjtimi i çmimit të naftës. Punëtorët po ashtu janë paguar me shtesë pagë ditore 25 deri 30%”.

Përfaqësues të “Agrovas SHE” parashikojnë që edhe këtë vit, fermerët rrezikojnë të shesin grurin nën kosto. Arsyet që rendisin janë kostoja e prodhimit që vijon të mbetet e lartë, pavarësisht përfitimit të subvencioneve nga skemat mbështetëse dhe çmimit në rënie të grurit nga mungesa e tregut të shitjes.

“Këtë vit dimri ka qenë i butë, gjë që nuk është pozitive për mbjelljen e grurit. Kurse stina e pranverës ka qenë e lagësht, çka do të thotë më shumë barëra të këqija. Për rrjedhojë, rendimenti i grurit nuk pritet të jetë më i lartë se viti i kaluar.

Nëse ne arrijmë ta kompensojmë rritjen e kostove me shtimin e rendimentit, për shkak të ndjekjes me rigorozitet të shërbimeve, sipërfaqes së madhe me të mbjella (60 ha) dhe kemi të garantuar shitjen (prodhimi i gjithi shitet për farë), kjo nuk ndodh te të gjithë fermerët. Problemi kryesor për ta është çmimi i ulët i grurit.

Duke qenë se mbillen sipërfaqe të vogla nga fermerët, kostoja e mbjelljes së grurit shkon shumë e lartë. Mungesa e tregut ka sjellë që shumë fermerëve në fshatin Pojan t’u mbetet stok gruri i sezonit të kaluar. Grurin e vjetër, ata po e shesin nën kosto”.

Në fshatin Pojan të Korçës, një nga zonat me kultivim të lartë të grurit, sipas agronomëve në shtëpitë e fermerëve ka ende grurë të pashitur të prodhuar nga sezoni i mbjelljeve të vitit 2021.

Për shkak të afrimit të sezonit të ri të korrjes së grurit, fermerët kanë nisur shitjet nën kosto të grurit të prodhuar nga sezoni i kaluar.

Problemi më i mprehtë për agronomët është që asnjë nga kompanitë e blojës nuk e blen prodhimin vendas të grurit për përpunim, por furnizohen nga importi.

“Kompanitë shqiptare të blojës nuk furnizohen me grurin vendas. Edhe vjet, kur çmimi i grurit vendas ishte 10 lekë për kg më lirë se ai i importeve, asnjë kompani nuk u interesua për të blerë prodhimin tonë.

Pavarësisht kësaj, fermerëve të zonës së Korçës nuk u mbetet pa shitur prodhimi, pasi nëse nuk shitet për miell buke, shkon për ushqim për kafshë”, thotë agronomi Nevion Telha.

Kompanitë e blojës kanë pohuar se arsyet e mosfurnizmit me grurë vendas mbeten ato që prodhuesit nuk arrijnë të garantojnë sasinë e kërkuar, si dhe mungon cilësia e prodhimit. “Prodhimi vendas është i rëndësishëm, pasi përdoret për nevojat e vetë fermerëve dhe të banorëve të zonave rurale.

Fabrikat e blojës nuk furnizohen me grurë vendas, pasi nuk gjendet sasi dhe cilësi e mirë prodhimi”, pohoi më herët për “Monitor”, administratori i kompanisë së miellit “Primo” z. Adi Haxhiymeri. Sipas të dhënave të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, fermerët prodhojnë 60,000 deri në 70,000 tonë grurë, kurse sasia e importuar arrin 250,000 deri në 300,000 ton grurë në vit.

Për sa u përket plotësimit të parametrave të cilësisë edhe nga agronomët pohohet se karta teknologjike e prodhimit nuk zbatohet me rigorozitet nga të gjithë prodhuesit. “Asnjë fermer nuk shkon të bëjë një analizë.

Duhet të nxitet nga shteti, që të krijojnë mundësinë e kryerjes së analizave për plotësimin e parametrave”, pohuan agronomët, duke shtuar se fabrikat e blojës mbeten të interesuara të blejnë jashtë, edhe për shkak të leverdishmërisë së çmimit, kur garantojnë sasi të lartë blerje.

Për sa i përket mungesës së tregut për shitjen e grurit, Ministria e Bujqësisë parashikon si zgjidhje blerjen e grurit për rezervat e shtetit, por edhe nxitjen për blerjen e grurit nga fabrikat e blojës.

Blerja e grurit nga përpunuesit për rezervat shtetërore shihet e pamundur, për shkak të mungesës së kapaciteteve depozituese. Përfaqësues të fabrikave të blojës thanë se shteti nuk ofron magazina depozituese për blerje në sasi të lartë më tepër se tre muaj konsum.

Për shkak të kostove të larta nga çmimet e inputeve bujqësore dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, prej vitesh, rendimenti prodhues vijon të mbetet i ulët në këtë zonë, mesatarisht rreth 35 kv për dynym.

“Rendimentin më të lartë të prodhimit të grurit, Shqipëria e ka arritur vetëm në periudhën komuniste, në nivelin 75 kv për dynym. Pavarësisht se fermerët e kanë mekanizuar prodhimin, duke përdorur mjetet bujqësore, por edhe kanë shtuar plehërimin e tokës, nuk mund të arrihet rendiment më i lartë se ky nivel për shkak të parcelizimit të tokës”, shton agronomi Nevion Telha.

Bien importet e drithërave nga tkurrja e konsumit

Në periudhën janar-prill 2023, importet e drithërave shënuan rënien më të lartë të periudhës në 13 vitet e fundit. Krahasuar me 2022, sasia e importuar u ul 28,6%.

Në raport me periudhën para pandemisë, tkurrja e importit të drithërave është 59%.

Sipas kompanive të blojës, arsyeja kryesore e rënies së importit është tkurrja e konsumit nga emigracioni. Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e Përpunuesve të Miellit, tha për “Monitor” se në tërësi, konsumi është tkurrur 30 deri në 35% më shumë se vjet, në një kohë kur çmimi i miellit për bukë në Shqipëri është ulur 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Z. Haxhiymeri pohon se kjo është ndikuar tërësisht nga emigracioni i lartë.

“Rënia e importeve është ndikuar më shumë nga tkurrja e konsumit, për shkak të largimeve në emigracion, të rinjë janë kryesisht pjesa më e madhe e konsumatorëve që janë të rinjtë.

Duhet theksuar se gjithashtu vitet e fundit konsumi për produktin e bukës ka ndryshuar, për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës”, – thekson z. Haxhiymeri. /Monitor

The post Edhe gruri në mbiprodhim, rënia e çmimit pritet “të fundosë” fermerët appeared first on Albeu.com.

Rusia kërcënon me ndalimin e marrëveshjes për grurin
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se nëse G7 ndalon eksportet në Rusi, Moska do të përgjigjet duke i dhënë fund marrëveshjes së eksportit të grurit në Detin e Zi.

“Kjo ide nga idiotët në G7 për një ndalim total të eksporteve në vendin tonë si parazgjedhje është e bukur në atë që nënkupton një ndalim reciprok të importeve nga vendi ynë, duke përfshirë kategoritë e mallrave që janë më të ndjeshmet për G7”, u shpreh me tone zemërate Medvedev në një postim në Telegram.

“Në një rast të tillë, marrëveshja e grurit, dhe shumë gjëra të tjera që u nevojiten, do të përfundojmë,” kërcënoi ai.

The post Rusia kërcënon me ndalimin e marrëveshjes për grurin appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja e grurit në rrezik? Rusia paralajmëron: Hiqni sanksionet, ose e ndërpresim
Rusia nuk do të rinovojë një marrëveshje për të eksportuar në mënyrë të sigurtë grurë përmes Detit të Zi përsëri nëse Perëndimi nuk heq disa nga sanksionet e vendosura, ka njoftuar ministria e saj e jashtme.

Kremlini dëshiron që të zhbllokohen furnizimet e makinerive bujqësore, asetet e huaja dhe llogaritë e mbajtura nga kompanitë bujqësore dhe aksesi në sistemin e mesazheve financiare SWIFT të rivendoset për bankën ruse bujqësore në pronësi të Rosselkhozbank.

Marrëveshja e grurit u rinovua të shtunën dhe do të përfundojë më 18 maj.

Disa vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikane mbështeten veçanërisht në importet e grurit nga Ukraina, duke përkeqësuar sigurinë ushqimore tashmë në një nivel krize.

Putin tha se aktualisht marrëveshja e Detit të Zi u jep përparësi padrejtësisht tregjeve evropiane të ushqyera mirë, në vend të vendeve afrikane.

Ai tha se nëse marrëveshja nuk rinovohej, Moska mund të furnizonte grurë falas veçanërisht për vendet në nevojë afrikane, pa dhënë detaje. /albeu.com

The post Marrëveshja e grurit në rrezik? Rusia paralajmëron: Hiqni sanksionet, ose e ndërpresim appeared first on Albeu.com.

Zgjatja e marrëveshjes për grurin, Rusia del me deklaratë: Nuk kemi pasur nengociata për këtë temë
Rusia thotë se nuk ka marrë ende pjesë në negociatat për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

“Nuk ka pasur negociata për këtë temë, veçanërisht me pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Marrëveshja aktuale e ndërmjetësuar nga OKB-ja mundëson dërgimin e miliona tonëve drithë ukrainas përmes porteve të bllokuara dhe synon të ndihmojë në shmangien e urisë në vendet më të varfra.

Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, dhe një pjesë e madhe e tij dërgohet në vendet në Afrikë.

Raundi tjetër i bisedimeve për zgjatjen e marrëveshjes do të mbahet në Gjenevë më 13 mars midis delegacionit të Rusisë dhe zyrtares së lartë tregtare të Kombeve të Bashkuara Rebeca Grynspan, tha zonja Zakharova.

The post Zgjatja e marrëveshjes për grurin, Rusia del me deklaratë: Nuk kemi pasur nengociata për këtë temë appeared first on Albeu.com.